Close
Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 96
  1. #31
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Mendime

    Pėr bindje, besė dhe besnikėri;
    Rri mėnjanė e vė re dhe diēka mė ēudit thellėsisht:
    Qė turma njerės venė pas disave tė cilėt nuk besojnė nė
    njerės.

  2. #32
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    E para lule radhiqe
    E freskėt, e thjeshtė dhe e bukur,
    E ēliruar prej robėrisė sė dimrit,
    Sikur tė mos kishte nė botė modė,
    As politikanėri, as punė paresh,
    Nga njė skaj i ngrohur nga dielli, nė bar,
    E rimė, e qetė, e artė si agimi,
    E para lule radhiqe e pranverės
    Shfaq fytyrėn e vetė miturake.

  3. #33
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Ne lidhje me Migjenin po publikoj per here te pare shkrimin:

    Kombėsia e Migjenit

    26 gusht 1938. Nė sanatoriumin e Tore Peliēes pranė Torinos, Itali, tuberkulozi i mori jetėn 27 vjeēarit shqiptar, Millosh Gjergj Nikolla, djalė i vetėm nga njė familje shkodrane. Nė rrugėtimin e shkurtėr jetėsor jetimi ishte arsimuar nė njė seminar fetar, u bė mėsues i shqipes e shkroi disa copėza letrare: poezi e prozė. Veē pikėllimit familjar e rrethit shoqėror nuk pipėtiu gjė e madhe nė mjedis: aty-kėtu u botua ndonjė pėrshpirtje miku, vlerėsim shoku, portret kolegu. Por nė njė dekadė, studime e diskutime tė shumta e shndėruan modestin Millosh nė Migjenin vigan, shkėndijzat letrare tė tij qenkėshin njė vullkan qė tashmė ndrin panteonin kombėtar. Paradoks apo logjika e kohės?
    Vargu i komenteve mbi jetėn e veprėn e Migjenit (13 tetor 1911-26 gusht 1938) ia kalojnė qindra fish krijimtarisė sė tij. Mendimet e kritikės mbi mesazhet qė i dėrgon popullit tė vet e mendėsisė universale njerėzore janė nga mė spektakolaret e kontradiktoret. Nderimi institucional shtetėror, popullor e kombėtar ėshtė i madh ndėrkohė qė ka forca qė i pėrgojojnė jetėn, i helmojnė veprėn, i poshtėrojnė nderin duke i pėrdhunuar emblemat e varrin. Absurdi arrin deri atje sa edhe ndonjė predikues i frymės sė shenjtė e tolerante mallkon t’i digjet vepra dhe t’i zhduket nami e nishani nga institucionet e ndryshme.
    Po ēfarė ofron vepra migjeniane qė i ėshtė kushtuar kaq shumė vėmendjen ( pėr mirė a keq)?
    Nė njė situate kaotike, ku vlerat i nėnshtrohen paragjykimeve politike, fetare, krahinore, klanore a egos personale, ku qelepirja pėr ‘’sigurimin e koromanes’’ legjitimon shitjen e ēdo ‘’plaēke’’, kur shpesh intelektualėt trima e tė ndershėm quhen budallenj dhe servilėt frikacakė e mediokėr quhen kolosė tė urtėsisė e dijes – do tė ishte e vėshtirė pėrthithja e mirėfilltė nga tė gjithė e vlerave migjeniane.
    Por tek e fundit nėse njerėzia kėrkon dritėn, errėsirėn e gėnjeshtrės e ndriēon vetėm e vėrteta!’’
    Kritika mė ‘’dėrrmuese’’ qė i bėhet Migjenit nga disa ėshtė se ai nuk ėshtė shqiptar por sllav ( maqedonas, serb, malazes a ku ta di ēė tjetėr njeriu i ndershėm, qė deri mė tash nuk ka parė me sy asnjė provė dėshmuese). Kushdo mund tė pyesė me habi pėrse ėshtė kaq e rėndėsishme njė ‘’fakt’’ i tillė, qė i kushtohet kaq vėmendje e madhe. Sepse me tė vėrtetė ‘’sllavizmi’’ i Migjenit ėshtė pėrgojuar kaq shumė, me lindjen e famės sė tij, pa u ndalur madje as nė kohėn e diktaturės komuniste e nė demokraci dhe ‘’ēudia’’ ėshtė se ky ‘’avaz’’ i ka bashkuar mjaft studjues kundėrshtarė me orientime nacionaliste, nacionalsocialiste e internacionalliste qė pėr raste tė tjera ‘’tehun ’’ kombėtar e kanė pasur mjaft tė mprehtė.
    Normalisht kur njė i huaj studjon gjuhėn e kulturėn e njė kombi, ofron diēka tė vlefshme e pėr mė tepėr shndėrohet nė simbol, ai duhet vlerėsuar e nderuar shumėfish mė tepėr se njė vendali dhe tė gjithė duhet tė gėzohen e krenohen qė vlerave kombėtare u shtohen edhe kontributet e njė miku tė huaj. Po kur njė simbol kombėtar mohoet si ‘’i huaj’’ (mendėsia shpėrfytyruese errėson deri edhe shqiptaren me rrezatim universal Nėnė Tereza) kush dhe sa fiton e humbet?
    Pėr paralelizėm pyesim: Nė Maqedoni a do tė ‘’zbehej’’ Aleksandrit i Madh sepse ka gjak shqiptar apo Nėnė Tereza? Po nė fqinjėn tjetėr, Greqi, ēdo tė ndodhte me atė qė do tė guxonte tė pėrgojonte heroin e independences, poetin anglez Lord Bajron apo pėr mė tepėr t’ia prishte monumentin nė Qefalongj?!
    Po jo pa qėllim, nga disa, Migjenit i ėshtė mėshuar etiketimi ‘’ortodoks’’, ‘’sllav’’, ‘’i kuq’’ qė nė varėsi me kohėn e dėshirėn, nėnkuptonte mbartėsin e fesė apo genit tė armikut (apo mikut) shekullor, tė njė ideologjie tė urryer (apo tė lavdishme), tė njė pėrēuesi tė dogmave ( apo vlerave) tė kombit barbar.
    Shquhen veēanėrisht ‘’hedhjet e pėrdredhjet’’ e atyre qė u vėllazėruan me pushtuesit nazi-fashist tė cilėt nuk njehsojnė me tė njėjtin etalon edhe nėnkuptimin e nuancave tė ‘’sė zezės’’. Ata me tė drejtė nė kėtė rast ‘’harrojnė’’ ta shtrijnė paragjykimin pėrkatės mbi termin ‘’italian’’ si gen qė ka lindur Danten e pjellė Musolinin me fashizmin dhe atė ‘’gjerman’’ si njė gen lindės i Shilerit e pjellės i Hitlerit me nazizmit qė i bėnė gjėmėn botės.
    Migjeni u pėrgojua sė pari ‘’ortodoks’’ nga rrethe fanatike, qė ia shtuan edhe termin ‘’sllav’’ e ‘’i kuq’’ pas vdekjes, kur mesazhet e tij u pėrthithėn gjerėsisht nga rinia antifashiste dhe vegjėlia progresive. Pas ēlirimit tė vendit, disa studjues nė Shqipėri (deri nė vitin 1960) e pėrqafuan me entuziazėm pikėpamjen ‘’Migjeni, miku ndėrlidhės me kulturėn sllave’’ ndėrkohė qė ‘’katolikėt e vjetėr’’ e kundėrshtarėt politikė tė regjimit e bombardonin ‘’ortodoksin sllavo-komunist’’ si udhėrrėfyesin e ‘’realizmit socialist’’.
    Pėrse disa intelektualė tė njohur nga pėrkrahės entuziastė tė Migjenit para vdekjes sė tij kaluan nė kritizerė pas vdekjes dhe e kėrkonin me domosdo njė Migjen me gen,‘’tė huaj’’, ‘’tė kuq’’ e inferjor ‘’pa vlerė’’ nė veprėn e tij duke i ndryshuar pikėpamjet ndėr vitet 1935, 1938, 1944, 1945, 1960 e mė pas? Ja qė kritika zyrtare ‘’shkencore’’ dhe hartuesit e teksteve shkollore e akademike nuk mund t’i ndiqnin aq vrullshėm situatat konjukturale politike, botėkuptimore dhe rivalitetetet klanore. Shpesh tezat i tejkalonin edhe kufijtė e logjikės duke e trajtuar Migjenin nga ‘’pėrfaqėsues pesimist i realizmit kritik’’ nė ‘’avangardė tė realizmit socialist nė Shqipėri’’, nga pėrēues i filozofisė sė Niēes e Shopenhauerit tek ‘’militanti komunist i orėve tė para’’.
    I ēuditshėm ėshtė konformizmi i disa studjuesve (kryesisht shkrimtarė tė sė 30-tės tė krahut tė majtė) pas ēlirimit qė nė lidhje me Migjenin i huazuan ‘’me bujari’’ pikėpamjet e atyre qė nė ēėshtje tė tjera i anatemonin si ‘’reaksionarė’’. Ē’i bashkonte ata midis tyre nė kėto opinione?
    Ata deri nė vitin 1949 e etiketonin Migjenin ‘’jugosllav - maqedonas, malazez, serb’’, deri nė vitin 1960 ‘’sllav’’ e mė pas ia ngatėrronin vulėn e kombėsisė me tė shtetėsisė njėlloj si bashkėkombasve jashtė atdheut (me kėtė llogjikė na i bėnė edhe kosovarėt –serbė, dibranėt- maqedonas dhe ēamėt –grekėr qė tė mos flasim edhe pėr arvanitasit ).
    Por edhe nė ditėt e sotme ndonjė shkrimtar i flladeve demokratike duke i mbyllur sytė nė ditė pėr diell para fakteve e duke fantazuar, i pėrvishet zhanrit romantik se ‘’me sa duket Migjeni mund tė ketė qenė sllav, pasi vetėdija kombėtare shqiptare i mungonte’’ e ndonjė tjetėr e bėn urė lidhėse kulturore pėr mbarėvajtjen e minoriteteve nė Ballkan. Thuhet se ku shteron argumenti, buron thashethemnaja. Nė rast se studjues a romancierė kanė ndonjė prove bindėse e jo vetėm fjalė e fantazi, do tė ishte me interes tė madh qė tė na e vėnė nė pah pėrndryshe tė kėrkojnė ndjesė. Migjeni nuk ėshtė dhe nuk duhet tė bėhet plaēkė tregu apo kurban i shenjtė i vėllazėrimit tė minoriteteve apo kompromiseve tė paprincipta.

    Kangė nė vete - kodi i kombėsisė.

    S.Luarasi nė botimin ‘’Migjeni, vepra, f.15’’ ( tė dorėzuar pėr botim qė mė 1948) na jep ēelėsin e kodit migjenian mbi ndjesinė e tij kombėtare.
    ‘’Kur i erdhi Milloshit emėrimi pėr kėtu ( mėsues i shqipes nė Vrakė), konsullata e mbretėrisė Jugosllave nė Shkodėr e kėshilloi tė shkonte pėrsėri nė Jugosllavi ku mund tė shėrbente si prift nė Banat ose tė studjonte teologji nė Beograd. Mirėpo Milloshi iu pėrgjigj me gjuhėn e njė patrioti, duke thėnė se, si shqiptar qė ishte, dėshironte tė vihej nė shėrbim tė atdheut e tė popullit tė vet. Nė kėtė qėndrim patriotik tė Milloshit nė lidhje me shkollėn shqipe gjejmė shkakun pėrse konsulli Bozhiqi, sekretari i tij Nikoliqi, ndonjė farė e fis i tij (Migjenit) qė simpatizonte ata si ortodoks a se vėrtet me origjinė malazeze ia nisėn kryqėzatės sė shėmtuar kundėr mėsonjėsit tė ri tė gjuhės shqipe.’’
    Nga ky paragraf zbulohet lehtazi ajo qė kritika zyrtare ‘’harron’’ ta thotė me plot gojėn se Migjeni, jo vetėm rrjedh nga paraardhės shqiptarė por edhe ndihet me mish e shpirt shqiptar, gjė pėr tė cilėn sakrifikoi edhe familjarisht.
    (Atij iu mohua nga konsullata jugosllave viza pėr kurim nė Golnik- Slloveni dhe sė motrės Olga iu pre bursa nė gjimnazin e Sarajevos, dy muaj para pėrfundimit tė matures. Shėn. i P.L.)


    Kangė nė vete

    Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė
    dhe si hajn nė shtėpijat e kojshive hynė -
    edhe pėr ēudi
    kėta kojshit e mi
    sa mirė e presin…megjithse nuk asht ditė vere
    ato nė gjuhė tė huej i thonė: mirė se erdhe!

    Veri fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta
    kojshive tė mijė qė ua kanda shumė andrat e thata -
    dhe u thotė kėshtu:
    stėrgjyshnit e ju’
    qenė fatosa tė vėrtetė dhe u banė flija
    pėr fe e atdhe dhe i merituen kėto premtimet e mija

    Dhe kojshitė e mi qė i kam far’ e fis
    nipat e stėrgjyshnavet meleza dhe tė letė,
    nipa donė me mbetė,
    nipa tė vėrtetė
    me atdhe e fe ndėr andrat e thata
    qė t’i meritojnė premtimet e kristalta.

    Veri fryn pa mshirė, si veri qė frynė,
    unė ja mbylla derėn teme me reze mos tė hyjnė
    me ma fikė ket dritė,
    me ma ngri ket shpirt
    me ma dridhė pėr ndjesijė tjetėr,
    me ma joshė me andrėn e vjetėr.

    Nė formė prozaike kuptimi mund tė shprehej:
    Veriu (sėrbi) sulmon pa mėshirė, si veri ( acari) qė fryn dhe si hajn nė shtėpiat e komshive (Malit tė Zi dhe Shqipėrisė) hyn. Dhe pėr ēudi kėta komshitė e mi ( banorėt, malazes a shqiptarė, nė Mal tė Zi) sa mirė e presin megjithse nuk asht ditė vere ( nuk vjen pėr tė mirė), ata nė gjuhė tė huaj (sėrbishtja ėshtė e huaj pėr ta dhe pėr Migjenin) i thonė ‘’ mirė se erdhe’’.
    Veri (sėrbi) fryn dhe me acarim u premton pallate tė kristalta komshijve tė mi qė ua ka ėnda shumė ėndrat e thata dhe u thotė kėshtu: stėrgjyshėrit tuaj qenė fatosa tė vėrtetė dhe u bėnė fli pėr fe (ortodoksinė) e atdhe dhe i merituan kėto premtimet e mia ( liri, kisha ortodokse dhe begati)
    Dhe komshitė e mi qė i kam far e fis ( degėzim i familjes Nikolla, janė shqiptarė me pėrzierje gjaku apo tė kthyer vonė nė malazezė), nipat e stėrgjyshėrve meleza dhe tė letė, nipėr duan me mbetė ( tė kthyer nė malazezė) me atdhe e fe ndėr ėndra tė thata qė t’i meritojnė premtimet e kristalta ( ‘’ premtimet ‘’e sėrbit pushtues)
    Veri fryn pa mėshirė , si veri qė fryn, unė ia mbylla derėn time (si shqiptar, jo si kojshitė) me reze ( me shul) mos tė hujnė me ma fik kėtė dritė ( dėshirėn pėr mėsues tė shqipes), me ma ngri kėtė shpirt ( ndjenjėn kombėtare si shqiptar), me ma dridhė pėr ndjesi tjetėr ( sllave) me ma josh me andėr tė vjetėr ( qė tė bėhem prift ortodoks serb).

  4. #34
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar z.Brari.
    Ne shenje respekti per mesazhet tuaja dhe vemendjes se lexuesve po paraqes nje fragment nga libri i pabotuar ''Migjeni nė shtratin e Prokrustit'' me kujtime tė Skėnder Luarasit.

    Migjeni nė shtratin e Prokrustit.

    Dihet qė sa qe gjallė Migjeni, disa nga ‘’ajka e vjetėr ’’ e shkrimtarėve tė sė 30-ės qė rrekeshin si e si t’i vinin bėrrylat njėri-tjetrit, atė e mbanin nė listėn e tė vdekurve. Kur vdiq Migjeni bekimi i disa tė rinjve ndezi interesimin pėr tė.
    Nga viti 1948 e nė vijim Kryesija e Lidhjes sė Shkrimtarėve dhe Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė organizuan njė sėrė mbledhjesh pėr tė komentuar veprėn e Migjenit, vlerėn e punės letrare tė kėtij shkrimtari tė cilin qė kur e njoha nė Shkodėr e pata aq fort pėr zemėr.
    Nė disa nga bisedat mė ftuan edhe mua. Nė fillim unė nuk flisja por dėgjoja. Vėreja se disa e paraqisnin Migjenin nė tė njėjtėn kohė edhe tė madhėrishėm edhe tė vockėl: se qe shkodran por orthodhoks, qe shqiptar por nė familje flisnin sllavisht, flisnin shqip por ishin nga Kuēi i Malit tė Zi, familjarėt e tij qenė me origjinė nga Dibra por prapė se prapė sllavė, dhe se... porse ... . Dikush guxoi e tha se Migjenin nuk duhet ta pėrmendim si shqiptar, por si jugosllav. Ja qė qe koha e miqėsisė sė flaktė dhe disa mė tepėr interesoheshin qė Trieste t'i jepej Jugosllavisė se sa Kosova Shqipėrisė.
    Pati edhe nga ata qė donin ta mjergullonin veprėn e tij duke thėnė qė poezia e Migjenit nuk ngre probleme tė rėndėsishme pėr kohėn, por u superua prej poetėve tė 1930-ės, prandaj s'ka edhe atė rėndėsi qė i japin.
    E ē’tė tallur qė bėri nė njė rast P. Gj. duke thėnė se Migjeni qe njė meteor qė u shua pa lėnė gjė prapa, po tė krahasohet me filanin e filanin. Dhe ē’tė gajasur qė bėnte ‘’kritiku’’ ēalaman K.B.
    Nuk m’u durua pa ua kthyer reston: ‘’Kėto llafe tė P. Gj. pėr Migjenin paraqesin cekėsinė mendore tė atij qė i thotė. Tė krahasosh Migjenin me shkrimtarėt e viteve 30-tė ėshtė si tė vesh nė garė Marathonomakun me K. B. Po pėr ‘’merita’’ tė tjera K. B. edhe ia kalon.’’( K. B. ishte ‘’informator’’ qė e dėshmon edhe Uran Kalakulla nė ‘’Arshi Pipa, jeta e vepra’’, f. 83,89. Shėn. i P.L.)
    Shihej qartė dyfaqėsia e kritikės, kur pohonte se Migjeni kishte hedhur shumė shtat e duhej t'ia shkurtonin apo se ia kishin tkurrur kaq tepėr sa tani duhej t'ia zgjatnin. Me njė fjalė Migjenin e shtrinė nė shtratin e Prokrustit.
    Njė nga tezat qė mė zemėroi shumė qe se Migjeni rridhte nga njė familje tepėr e varfėr prandaj ‘’nga mjerimi’’ edhe shkroi njė vepėr tė tillė. Por vepra pothuajse qe botuar - le tė thonin ē'tė donin kritikėt.
    Nė njė nga seancat e diskutimeve tė pasdrekės mė caktuan tė shprehesha edhe unė.
    Nuk fola shumė, por u hodha pjesėmarrėsve njė grumbull fotografish nė tryezėn e gjatė. Si klithėn disa nga shoqet: ''Si, e ėma kjo? Sa e bukur!... Kjo e motra? Po kjo ėshtė e veshur si njė princeshė!''
    Panė babanė e Migjenit, qė komiteti orthodoks i Shkodrės e dėrgoi delegat nė Kongresin kishėtar tė Beratit mė 1921. Panė fotografitė e gjyshėrve, figura me dinjitet e tė motrat e tjera tė Migjenit dhe tė vėllanė. O jo, kjo familje mund tė ketė rėnė ekonomikisht, po ē'nėnshtypje tė bėn nga paraqitja shpirtėrore, morale, kulturore!
    Po nė kėtė hov tė ndezur, e ndjeva pėr detyrė tė vija nė dukje tė vėrtetėn e plotė rreth familjes sė Migjenit, tė jetės dhe veprės sė tij, se familja e tij e kishte origjinėn nga Reka, ku edhe orthodhoksėt qenė shqiptarė e flisnin shqip; se e gjyshja qe nga Kuēi, por fliste shqip e nuk kuptonte sllavisht aspak; se vėrtet Migjeni pati jetuar nė Tivar e nė Manastir gati gjithė foshnjėrinė e tij dhe mėsimet i pati bėrė nė shkollė serbe, por me gjithė atė gjuhėn amtare nuk e pati harruar, madje dialektin shkodran e fliste dhe e shkruante mė qartė se shkodranėt katolikė qė e kishin bėrė shkollėn tek jezuitėt....

    Skėnder Luarasi

  5. #35
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Agron Gjovalin Luka shprehet: ‘’Nė kėtė varrezė prehen edhe eshtrat e dėshmorit Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (mė falni pak pėr tė vėrtetėn, rėnė nė njė Sanatorium nė Itali duke luftuar kundra TBC...)’’.

    Ky citim i turpshėm i Agron Lukės nė artikullin e tij ''Studenti nė shtėpi'' i botuar nė gazeta ''Sot'', 16-17.06.2009, meriton replikėn e meposhtme:

    Petrol
    Vepra e Migjenit dhe kryqėzimi i Agron Gjovalin Lukės

    Revanshi i radhės.
    Pas njė pune tė lodhshme pėr organizimin dhe prezantimin dinjitoz tė programit slloven COBISS tė IZUM-it ( Instituti i Shkencave tė Informacionit nė Marobor, Slloveni) mė 23.6.2009, tė pasqyruar gjerėsisht nė median shqiptare, per t’u ēlodhur hapa internetin dhe ē’tė shoh: Agroni i Lukejve mė kėrkonte pėrsėri revansh dhe pasi kishte pėrzgjedhur vendin e zhvillimit te gares ( Gazeten ‘’Sot’’) tifozet personale komunisto-socialiste dhe gurėt e bardhė pretendonte se mė kishte dhėnė ‘’shah!” (Agron Luka, Rreth tė vėrtetės pėr novelėn “Studenti nė shtėpi”, Urime pėr 2009, Gazeta ‘’Sot’’, 16-17.6 2009)
    Normalisht mė lindte e drejta tė mos i pėrgjigjesha kėsaj ‘’ēoroditje’’ tė rradhės dhe shkeljeve flagrante tė rregullave elementare te lojes e paritetit. Ku si zakonisht alternohen harresa, imponimi e mashtrimi i Agron Lukės.
    Por ja qe loja ka tė bėjė me Migjenin dhe, pėr hir tė madhėshtisė sė tij, kur nuk nderhyn shteti, do s’do qe do tė merret dikush me trutharin. Ndaj ne perputhje me kontraten morale po vazhdoj menjėherė polemikėn ne sajtit Shkodra ws.

    Keshilla dhe reagime
    Nė artikullin tim tė fundit ‘’Vepra e Migjenit dhe vetėdemaskimi i Agron Lukės’’ tė shpallura nė sajtin Shkodra ws, e keshillova Agronin qe bente mirė ta harronte Migjenin, te pakten te mos e pergojonte, por ai vazhdon me ndyresi te tipit: ‘’Nė kėtė varrezė prehen edhe eshtrat e dėshmorit Millosh Gjergj Nikolla, Migjeni (mė falni pak pėr tė vėrtetėn, rėnė nė njė Sanatorium nė Itali duke luftuar kundra TBC...)’’.
    Dhe pastaj me qahet mua (dhe jo moderatotit te diskutimit ne internet,qė ka adresat e diskutanteve) se njerez tė panjohur kane shfaqur ne internet opinione si : ‘’Po mir mor trima po kush jane keta babe e bir Gjovalin dhe Agron Luka... jane nje kategori njerezish qe kane pasion te madh shpifjen,sajimet sipas interesave te ulta personale,po si gjithmon e verteta vonon por del...’’ apo ‘’ kush eshte ky Agron Luka qe merret me Migjenin,me kolosin e pathosit ne letersine shqipe,a e din ky Luka se nuk sherben as per leter higjenike, fshin b... e migjenit po te ishte gjalle.’’
    (Dhe Agroni i Lukejve me predikon mua :’’Mos e gėnje kot veten, se me Migjenin, ty tė pranojnė mė shumė se mua. Kėshtu mė mirė: Hiqiu Migjenit!)
    Po ashtu e orientoja Agronin , meqe ankohej se nuk ia botonin shkrimet: ‘’E vazhdojme debatin si e ku ta doje qejfi veē te na garantohet vijueshmeria pa nderprerje e redaktim’’ dhe isha i gatshem te diskutonim ne internet ku do te kishim nje akses te barabarte e mund te grinte pa hesap. Per kete e dergova artikullin ne sajtin ‘’Shkodra ws’’. Por ja qe burrerise se Agronit te Lukajve nuk i pelqeu sajti prestigjoz i Shkodres por devijoi ne Tirane tek gazeta ‘’Sot’’. Si duket ‘’dikush ia akordoi telat politike’’ dhe nga i perndjekur politik e ‘’demokristian i thekur’’ na shfaqet ‘’komunist idealist’’ ( e citoj: ‘’Nuk ia kam mohuar askujt deri mė sot se unė jam njė ateist dhe komunist modern evropian!’’Sot, 17.6.2009). Kaq mjaftoi qe te siguroje botimin e zhgarravinave te rradhes tek e perditshmja ‘’Sot’’. Atje laramani faqezi shkruan se mezi pret permbysjen e PD dhe per pasoje edhe fundin e suportit tim politik ( me demek une jam tifoz i demokrateve dhe kundershtar i socialisteve) dhe vazhdon me hipoteza te tipit:
    ‘’Po, ēfarė ke pėr tė thėnė konkretisht pėr realitetin e sotėm mbi bazėn e Migjenit, more “progresist demokrat evropian”, more “korrier i orėve tė para me Vespa te selia e PD-sė”, pėr kėtė “modėn e mbuluar”... Ah, harrova se je oportunist i qendrės me luhatje majtas-djathtas, si kushėriri i shokut Ceka’’
    Sa per ate fjalen ‘’shpifės i ēakorduar’’, o Agron Luka, ta kam provuar e po
    ta riprovoj se nuk ka dale nga goja e tjeterkujt veē teje, se je ti o qyqar qe fshihesh pas intrigave. A s’ je qare qe nuk te botoheshin artikujt per shkak te censures se ‘’kuqe’’ qe te ndiqte kudo dhe qe me ne fund ‘’si i persekutuar politik’’ gjete strehe e ngrohtesi tek ‘’Shqiperia etnike’’ dhe komuniteti katolik te cilit i lype voten. Tani guxon e deklaron se ‘’Nuk ia kam mohuar askujt deri mė sot se unė jam njė ateist dhe komunist modern evropian!’’ Pse vertet me kete deklarate ia kerkove voten elektoratit demokristian shkodran?
    Kur ti o faqeziu i Lukejve dergjeshe familjarisht ne internim ku nuk dime te kesh bere ndonje heroizem kunder diktatures, une mes shokesh pa dallim feje, krahine e ideje ( ndėrsa ti mė quan fundamentalist?) u perleshem me diktaturen dhe ishim gati te jipnim edhe jeten per liri e demokraci. Dhe prova me e mire per ta vertetuar kete eshte dita 20 shkurt 1991 rrjeshtimi im midis atyre 30-40 trimave qe nė fillim e deri ne fund i beme sfide diktatures perballė monumentit tė diktatorit dhe kėshtu mundesuam qė pas gati dy orėsh qendrese populli tė vepronte e te hidhte monumentin. Dhe jam une qe m’u mundesua nga ish-pedagogu im Niko Qako, qe u ndodh rastesisht me motorin Vespa, te lajmeroja i pari studentet greviste qe ‘’E hodhem qelbesiren!’’ ( Petro Luarasi: Si e rrėzuam monumentin e Enver Hoxhės, gazeta Shekulli) Dhe kete nuk e bera per lavde e dekorata qe i marrin te tjeret!’’ as per militantizem partiak, por si gen i familjes Luarasi qė historikisht ka sakrifikuar pėr komb e drejtėsi.
    Dhe ti guxon e aludon: ‘’Po, ēfarė ke pėr tė thėnė konkretisht pėr realitetin e sotėm mbi bazėn e Migjenit, more “progresist demokrat evropian”, more “korrier i orėve tė para me Vespa te selia e PD-sė”. Keshtu mendja jote intrigante ngaterron teatrin ‘’Studenti’’ tė grevisteve te urise me seline e partisė demokratike’’ dhe aktivitetin tim te mirenjohur si pjesetar i ekuilibruar i shoqerise civile me karagjozlleqet e tua politike.
    Ishte rrezimi i monumentit tė diktatorit nė Tiranė qe shembi perfundimisht diktaturėn, pra ishte edhe kontributi im qe ti o qyqar te shihje rreze lirie paēka se tejkalimi i lirise t’i ka pjerdhur tru e shpirt sa tashme bindem perfundimisht qe s’te ben derman asnje doktor e jo me keshillat e mia e opinionet e popullit.
    Goni i Lukajve perrallis:
    - ‘’Unė e kam aq burrėri ta dorėzoj ndeshjen edhe pėrpara matit, kur tė mos kem rrugėzgjidhje, dmth sikur ti tė kishe sjellė argumente tė plota’’ (sikur deri tani nuk ia ka mbushur syrin e mendjen asnje prove e imja?!)
    - ‘’Mirėpo ti i krekosur, shpreson se mbase do tė hap ndonjė gjyq civile e penal, ose mbase edhe se do tė vij e tė pėrleshem me ty fizikisht. Ti e din fare mirė se po tė kisha pasur ndėrmend diēka tė tillė do ta kisha bėrė e mban mend atje te redaksi e Gazetės Shqiptare...’’( Sikur nuk eshte ai keqberes qe duhet te denohet por mekembesi i meshirshem i Zotit ne toke). Sa per vete, deklaroj se ne varesi me dokumentimin e shkalles se shpifjeve dhe te pergojimeve do te ndermarr edhe veprimet perkatese ligjore sepse ne fund te fundit i marri e ka vendin ne ēmendine kurse krimineli ne hapsanė.
    Dhe kulmi i humorit tė Gonit tė Lukejve: ‘’Me ty polemika do tė mbarojė me njė libėr tė plotė qė e kam nė proēes’’. Sa per vete une materialet ’’bestseller’’ i kam gati dhe po pres. Me ketė rast i deklaroj qe krahas librave ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’ dhe ‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ do te kete peshqesh nga une te gjitha polemikat qe kemi shkėmbyer te shoqeruara edhe me disa dokumenta e referenca te cilat do ta bejne te ndjerin Gjovalin Luka me shokė te ēohen nga varri e ta mallkojne qe u be shkak t’u prishet qetesia e perjetshme.


    Vepra e Migjenit dhe pelivanllėqet e Agron Lukės
    Agroni i Lukejve, nė hallin qė e ka zėnė, ėshtė i gatshėm tė bėjė ēdo dallavere e tjetersim tė sė vėrtetės. Tė njėjtėn gjė bėn edhe me prozėn ‘’Studenti nė shtėpi’’ tė cilin e kemi diskutuar e prapė bėn sikur s’di gjė. Ndaj detyrohem qė t’a shqyrtoj pėrsėri nėpėrmjet kujtimeve tė Skėnder Luarasit qė shkruan:
    Kur kujtoj Migjenin e kam njė peng nė zemėr dhe me mallėngjim kujtoj si nuk munda t’ia botoj ‘’Vargjet e Lira’’ mė 1936, para se tė nisesha pėr nė Spanjė.
    Kur u riatdhesova qėllimi im mė i rėndėsishėm nė lėmin letrar qe njohja me trashėgiminė letrare tė Migjenit dhe botimi i plotė i saj.
    Deri nė vitin 1948, i ndihmuar edhe nga rasa, arrita tė mbledh gjithė krijimtarinė e Migjenit nė prozė e poezi. Pjesa mė interesante e pėrmbledhjes do tė ishin novelat e panjohura qė mė pati dorėzuar ime shoqe, motra e Migjenit, Olga. Pata pėrgatitur edhe njė biografi tė tij rreth 100 faqesh tė pasuruara me plot fotografi dhe faksimile. Pėr t’a bėrė sa mė tė pasur desha tė vija edhe nė Jugosllavi: nė Ulqin banonte njė kushėrira e parė, nė Tivar motra mė e madhe, nė Beograd njė kushėrira e parė nga e ėma... Por pasi nuk m'u mundėsua, u kėnaqa me burimet nė Shqipėri.
    Megjithėse isha njė nga themeluesit e Lidhjes sė Shkrimtarėve, shkoja atje rrallė e tek mė tė shumtėn e rasteve kur kishte nevojė tė ngutshme kryesija apo interes personal sekretari i saj Dh.Sh. Njė ditė vajta nė Komitet dhe e pyeta sekretarin ndė kishin interes tė botonin, jetėn dhe veprėn e Migjenit, me shtatė novela ende tė panjohura, nė rastin e shėnuar tė 10-vjetorit tė vdekjes.
    Dashamirėt u gėzuan ndėrkohė vura re se nė atė komitet kishte njerėz qė do tė donin tė mos i pėrmendej emri kurrė Migjenit.
    Por…‘’Shtatė novela tė panjohura? Vėrtet?’’
    Dhe kėshtu ia dorėzova tė daktilografuar materialin, veprėn e Migjenit, poezi e prozė dhe biografinė njėqind faqe me foto e faksimile. Lajmi pėr gjetjen e shtatė novelave (mė poshtė shpjegohet qė janė gjashtė novela tė plota e dy tė papėrfunduara qė u bashkuan nė njė. Shėn. i P.L) tė panjohura tė Migjenit bėri bujė dhe tė gjithė prisnin tė botoheshin sa mė parė. Porse krijuan edhe nakar nė disa nga shkrimtarėt ziliqarė tė sė 30-ės!
    Pėrmbledhja qė dorėzova u botua e copėzuar. Dh. Sh. e M. N. botuan shumė nga poezitė e novelat e Migjenit ( bashkė me dy nga tė rejat) nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve ‘’Literatura jonė’’, me shėnimin sikur t’i kishin zbuluar ata. Ndėrsa materialin e plotė tė mbledhur prej meje Kryesia e Lidhjes, pėr fat tė keq, gjetėn e ia dorėzuan Gjovalin Lukės duke na futur nė sherr...
    Asaj kohe ndėr tė plotfuqishmit nė radhėt e intelektualėve qe edhe sekretari i shoqatės Shqipėri-Bashkimi Sovjetik, Gjovalin Luka i cili sillej mirė me mua. Kudo qė tė haseshim mė respektonte dhe shpesh mė ftonte tė merrja pjesė nė aktivitetet e asaj shoqate...Nė beharin e vitit 1953 mora vesh se punimi im ishte ēuar nė shtyp nėn redaktimin e Gj.Lukės. Protestova duke i dėrguar letrėn e mėposhtme Drejtorisė sė Arsimit e tė Kulturės nė Komitetin Qėndror, ku drejtonte Fatmir Gjata.

    DREJTORIS S’ARSIMIT E TĖ KULTURĖS
    Tiranė
    Mbi botimin e veprave tė Migjenit

    Nė gusht 1948 i dorėzova Komitetit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve:
    1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1948;
    2) Koleksionin e Novelavet, gati pėr t’i shtypur;
    3) Refrenin e Qytetit tė Veriut, tetė novela tė pa botuara tė cilat i pata daktilografuar prej manuskriptit dhe bėrė gati pėr botim.
    Mė 1948, me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, iu afrova Lidhjes pėr botimin e kėtyre veprave. Tani Lidhja i vuri vetė nė shtyp, pėr 15-vjetorin e vdekjes sė Migjenit. Kjo ėshtė punė e mirė; po do tė ishte mė mirė sikur komisioni i Lidhjes mė parė tė merrej vesh me familjen e Migjenit dhe me atė qė ia vuri nė dispozicion materialin qė botohet.
    Kur rradhėn e fundit e bisedova ēėshtjen me nėnkryetarin Sh. M. (emri i hequr nga P.L.), ky mė tregoi udhėn e gjyqit. Unė nuk dua tė shpie emrin e Migjenit nėpėr gjyqe, prandaj ju lutem juve tė ndėrhyni pranė Komitetit tė Lidhjes dhe t’a bėni t’i respektojė tė drejtat morale dhe materiale tė familjes sė Migjenit.

    Me nderime
    Tiranė, mė 11.VII.1953 (Skėnder Luarasi)

    Adresa:
    Pranė Institutit tė Shkencave



    Por mė 1954 Gjovalin Luka u lejua qė ta botojė veprėn e Migjenit, me plot gabime dhe pa shėnuar asnjė fjalė mirėnjohje pėr mundimin e tė tjerėve.
    Me kėtė botim tė veprės sė Migjenit nga Gjovalin Luka nuk mė indinjoi aq shumė pėrvetėsimi i punės sime se sa mungesat e shumta nė formė dhe gabimet ortografike me shtrembėrimet ''e ēuditshme'' ndaj origjinalit. Bije fjala novelės sė panjohur ''Studenti nė shtėpi'' qė mbaronte me frazėn ''ofendonjėse'': ''Prandaj, shoqni , hiqi bregashet'' i qe shtrembėruar kuptimi nė ’’hiqe maskėn’’(!)
    Ndaj protestova ashpėr.


    KRITIKA E SKENDER LUARASIT

    Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve kėto ditė botoi librin: ’’Migjeni-Vepra’’, mbledhė e shpjegue nga Gjovalin Luka; tirazhi 4000 copė, shtypur nė Stabilimentin ‘’Mihal Duri’’, Tiranė. Ka njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr mbi pėrmbajtjen dhe njė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare.
    Nė fakt ky vėllim pushton lėndėn qė Skėnder Luarasi ja pat dorėzuar pėr botim Komitetit Drejtonjės tė Lidhjes sė Shkrimtarėve nė Gusht 1948 qė tė botohej me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit:
    1) Vargjet e Lira, tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944
    2) Novelat e shkurtra, tė mbledhura prej Skėnder Luarasit nga revistat e ndryshme dhe tė botuara nė ‘’Literatura Jonė‘’ nė Gusht 1948 dhe
    3) Refreni i Qytetit tė Veriut, tetė novela (nga tė cilat dy tė pa mbaruara). (Kėto dy copėza u bashkuan nė njė ndaj flitet vende- vende nga S.Luarasi here pėr shtatė novela tė zbuluara dhe herė tetė. Shėn. i P.L) tė pa botuara gjer dje, dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit.
    Gjovalin Luka nuk i ka dalluar novelat e shkurtra prej novelave ‘’Refreni i Qytetit tė Veriut’’ por i ka pėrzier dhe u ka vėnė nėntitullin ‘’Skica dhe tregime’’.
    Qė nė krye del pyetja: A kemi tė drejtė t’a botojmė tė ndryshuar njė vepėr posthume?
    Disa janė tė mendjes se po. ’’Migjeni’’, thonė ata, ’’si i ri qė qe, nuk qe dhe aq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur’’. E pra, tė metat e vogla qė ka duhen ndrequr.
    Kėtė pikpamje, si duket, Gjovalin Luka e ka pranuar dhe ėshtė pėrpjekur ta zbatonjė nė veprėn e Migjenit. Dhe kėshtu ngjet qė nė Novelat qė dalin sot nė dritė pėr tė parėn herė, nėpėr 32 faqe (f.128-160), hasim jo mė pak se 500 ndryshime prej origjinalit, tė cilėt do tė kėrkonin 15 faqe tė tjera pėr t’i vėnė nė ‘’Ndreqje gabimesh’’. Po tė ēfarė natyre janė kėto ndryshime?
    Me ndihmėn e dorėshkrimit tė Migjenit, ato mė kryesoret po i kthejmė nė formėn origjinale tė tyre:
    …‘’Studenti nė shtėpi’’, novela e renditur e para nė dorėshkrimin e Migjenit, ėshtė xhalavitur mė keq nga tė gjitha. Nė 11 faqe pėrmbi 200 gabime. Nuk ėshtė punė pikėsimesh, ndonse edhe pikėsimet kanė edhe ata vendin e tyre dhe lozin njė rol tė rėndėsishėm nė shprehjen e naltėsuar tė njė poeti….
    Porse nė kėtė novelė ajo qė ja heq tė gjithė forcėn kuptimit tė saj ėshtė ndryshimi qė ka pėsuar fjalia urdhėrore fare e fundit: Hiqi bregashet (Hiqe maskėn). Me sentencėn e fundit poeti nuk dėnon shoqėrinė feudale e borgjeze vetėm pėr hipokrizinė e saj: poeti e padit pėr diēka natyrale, qė as nuk varet prej vullnetit tė mire ose tė keq tė klasės, e padit pazotėsinė e saj t’i japė njerėzimit gjėkafshė tė dobishme pėr tė ardhmen, se i kanė shterur aftėsitė pjellore, e padit pėr shterpėsinė e saj; dhe qė t’ia njohė bota kėtė impotencė, megjithėse e ofendon rėndė feudalizmin dhe borgjezinė shkodrane, i thotė: ‘’Hiqi bregashet’’.
    ‘’Tė ēelen arkapijat’’, e dyta novelė nė dorėshkrimin e Migjenit, ka vetėm tre omisione fjalėsh dhe mė pak gabime se cilado nga tė tjerat e botuara. Nė faqe 152: dhe prandvera qė aqė pritej, erdhi dhe po kalon si njė udhtare (ushtar) pa randėsi.
    ‘’Historia e njenės nga ato’’e treta nė origjinal ka dy omisione fjalėsh: njėra pas fjalisė: Sa tė bukur i ke sytė…i fliste djaloshi. f.158: Ajo heshtte …sa tė bukur e ke kėtė (mungojnė)dhe tjetra nė po kėtė faqe pas fjalisė: Praj, more vagabond… Njė kapardisje n’intimitet…po e cila fjali mund tė jetė lėnė jashtė pėr natyralizmin e fjalisė se nė literaturėn tonė s’e kemi kapėrxyer akoma kufinė e realizmit ndoshta…
    Nė faqen .158: si njė koprac, ajo grumbuloi (qė grumbullon); f.159: me njė za nė mes tė vajit e tė shamjes (tė vajit dhe fshamjes)
    Ja disa trajta tė Migjenit qė janė ndryshuar: nuk ju a (ndryshuar nė: ua, pėr personin e dytė shumės) qet hesapi; Njė (nji), shpresė (shpnesė), do (do tė, kam me), ynė (i ynė,i jonė), netė (net), ditė (dit), msheftaz (msheftas), sillte (sjelltė), nė grykė (ndrykė), dritore (dritare), mori (muer), mezi (memzi), shum (shumė-si ndajfolje), munda (mujta), shokėt e mij (shokėt e mijė), pėrgatitur (pregatitur), tė soēme (tė sotshme), do tė dojnė (do tė donė), as i bje nė sy (as s’i bje nė sy), dilshin(i delshin)… gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė ‘pėrdhunuar’’ nė botimin e tashėm, dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954, megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut, ndėr tė huaj dhe pa asnjė rast tė merrej me letėrsinė gjer mė 1933.
    Prej kėtyre krahasimeve mė duket del e qartė se nuk ėshtė e vėrtetė qė ‘’Migjeni, si i ri qė qe, nuk qe dhe kaq i arrirė nė gjuhėn e tij tė pasur’’. Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin, Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohas, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. Natyrisht ka pasur edhe Migjeni anėn e gabuar nė gjuhė, sidomos nė pėrdorimin e solicizmave; pėr shembull: i ati kishte fituar do rudha nė ball; pa farė turpit, tri vjet ,
    i ati tė presin ndihmėn e tė birit, Ageja e shikojte; sikur ndollet ndokush n’agoni tė vdekjes; ēaste radha.
    Porse kėto gabime i kuptojmė lehtė kur mendojmė se Novelat nė fjalė poeti vetėm se i kishte hedhur nė koncept. Kur shkoi nė Itali i mori me vete qė me nge t’i rishikonte e t’i ndreqte. Se autori vetė e ka kėtė tė drejtė, tė drejtėn t’i rishqyrtojė dorėshkrimet e tij, po ne nuk kemi asnjė tė drejtė t’ja botojmė tė ndryshuara. Ne duhet t’a ruajmė e t’a nderojmė trashėgimin e tij pa rezervė qė ashtu edhe tė mundim tė gjurmojmė zhvillimin e Migjenit nė gjithė fazat e ndryshme si shkrimtar e si mendimtar.
    Pas kėtij shqyrtimi tė shpejtė tė ‘’Novelave…’’ tė cilat Migjeni i pati shėnuar me datėn ‘’nė Shkodėr 31-I-1936’’ dhe nė botimin e tė cilave pasqyrohet pakujdesia e redaktorit pėr t’i paraqitur publikut njė botim tė pėrshtatshėm tė poetit tonė tė adhuruar, dua tė shėnoj edhe nja dy mungesa tė pėrgjithshme nė kėtė ‘’Vepėr’’. Pėrveē njė botimi estetikisht tė lartė, tė mbėshtetur nė njė pėrpikmėri shkencore dhe nė njė ndarje metodike tė materialit, lexonjėsit shqiptarė prisnin edhe diēka tjetėr nė kėtė botim: njė tirazh mė tė madh, ndonjė fotografi tė re tė poetit djalosh, njė hyrje dhe njė skicė biografike tė tij. Sė paku t’ishin shėnuar nė rrėzė tė fotografisė datat kardinale tė poetit.
    Zoti Gjovalin Luka, qė mori pėrsipėr tė redaktonte materialin e mbledhur nga tjetėrkush dhe nuk pati mirėsinė tė shėnonjė asnjė fije mirėnjohjeje pėr mundimin e tė tjerėve, e ka pasur pėr detyrė tė superonte ēdo punė tė bėrė gjer mė tani mbi ‘’Veprėn’’ e Migjenit. Gjovalin Luka i ka pasur tė gjitha mundėsitė ta plotėsonte kėtė detyrė: ka pasur gjithė materialin e poetit tė ruajtur nė bibliotekėn dhe nė arkivin e Institutit tė Shkencave;
    gjithė ato reēensione e kritika e referate e biseda e konferenca qė janė botuar pėr kujtimin e poetit; ka pasur nė dispozicion tė tij anthologjitė, dorėshkrimet, librarinė, korespondencėn, fotografitė e dorėshkrimet e Migjenit tė ekspozuara nė rastin e datave pėrkujtimore tė poetit.
    Por ē’u bė, u bė. Dhe mė mirė qė tirazhi ėshtė i unjt: 4000 ekzemplarė tė ‘’Veprės’’ do tė ēduken nė katėr javė e sipėr. Dhe atėherė do tė ndjehet nevoja pėr njė edicion tė ri tė poetit, tė plotė, tė drejtė, tė denjė pėr Migjenin; ky edicion i pėrgatitur me kujdesin mė tė madh duhet tė pushtonjė njė Hyrje, Biografinė e Migjenit, korespondencėn e tij, ndonjė fac-simile dhe gjithė ato copra dorėshkrimi qė shpėtuan nga humbja dhe nuk janė vėnė nė shtyp gjer tani. Vepra e Migjenit e ‘’kėngėtarit me gjakun kryengritės’’qė na la pėr trashėgim ‘’Vargje tė Lira’’, duhet tė zėrė njė vėnd tė merituar nė historinė e pėrpjekjeve tė popullit shqiptar pėr liri, kulturė e begati.

    Skėnder Luarasi
    Tiranė, mė 2 prill 1954

    (Kjo kritikė ėshtė dhėnė me shkurtime tė shembujve pėr ndreqje gabimi. Shėn i P.L)

    Ndėrkohė nė Drejtorinė e Kulturės e tė Arsimit nė Komitetin Qėndror u shqyrtua pėrsėri ēėshtja e botimit tė veprės sė Migjenit tė punuar nga unė dhe m’u njoh e drejta. Me gjithė kundėrshtimin e disa zyrtarėve tė lartė, mė 1956 u botua vepra e Migjenit qė i pata dorėzuar Lidhjes sė Shkrimtarėve pėr botim qė mė 1948, me 223 faqe dhe tirazh 6000 kopje.
    (Por edhe nė kėtė botim u ‘’krasitėn’’ nga censura rreth 12 faqe daktilografike nga jeta e Migjenit. Shėn i P.L.)
    Parathėnie e veprės ‘’Migjeni’’ tė Skėnder Luarasit
    Me rastin e 10-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit ‘’Literatura jonė‘’, gusht 1948, botoi 16 copė nga novelėzat e tij, nga tė 22 novelat tė botuara nė shtyp gjer atėhere.
    Nė gusht 1953, me rastin e pesėmbėdhjetė vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, prapė ‘’Literatura jonė‘’ botoi dy nga tė tetė prozat e panjohura tė autorit, tė ruajtura prej familjes sė tij ”Tė ēelen arkapijat’’dhe ‘’Studenti nė shtėpi’’.
    Mė 1954, Ndėrmarja Shtetėrore e Botimeve botoi librin Migjeni-Vepra - mbledhė dhe shpjegue nga Gjovalin Luka; me njė fotografi tė poetit, njė shėnim tė shkurtėr gjysėm faqe nė fillim mbi pėrmbajtjen, dhe ndonjė koment nė fund tė faqes pėr ēdo copė letrare. Nė fakt, ky vėllim pushton pjesėn mė tė madhe tė lėndės qė Skėnder Luarasi ja pati dorėzuar pėr botim Komitetit drejtonjės tė Lidhjes sė shkrimtarėve nė gusht 1948 pėr ta botuar me rastin e dhjetėvjetorit tė vdekjes sė Migjenit

    1)Vargjet e Lira tė plotėsuara me kėngėt e censuruara mė 1944
    2) Novelzat dhe 3) Novelat e Qytetit tė Veriut (siē i ka quajtur Migjeni vetė nė kapakun e tyre) tė pabotuara gjer atėhere dhe qė i ruan nė dorėshkrim familja e poetit.
    …..Tani kėto tė gjitha ne i kemi mbledhur me kujdes, dhe sot nxitohemi ta vemė nė duart e lexonjėsve shqiptarė kėtė botim…
    Skėnder Luarasi
    Tiranė, mė 26 gusht 1956
    U gėzova se e vėrteta u shpall dhe u pranua botėrisht pėr ata qė kishin sy e veshė e mendje tė kthjellėt…
    Edhe Gj.L. kur nuk zotėronte mė pushtet mė kėrkoi ndjesė pėr aktin e padrejtė ( me shkelje etike, morale e ligjore. Shėn i P.L.) por u mirėkuptuam qė nuk ishte ai shkaktari kryesor. E vlerėsoja Gjovalinin ndaj e pėrjetova me dhimbje fatin e tij tragjik.

    Botimi i jetės dhe veprės sė Migjenit pati njė jehonė tė gjerė, qartėsoi e motivoi shumė mendje tė reja por nuk i kyēi gojėn ‘’tė moēmes sė mykur’’.

    Sa pėr thėnien e Agron Lukės : ‘’Materiali i Migjenit, ka qenė i Migjenit, more zotėri dhe jo i shokut S. Luarasi’’ i them qė tė mos na hiqet ekspert edhe nė bibliotekonomi dhe ta dijė se ligji dhe morali e dėnojnė si plagjiaturėn( pėrvetėsimi i punės intelektuale) edhe shkeljen e tė drejtės sė autorit (citimi pa pėrmendur burimin apo pa marė leje nga autori i pėrgatitjes sė veprės).
    Nė rastin e pėrvetėsimit tė materialit tė Skėnder Luarasit kemi tė bėjmė me tė dyja rastet dhe Agron Luka nuk mund tė shfajėsojė tė atin se ishte i grupuar nė kėtė akt.
    Nga sa mė sipėr duket qartė e vėrteta dhe dredhitė e Agron Lukės me marifetet e tij ‘’turbullo e peshko’’

  6. #36
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Petro !

    Flmn per poezite e babait tuaj te nderuar, prof Luarasit, e kujtimet interesante qe ke sjelle ketu.
    Presim te tjera.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  7. #37
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi

    Artikull i panjohur i Skėnder Luarasit pėr Lasgush Poradecin

    Njė ditė vajza e Lasgush Poradecit, Marija, mė tregoi njė letėr qė i ati ia pat dėrguar Mitrush Kutelit. Atje bėhej fjalė pėr njė artikull tė panjohur tė Skėnder Luarasit mbi Lasgushin, tė botuar nė gazetėn "Laboremus" .
    Letrėn po e botoj me lejen e tė nderuarės Marije Poradeci:

    M. Llazar S.Gusho

    Klosterėiesgasse 74

    Graz Austria

    Graz 12.12.1932

    Dimitrie Pasko

    Bukuresht



    I dashur Mitrush,

    Mbesoj t’a kesh marrė k.p. tė 1 Dhjetorit ku tė shkruaja se poezitė do tė t’i dėrgoj mė vonė. Disa poezi tashi (me qenė qė jam prapė i zėnė) do t’i gjesh tė riprodhuara prej sė pėrkohshmes ‘‘Laboremus’’ ( VIII, 16 Tiranė, Gusht, 1932, f.5-8) nė skicėn e Skėnder Luarasit: ‘‘Lasgush Poradeci -Vija themeltare’’. Janė (natyrisht, si tė gjitha gjer mė sot) me shumė gabime (54) po unė i ndreqa dhe i bėra tė sakta.

    Skėnder Luarasi e ka shkruar nė kėto rrethana: Kur isha nė Tiranė mė 1930, drejtori i shkollės teknike Mr. Fultz mė ftoi tė mbaj njė konferencė dhe Skėnderi me kėtė rast bėri njė studim tė shkurtėr mbi mua pėr nė shtyp. Studimi s’u botua dot nga shkaku i largimit tė Skėnderit pas artikullit qė shtypi kundėr librės ‘‘Neuland Albania’’ (pak kohė mė parė Skėnderi kish ‘‘tronditur’’, me gjith atė mėnyrė zyrtarėt ministerialė me artikullin e tij tė guximshėm mbi Themistokli Gėrmenjin). Majin e shkuar erdhi redaktori i ‘‘Laboremus’’-it nė librarinė ‘‘Argus’’ ku unė gjindesha rastėsisht dhe, me njė karnet nė dorė, mė kėrkoi njė interviu literar mbi veprėn time pėr atė revistė. Redaktorin unė s’e njihja, por i thashė thjesht dhe drejtpėrdrejtė tė mė ndjejė se jam i shtrėnguar ta refuzoj, duke mos qenė poezija objekt parade publike po fshehtėsi e pėrbrendėshme e zemrės. Nė atė ēast u shfaq papritur dhe Skėnderi nė librari, dhe zuri tė bisedojė anglisht me ‘‘intervistonjėsin’’ tim, i premtoi, duket, ‘‘gjėsend’’’( as njėri as tjetri s’mė bėnė fjalė kur u ndanė prej meje, mbi ēėshtjen e biseduar). Pastaj administrata e ‘‘Laboremus’’-it mė dėrgoi nė Pogradec (Gushtin e shkuar ) numurin e mėsipėrm tė revistės. Skica e 1932-sė ėshtė siē duket me disa shtesa dhe jashtėlėnie, pothuajse ajo e 1930-tės. Eshtė lėnė jashtė, poezia gjermanisht qė mė kish dėrguar Richard Pichler-i nė Poradec, 1929. Mė 1930 Skėnderi e kish pėrkthyer anglisht ( sepse studimi destinohej pėr Shkollėn Teknike tė Tiranės) po tashti e paska hequr fare. (Artikulli s’ka nėnshkrim, qė tė duket si nga ana e gjithė Institutit).

    Nė paraditen e burgosjes Skėnderi mė dha njė kopje tė studimit dhe me ekspresivitetin e hekurt tė fytyrės sė tij - trashėgimtar heroik i heroit Petro Nini Luarasi -, mė urdhėroj: ‘‘Lasgush! Dėrgoje pėr shtyp, se mė del nga zemra’’( sikur ē’gjė s’i del nga zemra Skėndos’), ‘‘pa mua nė burg le tė mė farmakosin!!’’

    Pastaj iu konfiskuan dorėshkrimet etc.

    Unė ‘‘urdhėrin’’ nuk ia pėrmbusha, sepse ku mė linte vetėdija tė bėj luks literature nė kohė qė shoku i dhemshur tretej nė burg’

    Tė puth me dhembje Llazari

    Duke u bazuar nė letrėn e mėsipėrme arrita tė identifikoj nė revistėn "LABOREMUS" nr: 16, gusht 1932, faqe 5,6. artikullin ‘’Lasgush Poradeci- Vija themeltare’’ me autor anonim Skėnder Luarasin. Komentin ia lej lexuesit e studjuesve mė tė ngeshėm.

    (Skėnder Luarasi)
    ‘’Lasgush Poradeci- Vija themeltare’’

    Vjet e kishim Lasgush Poradecin midis nesh, si mysafir tė shkollės Teknike due qemė tė lumtur qė mundėm ta njohim pėr sė afėrmi vjershėtorin djaloshar tė kombit tonė. Ve+anėrisht na u shtua gėzimi, kėsaj vere, duke e pare pėrsėri tė kthyer prej vendit tė studimeve me shėndet tė mire due studime tė absolvuara. Pėr Institutin tone, mbi tė cilin Lasgushi ka patur npėrherė- qė tė pėrdorim vetė fjalėt e tij: "njė admirim heshtės", vizita e " krijonjėsit" t’artist sever tė gjeneratave tė reja shqiptare" ėshtė njė eveniment cultural me rėndėsi. Sepse emri i poetit pushton sot zemrat e njė kombi tė tėrė, duke filluar prej momentit prej tė cilit u duk pėr sė pari, se fryma e njė arti tė rip o fryn e po zotėron pa pandehur truallin e republikės sė letrave shqiptare.

    E bėmė zakon ta quajmė Lazgushin njė poet tė ri. Por, vallė kush mund ta marrė me mend se pėpjekjet letrare t’autorit "Kėngės Pleqėrisht" kanė njė gjenezė prej 10 vjetoresh’ Kush ka njohje, se "Kruan" e tij- kėtė debut gazmor- Lazgushi e shkroi mė 1912, me rastin e ndreqjes nga ana e njė mirėbėrėsi vendės’ Se mė 1914, si liceistė, ai botonte vjershėn "Filozofi" nė revistėn "Enciklopedia" tė shkruar dhe tė drejtuar prej tij nėn pseudonimin H. Hidoro’ Se dy vjet mė vonė, nė vjeshtėn e 1916-ės, lindte nė duart e njė miku letrar nga Korēa tė thellėn dhe tronditėsen "Oh, vanė fletėt!..." , strofat e para etė sė cilės pėojektojnė konsepsionin e lartė filozofik- kryemendimin KĖNGĖS SĖ MALLIT PĖRJETĖSISHT RIGJENERONJĖS,- si njė leading motive (motiv udhėheqės) dhe me njė DHĖMBJE e me njė dėshirė’ kundėr fatit e cila vihet re nė gjithė veprėn poetike tė Lazgushit.



    " Oh vanė fletėt e nė zi-ra

    Si mot pėr mot vjeshtori pyll:

    me zinė e kohės ēel dėshira:

    dė2shirat ēelur-gazi mbyll...



    Pėrtej nga i qėnieve si nuar!

    Dhe lark pėr jetėn-helmori gaz!

    Dhe jo:- Ah, malli q’u pat shuar

    Lind e rilin m’i ndritur pas’"



    Kėtė koncespsio tė projektuar aq shpejt, poeti e fikson definitivisht pas 6 vjetėsh, mė 1922, nė indrotuksionin (hyrjen) e "Valles sė Yjve" I cili koncetron argumentin rreth tė cilit zhvillohet ky poem i madhėrishėm.

    Po me 1922’ sepse kush kujton se vjershat hijerėnda, tė cilat mezi sot, ndaj kohėn e fundit, thuren pėrqark kryes sė vjershėtorit posi njė aureolė martiri nė pėrmbushjen e Destinit tė vet, janė shtypur e rishtypur nė variante tė ndryshme midis vjeshtės tė vitit 1921 due vjeshtės 1924’ Tri janė fytyrat mė reprezetantive tė poezisė shqiptare nė tėrė fuqinė e fjalės, secilido njė ekspresion bindės i gjeniut tė vet.

    Fishta rrėfeu, se gjuha shqipe ka fuqi; Prendushi rrėfeu se gjuha shqipe ka njė mėsim; Lasgushi rrėfeu se gjuha shqipe ka thellėsi. Thellėsia e ndjenjės dhe e mendimit, e shprehur me njė stil tė ri, zgjuarsisht original, i cili trupėzon tė fshehtėn e pa imitueshme tė harmonisė lasgushiane ėshtė karakteristika qėndrore e gjithė veprės sė tij. Kudo, na obsedon konteplacioni sy mvrejtur i greminave tė saj tė pafundėshme. Kėtė e takojmė (sikundėr njė njohėsi tė mirė pati shkruar mbi cilėsinė e vjershave tė kėtij poeti) nė "Vallėn e qiellit", me drithmėn brendėrisht fshehtėsiplote tė procesit divin tė inspirimit poetic ("Rri mbėshtetem nė tryezė") nė "Vallen e dherit" me misticizėmin e rėndė tė muzikės kombėtare, akordet e paperceptueshme tė sė cilės ngrihen solemnisht nga fundi I zemrės pėr tė rėnė prapė mu nė fundin e saj ("Kėnga pleqėrishte"); nė "Vallen e yjve", me intuicionin e lartė tė kėngės sė mallit pėrjetėsisht rigjeneronjės, i cili pėrshkon dhe aktivon posi njė impuls kosmogonik gjithė qėnien njerėzore (" Rri me shėndet", "Resurrectio", "Vallja e yjve"); "Nė vallen e pėrjetėsisė" me realizimin e simbolit final tė ekzistencės ("Aeternitas"); nė "Vallen e vdekjes" , me mposhtjen e Elementit due me triumfimin e pėrjetėsisė ("Lundra due flamuri"). I pajosur me kqėto virtute poetike tė pakontentuara qė mbajnė me vete vulėn e gjeniut, Lasgush Poradeci na paraqitet si njė poet modern nė tėrė kuptimin e fjalės, ka mision tė stolisi vjershėn shqiptare me krijimin e njė arti tė ri, tė pasurojė letraturėn me reflektimin e njė koncepcioni original, mburimi i sė cilit ėshtė mburimi i kombit tė vet.

    (Artikull anonym i Skėndėr Luarasit, nė revistėn "LABOREMUS" nr: 16, gusht 1932, faqe 5,6. )

  8. #38
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    ...por i thashė thjesht dhe drejtpėrdrejtė tė mė ndjejė se jam i shtrėnguar ta refuzoj, duke mos qenė poezija objekt parade publike po fshehtėsi e pėrbrendėshme e zemrės...

    shume faleminderit.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  9. #39
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Petro Luarasi
    Lasgush Poradeci dhe qorrollepsja e njė kronikani tė dėshtuar


    Vlera dhe antivlera
    T’i ofrosh vatrės kulturore-letrare shqiptare krijime (sidomos kronika) tė vlefshme, sipas kutit e rangut tė personalitetit tė Lasgush Poradecit me shokė, nuk mjafton vetėm dėshira, talenti apo fantazia e njė romancieri a regjisori, qoftė edhe tematika e pasur me shumėllojshmėri skenash e personazhesh, por mbi tė gjitha pėrjetimi real, lėnda - mielli safi i bluar e i qėmtuar mirė, me sa mė pak krunde (trajtesa gjysmė tė vėrtetash e ‘‘huazime’’ - plagjiate, thashetheme e sajesa) e me njė unitet vlerash nė formė dhe pėrmbajtje tė shprehura thjesht e bukur. Pėr mė tepėr, lum ai qė fati e ka pėrzgjedhur edhe tė jetė pjesėtar nė zhvillimin e ngjarjeve, edhe tė shkruajė si dėshmitar pėr to.
    Kėshtu dua tė shpreh thelbin parimor tė vlerėsimit letrar, se sa pėr anėn komerciale tė ēėshtjes, mjafton njė sponsorizim i fuqishėm, njė reklamim efektiv nga protektor autoritar dhe suksesi nė treg ėshtė i garantuar: pėr masėn e gjerė, malli kallp serviret e konsumohet menjėherė si i cilėsisė ekstra.
    ‘‘I marrosur’’ siē jam pas temave historiko-patriotike, biografive e kronikave, shpesh edhe unė kam shijuar mallin kallp, instikti e kureshtja mė kanė sunduan motivimin pėr leximin e tyre, dhe vetėm nė fund logjika e lodhja mė ka dėnuar pėr metodėn aspak selektive tė pėrzgjedhjes sė lėndės dhe pėr pjesėzėn e jetės sė shkuar dėm. Me kėtė pėrvojė personale dėshmoj se pa mohuar arritjet nė botimet cilėsore, nė tregun tonė letrar qarkullojnė rėndom ca palo ‘‘kronika’’, tė cilat janė veēse pjella fantazish tė arnuara me thashetheme, interpretime e pėrgojime qė shprehin e mbrojnė thjesht interesa personale e klanore tė mbrapshta (pėr tė mos thėnė mė tepėr).

    Kėto farė veprash qė tjetėrsojnė jo vetėm tė vėrtetėn historike, por edhe vlerat e mirėnjohura tė personalitetit dhe rrethit shoqėror e familjar tė tij, nė njė mjedis mediokėr dinak e fjalėshumė, marrin vlerėn e faktit dhe nuk ėshtė ēudi qė ‘‘me sponsorizim’’ tė farkėtojnė opinione tabu apo tė konsiderohen si dokumentim i realitetit nė ndonjė CV personale, familjare, film dokumentar, studim akademik, konferencė shkencore, e pse jo edhe nė ndonjė muze.
    Ky fenomen bėhet veēanėrisht shqetėsues kur objekt ‘‘bombardimi’’ janė personalitete ‘‘enigmatikė’’, tė ‘‘vetizoluar’’, pėr tė cilėt flitet shumė por njihen realisht pak, dhe pėr tė cilėt publiku ka opinione shpesh kontradiktore pėr shkak tė propagandės apo diktatit tė pushteteve dhe interesit tė qarqeve tė caktuara.
    Pėr kėtė tematikė, nėn shtytjen e disa faktorėve, po i referohem njė personaliteti si poeti Lasgush Poradeci, pėr tė cilin janė shkruar disa kronika, ndėr tė cilat ndonjė do tė ēorodiste ēdo lexues tė kultivuar, tė njohur, mik a familjar tė tij me ‘‘sajesat’’ qė, nė fund tė fundit, jo vetėm nuk i shkojnė pėr shtat, por e zbehin rėndshėm madhėshtinė e tij.
    Kėtė mendim personal detyrohem ta provoj me disa fakte, qė nė rrethana tė tjera, pėr shumė arsye, nuk do t’i publikoja kurrsesi.

    Reklama, shpirti i tregtisė

    Para disa ditėsh mė ra nė dorė libri voluminoz i sponsorizuar ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’ me autor regjisorin veteran T. M.
    I apasionuar pėrgjithėsisht pas kronikave, aq mė tepėr ndaj vlerės sė mirėfilltė kombėtare tė Lasgush Poradecit, librin e lexova me njė frymė edhe pėr stilin e tij mjeshtėror tė kėndshėm, edhe pėr larminė e ngjarjeve, ambienteve e personazheve, aq tė mirėnjohura e tė dashura pėr mua. M’u ringjall nostalgjia e viteve tė rinisė, kujtimet e pushimeve verore disavjeēare buzė liqenit tė Pogradecit dhe ah, mbi tė gjitha, qenėsia e tim eti, 25 vjet pas ndarjes nga jeta, mė 1982. Ndaj, tė paktėn edhe pėr kėtė ndjesi qė mė dhuroi ky libėr normalisht duhej t’i isha mirėnjohės autorit. Edhe pėr lexuesin e gjerė, ky libėr, pėr nga forma e pėrmbajtja qė ofron autori, dora vetė, si dėshmitarit okular, duhej tė ishte ‘‘perlė’’ lasgushiane.
    Kėtė besim na e vulos qė nė faqe tė parė vetė botuesi - gazetar i mirėnjohur si skrupuloz, tek shprehet: ‘‘‘nuk duhet lejuar nė asnjė mėnyrė qė shkarravina tė ndryshme tė bėjnė njohėsin apo kompetentin, apo role tė tjera lidhur me figurėn e Lasgushit. Nė kėtė kuptim, libri qė po i jepet nė dorė lexuesit me autor T.M. (identiteti ėshtė zėvendėsuar me iniciale nga P.L. pėr tė mos i mėshuar personit, por fenomenit) ka njė vlerė dokumentare, ku saktėsia dhe preēizionin i episodeve ėshtė fare e papėrpunuar nga ndonjė fantazi qėllimesh tė mėpastajme. Tomi thotė: kėshtu ka ndodhur’ Por libri i Tomit ėshtė shumė i vyer pėr penda tė njė niveli tjetėr studimi dhe pasqyrimi psikoanalitik, shoqėror, politik, letrar, estetik, artistik i kambanės ‘‘Poradeci’’... sinqeriteti dhe ēiltėrsia e autorit, dhe pėr fat tė mirė mungesa e njė fantazie pėrpunuese, ose mosshfrytėzimi i saj kanė shėrbyer pėr mirė nė vėrtetėsinė rreth figurės sė Lasgushit".
    E tė tjera e tė tjera vlerėsime qė do t’i shkonin shtatit tė ēdo gjeniu tė letrave botėrore.
    Vetė autori, me modesti, na thotė: ‘‘E pranoj se nuk kam qenė ndonjė mik shumė i afėrt, siē i mbante Ai disa nė xhepin e brendshėm tė anės sė majtė, po unė isha i kėnaqur qė mė mbante nė njė qoshe tė xhepit tė vogėl tė pantallonave tė anės sė djathtė’’ dhe vijon duke na e thėnė shqip e shqeto: ‘‘Po mundohem qė kujtimet e mia t’i rrėfej pa gėnjeshtra. Ato i kam incizuar nė memorje nė shkallėn mė tė lartė tė vėmendjes, dhe tani erdhi momenti tė lėshoj shiritin pėr t’i dėgjuar bashkėqytetarėt e mi shqiptarė’ Nė rrėfenjat e mia do tė pėrpiqem tė zbuloj disa kėnde tė errėta tė panjohura tė karakterit, krenarisė, tė vuajtjeve tė tij. Do tė pėrpiqem qė nėpėrmjet fjalės, dialogut, tė krijoj atmosferėn e vendit, kohės, dhe romantikėn e ambientit’’.

    Qorrollepsja e xhepit
    Por ky regjisor i moshuar pogradecar (tani sė fundmi iu pėrkujtua 80-vjetori i lindjes) qė pretendon se ka qenė nė njė nga ‘‘xhepat e pantallonave ‘‘ tė Lasgushit, na del dhe njohės i sekreteve tė zemrės sė poetit, na merr pėrsipėr tė na pėrshkruajė ‘‘natyrshėm’’ e hollėsisht edhe rrethin shoqėror lasgushian, ku ndėr mė tė afėrtit pėrmend Eqerem Ēabejin, Mitrush Kutelin dhe tim atė, Skėnder Luarasin. Duke pėrmendur kėtė tė fundit me emėr e mbiemėr, T.M. me njė stil tė rafinuar, shtjellon plot dublicitete e kontradiksione logjike ku ‘‘me ēiltėrsi’’ njėherazi edhe e lavdėron, edhe i ngjit ca mballoma lasgushiane, pa harruar tė citojė fije pėr pe me njė memorie brilante edhe ca thashetheme nga goja ‘‘e vetė’’ S.Luarasit pėr disa kolegė tė nderuar (A ia vlen tė themi pėr hesap tė T.M. sajesat qė i paskish "treguar" atij Lasgushi, ku pėrmendet S.Luarasi si kinse pėrgojues i A.Budės, I.Kadaresė e D.Agollit(‘!), me tė cilėt Luarasi dihet mirėfilli se kishte marrėdhėnie respekti reciprok. Hajde e dėgjoji kėto dėngla tė dala pa doganė nga "xhepi i djathtė i pantallonave lasgushiane!")
    Broēkullat e T.M. mė lanė aq pa mend sa tė pyes veten me dyshim: a po i referohet ky kronikan tė mirėnjohurit prof.Skėnder Petro Luarasit apo ndonjė fantazme shekspiriane’ Vėrtet tė paskisha qenė unė Petro, i biri i vetėm i Skėnderit, personazh i Lasgush Poradecit sipas historiēkės ‘‘Hikni se na vranė’’ qė i paskish treguar ai T.M.-sė’ Kur paskam qenė vallė "sė bashku me motrat", nė Pogradec atėherė kur ‘‘lejoheshin kishat’’ (d.m.th. deri mė 1967) ‘‘kur na ėshtė turrur pėr vdekje familjarisht qeni Murro’’, dhe mbi tė gjitha, cili mund tė ketė qenė ky qen e bir qeni Murro-trimoshi qė e paskish bėrė ateistin "e mallkuar" Skėnder Luarasi tė shkonte tė ndizte qiri nė kishėn e Katjelit’!
    Por trutė e kokės mė dhanė shenja tė pakundėrshtueshme se kjo histori ‘‘e treguar nga Lasgushi pėr T.M" ėshtė sajesė fund e krye: sepse para vitit 1967 unė mezi ēapitesha rreth djepit e jo mė tė degdisesha deri tek Burimi i Gėshtenjave nė Pogradec, ku tė merrja leqet para Murros. Pogradecin e kam parė me sy vetėm pas vitit 1970 dhe asnjėherė nuk kam qenė atje me ndonjė nga motrat (me nėnė tjetėr). Gjithashtu, logjika mė tha se sado i pamundur nga mendja tė ketė qenė poeti Lasgush Poradeci, nuk mund tė shprehte kėto "zbukurime" pasaktėsi apo hamendje tė fandaksuri, pėr mikun e tij Skėnder Luarasi e pėr mė tepėr t’ia tregonte pėr qyfyre "xhepit" T.M.( ‘!), sepse mesa e kam njohur unė e tė tjerė Lasgush Poradecin, mbi tė gjitha ai ishte NJERI, intelektual e mirėnjohės ndaj mikut tė vjetėr Skėnder Luarasi ndaj nuk mund tė sajonte e shiste ‘‘qyfyre’’ pėr tė, se nė fund tė fundit, kush vlen mė tepėr ‘‘njė gjallesė rastėsore nė xhepin e vogėl tė pantallonave tė anės sė djathtė’’ apo miku i besės nė thellėsinė e zemrės’!

    Zbukuroj dhe gėnjej
    Pėr tė kuptuar se qysh e tek ėshtė gatuar kjo pėrrallė nga e kaluara me asortimentet pėrkatėse tė garniturės sė kuzhinierit, kinse disident, mė ndihmoi sentenca e tim eti "Haj vetėm gjellėn e gatuar nga duar tė pastra" dhe njė zbulimi im rastėsor, tė cilin kuzhinieri T.M. e ka sajdisur e servirur me mjeshtėri nė pjesėn ‘‘Lasgushi, E. Ēabej, S. Luarasi dhe Mitrushit".
    Nė kėtė pjesė ai pėrshkruan njė tjetėr gaztore se "ē’i ka thėnė Lasgushi" nė prezencė tė kushėririt tė tij Todi M. pėr ‘‘studentin e Universitetit tė Gracit Skėnder Luarasi’’ (i cili dihet se ka qenė student vetėm nė Universitetin e Vjenės’!) dhe se si Lasgushi pėrpiqej e botoi librat ‘‘Vallja e Yjeve’’ e ‘‘Ylli i zemrės’’ me ndihmėn e Ēabejit e Kutelit ( kjo ēėshtje do sqarohet mė tej).
    Por njė paragraf sensacional ėshtė diskutimi katėrsh: Poradeci, Ēabej, Kuteli, Luarasi mbi vlerat e veprės lasgushiane, dhe pse nuk botohet ajo sipas asaj qė i paskish thėnė Lasgushi ‘‘fjalė pėr fjalė’’ dhe T.M e shkruan mė 16 prill 2005!
    Kėtu, shpikėsi i sensacioneve T.M. zbulon veten haptazi kur pėrmend ‘‘mrekullinė’’ se si im atė i paska treguar Lasgushit mbi censurimin e njė dedikimi tė Viktor Eftimiut, drejtuar Fishtės nė librin ‘‘Vallja e yjeve’’. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė njė zbulim i rastėsishėm i imi nė fondin e Bibliotekės Kombėtare nė vitin 1997 (15 vjet pas vdekjes sė tim eti) pėr tė cilin kam shkruar nė Gazetėn "Republika" mė 14.11.1997
    E ē’tė pėrmend sajesat e tjera ‘‘me gojėn e Lasgush Poradecit, Skėnder Luarasit’’ e miqve tė tyre tė nderuar, tė cilat mė hidhėruan pėr papėrgjegjshmėrinė e kronikanit, i cili sė paku ndaj meje ka kryer njė akt tė dėnueshėm ligjor e moral: ka pėrdorur shkrimin tim dhe e ka shtrembėruar me qėllim poshtėrimi. Falur qoftė!
    Kur lexova librin ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’ m’u kujtua filmi ‘‘Zbukuroj, por nuk gėnjej’’ personazhi kryesor i tė cilit na shfaqej realisht si gėnjeshtar, teksa titulli rrekej tė bindte publikun se ai vetėm zbukuronte.
    Dikujt qė do tė pyesė nėse ia vlen lodhja pėr tė mbyllur gojėt e botės nė tregun e sensacioneve qė shiten e blihen me leverdi, do t’i pėrgjigjesha: ‘‘Pėr hir tė sė vėrtetės dhe nderit, qė ua kemi borxh personaliteteve kombėtare, po! Por jo me llafe, me fakte!’’



    Petro Luarasi

    "10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit"



    Llazar Gusho, poeti me pseudonim Lasgush Poradeci (1899-1987) u nda nga jeta mė 12. nėntor 1987.
    Nė pėrkujtim tė tij shkrova artikullin ‘‘10 vjetori i pėrjetėsimit tė Lasgush Poradecit’’ (Gazeta ‘‘Republika’’, 14.11.1997) nga po shkėpus dy fragmente:

    Zbulim interesant
    Nė Bibliotekėn Kombėtare, duke kėrkuar disa botime tė hershme tė poetit tė mirėnjohur Lasgush Poradeci, rastėsisht mė ra nė dorė libri i tij poetik ‘‘Vallja e Yjeve’’ (skeda S51 A60) shtypur nė Tipografinė Albania-Kostancė nė muajin Vjeshtė e Dytė (Tetor) 1933 me pėrkrahjen lėndore tė Shoqėrisė sė Studentėve Shqiptarė dhe tė miqve tė Bukureshtit’’ dhe ‘‘edituar nėn kujdesin e M. Kutelit’’.
    Nė pjesėn e brendshme tė kapakut tė librit mė tėrhoqi vėmendjen njė shkrim me bojė jeshile qė ishte shkarravitur me njė laps blu dhe pėr mė tepėr i ishte ‘‘vėnė kryqi’’. Kureshtja mė shtyu tė pėrpiqem tė lexoj pėrmbajtjen e shkrimit ‘‘heretik’’, i cili bėhej akoma mė i vėshtirė pėr t’u lexuar nga njollat letėr-zamk-gjurma tė mballosjes sė censurės sė dikurshme.
    Qė nė rreshtin e parė shtanga’lexuesi le tė gjykojė’

    I nderuari At Gjergj Fishta!

    Po ju dėrgojmė kėtė libėrth tė ligjėronjėsit L.Poradeci, tipografuar ndė shokėrinė tonė

    Mbesoj se do tė mbeteni i ngazėlluar

    Mot e jetė i juaji

    Viktor Eftimiu

    Fillim i vjeshtės III

    Bucurest 1933’.

    Dikur’
    Nė kujtesė mė kanė mbetur tė pashlyera ato diskutime tė zjarrta qė bėnin Lasgushi dhe im atė pėr ngjarje e tema nga mė tė ndryshmet, nė rreth miqsh apo familjarisht pėr diskriminimin qė u bėhej intelektualėve nga burokracia. Shpesh bėnim shėtitje Lasgushi, Skėnderi me bashkėshorten Maja dhe unė. Njė ditė Lasgushi na propozoi qė tė bėnim njė ekskursion deri tek burimi nė pyllin e gėshtenjave disa kilometra larg qytetit tė Pogradecit. Kur u afruam pranė gardhit rrethues tė burimit, qė ruhej nga roja, Lasgushi vajti vetėm dhe se ē’bisedoi me rojen. Erdhi pėrsėri dhe tha se ishte e ndaluar hyrja, por’duhej tė flisnim ndonjė gjuhė tė huaj (anglisht, gjermanisht etj). Unė, 13-vjeēari nuk kuptova se pėrse duhej vepruar kėshtu, por heshta. Rojtari, kur dėgjoi tė flitej jo shqip, pas njė shpjegimi mėnjanė tė Lasgushit, na futi brenda, na dha dhallė, na tregoi bukuritė pėrreth (Lasgushi pėrkthente me seriozitet) dhe shkuam tė pėrcjellė me nderime.

    Kur u larguam Lasgushi tha me pikėllim: "Ē ‘thua Skėnder’"
    ‘‘Kur kam qenė student nė Amerikė, nė disa ambiente raciste shpallej se ndalohej hyrja pėr qentė dhe zezakėt’’..

    Lasgushi ėshtė bėrė i pėrjetshėm...

    "Miqėsia e tyre edhe pas ēlirimit tė vendit nga fashizmi, nuk u dobėsua, por u forcua mė tepėr. Pėrballė dallkaukėve dhe shpifėsve qė kėrkonin t’u bėnin varrin intelektualėve tė vėrtetė, ata ruajtėn miqėsinė dhe dinjitetin, mjafton tė kujtohet qėndrimi i pėrbashkėt demaskues ndaj puthadorėve e lakenjve tė diktaturės (disa prej tė cilėve sot kanė paturpėsinė tė qėndrojnė nė podiume e t’i thurin himne miqėsisė me Lasgushin e ish-viktimat e tyre).
    Vėrtet Skėnder Luarasi e Lasgush Poradeci takoheshin rrallė e kurdoherė tė survejuar nga spiunėt, por bisedat e veprimet e tyre ishin njė sfidė e hapur ndaj diktaturės.
    Kur njė herė Petraq Kolevica, miku dhe studiuesi i Lasgush Poradecit, e pyeti Skėnder Luarasin se ē’mendonte pėr kėtė poet, ai iu pėrgjigj:
    ‘‘Kur isha i ri, bota thoshin: ‘‘Po vdes, po vdes Lasgushi. Tani qė ėshtė plak thonė: ‘‘More, po rron, po rron Lasgushi! Ndėrsa mua mė duket se Lasgushi ėshtė bėrė i pėrjetshėm...’’

    Petro S.Luarasi
    Gazeta ‘‘Republika’’, 14.11.1997

    Shėnim:
    Ndėrsa Maria, e bija e Lasgushit mė ka thėnė se kur e pyesnin tė atin se ē’mendonte pėr S. Luarasin ai shprehej::

    "Skėnder Luarasi ėshtė shumė patriot, shumė demokrat, shumė liridashės, shumė i sinqertė, shumė guximtar, dhe (si pasojė) shumė sherrxhi. Por disa citues ‘‘intelektualė’’ nuk dihet pėrse fjalėn nė kllapa ‘‘si pasojė’’ e kanė hequr nga ky pėrcaktim(‘!)



    Nga libri i T.M.’’Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’

    ‘‘Lasgushi, E. Ēabej, S. Luarasi dhe Mitrushi.

    ("Flet Lasgushi"): - Nė kėto rrethana e ndjej veten tė aftė t’i pėrkthej vetė poezitė e mija nė gjermanisht.
    Kėrceu me sy tė zgurdulluara Paskua dhe fishkėlleu:
    - I ke mėntė. Shejtani fle, ti kėrkon ta zgjosh. E ke tė kjartė se ti kanė hedhur nė rezervė, mor t’i kanė hequr nga qarkullimi, ti kėrkon tė pėrkthesh ‘‘Vallen e Yjeve’’ dhe ‘‘Yllin e zemrės’’’
    Ndėrhyri furishėm Skėnder Luarasi:
    - Paskua e ka mirė fjalėn. Haje atė kafshore buke e tulitu pranė zjarrit me Kafkėn se krevati qė la ky pogradecari ėshtė i lirė. Lasgush. Unė e kuptoj ty tė vjen inat qė Isuf Vrioni pėrktheu nė Francė Ismail Kadarenė e Dritėro Agollin. Po tė dy janė komunistė, tė besuarit e partisė. Janė tė imunizuar nga ēdo re keqe ty tė zė plumbi gropave’
    Ndėrhyri pėrsėri: Do t’ju rrėfej edhe njė ēudi tjetėr qė me siguri do ēuditi, o miqtė e mi. Nė bibliotekėn kombėtare, duke gėrmuar pėr tė gjetur disa botime tė hershme, e di ēfarė gjeta’ S’e di ti, s’e dinė miqtė e mi, dėgjoni. U ngjetha. Librin tėnd, ‘‘Vallja e Yjeve’’, shtypur nė tipografinė shqiptare Kostancė nė vjeshtėn e dytė tė 1933, nėn kujdesin e bashkėqytetarit tėnd dhe mikut tonė tė madh, Mitrush Kutelit. Mbajta frymėn , s’po kuptoja gjė e klitha:

    - Ēfarė, do tė thuash me kėtė, qė vepra ime ėshtė futur nė rezervė’’

    - Prit. Dėgjo. Nė kapakun prapa tė librit, mbi njė shkrim me bojė jeshil, ishte shkarravitur mbi njė dedikim njė laps blu, ishte bėrė njė kryq pėrsipėr. Poshtėrsia mė e madhe ishte se mbi tė ishte ngjitur me zamkė njė letėr e hollė. (Shenjė e vėrtetė censure mbi librin). Si pa rreth e rrotull Luarasi vazhdoi: ‘‘E tmerrshme, e llahtarshme ishte kur lexova me monokėl fjalė pėr fjalė kėto fjalė: ‘‘I NDERUARI AT GJERGJ FISHTA! PO JU DĖRGOJ KETE LIBERTH TE LIGJERONJESIT L.Poradeci. mot e jete, i juaji’’.

    Viktor Eftimiu’’.


    Petro Luarasi
    Skėnder Luarasi dhe Lasgush Poradeci

    Pėrkundėr tymnajės qė pompon autori i librit ‘‘Tė vėrteta e tė pathėna pėr Lasgushin’’, tė cilit fatkeqėsisht i ka rrėshqitur pena e mendja nė hone tė thepisur, i shtyrė nga rrethanat, detyrohem tė publikoj disa fakte mbi marrėdhėniet tepėr konfidenciale tė Skėnder Luarasit me Lasgush Poradecin.
    Njohja e tyre ndodhi rastėsisht kur Llazar Gusho (Lasgush Poradeci) erdhi nė Vjenė, nė selinė e Shoqėrisė sė studentėve shqiptarė ‘‘Albania’’ ku Skėnder Luarasi qe kryetar dhe editor i organit tė saj ‘‘Djalėria’’.
    Qė nė takimin e parė mes tyre u mbrujt njė respekt reciprok qė, natyrshėm, nga geni i tyre kolonjar apo nga miqėsia e hershme e baballarėve tė tyre patriotė - mėsues flamurtarė tė gjuhės shqipe; nga ideali atdhetar e personaliteti i tyre intelektual apo thjesht nga sojllėku dhe shpirti i tyre human, lidhja u shndėrrua nė njė unitet e dashuri vėllazėrore tė pėrjetshme.
    Ishte dhjetor 1928 kur Lasgush Poradeci, i cili studionte nė Universitetin e Gracit, nė gjendje tė mjeruar ekonomike dhe i sėmurė rėndė, me njė letėr i lutet ‘‘mikut tė shtrenjtė’’, Skėnder Luarasit, i cili studionte nė Universitetin e Vjenės, ‘‘tė vinte nga Vjena nė Grac pėr ta ndihmuar’’.
    Dhe Skėnder Luarasi, ndonėse cilėsohej kundėrshtar i regjimit monarkist, shkoi nė Grac dhe sė bashku me Lasgushin u nisėn pėr nė Shqipėri. Rrugės, gjendja e Lasgushit u pėrkeqėsua ndaj u kthyen prapė nė Grac. Nė kėto kushte, Skėnder Luarasi u nis i vetėm pėr nė Shqipėri qė t’u bėnte thirrje intelektualėve shqiptarė tė mblidhnin ndihma pėr tė ndihmuar Lasgush Poradecin. Por, sa mbėrriti nė Shqipėri, rregjimi e futi nė burg. Shtypi pėrparimtar shkruante pėr ngjarjen:

    Pėrcjellja e Lasgush Poradecit

    Poeti Lasgush Poradeci u nis pėr nė Shqipėri. Gjėndja e tij shėndetėsore vazhdon tė jetė e keqe.
    Graz. 1 janar: Poeti Lasgush Poradeci, pas dy vjet vojtjeje, tue qenė se s’mundi tė shohė as njė pėrmirėsim nė shėndetin e tij, u nis dje pėr nė atdhe, pas rekomandimeve tė mjekėsit universitar Profesor Heinrich di Gaspero. Lasgushi do vejė nė shtėpinė e tij prindėrore nė Poradec, pėr t’i rėnė pas shėndetit tė tronditur. Shpresohet se ndryshimi i klimės, dieta dhe shėrbimi qė do tė gjejė poeti pranė familjes sė vet do t’ia ristabilizojnė krejt shėndetin. Gjithė studentėt shqiptarė nė Grac u mblodhėn ta pėrcjellin Lasgushin. Poeti shoqėrohet nė kėtė udhėtim prej kolegut tė tij tė Vjenės Skėnder Luarasi, i cili mori leje nga inspektoria e studentėve ta pėrcjellė Lasgushin gjer nė Poradec. Skėnder Luarasi njė nga mė eminentėt studentė shqiptarė, ėshtė i biri i Petro Nini Luarasit, i ati ylli tė ndritur q’u doq me aq zjarr nė qjellin e veteranėrisė shqiptare: gjesti fisnik i studentit Skėnder Luarasi na mbush me mallėngjim.

    (Pėrcjellja e Poradecit, "Shqipėria e Re", 6 janar 1929)



    Gazeta ‘‘Zėri i Korēės’’, 15.1.1929.

    Dje nė mėngjes, u dėrgua nėn vėrejtje me aeroplan nė Tiranė, Skėnder Luarasi, student nė universitetin e Vjenės.

    ‘‘Shqipėria e Re’’, 3 shkurt 1929
    Skėnder P.Luarasi, studenti entuziast i Vjenės, q’ish nisur pėr tė shoqėruar Lasgushin nė Poradec, masi poeti u kthye prapė nė Grac, vazhdoi vetė udhėtimin dhe arriti nė Korēė. Atje autoritetet e zunė dhe e dėrguan nėn vėrejtje, me aeroplan nė Tiranė.
    Si shpjegohet kjo sjellje e autoriteteve tė Korēės’
    Gazeta "Shqipėria e Re’’, 14 prill 1929
    Nė Shqipėri simpathia e pėrgjithshme pėr vjershėtorin Lasgush Poradeci sa vjen po shtohet. Nga tė gjitha anėt ndihmat rrjedhin pa kursim. Shenja tė mira se zumė tė ēmojmė artin
    Kujdesi i Skėnder Luarasit, por edhe i miqve tė tjerė tė Lasgushit, ishte i vazhdueshėm siē tregohet nė letrėn e mėposhtme qė Lasgush Poradeci i dėrgon Luarasit:



    Lasgush Poradeci

    Grac, 29.1.1930

    I dashur Skėnder,

    K.P. (kartė postalen, shėn. i P.L.) t’ėnde tė dashur me datė 24.1.1930 e mora. Pse bėhesh merak e mė flet ashtu’

    I shtrenjtė shok Skėnder, tė lutem tė vish sa mė shpejt kėtu nė Grac qė tė shkojmė nė Shqipėri, se mua mė s’ka kush tė mė bėjė shėrbim, ashtu siē e kėrkon sėmundja ime. Shtėpisė kėtu iu mėrzita dhe mė s’po mė durojnė dot.

    Telefonomė urgjentisht!

    Adresa: Lazgush, Klosterėiegs 74 parterre

    Graz

    Por, Skėnder Luarasi e ndihmoi Lasgush Poradecin edhe financiarisht, me tė holla nė njė nga periudhat mė tė vėshtira, kur vetė atij ia kishte prerė bursėn regjimi monarkist, nė vitin 1929. Me ato pak para qė ia dėrgonte i vėllai Dhimitri nga Amerika, ai ndau hallin me poetin nė mjerim. Sakrifica e tyre ishte reciproke, meqė edhe Lasgushi, kur Skėnderi qe nė nevojė, pėr t’i kthyer borxhin, shiti njė nga pronat e babait tė tij.

    Grac, 30/XII. 29

    Skėnder Luarasit, Universitat Wien, Austri

    I dashur Skėnder

    ‘Kush pyet, kush ēan kokėn pėr gjendjen t’ime shėndetėsore, pėr gjendjen t’ime financiare’ Asnjeri, pėrveē meje vetė! Ah, dhe vetėm ti, i dashur shok, u mundove dhe bėre njė detyrė tė ėmbėl kundrejt njė njeriu qė vuan. U mundova dhe unė tė tė pėrshėndet sot sa mund. Si do ngjajė nesėr, si do ngjajė pasnesėr, kjo varet prej vetėdijes s’ime, prej vetėdijes s’ate...

    Njė fakt tė panjohur pėrbėn nxitja, interesimi i vazhdueshėm, pėrkrahja dhe ndihma e drejtpėrdrejtė qė dha Skėnder Luarasi pėr botimin e veprave tė Lasgush Poradecit ‘‘Vallja e Yjeve’’ dhe ‘‘Ylli i zemrės’’. Rrethanat dhe pėrpjekjet e tij nė terren, pėr tė gjetur burime financiare, bazėn materiale dhe botuesin e pėrshtatshėm, njohja pėr kėtė ēėshtje dhe kontaktet me Mitrush Kutelin nė Rumani etj. na zbulohen qartazi nė letrat e mėposhtme.



    Tiranė, 2.XI.30

    I dashur Lasgush,

    Po mbushet sot java qė kurse kam ardhur pėrmes Poradecit kėtu nė Tiranė. Me gjithė atė qė kam dashur, si pas porosisė me telefon, tė qėndroj me ty, kjo gjė qe e pamundur. Jo vetėm se koha qe e keqe fort, po shoferi kishte frikė se, duke qėndruar, mos e gjobitnin qė kishte 5 njerėz nė njė automobil, i cili merrte ligjėrisht vetėm katėr.

    Po t’i lemė mėnjanė excusez- moi-tė, se e di qė nuk je as jam i kėtyre. Pyetja ėshtė kur ke pėr tė ardhur nė Tiranė, pėr tė shkuar nė Austri’ Tė lutem ndė qėnsh akoma nė Pogradec, mos harro tė vish nė Tiranė mė parė se tė nisesh pėr nė Grac.

    Puna e botimit tė librės nuk duhet tė mbetet zvarrė. Sille aty dhe un do tė pėrpiqem qė tė botohet pėrpara Janarit, ndė qoftė se do ta kesh mbaruar kėtė muaj kopiimin e manuskriptevet. Nga Paskoja akoma nuk kam marrė ndonjė letėr ‘ po ti’ (Shėnim P. L. Flitet pėr veprėn e Lasgush Poradeci ‘‘Vallja e Yjeve’’,qė u botua nė vitin 1933, nė Bukuresht, nėn kujdesin e Dhimitėr Paskos, alias Mitrush Kuteli)

    Pllaka e "Kėngės pleqėrishte" nuk gjendej pėr ta dėrguar, as baullėn nuk ta bleva dot se s’kisha tė holla.

    Tė lutem pėrgjigjmu sapo tė marrėsh kėtė letėr.

    Tė dėrgon tė fala, Skėnder Luarasi

    (Letrat e rralla tė Lasgushit, Republika 4.4.2004, f.11)



    Poradec 17 shtator 1936

    Zotit Skėnder Luarasi, Profesor i gjermanishtes nė Liceun frėng, Korēė(‘)

    I dashur Skėnder

    S’munda tė tė shkruaj mė parė, nga shkaku se kam qenė (dhe jam) shumė i zėnė; siē ta dhashė fjalėn, po pėrgatit volumin me poezitė e mbaruara mė 1924, tė cilat (mea culpa!) s’i kam pėrmbledhur nga moskujdesja. Ti Skėnder ma qite shpirtin kėto dy vjetėt e fundit qė t’i mbledh, t’i mbledh’Nga ana ime tė falem nderit pėr kujdesjen qė mė rrėfen si dhe pėr mundimet e mėdha qė ke bėrė duke kėrkuar njė editor, duke ‘‘lypur’’ tė holla’Ke tė drejtė . Po puna ėshtė e vėshtirė: poezitė duhen mbledhur nėr gazeta dhe revista tė ndryshme tė mėrgimit, ku gjinden tė pėrhapura, pastaj duhen rishikuar, duhen ndrequr’ Ja ky ėshtė shkaku i vonesės sime. Duke u pėrgjigjur mi sa i the zotit Dh.P.Pasko dhe mi ē’mė telefonove drejt pėr drejt kėtu, po tė pyes: gjete editor, apo shtypja do tė bėhet me tė holla (qė ku kėto tė holla’) ‘‘private’’’ (Shėnim P.L. Flitet pėr veprėn e Lasgush Poradecit "Ylli i Zemrės", e botuar nė vitin 1937, nė Bukuresht, nėn kujdesin e Mitrush Kutelit, alias Mitrush Kuteli)

    ‘Sa pėr tė ardhur nė Korēė, tashi s’mund; s’kam tė holla. S’kam marrė bursėn pėr dy muaj e 17 ditė. Nė e marēa do tė vij

    Tė ngjatjeton me dashuri

    Yti Lasgush



    P. S. Pėr festivalin dansant qė dhatė aty mė parė, tė dėrgova me anėn e Zotit Dh.P.Pasko midis tė tjerave dhe poezinė ‘‘Ri me shėndet’’, siē mė urdhėrove nė telefon. Ta dėrgova tė prerė nga revista ‘‘Dialėria’’ e Vjenės. Me qenė qė s’kam tjetėr kopje, tė lutem tė m’a kėthesh prapė njė orė e mė parė’ Unė pėr t’iu pėrgjigjur kėrkesės s’ate, tė dėrgova kopjen e vetėme qė kisha, pasi ti m’i kėrkoje poezitė pėr ‘‘nesėr’’, dhe unė s’kisha kohė ta shkruaj pėrsėri; automobili pėr nė Korēė s’priste. Kopjet e poezive tė tjera i shkrojti zoti Dhimitėr P.Pasko, unė duke mos mundur tė punoj, nga shkaku i sė nxehtės sė madhe.

    Miqėsia e tyre rezistoi e u konsolidua mė tej edhe nė vitet e egra tė diktaturės.

    Letėr drejtuar Skėnder Luarasit, shef i degės sė Anglishtes nė UT.

    I dashur dhe i adhuruar shok,

    Mbesa ime, Roza Prifti, mori bursė pėr Doktoreshė, po meqė s’e ka pėr zemrė tė bėhet mjeke, dėshėron tė marrė anglishten. Pėr kėtė punė ka ardhur me nipin tim (djalin e motrės sime) ta ndryshojė degėn. Mbesoj se do ta ndihmosh jashtėzakonisht. Tė shėnoj vetėm kaq:

    Motra ime (Zografina Gusho) mė ka mbajtur nė krah, kur isha foshnjė dhe mė mbajti prapė kur u sėmura rėndė nė Austri, pėr tė cilėn sėmundje ti, shok i dashur dhe i shtrenjtė i dhe kushtrimin botės shqiptare me anė tė shtypit.
    Me falenderime dhe mirėnjohje qė pėrpara,
    Tė fala,Yti Lasgushi
    Poradec, 12 gusht 1965
    Zotit Skėnder Luarasi, Instituti i Shkencave, Tiranė
    Pogradec, 27 Qershor 1952

    I dashur Skėnder, Mėso se t’u rezervua dhoma, duke filluar qė prej datės 27 qershor, ėshtė me dy krevate (sepse me 1 krevat nuk ka hoteli). Pėr fat tė keq nuk ka asnjė dhomė tė lirė nga ana e liqenit, janė tė gjitha tė okupuara. Lirohet vetėm njė dhomė nga ana e liqenit (kėtė mund tė ta rezervojmė) po kjo ėshtė me tre krevate (jo me dy). Po ti eja, vendosu nė atė dhomėn me 2 krevate dhe ne do tė mundohemi, tė bėjmė si tė bėjmė, dhe tė ta shkėmbejmė me njė dhomė nga ana e liqenit (nė u liroftė ndonjėra jashtėzakonisht). Tė jemi tė kėnaqur qė po na rezervonet dhe kjo me 2 krevate, sepse dhe kjo ėshtė e rezervuar pėr pionerėt, po Kalua (djali i motrės time) mė tha se ‘‘pėr hatrin tėnd, dajo Lasgush, do t’ia rezervoj Skėnderit, tė cilin unė e njoh’’, dhe le tė vijė njėherė tė zėrė dhomėn nė atė datė (27 qershor) pa pastaj do bėjmė si tė bėjmė, dhe mund t’i shkėmbejmė njė dhomė me dy krevate nga liqeni, le tė vijė pa do bėjmė si do bėjmė. Prandaj, ti Skėnder mos u dėshpėro dhe dėrgoje zonjėn se ajo do tė jetė si nė shtėpi tė saj; Kalua mė tha se nuk lejohet me fėmijė sivjet, se hoteli s’ėshtė pėr familje me fėmijė e me zhurmė, kėshtu ėshtė rregulli i hotelit. Unė i thashė: ‘‘Tashi, o nipēe, unė e hapa gojėn e ta thashė, sepse, po ta dinja kėtė rregullore, nuk e turpėronja veten tė t’u them, dhe si ti tė mė lesh mua me gojė hapur (d.m.th pa pėrgjigje pozitive). Ay mė tha pastaj: ‘‘Urdhėro, o dajo, tė pijmė nė kopsht njė birrė’’.

    Unė i thashė: ‘‘S’dua birrė, sepse kam merak pėr dhomėn’’.

    Ay mė tha: ‘‘Ē’ke merak ti dajo, puna e dhomės ka mbaruar’’. Pastaj pimė nga njė birrė. Kalua iku se kish punė, ardhi vėllai m’i madh (ky rri nė shtėpi t’ime me familinė kėtu nė Pogradec). Me tė vėllanė, Mitin, ndenjėm pimė raki, se ay mė ftoi pėr raki me meze e peshk. I thashė dhe Mitit pėr muhabetin e dhomės qė pata me Kalon. Miti mė tha: ‘‘Ē’e loth gojėn dy herė, dajo, dajua njė herė urdhėron, dhe nipolli i thotė peqer, puna e dhomės ka mbaruar’’.

    Prandaj, mos ki hiē merak Skėnder, pėr dhomėn, ajo ėshtė rezervuar pėr ty mė 27 qershor. T’i rrėfeva kėto dy muhabete qė pata me tė dy nipėrit pėr dhomėn, qė t’i dish hollėsisht dhe tė mos kesh asnjė dyshim pėr dhomėn.

    I dashur Skėnder, tė lutem tė mė dėrgosh me zonjėn tėnde njė termometėr dhome, tė cilėn e harrova nė shtėpi time, ku kam lėnė tė mė ruajė shtėpinė zotin Loni Zguri, nėpunės nė Tenis-Klub (ku ėshtė tenis-klubi). Tė lutem shumė lodhu dhe ecė nė shtėpinė time, merre termometrin prej Lonit. Ay ėshtė nė shtėpi pėrdita nė orėt pas drekės (prej orės 1,1/2 ose 3 gjer nė orėn 4, ose 4,1/2). Lutem qė termometri tė mbahet nė vend tė butė qė tė mos thyhet udhės, sepse s’gjendet termometėr nė asnjė vend. Tė lutem, mos harro tė mė dėrgosh termometrin. Termometrin e harrova nė dhomėn e fjetjes, pėr mi dėrrasėn qė ėshtė nė kokė tė krevatit.
    Me kaq tė pėrqafoj me dashuri, Lasgushi.
    P. S. Edhe Zonja, mirė se tė vijė, sepse pėr ēdo nevojė dhe lehtėsirė, jemi gati si unė si nipėrit e mij (6 nė numėr) si farefisi jonė.

    Tė lutem, i dashur Skėnder, mos harro tė mė sjellėsh termometrin (pėr tė cilin kam nevojė absolute)
    Nderimet e mia tė ēquara Zonjės dhe mirė se tė na vish nė qytet.
    Shėnim me rėndėsi: Trokiti nė derė Lonit me forcė dhe shumė herė, gjersa tė dėgjohet nga trokitja se ay zakonisht ri shtrirė nė ato orė (2-4) trokit fortė.


    Zotit Skėnder Luarasi, Instituti i Shkencave, Tiranė
    Pogradec, 27 Qershor 1952
    I dashur Skėnder
    Sot mora telegramin tėnd tė dashur. Dhoma rri e rezervuar gjer mė 1 korrik, siē mė telegrafove. Tė lutem, me ēelėsin qė do tė tė sjellė prej meje Marija Paluca (Marija Kraja) ecė pėrnjėherėsh nė minutė nė shtėpi time edhe, bashkė me zotin Loni Zguri (i cili rri nė shtėpi time) hapni me atė ēelės derėn e dhomės s’ime tė punės edhe nxirni macen, e cila po ngorth brenda nė atė dhomė (sepse e kemi haruar brenda). Si ta nxjerrėsh macen, mbylle pėrsėri dhomėn, merre ēelėsin me vete, edhe sillma ēelėsin bashkė me termometrin kur tė vish.

    Shėnim: a) Mos harro tė sjellėsh termometrin

    b) Mos harro tė sjellėsh ēelėsin
    Shumė Tė Fala Tė Dėrgon dhe Ju Pret Pėrdita me gėzim,
    Yti Lasgushi.


    I botojmė kėto letra e shėnime tė shkurtra konfidenciale vetėm e vetėm pėr tė shprehur mirėfilli lidhjen mes Skėnder Luarasit e Lasgush Poradecit, qė nuk mund ta fshehė asnjė ‘‘xhep’’ spekulanti, asnjė shtrembėrim mendjengushti apo shpifje dashakeqi.

    Ajo qe dhe mbetet miqėsi e pėrjetshme e shpirtrave tė tyre tė amėshuar.

  10. #40
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar relator,
    Krahas materialeve qė ju kam dėrguar kėto ditė, nė adresėn webmaster@forumishqiptar.com sapo kam dėrguar edhe disa fotografi tė Skėnder P.Luarasit tė cilat mund t’i pėrzgjidhni pėr t’i vendosur nė kėtė temė ose mund tė hapni njė temė tjetėr. Do tė dėshiroja qė kėto foto tė pėrmblidheshin edhe nė njė vend pėr tė pėrkujtuar 110- vjetorin e lindjes sė S.Luarasit (19.1.2010)
    Me pėrshėndetje,
    Petro S. Luarasi

Faqja 4 prej 10 FillimFillim ... 23456 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •