Close
Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 96
  1. #11
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    Migjeni dhe Skėnder Luarasi

    Petro Luarasi
    Ne internet, tek periodiku ‘’Shqipėria Etnike’’ dhe ne sajtin Shkodra Ws, z.Agron Luka i biri i Gjovalinit, publikoi shkrimin me titull ‘’Vargjet e Lira mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u censuruan’’ te periodikut ‘’Shqipėria Etnike’’ me plot te paverteta mbi Migjenin, studjuesin Skender Luarasi dhe familjen e tij. Por mbi te gjitha ai me vetedije falsifikon te verteten e mirenjohur qe babai i tij pervetesoi dhe deformoi krahas te tjerave edhe shtate novelat e pabotuara me pare te Migjenit, te cilat i kishte dorezuar Skender Luarasi, kunati i Migjenit per botim, ne vitin 1948. Ne keto rrethana detyrohem te sqaroj te verteten me te njejten gjuhe e etike

    Vepra e Migjenit dhe vetdemaskimi i Agron Lukės

    Fenomeni Agron Luka
    Nga rrethanat u njoha disi vonė me shkrimin e radhės tė Agron Lukės tek periodiku ‘’Shqipėria Etnike’’ me titull ‘’Vargjet e Lira mė 1936 nuk u ndaluan e nuk u censuruan’’ (publikuar nga Shkodra.Ws). Ai e bėnte pėrshesh emisionin nė Top Show tė Alban Dudushit, me rastin e 70-vjetorit tė vdekjes sė Migjenit, ‘’zbulimin’’ e Elsa Demos sė ‘’Shekullit’’ dhe pėrpiqej tė maskonte shkakun e vėrtetė tė tėrbimit te tij e vijimin e ligjėratave 6-vjeēare tė sajesave dhe ‘’harresave ‘’ qė i kemi sqaruar me kohė. (Nė artikujt: ‘’Cektina intelektuale dhe shpifjet nga halli’’, RD, 30.4.2003; ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’, Shekulli, 29.5.2003, ‘’Dritėhijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės’’, Albania, 29-30-31.5.2003, ‘’Shakaja e Agron Lukės dhe vepra e Migjenit’’, Korieri, 23.11.2005)
    Tek ‘’Korieri’’, e demaskova me fakte bllofin e Agronit me tė ashtuquajturin ‘’diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit’’ (Vepra e Migjenit. Kritikė e bibliografi, pa emėr, Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130) qė rezultoi njė kritikė e zakonshėm e redaksisė sė organit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve, si pėr ēdo botim, Pra kjo ishte nje sajese e turpshme e radhes nga ana e Agron Lukes por aspak diskutim i Skender Luarasit dhe atij nga faktet iu kyē goja nja tre vjet.
    Por Agroni tani shkruan: ‘’ Petroja i sigurtė nė fitore, mė propozoi njė shtyrje tė re pėr afro tre vjet, sepse angazhohej pėr botimet…dhe pėr hatrin e migjenologjisė unė pranova…’’ (Ha-ha-ha, i qeshi xhirafa miushit tė qypit tė Faik Konicės, nė fabulėn‘’Xhirafa dhe Miu’’ tek artikulli im i ‘’Korierit’’ ‘’Shakaja e radhės…’’ mė 23.11.2005). Nė kete artikull i shkruaja: ‘’Sėmundja do doktor, historiani do fakte, lexuesi do material tė kėndshėm’’ por shoh me keqardhje qė tani pas tre vjetėve, i ka rėnė mjaft takati, nuk po i pėrtyp mė faktet, nuk sheh, nuk dėgjon por veē rend pas fantazisė sė vet. Kam hallin e lexuesit shkodran se prej Agronit po bėhet bajat edhe Migjeni.
    E ē’ti thuash seriozes ‘’Shqipėri Etnike’’ pėr gaztorin dhe ato qyfyret e tejzgjatura tė Baron Minhauzen-it (u fut me mushkėn nė batak dhe beson se shpėton duke e tėrhequr veten nga flokėt!)
    Se ē’fenomen pėr qytetin e traditave tregtare e kulturore: rėnkon se nė diktaturė tregtarėt e mendimtarėt u vranė e sakatosėn, nė burgje, internime e ēmendina dhe pėrzgjedh leshkon si ikonė tė gjallė tė persekutimit dhe shenjtėrimit tė fjalės sė lire! Tė reklamosh banalitetet e Agron Lukės si kryevepra tė pjekurisė ėshtė mėkat i madh ndaj paraardhėsve dhe pasardhėsve tė inteligjencės shkodrane!!!





    Tė thėna e tė provuara.
    Qė nė krye e kam kėshilluar Agron Lukėn, tė matet kur pėrmend Migjenin, madje mė mirė tė mos ndihet, meqė babai i tij e ka njė peng ‘’huazimi’’ dhe ‘’sakatimi’’ tė veprės sė Migjenit mė 1954. Kėtė dėshmon edhe i preferuari i tij si shahit, Dhimitėr Shuteriqi: ‘’Migjeni ka njė botim tė keq tė veprave tė tij mė 1954 (nga Gj.Luka); ka edhe njė tė mirė, nga Skėnder Luarasi, mė 1961. (Dh.Shuteriqi, Marin Beēikemi dhe shkrime, f.305, v.1986).
    Ndė e ka ves, le tė bėhet anonim e tė pėrfitojė eksperiencėn e atyre kapuēonėve tė zinj tė ‘’hundės sė thyer’’ dhe ‘’pllakės sė varrit’’, sepse edhe sikur ta dojė vėrtet Migjenin e sado mirė tė flasė pėr tė, mileti do tė thonė: ‘’E, mo, na llafos ai djali i Gjovalinit, i cili mė 1954 ia bėri…’’ Kush tė do tė mirėn nuk do qė tė kujtohen veprat e kėqia, por tė mirat, nė rast se ke. Kjo logjikė ndiqet edhe pėr kapacitetet letrare si E.Koliqi e A.Pipa e jo mė pėr Gj.Lukėn. Bėhet mirėsi kur nuk iu pėrmendet emri pėr pasaktėsitė ndaj Migjenit (si teza ‘’Migjeni serb…nuk dinte shqipen…shkroi pėr shkak tė sėmundjes…nuk njihte realitetin’’ qė ende helmatisin historinė e letėrsisė shqipe apo gjuhėn e ndonjė truthari shqiptar apo tė huaj. Ndėrsa E. Koliqi e ndonjė tjerėr nuk mundi (apo nuk deshi) t’i rishihte tezat e tij, A.Pipės i pėrmenden me nderim studimet e moshės sė pjekur pėr Migjenin. (Kam botuar njė letėr tė Arshi Pipės qė ma dėrgonte mua mė 7.1.1992 ku ai pėrmendte me respekt mėsuesin e tij tė letėrsisė S.Luarasi e ku shkruante:’’Studimi im shkruar frengjisht mbi Migjenin ’’Mythi i prendimit nė poezinė e Migjenit’’, 1971, ėshtė bazuar nė vėllimin Migjeni-Veprat (1961) tė pėrgatitur nga Skėnder Luarasi (Drita, 16.1.2000, f.12). Por ja qė Lukajt, vėllai nė Australi e ajo mėsuesja e letėrsisė nė Shkodėr tregojnė se dinė mė shumė e mė saktė migjenologji duke barazvlerėsuar faktet me supozimet.
    Kėshtu veprojnė disa edhe kur diskutohet pėrvetėsimi nga Gjovalin Luka e disa tė tjerė tė shkrimeve tė Migjenit qė Skėnder Luarasi i kishte ēuar pėr botim (pėrmbledhja Migjeni, 1948).
    Duke lėnė mėnjanė historitė e gjata, tė cilat i kam trajtuar mė parė, po fiksoj thelbin e ēėshtjes nė provėn mė bindėse: Ku i gjetėn ata novelat e gjata tė Migjenit tė pabotuara mė parė qė i kishte nė original familja, Olga Nikolla- Luarasi dhe i shoqi.
    Skėnder Luarasi akuzon se ia pėrvetėsuan dhe kėshtu e ka shkruar edhe nė botimet e Migjenit (1957,1961) ku pėrmend Gjovalin Lukėn.
    Ndėrsa tani Agron Luka akuzon Skėnder Luarasin pėr mashtrim dhe pretendon se i ati, Gjovalin Luka, e kishte vetė njė kopje, pa sqaruar se nga e kishte gjetur. Ai i referohet edhe njė replike tė Dh. Sh. (ndaj shkrimeve tė D. Kaloēit tė bazuara nė kujtimet e Skėnder Luarasit) ku shkroi se dy prozat qė i botoi pėr hesap tė vet Shuteriqi i kishte marrė tek arkivi i Institutit tė Shkencave. Nė rrethanat e konfliktit tė interesit dhe nė moshė tė thyer ai deklaroi:
    ‘’Mė 1945, menjėherė pas ēlirimit, Instituti I Shkencave, i bleu tė shtatė prozat e quajtura ’’tė gjata’’ tė Migjenit. Migjeni qė nė atė kohė, u vu nė qarkullim tė plotė, me ē’ka dihej tė kishte lėnė si vepra…(Dh. S.Shuteriqi ‘’Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit’’17.5.2003, f.12-13 Gazeta Shqiptare)
    (Kjo bie ndesh me te verteten e cituar me poshte tek Vepra e Migjenit. Kritikė e bibliografi, pa emėr, Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130) kritika e e redaksisė sė organit tė Lidhjes sė Shkrimtarėve)

    Meqė bėhej fjalė pėr nderin e Skėnder Luarasit dhe ai nuk ishte gjallė, botova disa fragmente nga kujtimet e tij ‘’C’kam parė e ē’kam dėgjuar’’ tek gazeta Albania (29-30-31.5.2003) dhe Korieri (23.11.2005) me sqarime e dokumentat pėrkatėse.
    Po Agroni shprehet:’’ Ti dhe as motra jote nuk e patėt kurajon t’i pėrgjigjeshit flakė pėr flake prof. Shuteriqit dhe as sa qe gjallė, por e kapėrditė kėtė me turp! Pse nuk e hape gojėn more trim atėhere, po kėtu te Korrieri e ke hapur ēorap…Nuk dimė as ndonjė trim migjenolog , qė ta ketė kundėrshtuar Shuteriqin!’’
    E ē’ti bėj qė i ka tė errur sytė e mendjen. Tre numra tek gazeta Albania (Dritė-hijet e Shuteriqit…), tek Shekulli (Migjeni nė shtratin e Prokrustit) pėr tė nuk ekzistojnė!
    Ndėrsa pėr mua u bė njė brengė e madhe se pėr tė sqaruar mė mirė disa pasaktėsi e ‘’ēoroditje’’, pėr hesapet e Lukes i prisha qetėsinė disa tė moshuarve tė tjerėve. Nė ato materiale marrin pėrgjigje shumė nga ‘’thashethemet’’ qė i pėlqejnė Agronit i cili bėn sikur s’kupton as materialet qė i ka botuar vetė. Apo mos ia tregon, shkruan e boton dikush tjetėr? Le ta thotė se i falen gjynahet.

    Tė tallesh me veten.
    Nė shkrimin e tij ’’Zbulohen diskutim-kritika origjinale e Skėnder Luarasit mė 1954 dhe pėrgjigja e Gjovalin Lukės’’,(Shqiperia etnike, nėntor 2005 dhe internet) ai pėr herė tė parė publikoi dy dokumente, tepėr tė rėndėsishme, me tė cilat padashur zbardhi tė vėrtetėn dhe sterrosi veten. Atje shkruhen qartė qė nė Arkivin e Institutit tė Shkencave ndodheshin 6 poezi, origjinale tė Migjenit, tė shitura nga familja, ndėrsa 7 novelat ‘’e gjata’’ gjendeshin ende tek familja e Skėnder Luarasit. Kėtė fakt e pranon dhe vetė Gjovalin Luka tė cilit i kishte mbetur kopja e daktilografuar e prozave nė dorė( material i Skėnder Luarasit i vitit 1948) e s’po dinte si t’a justifikonte burimin nga I kisjin ‘’mbire ne dore’’.
    Ndaj dridhej e pėrdridhet Agron Luka tek pėrpiqej qė njė kritikė tė redaksisė sė revistės ‘’Nėntorit ‘’ ta serverte si ‘’Kritika origjinale e Skėnder Luarasit’’ dhe nė artikullin vijues, kur ia kapa kokėn hilesė e pranoi qė edhe ai e mendonte se mund tė mos ishte kritika e Skėnder Luarasit, por megjithatė…(?!)
    Nė pėrgjigjen time (‘’Shakaja e radhės me Migjenin’’, Korieri, 23.11.2005) sqarova:
    Pėr dijeni tė lexuesit, i ashtuquajturi zbulim arkivor i Agron Lukės, mund tė lexohet gėrmė pėr gėrmė nga kushdo, edhe nė organin e Lidhjes sė Shkrimtarėve (Nėntori, nr.5, 1954, f.125-130, pa autor, ’’Vepra e Migjenit''. Kritikė e bibliografi).
    Citojmė: ‘’ Gj.Luka nė botimin e ‘’Veprave’’ tė Migjenit ėshtė pėrpjekur tė na japė tekstin original, duke korigjuar vetėm ndonjė gabim shtypi t’origjinalit duke pėrdorur pėr saktėsimin e tekstit, edhe njė dorėshkrim - pėr fat tė keq, redaktonjėsi nuk na thotė se ē’qe ky dorėshkrim- qėatij i ka rėnė nė dorė Veēse redaktonjėsi mundi tė ketė vetėm njė kopje tė daktilografuar tė kėtyre dorėshkrimeve e nuk mundi tė bėjė korrektimin e kėsaj kopje nė bazė t’origjinalit.(1)
    Po kėshtu, ai nuk pati parasysh edhe dorėshkrimin e 6‘’kėngėve tė fundit ‘’ qė u botuan mė 1944, si shtojcė e ‘’Vargjeve tė Lira’’ e qė i bleu kėto kohėt efundit, nga familja e poetit Arkivi Historik i Institutit tė ShkencaveRedaktori nuk pat mundėsinė tė pėrdorė origjinalin qė bleu tani vonė A.Historik.
    (Pra provohet se familja e Migjenit kishte shitur dorėshkrimet e 6 ‘’ kėngėve tė fundit’’ dhe jo 7 ‘’prozat e gjata’’ siē pretendonte Shuteriqi’’ Shėn. i P.Luarasit)
    …Gjėja mė e re e mė me rėndės qė sjell ky redaktim i veprave tė Migjenit, ėshtė botimi i 5 nga 7 ( familja thotė se janė 8 prozat epanjohura t’auktorit). Dy prej kėtyre i botoi nė gusht1953, revista ‘’Letėrsia jonė'': ‘’Tė ēelen arkapiat’’dhe ‘’Studenti nė shtėpi’’
    ( Pra theksohet qė kėto dy proza nuk janė nga ato qė iu shitėn A.Historik siē pretendon Dhimitėr Shuteriqi . Shėn. i P.L.).
    Po me sa duket, edhe kėto tregime u botuan me gabime tė shumta. Ne nuk mund tė flasim pėr kėto gabime, sepse nuk e njohimorigjinalin. Po kėto gabime mund t’ishin evituar,sikur familja tė vinte nė dispozicion tė redaktonjėsitorigjinalin.(2)
    Pėr tekstet e pabotuara duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qėfamilja e ka pėr detyrė morale t’i verė nė dispoziciontė studjonjėsve (3)

    Nga teksti i mėsipėrm korsiv shihet qė:
    1. Gjovalin Luka zotėronte vetėm njė material tė pakorrektuar tė novelave tė panjohura e mė gjerė qė nuk ishte nė gjendje t’ia tregonte burimin dhekuptohet qė pa burimin origjinal nuk mund tė bėnte korrektimin e duhur.
    2. Shkrimi ‘’kritik’’ nuk mund tė jetė i SkėnderLuarasit pasi ai ishte pjesėtar i familjes Migjeni (ikunati) dhe qė i dispononte origjinalet mbi bazėn e tėcilave bėri krahasimet e korigjimet e botimit tė Gj.Lukės.
    Ato janė pasqyruar edhe nė kritikėn e Skėnder Luarasit, njė kopje tė saj ia kam dorėzuar qė mė 2003 Agron Lukės.
    Atje provohen jo vetėm qindra gabimet ortografike por edhe ēapėlimi i tekstit original nga Gjovalini.
    Ndėrsa pėr kritkėn e Gjovalinit shkrova:
    E quaj tė tepėrt tė zgjatem nė komentimin e kritikės sė Gjovalin Lukės qė e marr tė mirėqėnė, ku pohon katėrcipėrisht: Se devijimet nga vepra e Migjenit me disa nga komentete papėrshtatshme ''ishin puna e tij origjinale''; seGjovalini nuk e kishte parė ndonjėherė me sy origjinalin ( e te 8 novelave tė pabotuara etj. Pa sqaruar se kopjen ku e gjeti?); supozonte, me tė drejtė e largpamėsi se ai origjinali ''mund tėgjendej'' nė sėndukun ''misterioz'' tė SkėnderLuarasit ( pika 12). Dhe vėrtet atje u gjend e upėrdor nga Skėnder Luarasi pėr korrekturėn e botimin esaktė tė veprės sė Migjenit mė 1957 dhe mė pas shkrimet origjinale tė Migjenit ia dhuroishtėpisė-muze nė Shkodėr qė tė shiheshin e pėrdoreshinnga tė gjithė studjuesit, fjala vjen nga Moikom Zeqo e Rinush Idrizi, qė nė punimet e tyre ua kanė bėrė edhendonjė koment a foto.
    I ēuditshėm ėshtė fakti qė Agron Luka nuk e ka lexuar me ''vėmendje'' ( apo s'ka dashur dashur t'ia kapė mendja) kritikėn e tė atit. Ajo u referohet qartė (siē duket nga termat e materialit) tezave zyrtare tė kritikės sė redaksisė sė botimeve ( qė s'kanė tė bėjnė fare me ato tė S.Luarasit, as nė formė, as nė pėrmbajtje). Sidomos kuptimplotė ėshtė fjalia e Gjovalinit: ''Si mund tė mė kėrkohet mua qė duheshin pėrdorė dorėshkrimet origjinale qė ekzistojnė, dorėshkrime qė familja ( e Migjenit) e kapėr detyrė morale t'I verė nė dispozicion. Mua mė duket se as sot e kėsaj dite ne nuk dimė sa dorėshkrime ka i mistershmi Skėnder Luarasi. As unėdhe asnjė shok s'ka mundė t'i sigurojė kėto dorėshkrime deri mė sot PLOTESISHT''.

    Siē duket Gjovalini ''e shet'', por i biri se jep, provėn e sė vėrtetės.
    Nė fund Agron Luka shkruan:
    Z. Angjelina Ceka (Luarasi) dhe Z. Petro Luarasi e keni fjalėn ju!
    Nuk e di se ē’thotė motra ime pėr kėtė, por unė pėr hesapin tim po i them: O Agron Gjovalin Luka, pse e turpėron babanė. A tė funksionojnė tejqyrat dhe kaplloqja o burrė? (Pėr hiset e tua doli fjale edhe Shuteriqi)

    Rrenat e radhės
    Agroni pėrdor ēdo mjet pėr tė pėrmbysur logjikėn e fakteve dhe trillimet i sheqeros me shprehje nderi, bese e burrėrie e atdhetarie.
    Qė nė replikėn e parė i kam bėrė thirrje tė ketė mė tepėr respekt pėr personalitetet e mirėfillta kombėtare dhe kur s’dėgjoi ia bėrė njė bejte me Miun e Xhirafėn dhe prap iu pėrdrodh gjuha. Ndaj shpifjet po ia kthej me fakte safi nga shtypi i ditės. (qė tė mos dėrdėllisė mė ‘’se i ka thėnė Neritani’’)
    Si kandidati pėr deputet i Partisė Demokristiane Agron Luka predikonte Zotin e ua lypte votat besimtarėve katolikė duke u krenuar me njė farefis tė shek.18-tė, arqipeshkėv i Tivarit, pa menduar se ēu ka punuar i ati kėsaj grigje. (Irhan Jubica nė artikullin ‘’Njė varr pėr tė vėrtetėn e eshtrave tė Fishtės’’ Milosao, 20.8.2007 citon librin e At Konrrad Gjolaj, ‘’ēimarėt’’,1996, ‘’Gjovalin Luka me tė tjerė ishin njerėzit mė aktivė tė kohės nė krye tė luftės kundėr fesė dhe njerėzve tė fesė’’.)
    . Meqė pėrmend Fishtėn, atė shpifjen se Skėnder Luarasi ka qenė kundėrshtar i Patėr Fishtės nga ē’batak e ka peshkuar? Kur Skėnder Luarasi takonte e pėrkrahte Fishtėn nė kohėn e monarkisė Lukejt i turreshin qypit!
    Po ato marifetet e stanit tė sigurimsave dhe urrejtjen e verbėr ndaj Kadaresė mos ia ka injektuar ajo ‘’zoēka A’’ e kullėzės sė Lasgush Poradecit me ato aventurat mbresėlėnėse tė pėrshkruara nga penat Kadare-Lalaj. Ajo ia ka rregulluar politikėn me kardinalėt dhe biografinė me Vatikanin? Ndėr produktet e trurit tė menderosur (e kush i mban mend tė gjitha) ka shpifje tė sojit Skėnder Luarasi ‘’konsiderohej si i grupit Malėshova-Dėshnica-Xoxe etj’’ dhe ishte kushėri I KoēI Xoxes ( citoj: ‘’e ēfarė mund tė kishte pėrrallisur Luarasi aso kohe dhe qė i autoēensuroi dhe i zhduku vetė, sapo ra nga fiku Xoxia i Madh, kushėri i Luarasėve ) (Vargjet e lira, 6.10.2008) ndėrsa nė tė njėjtėn kohė thotė se S.Luarasi ia dedikonte jetėn ‘’qytetarit tė Nderit tė Mallakastrės, (M.Shehut) (qė dihet se ishte kundėrshtari mė i madh i K.Xoxes?!)

    Kushdo qė tė jetė K.Xoxe, o mendjeshkurtėr-gjuhėgjatė, nė farefisin e tij (qė nuk lidhet kurkund me fisin tonė Kostallari-Luarasi) bėjnė pjesė edhe vėllezėrit Harallambi-Negovani, Spiro Ballkameni, Sotir A.Xoxe etj., martirė e financues tė kishės, shkollės shqipe e ēėshtjes kombėtare Ata kanė kontribuar shumė mė tepėr me gjak e pasuri pėr Shqipėrinė Etnike se ata tregėtarėt nga Lukiēi, dhe pasardhėsit e Xoxeve duhet tė jenė krenarė pėr kėtė.
    - Po atė termin ‘’agjent i Kominternit’’pse e lė jetim e nuk ia bashkangjit Gjovalin Lukės? Apo e harrove qė ke shkruar ‘’Aty nga vitet 1936,1937,1938 e mė pas, nga Gjovalin Luka …nga Parisi, nga Torino e nga Livorno, u sigurua njė literaturė e madhe komuniste. Veēanėrisht, literatura e 1936-1937 pėrfshinte pjesėn mė tė madhe tė materialeve tė Kongresit VII tė Kominternit pėr "Frontin Popullor Antinazifashist", libra tė klasikėve etj. ‘’(Tullėn e bazamentit Evropės ia vuri kristianizmi -- nga Agron Luka, Historian nga Shkodra )
    -
    Po vetė e ke shpallur rolin e tyt eti si korier sekret i ambasadės sovjetike nė Tiranė ( ta them se mbahej edhe si mik besnik i titullarit tė saj, Ch..) dhe ‘’hafie’’ e Enverit pėr damkosjen ekstreme tė Koēit prandaj ai atė ditė tė bukur feste e rrahu publikisht nė Pallatin e Brigadave. Ndėrhyri Enveri qė e shpėtoi. Ke shkruar se Gjovalini materialet qė i adresoheshin Koēit ia jepte Enverit (sqaroj se bėhet fjalė, mbi tė gjitha, pėr dokumentat historike tepėr tė rėndėsishme te InformByrosė dhe letrėn e PKBS pėr prishjen e marrėdhėnieve sovjeto-jugosllave dhe tradhėtinė e Titos, por edhe udhėzimet e ambasadorit pėr tė preferuarin e tij K.Xoxe.) Ndėrsa Koēit iu vonuan kėto informacione, Enveri fshehtas lypi e mori garancitė nga Stalini, pėrgatiti strategjinė, terrenin e taboret e tij, organizoi fushatėn e kurbaneve dhe i lau duart ‘’me agjentėt titistė’’ Xoxe e Co. Desh e pėsoi keq edhe ambasadori sovjetik nga Stalini kur ai u pėrpoq t’ia shpjegonte se ‘’proletari Xoxe’’ ishte komunist i vendosur dhe besnik i Bashkimit Sovjetik. (Nga ‘’Dokumente sekrete tė Kominternit’’, botim nė shqip). Por po tė kishte qenė njė tjetėr korier sekret ndoshta ngjarjet do tė rridhnin ndryshe edhe pėr familjet Xoxe dhe Luka. Ato pėrrallat Xoxe-antisovjetik dhe agjent vlleh antishqiptar shko tregoja ndonjė tjetri, o Agron Luka, dhe jo fisit Xoxe pėr tė justifikuar pelivanllėkun e Gjovalinit. Kur Agroni (apo Gjovalini) ankohen se diktatori nuk ua shpėrbleu me mirėnjohje (edhe pse Gjovalini shkeli detyrėn dhe besėn e mikut ambasador) do t’u citoja fjalėt e Stalinit:’’Nuk e njoh kėtė zakon qensh’’ (Kujtimet e sekretarin tė Stalinit). Gjovalini pati goxha ofiqe e gėzoi jetė deri mė 18.7 1955, ( Deputet i Shkodrės, anėtar i Presidiumit tė Kuvendit Popullor tė R. P. Sh., pėrfaqėsues i Komitetit Shqiptar pėr Mbrojtjen e Paqes etj.)
    (ndonjė mund tė thotė se nuk qe budalla Enver Hoxha qė ta mbante pranė mė gjatė, sepse njė ditė tė bukur mund t’ia punonte edhe atij si Xoxes, fjala vjen tek Mehmet Shehu dhe Hrushovi)
    Sa pėr atė pėrrallėn tjetėr me dr.Gjatėn, ai nuk sillej si duhej ( sa nje here e shtyu edhe nga shkallet) me heroinėn e Luftės sė Spanjės, Justina Shkupin, e cila ato kohė kurohej nė spital. Ajo e tha njė llaf tek Mane Nishova qė ia tregoi vendin doktorit nė rrugė administrative (ka shumė mundėsi edhe me dijeni tė Mehmet Shehut). Pse ē’padrejtėsi ka kėtu?


    Ndersa nė lidhje me tolerancėn e atdhetarinė e Agron Lukės mjaftohem tė citojme Deklaratėn e Myftinisė sė Shkodrės: ‘’masha tė tilla si Agron Luka dhe shokėt e tij tė futur nga tė tjerė, gjithashtu nuk po reshtin sė vepruari qė tė provokojnė dhe nxisin urrejtje dhe konflikte ndėrfetare’’(Deklarate e Myftinise Shkoder , e shtunė, 19 gusht 2006 ‘’ ).


    Pėrmbyllje: Bisedė intime

    OAgrontornitor-komedian-historian-gjuhėtar-tregėtar- matematicieni…u tallavite si shumė o burrė, e kudo mbete toē.
    Na e bėre lėmsh edhe matematikėn duke ngatėrruar postulatet me teoremat, ekuacionet me mosbarazimet dhe termat realė me irealė. Tash po ngatėrrohesh edhe me nocionet elementare tė shahut, cung-zvang-un, patin dhe matin! E na hiqesh si grosmjeshtėr. Tė kam bėrė gjithnjė mat, t’i kam pranuar gjithė revanshet, tė kam mėsuar lojra e kombinacione tė vjetra e tė reja e pas tre vjetėsh prap ke mbetur bylmez E ē’taksirat kam unė tė humb kohė me ty kur kam aq shumė punė tė tjera pėr tė bėrė. Tė paktėn nė matēin e radhės hajde I pėrgatitur, mėso mė mirė me kė ke tė bėsh, ē’diplomim ka, ku punon, kush ndihmon me informata e botime se boll I re nė qafė pa tė drejtė Angjelinės e Neritanit. Hap internetin, shko edhe tek kompjuteti i bibliotekės Kombėtare tė shohėsh se kur dhe ku botoj dhe mjaft me marrėzitė:’’ tė tha Angjelina, tė informoj Neritani, te Gazeta Shqiptare Kaloshit i tha Neritani’’, tek RD- Patozit i ndėrhyri po Neritani, tek Albania, Shekulli, Korieri, Republika, Shqip, 55, Panorama, Ndryshe, etj. po Neritani. Pse merr kot poza dedektivi privat. S’paska punė tjetėr Neritani vetėm tė merret me shkrimet e mia e avazin e Gon Lukės . Unė kam edhe motėr e vėlla tjetėr, miq e farefis. Pėrmendua ngandonjėherė emrat se u ngelet hatri! Kėshtu bėhesh edhe mė I besueshėm e mė I rėndėsishėm pėr lexuesin se gjithė luarasllinjtė po merren me ty. Po ti, mor burrė, si e nxorre zbuluar Pjetrin e ndjerė tek RD dhe shqetėsove dynjanė gjer nė Australi? Unė nuk botoj si ty, me ndėrhyrje, po ku mė do e kur mė do qefi, veēse pa bezdi. Ngandonjėherė qeras me ndonjė kafe. Po e pata materialin e gjatė, e shfaq nė internet ku mund ta shuaj edhe ‘’etjen’’ pėr publikim dokumentash edhe ‘’dialogun’’-chat-.
    E vazhdojme debatin si e ku ta doje qejfi veē te na garantohet vijueshmeria pa nderprerje e redaktim .


    O Agroni i Lukejve nga Lukiēi i Shestanit!, po me Elsėn e Shekullit, ē’pate xhanėm? Ajo si gazetare e pėrkushtuar zbatoi porosinė (pse ē’do ti qė tė ngelet pa punė?!) pėrhapi vetėm lajmin ‘’e zbulimit’’ nė Bibliotekės Kombėtare dhe as nuk e ciku thelbin e ēėshtjes se kush e pse i ndaloi ‘’Vargjet e Lira’’ mė 1936. (Mirė qė nuk tė shkau gjuha tė pėrmendje edhe Mjeshtrin e Madh, o derėzi, se ai qė ktheu shenjtoren nė kurbatkė, kryetrimin nė rrjepacak e pllumthin nė shqiponjė, me njė pėshpėritje tė bėn pluhur e hi, me rob e katandi e nuk kanė se ku tė shprehin gjindja njė ‘’ndje zot’’.)
    - Atė thashethemin financiar, qė e di se nuk e ke shpikur vetė, adresoja prurėsit mė tė parė e laji duart e qetėso shpirtin.
    Jo Elsa, por edhe ti, historiani i mirėfilltė, ndė e ditsh tė vėrtetė nuk e thua se tė ngrin gjuha e biografia.. Pėr informacion mė profesional ēap nė Tiranė, tako dr. Malosmanin e nėnėn e tij tė nderuar, pyeti se kush i parapagoi ‘’Vargjet e Lira’’, kush interesohej pėr botimin dhe kush ia kėrcėnoi e mallkoi babėn kur rrodhėn libra tė bllokuar nga magazina. Por mos harro kryesoren: me kėtė rast ai tė ekzaminon mirė simptomat e sėmundjes (tėrbim, errje sysh, pėtēartje, harresa…) dhe tė gjen ilaē nėse tė shkaktohen nga diabeti apo gurėt nė veshka. Ma dėgjo llafin: ‘’Kush ka shėndetin, s’ka zili as mbretin!’’
    (Kėsaj radhe nuk po tė englendis me humor e poezi se nuk tė lejon shėndeti qė t’ia ndjesh lezetin).
    N’pritje pr’(h)abere t’mira, t’falmeshnet,
    Petro i Skėnderit tė Petros tė Ninit tė Petros…tė Kostės nga lagja Kostallarė e Luarasit, bash tė tumave ilire tė Kolonjės.

    Petro Luarasi

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  3. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    ...
    Petro i Skėnderit tė Petros tė Ninit tė Petros…tė Kostės nga lagja Kostallarė e Luarasit, bash tė tumave ilire tė Kolonjės.

    Petro Luarasi

    Thjesht per kuriozitet po pyes: Per cfare mund te duhej kjo?
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar uj me gaz pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  5. #13
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485

    S.Luarasi dhe Migjeni

    I nderuar ''uj me gaz''.
    Kur dikush mburret se eshte nga Lukiēi i Shestanit pse tjetri te mos e permende identitetin se eshte nga Luarasi i Kolonjes, i famshem per tumat ilire te sapozbuluara?!
    Ju p.sh, ēfare lloj uji me gaz preferoni?

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  7. #14
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    GSH
    -------

    POLEMIKA
    Nė lidhje me artikullin:Shuteriqi: "Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit"
    Ish-Kryetari i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Shqipėrisė dhe studjuesi e publicisti i njohur Dhimitėr Shuteriqi, i pėrgjigjet akuzave tė profesor Luarasit, tė botuara para pak ditėsh nė faqet e "Gazetės" lexuesit kureshtar per te verteten i rekomandojme te lexoje artikujt: ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’, Shekulli, 29.5.2003 dhe ‘’Dritėhijet e Shuteriqit dhe qitapi i babės’’, Albania, 29-30-31.5.2003, ku analizohen me fakte ''harresat'' dhe ''sajesat'' e Shuteriqit.

  8. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  9. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2004
    Postime
    2,378
    Citim Postuar mė parė nga petrol Lexo Postimin
    I nderuar ''uj me gaz''.
    Kur dikush mburret se eshte nga Lukiēi i Shestanit pse tjetri te mos e permende identitetin se eshte nga Luarasi i Kolonjes, i famshem per tumat ilire te sapozbuluara?!
    Ju p.sh, ēfare lloj uji me gaz preferoni?
    I nderuar Petro Luarasi,

    se pari me falni qe po ju shkruaj ne pseudonim. Ne lidhje me pyetjen tuaj sepse ne kushte "normale" mburrja nuk i sherben askujt. Une ujin me gaz do e doja te paster.
    imagine there's no countries...
    nje fjale, nje kuptim...
    :))))

  10. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar uj me gaz pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  11. #16
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    Fragmente nga ‘’Migjeni nė shtratin e Prokrustit’’, botuar nė ''Shekulli'', mė 29.5.2003.

    “Nuk merrem me hesape tė trashėguara, por do tė botoj gjithė ē’kam ruajtur nga im atė Skėnder Luarasi”. Kėshtu shprehet trashėgimtari i intelektualit tė njohur prof.Luarasit, i nxitur nga polemikat nė media Luarasi-Shuteriqi, pėr veprėn e Migjenit, konflikt qė zuri fill nė vitin ’48, mes njėrit, autor i monografisė sė poetit dhe tjetrit, ish- kryetar i Lidhjes sė Shkrimtareve...''

    Kush janė sipas Luarasit “Prokrustėt” e Migjenit?
    Janė pikėpamje tė ndryshme dhe individė tė ndryshėm. Nė botimin e afėrt do tė citoj se ē’kanė thėnė ata nė veprat e tyre. Mund tė pėrmend Karl Gurakuqin, Dhimitėr Shuteriqin, ēfarė ka thėnė Arshi Pipa nė dy raste nė vitin ’44 dhe nė ’45. Robert Elsie, gjithashtu, njė studiues skrupuloz, por nė kėtė rast ka shkelur nė dėrrasė tė kalbur, duke e cilėsuar Migjenin me prejardhje serbe dhe se nuk e ka ditur gjuhėn shqipe.

    Dritė-hijet e Shuteriqit
    Fakte “tė harruara” nga Shuteriqi nė polemikėn: “Ja e vėrteta e akuzave tė Luarasit” (“Gazeta Shqiptare” 17 maj 2003). Gazeta Shqiptare , dt.15.4-20.4.2003, botoi disa fragmente nga libri i kujtimeve tė prof.Skėnder Luarasit ‘’Ē’kam pare e ē’kam dėgjuar’’ku, ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumenteve , tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit. Atje pėrmendej edhe prof.Dh.Shuteriqi i cili ka bėrė njė replikė... prof.Luarasi analizon disa pikėpamje “tabu” tė prof.Dhimitėr Shuteriqit mbi Migjenin.Ky material ėshtė ofruar nga artikulli i akademikut Shuteriqi, botuar nė njė tė pėrditshme me titull “Ja tė vėrteta e akuzave tė Luarasit” , duke iu kundėrpėrgjigjur njė artikulli tė mėparshėm, fragment nga libri i kujtimeve tė prof.Skėnder Luarasit “Ē’kam parė e ē’kam dėgjuar” ku ndėr tė tjera, mbi bazėn e dokumenteve tregoheshin shkurtimisht peripecitė e botimit tė librit tė tij pėr jetėn e veprėn e Migjenit.

    Shuteriqi
    Nė monografinė e tij “Migjeni”, botuar nė revistėn “Literatura Jonė”, viti 1948, prof.Dhimitėr Shuteriqi shkruan: -“Migjeni vdiq mė 28 Gusht 1938. Ishte plot 28 vjeē. (Lindi nė Shkodėr mė 30 shtator 1910)…”
    -Gjithė shkrimet e tij - merren me vuajtjen fizike tė poetit, vuajtje qė nuk do parė e shkėputur nga varfėria e tuberkulozi i tij.”
    -Influenca tė ndryshme kryqėzoheshin nė vent tonė. Kėshtu ndėrsa njėri s’kish flakur mirė Baudelaire-in, tjetri nuk shkėputej akoma nga Leopardi, njė i tretė nga d’Annunzio, njė i katėrt Migjeni – nga Dostojevski, dhe ndoshta, nga Niezsche.
    -Le tė kthehemi edhe njė herė tek mosqartėsia e Migjenit, karakteristikė e rinisė pėrparimtare tė kohės…. Trajta e mbinjeriut “Dithyramb Nietzsche-an” ėshtė njė gabim qė ridhte nga paqartėsia e tij ideologjike.
    -Ēaste tė paqartėsisė janė edhe ēastet e tij pesimiste, tė pazakonshme, tė Migjenit i cili zakonisht ėshtė optimist…Nė ēaste tė tilla nė prag tė vdekjes, poeti ka mundur tė shkruajė njė vjershė si ajo qė mban titullin "Nėn flamujt e melankolisė", vjersha e fundit e librit tė tij ku ai shket, dhe pėrpjekjet e tij e tė shokėve e krahason dhimbshėm me atė tė malit qė polli njė mi.
    -Nuk mund tė thohet me siguri se Migjeni e pat njohur historinė e letėrsisė shqipe. Eshtė e vėshtirė tė gjesh te ai gjurmat e njė influence brėnda pėrbrėnda kufijve tona.
    -Migjeni si poet s’ka arritur ta njohė mirė teknikėn e prozodisė shqiptare. Kur erdhi nė Shqipėri(v.1933) ai e kishte harruar shumė shqipen dhe letėrsinė e saj duhet ta njihte tepėr pak, qė tė mos thomi aspak.
    -Le tė shėnojmė gjithashtu se, prej familjes orthodhokse shkodrane, ai kishte si gjuhė tė shtėpisė sėrbishten. -Veprat qė kemi tė botuara prej tij, janė tė viteve 1934-1937. Nė to, ndihet qė Migjeni nuk e zotėron mirė shqipen, me gjithė qė nuk ka dobėsi tė tepruara, qė do ta dėmtonin tepėr artin e tij.

    Skėnder Luarasi tek “Migjeni nė shtratin e Prokrustit” sqaron:
    Megjithėse Migjeni ka rrojtur e ka punuar nė kohėn tonė dhe shumė prej nesh e kanė njohur e kanė folur personalisht me tė, nė sa ėshtė shkruar pėr tė, janė thėnė edhe gjėra qė nuk i pėrgjigjen sė vėrtetės. Pėr tė dėftyer se tė ē’natyre janė kėto gabime, tė cilat na bie pėr barrė t’i ndreqim, po e nisim me datėlindjen e Migjenit.
    -E bazuar nuk e di se nė ē’dokument, “Literatura Jonė”, viti 1948, jep motin 1910. Sipas librit tė shtėpisė, nė tė cilin janė shėnuar ngjarjet kryesore tė gjithė familjarėvet, gjejmė datėn e vėrtetė tė lindjes sė Migjenit: 13 tetor 1911- me stilin e ri kalendarik (30 shtator 1911, me stilin e vjetėr); dhe u nda nga jeta nė moshėn 27-vjeēare mė 26 gusht 1938 (me stilin e ri).
    -Mė tej nė librin e cituar S.Luarasi nė mėnyrė tė hollėsishme dėshmon gjakun shqiptar tė Migjenit: I gjyshi i Migjenit, Nikolla Dibrani – quhej me kėtė mbiemėr gjenerik se familja e kishte origjinėn nga Dibra e Madhe, nga fshatrat ortodokse shqiptare tė Rekės (andej ka qenė edhe poeti patriot Josif Jovan Bagėri) - qe shpėrngulur nė Shkodėr nga mezi i shekullit tė 19-tė. Kemi plot kėso familje tė shpėrngulura nė kėtė qytet tė Veriut:
    Gjergaj, Trimēev, Siliqi, Banushi, Kadiqi, Dibra,etj. Kur shkonte si murator nėpėr katundet e ndryshme, nė Mal tė Zi, Nikolla u njoh dhe u martua me Stakė Milanin nga Kuēi, e cila edhe ajo si gjithė banorėt e asaj krahine, kishte shqipen pėr gjuhė amėtare. Ata lindėn dy djem: Gjergjin(Gjokėn) dhe Kriston. Gjergji, tregtar mė 17 shtator 1900 u martua me Sofi Anastas Kokoshin. Nga kėta prindėr shqiptarė lindi Millosh Gjergj Nikolla, nga familja dibrane e Nikollave dhe ajo shkodrane e Kokoshėve.
    -Skėnder Luarasi pasi analizon nė detaje veprėn e Migjenit thekson:
    Por gjithė kėto trajta e shumė tė tjera tė pėrdorura drejt prej Migjenit qė janė ndryshuar pa ndonjė kriter dhe janė ''pėrdhunuar''nė botimin e tashėm ( botim i Gj.Lukės nė vitit 1954): dėshmojnė se Migjeni mė 1935 ka patur kuptim mė tė drejtė pėr gjuhėn shqipe se shumė shkrimtarė shqiptarė mė 1954 , megjithėse Migjeni i bėri mėsimet nė shkollė tė huaj, larg atdheut.
    -Jo vetėm nė mendimin, por edhe nė formėn me tė cilėn e vesh mendimin Migjeni ėshtė mė i pėrparuari nga tė gjithė shkrimtarėt shkodranė bashkėkohės, me tendencėn e tij centripetale nė lėmėn e gjuhės shqipe. -Qė tė kuptohet madhėshtia e veprės sė Migjenit, duhet sė pari tė njihen mirė rrethanat nė tė cilat shkroi e punoi Migjeni. Fare pak qenė tė rinjtė tė cilėt qė mė 1935 u bėnė ballė kėtyre ēorbaxhinjve nė lėmin e letrave…tė rinj si: Andrea Varfi, Petro Marko,Aleks Ēaēi,Kristaq Tutulani, etj. tė cilėt na bėnin pak fllad nė atė zagushi mendore. Tė tjerėt qitnin nė dritė xhinde. Kur luhej komedia e 25-vjetorit tė indipendencės shqiptare nė Tiranė, nja 75 poetastra shqiptare (midis tyre edhe Dh.Shuteriqi me pseudonym ''Shpati’’) i thurnin himne dinastisė sė Zogut dhe ''mbarsnin malin''.
    -Shuteriqi ose nuk e ka njohur fare Migjenin, ose nuk ka dashur ta njohė, dhe ka qėlluar tė ē’orientojė gjithė rininė tonė kur shkroi nė “Pėrpjekja shqiptare”, nė maj 1937 fjalėt e shėmtuara: “Vetėm Koliqi qėndron pėrmbi shokėt me ato novela qė na japin disa anė tė shpirtit shqiptar. Koliqi ka zotėsi tė shohė andej…” -Ēudi se me ēfarė indulgjence e sheh Shuteriqi letėrsinė tonė tė atėhershme! Dėnon Ernest Koliqin ( dikur idhullin e tij ) se shkruante “Rranishten e Durrėsit”, dėnon vetveten se nuk e flaku mirė influencėn e Baudelair-it (tė cilit i dedikon ‘’Kangėt Tragji-komike’’ nė ‘’Kangėt e rinisė sė parė) dhe shkruan pėr Migjenin: “Po, Migjeni pa kundėrshtim, ishte mė i pjekuri dhe mė i qarti nga tė gjithė, ai qė u shkėput qė nė fillim, megjithėse jo i tėri, nga influencat e huaja dekadente.”
    -Po zgjatem shumė pėr gjėra tė pa nevojshme. Dhe unė i atij mendimi jam, po ja qė tė kėtilla gjėra tė pa nevojshme na shtron Dhimitėr Shuteriqi nė monografinė e tij mbi Migjenin, mirėpo kėto gjėra, pasi shkruhen keq ,duhen ndrequr. Pėr botimin e veprės sė Migjenit iu afrova Lidhjes sė Shkrimtarėve qė mė 1948; po mbasi ata kanė vendosur qė Skėnder Luarasit tė mos i lėshohet vėnd nė “Literatura Jonė”...
    Mbas shume peripecish ne vitin 1957 u botua vepra e plote e Migjenit nga Skender Luarasi ku demaskohen nje sere shtremberimesh e falsifikimesh qe per fat te keq ende perseriten tek-tuk.

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  13. #17
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    menjefjale petrol eshte petro luarasi.. apo jo..

    mirseke ardhur ne forum o nipi petro nini luarasit.. e djali skender luarasit..

    ne forum ka shum shkrime per migjenin e per luarasin.. e juve ne se kini durim mblidhini bashk e hidhini nje sy..

    do desha te na sjellesh ketu poemat e famshme te bajronit e shilerit qe babai juaj i nderuar .. profesor skender luarasi i ka shqiperuar ketu e 70 vjet me pare ne mos gaboj..

    cdo te mire..

    ..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 22-05-2009 mė 11:41

  14. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Brari pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  15. #18
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    I nderuar Brari,
    Duke respektuar deshiren tuaj dhe kureshtjen e pjesemarresve ne kete komunitet atdhetar e demokratik, jam i gatshem te ofroj materiale te shumta veē druaj se mos tejkaloj cakun.
    Skėnder Petro Luarasi ka shqiperuar nga Fridrih Shileri veprat: Vilhelm Teli (1934), Intrigė e dashuri (1955), Hajdutėt (1958), Fiesko(1958), Vajza e Orleansit, Don Karlos (e pa botuar),
    Johann Christoph Friedrich von Schiller (1759-1805) cilėsohet si dramaturgu mė i shquar gjerman dhe i dyti pas Gėtes si figurė udhėheqėse e letėrsisė gjermane. Tematika qe ai trajton eshte realiste dhe ndriēon fenomene teper aktuale per kombin shqiptar edhe ne ditet e sotme: dashuri per vendin, dinjitetin e unitetin kombetar, mosperulje ndaj diktatoreve e padrejtesive, etj.
    Fragmentet nga Vilhelm Teli, ''Atdheut, besnik shiko ti rrish mė pranė…'',''E vjetra shembet,kohėt po ndryshojnė…'' u dhane si tema hartimi nė gjimnazet e Tiranes e Shkodrės mė 1935 dhe bene buje. Ne Shkoder shumė nxėnės si: Qemal Stafa, Vasil Llazari, Arshi Pipa, Xhemal Broja, etj. shkruan hartime tė shquara.
    Po i botojme fragmentet qe lexuesi te gjykoje vlerat:

    ''E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash''.

    Antinghauseni

    A paska pasur aq guxim fshatari,
    Me mjet tė vet, pa ndihmė tė bujarve?
    Kur paska kaq besim nė vetvete,
    Nuk ka nevojė, jo, pėr forcėn tonė;
    Shkujdesur mund tė zbresim ne nė varr,
    Duke menduar qė fuqi tė ra
    Do rritin madhėrin e njerėzisė.
    (Vė duart mbi krye tė djalit, i cili qėndron mė gjunjė para tij.)
    Prej kėsaj koke, ku vendosėn mollėn,
    Liri e re mė e mirė do blerojė;
    E vjetra shembet, kohėt po ndryshojnė,
    Njė jetė e re po lulėzon gėrmadhash.



    ''Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė
    E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde''

    Antinghauseni
    Djal' njihe mir' kėt' popull prej barinjsh!
    E njoh unė q'e udhėheq n'luftė;
    Unė e kam parė qysh luftoi nė Favenc.
    Po le tė vijnė e tė na vėnė zgjedhė;
    Ne s'do ta mbajmė kurrė atė zgjedhė.
    - Im nip, mėso tė dish prej ē'fisi je!
    Mos flak margaritarėt e vėrtetė
    Pėr hir tė njė shkėlqimi tė gėnjeshtėrt.
    Ji prijės i njė populli tė lirė,
    Qė tė bėn veten fli nga dashuria
    Dhe qėndron tok me ty nė luft' e vdekje;
    Kjo qoftė bujaria qė tė mburr.
    Forco cilsit' e trashėguara t'gjakut;
    Atdheut besnik shiko t'i rrish mė pranė
    E ta pushtosh me gjithė zemrėn tėnde;
    Kėtu ėsht' e forta rrėnjė e forcės sate;
    Atje, nė vend tė huaj, qėndron vetėm,
    Si i dobėti kallam q'e thyen shqota…

  16. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  17. #19
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    ''Vajza e Orleansit'' e botuar nga Shileri mė 1801, dramatizon veprėn e heroines franceze Zhan D'Ark.

    Zhana
    Po ēlodhen armėt, zhurmė e luftės hesht,
    Pas fushės gjaktė vijnė kėngė e valle;
    Ndėr rrugė ushtojnė melodira t'ėmbla.
    Altarė e tempuj ndrijnė prej festimit.
    Dhe beret (**) gjithė veshur me blerim
    Dhe shtyllat janė mbėshtjellė me gėrsheta.
    Qyteti ėshtė mbushur plot me miq,
    Qė posi valėt turren drejt festimit.
    Nga lumturia ndizet njė gėzim
    Dhe njė mendim rreh nė ēdo kraharor;
    U zhdukėn zemėrimi dhe urrejtja
    Tė lumtur janė sot e tė bashkuar.
    Kushdo q’ e ndjen se rrjedh nga fisi frėng
    Tani kėt’ emr’ e thotė mė me mburrje,
    Kurorė e vjetėr ndrin mė me shkėlqim,
    Dhe gjithė Franca nderon mbretn' e saj.
    Por mua, q'e plotėsova ē'ėshtė e madhe,
    Ky gaz i gjithė botės nuk mė prek;
    Sė prapi mė ėshtė kthyer zemra ime,
    Dhe rreh tė shkojė larg nga ky festim
    Nė kampin britanik kėrkon tė hidhet
    N'atė drejtim mė bredh shikimi sot
    Dhe si hajdute shkoj nga rreth i miqve
    Qė tė mos ma kujtojnė fajin e rėndė.
    Unė tė mbaj fytyrėn e njė burri;
    Nė kėtė gjoks, nė shpirtin tim tė dlirė?
    Kjo zemra qė shkėlqen me dritė qielli
    Tė rrahė pėr njė dashuri tokėsore?
    Unė, qė quhem shpėtimtare e Francės-
    Dhe luftėtare eprore e Perėndisė,
    Tė digjem pėr armikn' e vendit tim!
    Posi ia thėnkam diellit kėtė gjė
    Dhe pika nuk mė bie dhe s'mė vret turpi!
    (Mbasi hesht pak, me gjallėri mė tė madhe).
    Apo ta vrisja? Po si mund ta vrisja
    Pasi e pashė? Atė ta vrisja unė
    Mė parė vrisja veten. A kam faj?
    Pse m'erdhi keq dhe u solla njerėzisht?
    Mėkatė qenka dhimbja? A ke dėgjuar
    Zėrin e mėshirės e tė njerėzisė?
    Dhe pėr tė tjerėt qė ke prerė vetė?
    Pėrse tė heshtė shpata kur djaloshi
    Valez t'u lut me lot t'ia falje jetėn.
    Zemėr dinake don tė gėnjesh qiellin.
    Jo, nuk tė shtyu zėri i shenjtė i shimbjes
    Ē'm'u desh qė ta shikoja drejt nė sy!
    T'i shoh tiparet e fytyrės bukur!
    Fatzezė!, ai shikim tė solli prishjen.
    Njė vegėl qorre kėrkon perėndia-
    Me sy tė verbėr duhej ta mbaroje
    Se sa po pe, tė la mburojė e qiellit
    Dhe rrjeti i ferrit ja tė kapi ty.
    (Mendohet, dėgjon muzikėn, pastaj flet).
    O krrabė, pse ta zura vendin
    Me shpatėn luftarake,
    Dhe prej teje lisi i shenjtė
    U largova pėrgjithnjė?
    Mua mbretėreshė e qiellit
    Mos mė ishe shfaqur kurrė
    Merre prapė ē'mė premtove
    S'jam e denjė pėr kurorėn.
    Pashė tėrė qiellin e hapur,
    Pashė engjėjt e ndriēuar...
    Por dėshirė tjetėr mė ka kapur
    Qė nuk jeton nė botėn e kulluar.
    Pse mė ngarkove detyrė tė tmerrshme
    Mua tė dobėtės tė kryej?
    Si ėshtė e mundur njė zemėr e ndjeshme
    Dhuratėn e natyrės ta fyej?
    Jo, prej qenieve tė lira
    Zgjidh zbatonjėsit e tu;
    Prej reve tė dlira
    Merri, mua mė ler kėtu.
    Zgjidh tė pastėrtit, tė kulluarit,
    Tė lumturit, tė gėzuarit...
    Kjo vashė shpirtbutė\
    Ty, hyjneshė, po tė lutė.
    Ē'pata q’ u mora me luftrat
    Me grindje tė princave?
    Miturisht ruaja shqerrat
    Nė lėndinat kodrave
    Seē u shtyra drejt rrėmetit
    Nė mėkat e nė mjerim,
    Nė pallat tė madh tė mbretit
    Ah, ky s'qe qėllimi im!

  18. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  19. #20
    petrol
    Anėtarėsuar
    20-05-2009
    Vendndodhja
    Rr.''Luigj Gurakuqi'', p.15,sh.4, a.25,Tirane, Albania
    Postime
    485
    ''Don Karlos'', tragjedi me tematikė nga historia e popullit spanjoll u botuar mė 1783. Eshte nje nga veprat me te fuqishme qe demaskon inkuizicionin.


    Karlosi

    Po admiroj,
    Priftin nunosės hokatar tė mbretit
    Qė rrėfen aq lezeēėm meselerat.
    Shpesh kam dėgjuar, e nuk thonė kot,
    Se shpifėsjellėsit e gėrgasėsit
    I kanė bėrė botės dėm mė shumė
    Se helmi ose kama e vrasėsit…
    ……………………………

    At Domingo

    Princ, s'kam guxim
    Tė hyj nė fshehtėsinė e hallit tuaj;
    Veēse ju lutem, Naltėsia juaj
    Tė mbajė mend qė vetėdijė e vrarė
    Vetėm nė kishė gjen shpėtim e strehė,
    Pėr ku monarkėt s'kanė ēelės, dhe
    Ku vetė mizorirat mund tė shuhen
    Nėn mlatėsin e shenjtit Sakrament.
    Mė duket se u shpreha fare qartė,
    I dashur Princ?

    ………………….

    (Karlosi i drejtohet te atit)

    Karlosi

    Ju keni qenė. Mos mė urreni mė.
    Ju dashuroj me zjarr posi fėmija
    Veē mos m’urreni mė.Ē’gėzim i madh
    Kur ndjen se tė nderon njė shpirt i lartė
    Kur di qė gazi ynė gėzon tjetrin
    Qė brenga jonė i ndrydh krahrorin botės
    Qė vuajtja jonė e bėn tė derdhė lot!
    Sa bukur pėr babanė kur shėtit
    Dorė pėr dore me tė birin e dashur
    N’udhėn e trėndafiltė tė rinisė
    T’a shohėsh edhe njė herė ėndrėn e jetės
    Sa bukur ėshtė tė pėrjetosh veten
    Nė veprėn e pavdekshme tė birit
    Duke i shėrbyer shekujve !-O sa bukur
    Tė bjellė ē’pat korrur biri i dashur
    Tė mbledhėsh ē’u rrit shpejt,me parandjenjė
    Sado tė jetė mirėnjohės! Babė
    Murgėt e menēur tuajt s’bėnė fjalė
    Pėr kėtė paradis tė tokės.

  20. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar petrol pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

Faqja 2 prej 10 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 59
    Postimi i Fundit: 20-03-2014, 07:01
  2. Millosh Gjergj Nikolla - Migjeni
    Nga Rinorja nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 25-12-2010, 12:53
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Kristo Luarasi dhe Frashėrllinjtė
    Nga white-knight nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 12-11-2008, 15:32

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •