GARA sapo ka startuar !
LIVE : Nata e Pare e Festivalit
http://rtsh.al/tvsh_live.php
GARA sapo ka startuar !
LIVE : Nata e Pare e Festivalit
http://rtsh.al/tvsh_live.php
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-12-2015 më 16:01
Juria e Festivalit te Kenges 54
1. Pirro Çako - kantautor
2. Helidon Haliti - piktor
3. Ilirian Zhupa - poet
4. Françesk Radi - kantautor
5. Olta Boka - kengetare
6. Jehona Sopi - kengetare
7. Alban Nimani - kantautor
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 25-12-2015 më 16:14
escXtra.com komenton drejtperdrejt nga Tirana.
Si vjen Kenga Shqipe ne perceptimin e nje te huaji - Simon Wells, por dhe dashamiresve europiane te kenges sone.
http://escxtra.com/2015/12/25/xtra-l...-semi-final-1/
Nje nder kenget me te mira te ketij Festivali ! Ndryshe dhe e fresket ! Shanse per te qene fituese..... pse jo !!!
Nje tjeter kendveshtrim europian I krijimtarise muzikore te Nates se Pare :
http://janelaesc.com/noticias/analis...i-i-kenges-54/
Me ç'duket qe media e shkruar te te kushtoje vemendje ....... duhet te jetosh jashte Shqiperise !!! Nder te paktat intervista per artistet qe konkurrojne ne Festivalin e 54 !
Besa Krasniqi, shqiptaro-suedezja që kërkon trofeun e festivalit të RTSH-së
" Mapo " - 26 Dhjetor
Është vetëm 22 vjeç, por me ambicie të mëdha sa i përket karrierës së saj. Besa Krasniqi ka braktisur kompeticionet e Suedisë, vend ku ka lindur dhe jeton, për të marrë pjesë në Festivalin e RTSH.
Në këtë intervistë Besa siguron se nëse ia del të fitojë këtë kompeticion do të ketë një mbështetje në Suedi, aty dhe ku organizohet Eurosong këtë vit.
E në fund, bukuroshja kosovare shpreson që të fitojë artisti më i mirë dhe jo të jetë vendosur tashmë përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovisionin e vitit 2016.
Vini nga Suedia për të marrë pjesë në festivalin e fundvitit, përse kjo zgjedhje, dhe jo tek një festival në Suedi?
Sepse më duket më interesante të vij në shtetin e gjakut tim të marr pjesë edhe pse besoj që isha pranuar në festivalin e Suedisë. Zgjodha të rikthehem në Shqipëri për të treguar virtytet tona si popull.
Si ratë në kontakt me këtë festival, kush ja u dha si ide?
Ideja erdhi nga babi im, edhe mua më pëlqeu dhe punova këngën edhe e dërgova. Kënga ime u mirëprit ndaj dhe shpresoj që gjithçka të shkojë më së miri.
A keni dëgjuar se shpesh herë në Shqipëri fituesi është i paracaktuar, keni dëgjuar për fituesin këtë vit?
Jo nuk e kam dëgjuar këtë dhe shpresoj që nuk është fakt.
Çfarë prisni nga ky kompeticion?
Që të fitojë ai që e meriton dhe që mund të ngrejë Shqipërinë në Eurovision.
E keni menduar fitoren, sa do e mbështesin Besën në Suedi, duke qenë se këtë vit Eurosongu zhvillohet në Suedi?
Mendoj se çdo njëri prej nesh që do të konkurrojmë në festival e kemi menduar dhe ëndërrojmë të gjithë për fitoren. Mua në Suedi më mbështesin shumë, dhe kanë plotësisht respekt. Para se të vija në Tiranë e ka bërë televizioni i Suedisë një reportazh enkas për mua dhe për paraqitjen time në festivalin e këngës. Si dhe do të vijë një gazetar nga një media suedeze ta përcjellë në festival.
I keni njohur këngëtarët e tjerë, si ju kanë pritur?
I kam njohur disa, ende jo të gjithë, por ata që kam takuar më kanë pritur mirë. Të gjithë janë shumë të talentuar.
A është Besa në kërkim të famës edhe në Shqipëri?
Kërkim të famës jo, vetëm thjesht dëshiroj të jap një përshtypje edhe këtu. Të dijë populli im se ka një artiste në Skandinavi që flet për Shqipërinë dhe Kosovën gjithandej.
Si i shikoni sot artistët shqiptarë, sa ndryshojnë nga ata suedezët, çfarë mendoni se u mungojnë?
Kolegët e Festivalit që konkurrojnë me mua janë perfekt dhe nuk ju mungon asgjë. Por në përgjithësi arti në Suedi dallohet shumë nga “arti” shqiptar. Në Suedi nuk pajtohen më së pari televizionet dhe radiot ta lançojnë një videoklip ose një këngë që nuk është vlerësuar së pakti nga 6 drejtorët profesionalë më të lartë të atij televizioni ose radio. Është një procedurë shumë e vështirë dhe nuk hyn gjithkush. Kurse në Shqipëri kam dëgjuar të kundërtën. Interesi, njohja etj./GSH/
http://www.mapo.al/2015/12/besa-kras...lit-te-rtsh-se
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 26-12-2015 më 22:37
Genc Tukiçi vjen si këngëtar në Festivalin e RTSH-së
Pianisti i mirënjohur në skenat botërore, vjen në Festivalin e 54-t të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, kësaj here si këngëtar. Një këngë dashurie e shkruar dhe e kënduar nga ai vetë. Genc Tukiçi rrëfen arsyet që e rikthyen në këtë skenë, mesazhin që përcjell dhe projektet e ardhshme, që e shohin sigurisht mbi piano dhe nëpër botë…
Nga Suadela Balliu - Tetor 2015
Për të, skena e Festivalit të Këngës në Radio Televizion ka aromë shtëpie. U bë e tillë qysh kur i vëllai, Davidi këndoi aty për herë të parë, ndërsa Genci ishte ende fëmijë…E sa herë e ftojnë të bëhet pjesë e tij, ai nuk mund të refuzojë… Vitin e kaluar ai ishte pianisti i edicionit të 53-të të festivalit, një ftesë që e pranoi me kënaqësi nga miku i tij, Shpëtim Saraçi, drejtor i festivalit.
Genc Tukiçi mendoi të kthehet edhe këtë vit, kësaj here si konkurrues, me një këngë të shkruar, kompozuar dhe orkestruar nga ai vetë. Por nuk deshi të zgjidhte një interpretues që do i rrinte për shtat vokalisht këngës së tij…Për herë të parë Genc Tukiçi, pianisti i mirënjohur në skenat ndërkombëtare ka vendosur t’i shfaqet publikut shqiptar si këngëtar.
“Përvoja ime si këngëtar ka mbetur vetëm në sferën e kënaqësisë personale, brenda shtëpisë. Me Davidin dhe babain (Ibrahim Tukiçi), as nuk guxoja ta mendoja veten këngëtar. Por jam i mendimit se një muzikant i mirë duhet të dijë edhe të këndojë. Jam shfaqur vetëm një herë në publik, me Ardit Gjebrean në televizionin Klan, me një këngë franceze dhe kjo do të jetë hera ime e parë si këngëtar i mirëfilltë”, – rrëfen Genc Tukiçi, ndërsa zbulon se kënga e tij, të cilën do e interpretojë në natën e dytë të Festivalit të 54-t të Këngës në RTSh, më 26 dhjetor, është një këngë dashurie.
“Motra që e ka dëgjuar, më tha se ka shumë elementë personalë, por një artist sado të niset nga historia personale abstragon, duke i bërë ndjenjat universale dhe një këngë ku të gjejë veten kushdo që e dëgjon. Kjo është edhe dëshira ime. Të përçoj një mesazh dashurie për të gjithë ata që e dëgjojnë”, – vijon ai, duke shtuar se pianoja- tashmë si zgjatim i trupit- nuk do të mungojë në këtë performancë.
Pasi e ka përfunduar këngën, zbulon se në studion e tij në Paris ushtrohet çdo ditë me zërin, duke e marrë këtë konkurrim me të gjithë seriozitetin e duhur.
“Kur konkurronte Davidi vite më parë, ne të gjithë si familje e ndjenim emocionin. Kështu që e di ç’ndjesi ke kur konkurron. Kam fatin që jetoj në Francë e jam pak larg atyre etheve”, – rrëfen ai, ndërsa i pyetur se ç’mendon të bëjë nëse e fiton këtë festival – që ka si marrëveshje çuarjen e këngës në festivalin europian të këngës “Eurosong”, Genc Tukiçi rrëfen se nuk e ka menduar ende këtë. “Ajo që dua është të sjell mesazhin tim. Që kënga të dëgjohet e të pëlqehet nga dëgjuesit”.
Në të njëjtën kohë, ai po shkruan një pjesë për koncertin “Tre tenorët”, që këtë vit do të organizohet më 9 dhjetor, ndërsa Genci prej vitesh është i pranishëm në këtë koncert.
“Jam duke shkruar një fantazi për piano dhe orkestër të titulluar ‘Tukiçi Marsh’. Jam në përfundim të saj”, – rrëfen ndërsa zbulon edhe projekte të tjera. Një koncert në Luksemburg më 18 dhe 19 dhjetor dhe një turne i pritshëm me sopranon Inva Mula, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Më herët, dyshja artistike Mula-Tukiçi realizuan edhe Himnin për Nënë Terezën dhe bashkë me një grup artistësh shqiptarë me famë ndërkombëtare realizuan koncertin në katedralen e Prishtinës, në Ditën e Shenjtërimit të Nënë Terezës.
“Ishte fillimisht ideja e Invës (Mula), e cila erdhi në studion time në Paris dhe ma propozoi. E përqafova menjëherë idenë. Teksti ishte i thjeshtë, me fjalët e shkruara nga vetë Gonxhe Bojaxhiu. Duke qenë se nga natyra i dua njerëzit dhe dua t’u shërbej të tjerëve, figura humaniste e Nënë Terezës, që e mishëron më së miri shërbimin ndaj njerëzve, më shkonte me natyrën time. Muzika më doli nga shpirti dhe e shkrova shumë shpejt. Më mbërthyen ethet për ta mbaruar. Ideja ishte të luhej në Prishtinë dhe të luhet më 5 shtator të vitit 2016, ku Nënë Tereza do të shpallet shenjtore nga Papa në Vatikan. Kjo është për të treguar se çfarë bëjnë bashkatdhetarët e kësaj humanisteje të madhe”.
Kompozimin e këtij himni, mbi një motiv të Lorenc Antonit, Genci rrëfen se e nisi në Paris, e vijoi në Gjakovë ndërsa ishte i ftuar në festivalin “Pianisti i Ri” dhe e përfundoi në Tokio.
“Ishte kënaqësi për mua të shkruaja në Gjakovë. Nënë Tereza ishte shqiptare nga Shkupi dhe të shkruaje në këtë qytet ishte si të ndodheshe pranë djepit të saj”.
Koncerti për nder të Nënë Terezës, i cili u realizua në katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, la ndjesi përmbushëse për të gjithë ata që morën pjesë, është i mendimit Genc Tukiçi.
“Nisma ishte e Diana Toskës, një gazetare nga Shkupi. Jam i mendimit që figura e Nënë Terezës duhet të na bëjë edhe më shumë artistë bashkë. Të gjithë janë gati për t’u bashkuar kur bëhet fjalë për një figurë si humanistja shqiptare. Takova një ditë sopranon Ermonela Jaho në Paris, e cila kohët e fundit ka korrur sukses në Operan e Parisit me “Madame Butterfly”, dhe më tha se sa mirë do të ishte sikur gjithë atë jehonë që kemi veç e veç secili prej nesh në botë, ta bashkonim. Por mendoj se nuk mjafton vetëm vullneti, duhet edhe forcë organizative”, – është i mendimit ai.
Pas koncertit “Tre Tenorët” dhe turneut që i pret me Inva Mulën drejt Amerikës, Genc Tukiçi zbulon projektet për vitin e ardhshëm, ku 10 shkurti e gjen me një masterclasse në Paris me Inva Mulën, një koncert me sopranon shqiptare Alketa Çela, po në kryeqytetin francez, dhe një kroçierë njëjavore organizuar nga “Radio Classique”, ku do të zhvillohet edhe festivali i pianos, ku Genci thotë se do të marrin pjesë emra të njohur. “ Gazetari Alain Duault më ftoi të jem pjesë e kur i thashë që ndoshta unë jam më pak i njohuri, ai më tha “jo, përkundrazi!”. U ndjeva mirë nga fjalët e ngrohta”, tregon Genci, ndërsa i rikthehet punës në studion e tij në Paris, me mendjen nga Tirana, ku për herë të parë do ta shohim si këngëtar…
http://www.mapo.al/2015/10/genc-tuki...alin-e-rtsh-se
Ndryshuar për herë të fundit nga sirena_adria : 26-12-2015 më 22:39
Krijoni Kontakt