Skėnder Luarasi
Nė Gjimnazin e Shkodrės (1934-1935)
Qe e shtunė kur arrita nė Shkodėr. Mė treguan dhomėn e gjumit dhe ngjitur zyrėn e kujdestarit, tė dyja nė ndėrtesėn e gjimnazit ballė pėr ballė zyrave tė drejtorisė. Nė anėn lindore, nga dritaret e dhomės sime, shikoja oborrin dhe pėrtej mbanė tij, sallėn e bukės dhe kuzhinėn pėrdhese. Mė tė djathtė ngrihej ndėrtesa e konviktit ‘’Malet tona’’.
Atė ditė e kalova duke shėtitur e takuar tė njohur shkodranė…
Ndarjen e Shkodrės nė dy gjysma esencialisht tė ndryshme e vura re qė kur hyra nė qytet prej urės sė Bahēallėkut: mė tė djathtė ngriheshin kambanaret e katedrales e tė kishave, mė tė mėngjėr minaretė e xhamive, me varrezat rreth tyre. Nė kafehanen e Sahatit, nė perėndim tė diellit sahati binte gjithmonė 12, sipas Stambollit; nė kafe Park-pėr ditė sipas Romės, modės allafrėnga.
Me kėtė ndarje u pėrballa edhe nė gjimnazin e shtetit.
Tė dielėn, zilja e mėngjezit pėr studentėt mė ēoi edhe mua herėt. Nga dritarja vura re me kureshtje lėvizjet e tyre, kur hynė nė sallėn e bukės e kur dolėn sandejmi. Nė oborr, Balltoja, kujdestari i konviktit, i thirri nxėnėsit tok, disa duke i vėnė nė rradhė dy-nga dy dhe tė tjerėt duke i larguar. Zbrita nė oborr.
‘’Po i pėrcjell nė kishė,‘’ mė tha.
‘’Po ata tė tjerėt? ‘’
‘’Ata janė muslimanė‘’.
Si mė therrėn veshin kėto fjalė, si njė kamė e ndezur me gjakun e zemrės sė rinisė shqiptare.
‘’A i kini shpėnė pardje nė xhami?’’e pyeta.
‘’S’ka kush t’i shpjerė‘’.
Atė mėngjez kuptova punėn e shėmtuar qė bėnin armiqtė e shkollės kombėtare nė konviktin ''Malet tona'' dhe ē’detyra i binin pėr barrė njė pedagogu patriot.
Nė krye tė kopesė sė lumtur, Balltoja u nis pėr nė katedrale:
Ata kapėrcyen pragun, unė mbeta buzė Stiksit, duke pritur Akeronin.
U ktheva nga dhėntė e humbura tė grigjės shqiptare dhe i pyeta se ē’mendonin tė bėnin? A do tė dėshironin tė bėnin shėtitje gjer nė Rozafė? Me sa gėzim qė m’u pėrgjegjėn se po!… Vendosėm tė shkojmė javėn tjetėr meqė atė mėngjes pata caktuar takim me njė mik shkodran i cili mė njohu me Millosh Gjergj Nikollėn-Migjenin.(*)
(Shiko ne forum: Skender Luarasi, Takimet e mija me Migjenin
Artikull nė 50-vjetorin e lindjes sė Migjenit, S.Luarasi, Takimet e mija me Migjenin Drita, 24.9.1961 f. Shėn. i red.P.L..)
Tė dielėn e shumėpritur u nisėm pėr eskursion me nxėnėsit. Dhe unė, me shapkėn nė kokė e nė shoqėrinė e tyre, vizitova kalanė e Shkodrės pėr tė parėn herė!
Njė ditė, po rrija vetėm nė verandėn e kafesė ‘’Park’’ e po mendoja i pėrhėndur se ku mė pati sjellė rasa, kur njė burrė simpatik, mesatar nga mosha, vjen drejt meje dhe mė pėrshėndet miqėsisht: ’’Selim Shpuza’’.
S’kish intelektual revolucionar nė vendin tonė, besoj, qė tė mos e dinte se nėn pseudonimin ‘’Harbuti’’fshihej emri i Selim Shpuzės i cili sapo kishte ardhur nga atdheu i Leninit. U gėzova qė u njoha personalisht me Selimin, por meqėnėse nuk e pata hasur ndonjė herė, e pyeta se mos mė mori pėr ndonjė tjetėr.
‘’Tė njoha nga shapka!” mė tha Selimi.
Unė ia dėftova mikut tim tė ri shkodran ē’mė panė sytė mėngjezin e sė dielės sė parė nė oborrin e konviktit dhe ai mė ndihmoi, si nė shumė raste mė vonė, tė zgjidhnim kėtė mė tė parin problem qė mė doli nė kryeqytetin e Teutės.
Tė shtunėn, porositėm nxėnėsit e jashtėm e tė internatit tė organizonin njė mbrėmje artistike nė sallėn e madhe tė gjimnastikės. Atje u drodhėn valle dhe u kėnduan kėngė nga mė tė bukurat qė kisha parė e dėgjuar gjer atėhere. Mė pėlqeu veēanėrisht ajo vallja ‘’e faikoit dhe e thėllėnxės’’. E porosita Ballton qė tė djelėn nė mėngjez t’i binte ziles mė vonė se nxėnėsit qenė tė lodhur dhe nuk mund tė ngriheshin herėt pėr nė kishė. Pastaj me nxėnėsit duke kėnduar e duke i rėnė mandolinės shkuam pėr shėtitje nė Shirokė.
Nuk kam patur prirje dhe sy pėr punėra administrative, veēse do tė isha fare qorr po tė mos kisha vėnė re se nga tollumbi i kuzhinės dilnin krimba. Kanali i tij i ngrėnė prej ndryshkut, qe ēarė dhe lėtyra prej ullukut pėrzihej me ujin e pastėr. Drejtori nuk paskish patur buxhet pėr ta rregulluar! ’’Kam unė!’’i thashė. Ujin pėr tė gatuar e prumė nė kasa nga burimi ato ditė qė punėtorėt e ndreqėn tullumbin!
Ajo godinė qė pati shėrbyer si xhephane pėr asqerėt turq, e tani qe shndėrruar nė internat pėr djemtė e gjimnazit, aspak nuk e meritonte emrin ‘’Malet tona’’. Nxėnėsit e rritur ishin rregulluar disi mirė nė odat e katit tė sipėrm, porse qenė mos mė keq tė vegjėlit nė kthinat pėrdhese, pa ajėr e dritė tė mjaftė nga frėngjitė e ngushta. Edhe kėtė herė duhej tė grindesha me superiorin gjersa i vendosėm tė vegjėlit nė katin e sipėrm dhe qilarėt i kthyem nė banja e magazinė.
Filloristėt ua rekomandova studentėve tė rritur qė tė kujdeseshin pėr ta si pėr vėllezėrit e tyre mė tė vegjėl.
Por gjendja nė klasat e gjimnazit ishte mė e pahijshme dhe mė e vėshtirė pėr ta rregulluar. Dasinė midis kristianėve dhe myslimanėve, e vura re, nė formėn e saj mė tė shėmtuar, nė klasėn e shtatė tė maturės, qė nė orėn e parė tė mėsimit shqip.
Nxėnėsit kishin zėnė vend nė bangot sipas parimit fetar. Nė klasėn maturante, pėr shembull, mė tė djathtė tė katedrės shikoje ndėnjur Hajredinin e Vasilin - shumė mirė. Porse nė dy-tri bangot e tjera, nė tė dy rrjeshtat e kėsaj ane, rrinin bashkė vetėm djem myslimanė - shumė keq. Me pėrjashtim tė Myzaferit dhe tė Pjerinit, qė rrinin tok, nė bangat e tjera tė tė dy rrjeshtave, mė tė mėngjėr tė katedrės, rrinin vetėm katolikė, pėrzjerė me ta ndonjė orthodhoks. Dy nxėnės, Mark Ndoja mė tė djathtė dhe Alfred Ashiku mė tė mėngjėr, rrinin nė fund nė karrige, tė mbėrthyer nė fund midis dy palė rrjeshtave.
I kqyra tė gjithė njė nga njė, i pyeta nga vinin dhe pėr mjeshtėrinė e prindėrve tė tyre. Gati tė gjithė qenė shkodranė, bėnin nėnshtypje shumė mė tė mirė nga jashtė dhe u gėzova pėr kėtė.
Nė fillim nuk u rashė nė sy nxėnėsve pėr kėtė gjendje antipatriotike nė klasėn e tyre, por u bė ēėshtje gjatė orės kur u dhashė pėr hartim temėn ’’Bashkimi bėn fuqinė‘’. Myzaferi, kryetari i shoqėrisė studentore ‘’Besa Shqiptare’’u ngrit e tha se bashkimi qe akt i kryer nė Shqipėri, nėnė egjiden e Naltmadhnisė sė Tij dhe se njė temė e tillė qe anakronike.
‘’Pohimi i studentit,'' thashė unė, ''do tė mė gėzonte po tė pėrkonte me tė vėrtetėn. Qė prej urės sė Bahēallėkut e gjer te Fusha e Shtoit, zemrėn e Shkodrės e ēan pėrmes njė thikė helmi. Mė tė djathtė tė udhės kryesore qėndrojnė sogjė lagjet e tė krishterėve, mė tė mėngjėr mėhalla muslimane. Nga tė dy anėt ngrehin ushtat e tyre kishat e xhamitė. Armiqtė e Shqipėrisė mjafton tė hedhin pėr provokim njė kokė derri nė xhami, tė pėgėrėt nė kungatė dhe befas pėrbindėshi shpėrthen nė vėllavrasje.''
Porse nuk munda pa u thėnė: ”Po mėsojmė e po edukoheni nė shkollė kombėtare.
Kėtė farė fanatizmi tė kohės medjevale, tė cilės ne shqiptarėt duhet t'ia shkulim rrėnjėt kudo qė ta hasim, ta shfarrosim sidomos nėpėr qytete ku e rritin sheshit e fshehur armiqtė tanė. Ne duhet tė mbjellim kulturėn e shėndoshė nė truallin shqiptar dhe shkolla kombėtare ėshtė selishtja e kėsaj kulture... Ju lutem, do tė gėzohem shumė qė nė klasė marrėdhėniet tuaja intelektuale tė bashkohen mė shumė sipas interesave e simpathisė kombėtare e njerėzore!
Dhe shkruani nė ballin e murit parrullėn e poetit patriot Pashko Vasė Shkodranit:
Edhe mos shikoni kisha e xhamija,
Besa e shqiptarit,ėshtė shqiptarija.’’
Deklarata e Qemal Stafės nė hetuesi:
"Pėrse me cilesojne komunist"
Deklaratė.
Elbasan 21.VII.1938. I nėshkruemi Qemal Stafa, maturant i Gjimnazit shtetnuer tė Tiranės, pėrshkuej si vijon, rrjedhimin e emnit komunist me tė cilin mė cillėsojnė informatat zyrtare.
I lindun nė Elbasan nė 1920 jam rritun nė Shkodėr ku kam vazhdue studimet nė kolegjėn e etėnve Jezuitė pėr 8 (tetė) vjet. Nė kohėn e shtetėzimit tė arsimit botor, u regjistrova nė gjimnazin shtetėnor tė Shkodrės. I shikuem me sy tė mirė nga profesorat, dhe tue pasun gjithėhere pėrfundime tė pėlqyeshme, vazhdova rregullisht mėsimet nė atė institut qė nga mbarimi i klasės sė III (tretė) gjer nė mbarimin e klasit tė gjashtė, d.m.th. gjer nė fund tė vitit shkollor 1935-36. Gjatė kėsaj periudhe tė fundit disa incidente tė jetės shkollore shkakėtojnė qė tė cillėsohem si komunist. Incidentet janė kėto: Nė vitin shkollor 1934-35, Ministrija e Arsimit na ēon si professor tė gjuhės shqipe, prof. Skėnder Luarasin, i cili kėshillon disa nxėnės qė tė hjekin festėn e zezė, mbasi kjo ishte njė shenjė e shpirtit oriental, dhe ta zėvėndėsojnė me kapelė, shenjė qė diftonte se afroheshim nė botėn oksidentale. I nėshkruemi qe njė nga ata qė e pėrkrahėn kėt mejtim dhe qė u munduem tė vehej nė zbatim pėr tė gjithė Gjimnazin e Shkodrės. Por kjo frymė pėrparim-dashėse, nuk u pėlqente rretheve prapanike tė qytetit tė Shkodrės. Prandaj njė kundėr-lėvizje reakcionare fillon tė shėnohet nė disa rrethe studenteske, tė frymėzueme nga kleri katolik. Njė valė ēpifjesh dhe kėrcėnimesh tė ēdo lloji, u drejtohen atyre djelvet qė pėrkrahin zėvėndėsimin e festes me kapelė. Nė fillim na quajtėn afetarė. Mė vonė atheista. Nė fund filluan tė na paraqesin pėrpara opinionit publik si komunista. Njėkohėsisht Drejtorisė sė Gjimnazit shtetėnor tė Shkodrės, i shkojnė nė vesh kėto zane, nga organet informonjėse tė varuna prej saj. Prandaj zoti Anton Deda, drejtor i Gjimnazit e thėrret tė nėnshkruemin (Qemal Stafėn, shėnim i im, D.K.) nė zyrėn e tij dhe e kėshillon tė largohet nga prof. Skėnder Luarasi, i cili akuzohej pėr mejtime komuniste. I nėshkruemi i pėrgjigjet se nuk kam asnjė mardhėnie jashtėshkollore me profesorin e lartė-pėrmėndur. Nė vitin shkollor 1935-36 u regjistrova nė klasėn e VI (gjashtė) tė gjimnazit tė Shkodrės. Dukej se viti shkollor do tė mbyllej pa asnjė incident. Por kjo ishte e vėrtetė vetėm nė dukėje. Disa njerėz tė shtuem nga njė ambicje personale vazhdojshin akuzat e tyne pranė drejtorisė sė Gjimnazit dhe pranė institutesh tė tjera. Ēėshtja merr pėrpjestime tė mėdha gjer sa zgjon interesimin e Ministrisė kompetente e cila pyet nė mėnyrė rezervate Drejtorinė e Gjimnazit. Drejtori pėrgjigjet tuj akuzue tė nėnshkruemin si komunist. I nėnshkruemi porsa merr vesht kėtė veprim, paraqitet nė Drejtori pėr me e kundėrshtue kėtė gjest dhe merr sigurinė nga titullari se raporti i dėrguem nė Ministri ishte nė favor t'im. Atėhere isha 16 (gjashtėmbėdhjetė) vjetėsh. Nė korrikun e vitit 1936, bashkė me familjen time shkova me banim nė Tiranė. Nė fillim tė vitit shkollor 1936-37 u regjistrova nė Gjimnazin Shtetėnor tė Tiranės. Zoti Anton Deda tue mos harru mėninė personale kundrejt njė djaloēi gjashtėmbėdhjet vjeēar, dėrgon njė shkresė Drejtorisė sė Gjimnazit tė Tiranės tue mė cillėsuem si komunist, pa pasė asnjė dokument provues. Nė vitin 1936-37 i nėshkruemi zgjidhet drejtor i degės letrare nė shoqninė "Fryma e Re" tė studentave tė gjimnazit tė Tiranės. Drejtori i atėhershėm i gjimnazit z. Beniamin Dashi, pėr arsye qė nuk u kuptuen, anuloi zgjedhjet e kėshillės. Edhe kėtė herė i nėnshkruemi akuzohet si komunist, megjithėse nuk ekziston asnjė dokument provues. Kur nė Gjimnazin e Tiranės u dogjėn regjistrat, drejtoria e atij Instituti, paraqet tė nėshkruemin si tė dyshimtė. Mė vonė me zbulimin e fajtorit, u pa qartė se njė nxanės qė ka pėrfundime tė pėlqyeshme nė mėsimet dhe sjellja e tė cillit aprovohet nga tė gjithė profesorat, nuk ka aspak nevojė tė humbi gjurmat e pėrfundimevet tė mundimit tė tij, tė shėnuem nė regjistrat e shkollės. I vetmi vit shkollor nė tė cilin nuk mė ėshtė drejtuem akuza si komunist, asht viti 1937-38.
I pandehuni Qemal Stafa (firma)
Te birte e shekullit te ri
Na te birte e shekullit te ri,
qe plakun e lame ne "shejtnin" e tij
e cuem grushtin per me luftue
nder lufta te reja
dhe me fitue...
Na te birte e shekullit te ri
filizat e nje toke se rimun me lot,
ku djerse e ballit u dikonte kot --
se dheu yne qe kafshate e huej
dhe ne marrzi duhej shume shtrejte tu paguhej...
Na te birte e shekullit te ri,
vllazen te lindun e te rritun ne zi,
kur tinglloi cast' i yne i mbrame
edhe fatlume
ditem me thane
S'duem me humbe
ne loje te pergjakte te historis njerzore,
jo! jo! s'i duem humbjet prore --
duem ngadhnim!
ngadhnim, ndergjegje dhe mendimi te lire!
S'duem per hir
te kalbsinave te vjetra, qe kerkojne "shejtnim",
te zhytemi prap ne pellgun e mjerimit
qe te vajtojme prap kangen e treishtimit,
kangen monotone, pa shpirt te skllavnis --
te jem' nje thumb i ngulun nder trute te njerzis.
Na te birte e shekullit te ri,
me hovin tone e te ndezun peshe,
nder lufta te reja kemi m'u ndeshe
dhe per fitore kem' me ra fli.
Krijoni Kontakt