Close
Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 59
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Berisha: Nje stadium te ri modern futbolli, me rastin e 100 vjetorit te pavaresise

    Ē’ ėshtė ky stadium kombėtar nė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė!

    Written by Gazeta Sot

    Sunday, 31 October 2010 00:00

    Nga Kastriot MYFTARAJ

    Sipas projektit tė publikuar, stadiumi i ri kombėtar qė do tė ndėrtohet nė Tiranė do tė ketė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė. Stadiumi nė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė pėrbėn njė simbolikė tė papėrshtatshme se bėhet

    fjalė pėr njė stadium kombėtar dhe jo pėr njė stadium thjesht tė Shqipėrisė shtetėrore, nė kufijtė e vitit 1913. Nėse stadiumi kombėtar ndėrtohet nė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė, atėherė kjo do tė thotė se identifikohen kufijtė shtetėrorė me ata nacionalė, ēka nuk janė e njėjta gjė, ndryshe shteti shqiptar sot nuk do tė ndjente asnjė lloj detyrimi pėr mbrojtjen e interesave tė shqiptarėve qė jetojnė nė trojet e tyre pėrtej kufirit shtetėror, nė Kosovė, Maqedoni, Malin e Zi, Luginėn e Preshevės.
    Aq mė tepėr e papėrshtatshme bėhet simbolika e stadiumit nė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė, kur konsiderohet se stadiumi ėshtė parashikuar tė pėrfundojė sė ndėrtuari nė 2012, me rastin e 100 vjetorit tė shpalljes sė pavarėsisė sė Shqipėrisė. Nė 1912 nuk u shpall pavarėsia e Shqipėrisė shtetėrore (Republikės sė Shqipėrisė tė sotme), por e Shqipėrisė nė kufijtė e hapėsirės nacionale, qė pėrfshin edhe trojet e sotme shqiptare tė mbetura jashtė kufijve. Kufijtė e shtetit shqiptar u vendosėn nė kundėrshtim me vullnetin e shqiptarėve dhe nė kundėrshtim me drejtėsinė, nga diplomacia ndėrkombėtare.
    Aspirata pėr bashkim kombėtar mbeti e pandryshuar tek shqiptarėt edhe pas kėsaj, dhe sot kjo aspiratė ėshtė fiksuar nė preambulėn e Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė, ku bėhet fjalė pėr «aspiratėn shekullore tė popullit shqiptar pėr identitetin dhe bashkimin kombėtar». Pra, gjėrat janė thėnė qartė. Shqiptarėt e kėtej kufirit janė njė popull, pjesė e kombit shqiptar, tė cilėt ruajnė dhe zhvillojnė aspiratėn historike tė bashkimit kombėtar, do tė thotė tė bashkimit shtetėror me pjesėn tjetėr tė trojeve shqiptare, tė mbetura jashtė kufijve. Shteti shqiptar, pėr shkak tė rrethanave ndėrkombėtare, mund tė mos jetė nė gjendje qė tė veprojė momentalisht pėr pėrmbushjen e kėsaj aspirata, por nuk ka asnjė arsye pėrse tė fiksohet me njė simbolikė arkitekturore padrejtėsia historike e vitit 1913.
    Aq mė tepėr e dyshimtė bėhet kjo simbolikė arkitekturorė, kur shikon se ajo ėshtė idea e njė studioje arkitekturore spanjolle (RFA), tė ngarkuar nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA pėr tė bėrė projektin e stadiumit. Spanja ėshtė njė ndėr pesė vendet e Bashkimit Europian, tė cilat nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės. Por pavarėsia e Kosovės ėshtė hapi i parė drejt bashkimit tė Kosovės me Republikėn e Shqipėrisė. Nėse pavarėsia e Kosovės nuk do tė arrijė tė implementohet pėr shkak tė bllokimit qė i bėhet shtetit tė ri nė institucionet ndėrkombėtare, atėherė Kosova e pavarur do tė shprehė vullnetin pėr bashkimin shtetėror me Shqipėrinė.
    Spanja, e cila ėshtė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, aq mė tepėr ėshtė kundėr bashkimit tė Kosovės me Shqipėrinė. Prandaj dikush nė Madrid ia ka sugjeruar studios arkitekturore kėtė ide diabolike pėr ndėrtimin e stadiumit nė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė. Kėtu ka pėrgjegjėsi edhe FSHF, e cila ėshtė pėrzier nė kėtė histori. Por edhe qeveria shqiptare, e cila do tė japė njė tė tretėn e parave, ka pėrgjegjėsi nėse realizohet ky projekt, edhe pse ėshtė vėnė para faktit tė kryer.
    Simbolika arkitekturore e gjetur ėshtė e papėrshtatshme edhe pėr faktin se nė kėtė stadium do tė luajė skuadra kombėtare e futbollit, nė tė cilėn bėjnė pjesė futbollistė nga tė gjitha trojet shqiptare, si nė kėtė anė tė kufirit, ashtu dhe pėrtej kufirit. Pėr kėta futbollistė do tė jetė njė fyerje qė tė luajnė nė njė stadium kombėtar, pėr ngjyrat e njė skuadre kombėtare futbolli, ku trojet e tyre janė tė pėrjashtuar nga harta kombėtare. Prandaj, nuk duhet qė tė heshtin as futbollistėt e skuadrės kombėtare shqiptare me origjinė nga trojet pėrtej kufirit tė Republikės sė Shqipėrisė, tė cilėt nuk janė pak dhe madje janė ndėr futbollistėt mė tė mirė tė skuadrės kombėtare. Gjithashtu tė fyer do tė ndihen edhe tifozėt e skuadrės kombėtare tė cilėt vijnė nga trojet shqiptare pėrtej kufirit, nga Kosova dhe Maqedonia, dhe tė cilėt janė nė fakt tifozėt mė tė zjarrtė tė skuadrės kombėtare. Ē’ kuptim ka qė kėta njerėz tė vijnė nga pėrtej kufirit, pėr tė mbėshtetur skuadrėn kombėtare nė stadium qė ka trajtėn e hartės sė shtetit shqiptar!
    Pastaj ēka do tė bėhet me kėtė stadium kur tė bashkohen me shtetin shqiptar trojet shqiptare tė mbetura jashtė kufijve. Ai do tė mbetet si njė monument i turpit tė atyre qė e bėnė dhe do tė duhet qė tė prishet pjesėrisht. Prandaj, ėshtė e nevojshme qė tė ndryshohet pjesėrisht projekti i stadiumit, sa i pėrket anės sė jashtme, ashtu qė tė mos ketė trajtėn e hartės sė Republikės sė Shqipėrisė. Nė asnjė vend tė botės nuk ka njė stadium kombėtar nė trajtėn e hartės sė shtetit, kėshtu qė nuk ka arsye pėrse ta bėjė Shqipėria kėtė risi tė dyshimtė.



    Last Updated on Saturday, 30 October 2010 20:55

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    Brar, ti ia qellon ka i here.Mire bere qe e prune kete artikull.
    K.Miftaraj ka plotesisht te drejte,Shqiperia zyrtare eshte politike d.m.th. e cunguar!Prandaj dhe ndertimi i stadiumit ne fjale ne formen e Shqiperise se cunguar,eshte pranim i hiles se madhe qe na e bene!
    Ne s`duhet ta pranojme kete gje.Eshte tjeter pune qe jemi te dobet njehere,se s`i dihet…ndoshta nje dite behemi me te forte dhe me te mencur…

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    un ja qelloj per her or lulush.. iksi..
    skur njiher mos tja kisha qillue. nuk kisha shkrue ma kurr ne forum.

    mirpo ne kte rast ketu nuk po qelloj un por myftaraj..
    e qe me u bind a ja ka qellue duhet dy kumonat me i ngue. . thot poplli liri e tesha firmato-dashes.. zimbabvian.

    pra te shohim kte projekt nji her e se cfar thone pala tyne..

    po u desh menimi im.. asht ky..

    asht heret per nji stadium qe kushton euro miliarda shum..
    ka tjera halle ky vend. ..e stadiumi pret.. sepse kemi dsa te tilla qe me do metra tuba zingo plastike per dushet e ca pllaka porcelani per wc-te... behen te mjaftushme per ekipete e huaja qe vijne..


    dhe.. vre kho..

    nese vjen dita me u ba nji superstadium qe po thot berisha.. ska nevoj me u ba ne tiran.. por fare mir me u ba ne rrogozhin.. dhe vijn kollaj atje dhe falangat tifoze lahpero brekm,uto barkboshe.. ( qe 100 euroshin e fundit te bukes ja vjedhin prinderve me ja dhurue Dukave te zemunit) nga kater anet e shqiperise.. e i parkojn kerrat ne nji fushe te madhe shtru me zhavorr pran ketij stadiumi... e keshtu e kursejme oksigjenin per qindra mjra femij te tiranes qe do tu a karbonizonte e squfuronte lukunia e pafund e ketyre mijra kerrave qe do hynin mes tiranes me ulerima e bubullima.. aksidente e qamete e fishek zjarre squfur fosfor helmuse.. e thika e hanxhara e potere e hatara..


    a mkuptove o lul..



    ..

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-07-2010
    Postime
    146
    po u desh menimi im.. asht ky..

    asht heret per nji stadium qe kushton euro miliarda shum..
    ka tjera halle ky vend. ..e stadiumi pret.. sepse kemi dsa te tilla qe me do metra tuba zingo plastike per dushet e ca pllaka porcelani per wc-te... behen te mjaftushme per ekipete e huaja qe vijne..
    Po Brar, ke mendim te drejte.
    Duhet riparuar keta qe jane,qe te kete uje te nxehte,higjiene etj.
    pra,ti kene te gjitha kushtet e domosdoshme qe duhet ti kete nje stadium ku behen ndeshje nderkombetare.Pastaj,ne kohe me te mira do tu vje radha edhe stadiumeve te shtrenjeta.

    dhe.. vre kho..

    nese vjen dita me u ba nji superstadium qe po thot berisha.. ska nevoj me u ba ne tiran.. por fare mir me u ba ne rrogozhin.. dhe vijn kollaj atje dhe falangat tifoze lahpero brekm,uto barkboshe.. ( qe 100 euroshin e fundit te bukes ja vjedhin prinderve me ja dhurue Dukave te zemunit) nga kater anet e shqiperise.. e i parkojn kerrat ne nji fushe te madhe shtru me zhavorr pran ketij stadiumi... e keshtu e kursejme oksigjenin per qindra mjra femij te tiranes qe do tu a karbonizonte e squfuronte lukunia e pafund e ketyre mijra kerrave qe do hynin mes tiranes me ulerima e bubullima.. aksidente e qamete e fishek zjarre squfur fosfor helmuse.. e thika e hanxhara e potere e hatara..


    a mkuptove o lul..


    Po mor plak,si s`te kuptova.Edhe ketu ke fole drejt.Ne parim,stadiumi duhet te ndertohet jashte qytetit,per arsyet qe permende vet me lart.

    Qe permende vet punen e dukave;te ta them qe keta tipa ma kopin barkun,ma kopin!!Ti e di vet ku e kam fjalen: behet lufte,keta fitojne!Qe bejne biznese me armikun.Behet paqe,keta prape fitojne,se populli na ka qellue shume ne varferi…e keta Dukat, qe udbuhen dit`e nat`me shkije,shkojne e u japin neper katund ka i thes miell e jau marrin voten!Se thone keta te varferit: jepja voten,keta jane bukedhansa!!!

  5. #5
    Atdheu mbi te gjitha Maska e Nazionalist
    Anėtarėsuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    Ne Amerik
    Postime
    137
    nje stadium e re i duhet shtetit shqiptar... eshte turp se nuk kemi asnje stadium si mund te krahasohet me stadiumet te tjere europian. ta pakten nje duhet te kemi.
    Feja e Shqiptarit eshtė Shqipėria! Vdekje fejėt tjetėr, lavdi viti 1967!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755
    Citim Postuar mė parė nga Nazionalist Lexo Postimin
    nje stadium e re i duhet shtetit shqiptar... eshte turp se nuk kemi asnje stadium si mund te krahasohet me stadiumet te tjere europian. ta pakten nje duhet te kemi.
    Mir e ke;Vetem se vendet e tjera europiane nuk i kan pensjonet 120 mij lek.
    Apo per te bere stadiumin,ti marrim nga 10 mije lek pensjonistave.

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    keto lloj "debatesh " nuk i duhen kujt, veē per ti marre mendjen miletit, e te mos shohin ēfare ndodh realisht perqark, dhe qe i prek ata drejtperdrejt, si puna e sherbimeve publike, furnizimit me drite e uje, ruajtjes se mjedisit, korrupsionit klepto-kratik qe ka pllakosur vendin, shitjen e interesave kombetare per hir te mbajtjes se pushtetit, sado me turp ...

    pushtetaret jane mesuar te hane turpin ... por ata duan qe tia ngulitin edhe popullit qe te mesohen te hane, bashke me buken me liste, edhe turpin e pusht-etareve ...

    ndaj hapen edhe keto debatet per pallatna, stadiumna, piramidna, martesa homoseksualesh, berthamora, zogna-te-zi, etj ... te gjitha keto prej repertorit sigurimso-punist, qe mbajne per altoparlant sali berishen dhe avatare si puna e brar-it ...

    he, me iu lumte ...

  8. #8
    Harxhim kot. Thjesht duhej rregulluar, se stadium me 30 mije vende s'ka cna duhet. Nuk do luaj me mire kombetarja, se ka stadium te ri. Te investohet ne fusha per kalamaj qe shkojn 20 vjec pa lozur nje here ne bar.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bravo qyf..

    mendim shum i mire..

  10. #10
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    Citim Postuar mė parė nga Qyfyre Lexo Postimin
    Harxhim kot. Thjesht duhej rregulluar, se stadium me 30 mije vende s'ka cna duhet. Nuk do luaj me mire kombetarja, se ka stadium te ri. Te investohet ne fusha per kalamaj qe shkojn 20 vjec pa lozur nje here ne bar.
    si jeni bere mer jahu. Mos ketu, mos atje. Po le ta bejne 1 stadium modern se nuk u be qameti. Si dihet, behet ndonjehere kampionati europian atje. lol
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 0 prej 6 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •