Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pak nga historia e Islamit nė Peqin

    Pak nga historia e Islamit nė Peqin

    http://www.dritaislame.al/pak-nga-hi...amit-ne-peqin/


    (Dedikuar Jarigasit Nga ana e anetarit ne forum)


    Xhamia e Peqinit , Peqini radhitet ndėr qytetet mė tė vjetėr tė Shqipėrisė si Durrėsi, Kruja, Shkodra e Berati. Zbulimet arkeologjike dėshmojnė se trevat e Peqinit janė banuar me shoqėri njerėzore deri nė 40 000 vjet para Hazreti Isait a.s. Nė vitin 150 para Hazreti Isait a.s. Komandanti romak Ap Klaudi vendosi garnizonin e tij nė Peqin dhe kėsaj qendre tė banuar, pėr nder tė tij, i u vendos emri Klodiana. Kjo qendėr ishte me rėndėsi strategjike dhe ekonomike sepse ndodhet nė qendėr tė vendit dhe se kėtu bashkoheshin rrugėt qė vinin nga Apallonia dhe Durrakium dhe vazhdonin deri nė Kostandinopojė (Stambolli i sotėm), kėtė e dėshmon historiani grek Polibi nė shkrimet e tij tė vitit 120 para Hazreti Isait a.s.

    Pėr qytetin e Klodianes flet edhe historiani tjetėr grek Straboni, nė librin “Itinerarium Provinciarium” i cili ka jetuar nė vitet 63 – 20 para Hazreti Isait a.s., kur Maqedonia u bė provincė romake. Qyteti Klodiana pėrmendet edhe nė “Itinerarin e Burdigales” e vitit 333 shkruar nga njė murg i cili nė vitin 333 ka bėrė njė udhėtim nga Bordoja ne Jeruzalem dhe ka fjetur ne qytetin e Klodianės. Historiani Malhu shkruan: deri nė vitin 479 Peqini njihej si qendėr e zhvilluar urbane, por invazioni i gotėve me Teodorikun, sulmuan dhe shkatėrruan kėtė qytet, ku sipas historianėve ishte me shtėpi shumė tė dendura. Nė vitin 1200 Peqini rimori njė zhvillim tė ri dhe meqenėse ndodhej nė kryqėzim tė rrugėve dhe shėrbente si stacion pushimi pėr udhėtarėt mori emrin Beklejem. Nė vitin 1431 me urdhrin e sulltan Muratit tė dytė u bė regjistrimi i popullsisė dhe Peqini (Beklejemi) rezultonte me 2600 banorė.

    10881564_10152918492948788_7853692114789370316_nNė shekullin e XV, nė vitin 1450 mbi rrėnojat e kalasė sė periudhės romake u ndėrtua njė kala e re. Nga kjo periudhė deri nė vitin 1968 nė Peqin ishin instaluar 4 topa, nga tė cilėt 3 topa ndodheshin nė muret e kalasė dhe njė top i vendosur nė kodrėn mė tė lartė tė qytetit (edhe sot ky vend quhet Kodra e Topit), dhe pėrdorej gjatė muajit Ramazan i cili qėllonte pėr hapjen e iftarit dhe pėr pėrfundimin e syfyrit. Thirrja e ezanit nė kazanin e minares dhe oshtima e topit dėgjoheshin jo vetėm nė Peqin, por edhe nė fshatrat pėr rreth qytetit. Me ndalimin e fesė nga regjimi Komunist u hoqėn edhe topat. Nė vitin 1500 Peqini njihet me emrin Peklin. Nė vitin 1600 me ndryshimin e trajtės morfologjike merr emrin Peqin

    Kronikani osman Evlia Ēelebi shkruan: Nė vitin 1656 Abdurrahman Pashė Peqini ka ndėrtuar nė qendėr tė qytetit Peqin, xhaminė e madhe me minaren qiellshpuese, kjo xhami ishte mė e madhja nga 7 (shtatė) xhamit e tjera, qė ndodheshin nė Peqin. Nė portėn e kėsaj xhamie gjendet e shkruar viti 1656 dhe shkrimi “I qofshim falė Zotit qė kjo xhami e re u ndėrtua. Cilido qė do ta shohė do t’i defrejė zemra. Nė mes tė pranverės u krye ndėrtimi i saj. Ju bekoftė Zoti, o tė pasur qė shkėlqyet datėn e pėrurimit”. Mė tej Ēelebiu vazhdon e thotė: Veē kėsaj xhamie ėshtė e famshme dhe e bukur nė Peqin edhe xhamia e Hariz Zades me hajatin e saj tė bukur dhe minaren e lartė dhe tė hijshme e ndėrtuar me gurė dhe qagjir nė lindje tė kalasė sė Peqinit, xhami kjo e ndėrtuar para asaj tė Abdurrahman Pashė Peqinit dhe shquhej pėr mė shumė xhemat.

    DSC01412Njė tjetėr xhami e bukur nė kėtė qytet ishte edhe xhamia e parė me minare e ndėrtuar para vitit 1500 nė lagjen mė tė vjetėr tė Peqinit e quajtur lagja Atik, e cila ndodhet nė Jugperėndim tė qytetit, nė pjesėn mė tė lartė buzė lumit Shkumbin, kjo xhami ka mbajtur gjithmonė emrin Xhamia e Vjetėr. Nė kėtė periudhė nė Peqin kishte 7 xhami, ndėrtuar nė 7 lagjet e qytetit, nga kėto 4 (katėr) xhami ishin me minare e qagjirė dhe tre xhami ishin me tjegulla. Mė tej Ēelebiu vazhdon: Nė kėtė periudhė Peqini ka 3 (tre) Medrese e 7 (shtatė) Mesxhide me studentė tė ndershėm e tė urtė, tė cilėt ishin mė tė dalluar se studentėt e krahinave pėr rreth. Peqini ka edhe 5 (pesė) mejtepe (shkolla fillore), me nxėnės shumė tė zgjuar, tė cilėt dinė tė lexojnė pėrmendėsh shumė libra e vjersha. Popullsia e kėtij qyteti i ėshtė pėrkushtuar diturisė. Sipas llogaritjeve tė Ēelebiut nė kėtė periudhė, nė vitin 1650 Peqini kishte 4000 (katėrmijė) banorė, ku spikatnin 400 shtėpi dy katėshe, tė bukura si pallate, ndėrtuar me qagjir e nė dy pode tė mbuluara me tjegulla e tė stolisura me kopshte tė bukur e shatėrvanė. Kėtu gjenden shumė lloje pemėsh tė favorizuara nga klima e mirė e kėtij qyteti. Nė kėtė periudhė Peqini ka 200 (dyqind) dyqane, numri i madh i tė cilėve justifikohet nga ardhja e shumė fshatrave pėr Pazar dhe si qendėr tranzite pėr udhėtaret drejt lindjes (Stamboll), drejt perėndimit (Durrės) dhe drejt jugut (Apolloni).

    Mbasi u njohėm me panoramėn e objekteve fetare, arsimore dhe lulėzimin e Peqinit nė kėtė periudhė mė poshtė po paraqesim shkurtimisht jetėn dhe veprėn e ndėrtuesit tė xhamisė nė qendėr tė qytetit Abdurrahman Pashė Peqini.

    10599529_10152918493388788_2209923325194201507_nAb durrahman Pashė Peqini (1616 – 1686)

    Lindi nė fshatin Ēiēul (Ēopanaj) Peqin mė 1616. Mėsimet e para i mori nė Medresenė e Peqinit dhe mė pas vazhdoi studimet e larta ushtarake nė Stamboll. Nė vitin 1667 u bė Agai (komandanti) i jeniēerėve dhe fitoi luftėn e Kretės (luftė e cila kishte filluar para 100 vitesh) dhe pėr kėtė fitore iu dha titulli “Pasha” dhe tė drejtėn pėr tė zotėruar kazan e Peqinit. Nė vitin 1673 fitoi gradėn e Vezirit dhe postin e guvernatorit nė Bagdat. Nė vitin 1675 u bė guvernator i Egjiptit. Nė vitin 1680 u bė guvernator i Bosnjės. Nė vitin 1681 u bė guvernator i Budės nė Hungari dhe nė vitin 1685 u emėrua komandant i ushtrisė Osmane nė Hungari. Po atė vit shkoi guvernator nė Halep. Nė vitin 1686 u emėrua pėr herė tė dytė guvernator i Budės nė Hungari. Me aftėsitė e tij si lider dhe ushtarak bėri tė mundur sundimin e territoreve tė Hungarisė. Mė 2 Shtator 1686 Abdurrahman Pashė Peqini u vra nė luftė nė krye tė ushtrisė. Aftėsitė e tij intelektuale dhe komanduese i vlerėsonte jo vetėm Porta e Lartė por edhe Hungaria megjithėse ishte nėn sundimin e tij. Nė vendin ku u vra nė pjesėn veriore tė kėshtjellės sė Budės, nė kujtim tė kėtij komandanti tė famshėm nė vitin 1932 Hungarezėt ndėrtuan njė memorial ku nė gjuhėn hungareze dhe turke shkruhet: “Guvernatori i fundit i okupimit tė gjatė 145 vjeēar tė Budės nga Turqit, Abdurrahman Abdi Arrnaut Pasha ra nė kėtė vend mė 2 Shtator 1686 nė moshėn 70 vjeēare. Ai ishte njė armik hero, u prehtė nė paqe”. Ky memorial ndodhet edhe sot i pa prekur, dhe gjatė viteve tė fundit shumė intelektualė nga Peqini e kanė vizituar kėtė memorial.

    Popullsia e Peqinit e pėrqafoi Islamin qė nė fillimet e ardhjes sė Turqve nė Shqipėri, kjo dėshmohet me ndėrtimin e shumė xhamive dhe shkollave fetare nė kėtė qytet. Sipas dokumenteve historike ne vitin 1670 nė qytetin Peqin dhe nė fshatrat nė varėsi tė Peqinit nuk kishte as njė tė krishterė, e gjithė popullsia 100 % ishte myslimane. Nė kėtė periudhė nė krye tė drejtimit tė fesė ishte Myftiu, i cili kishte nė administrim: Ulematė (dijetarėt e fesė), Sulehatė (tė urtėt e fesė islame), Hytebatė (mbajtėsit e hytbeve pėr ditė Xhumaje), Imamėt (funksionaret e xhamive), Hoxhallarėt (mėsuesit e shkollave tė Kur’anit).

    DSC01415Nė vitin 1815-1822 pėr tė plotėsuar funksionimin e xhamisė nė qendėr tė qytetit dhe pėr zbukurimin e ambienteve pėr rreth saj, Sulejman Pashė Peqini ndėrtoi kompleksin e ri, punime tė cilat vazhduan 8 vjet rresht, periudhė gjatė sė cilės u kryen kėto punime: Pėrfundoi kulla e sahatit me lartėsi 18 m nga bazamenti, e cila bashkė me xhaminė sot simbolizojnė qytetin e Peqinit, u bė rikonstruksioni i plotė i xhamisė sė ndėrtuar nga Abdurrahman Pashė Peqini (1656) me minaren elegante me lartėsi 30m nga bazamenti dhe kuben e bukur, fasada e pėrparme u pajis me kolona tė gdhendura nga duart e mjeshtrave tė gurit, u dekoruan muret e brendshme me shkrime Kur’ani, u hap njė pus i ri pėr t’i shėrbyer xhamisė, qytetit dhe kalimtarėve pėr tė pirė ujė e pėr t’u freskuar, nė anėn lindore tė xhamisė u ndėrtua njė medrese 2 katėshe, njė furrė buke, 11 dyqane dhe njė banjo publike, tė gjitha kėto nė varėsi dhe pronėsi tė xhamisė Peqin.

    Xhamia e bukur dhe shumė funksionale sė bashku me medresenė deri nė verėn e vitit 1967 ishin qendra praktikimi dhe mėsimi tė fesė islame dhe qendra shumė tė vizituara nga turistėt e huaj pėr vlerėn arkitekturore dhe historike.[1] Megjithėse xhamia u shemb dhe feja u ndalua me ligj, populli i Peqinit nuk u distancua nga feja. Nė mėnyrė tė fshehtė aplikohej falja e namazit, agjėrimi i Ramazanit dhe therja e kurbaneve. Edhe ish hoxhallarėt e qytetit mbajtėn qėndrim dinjitoz, megjithėse regjimi i mbante nėn survejim dhe i punėsoi nė punė tė rėndomta, si ish myftiu Hamid Hallulli, megjithėse nė moshė tė thyer e dėrguan punėtor betoni dhe gjatė muajit Ramazan hoxhallarėve dhe atyre qė njiheshin si besnikė tė fesė islame, provokatorėt e sigurimit tė shtetit i servirnin cigare dhe ushqime pėr t’i prishur agjėrimin, ndėrsa hoxha i mirėnjohur nė Shqipėrinė e mesme pėr dituri fetare Osman Haskasa u dėnua me burgim nga regjimi komunist pėr ushtrim e propagandė fetare.

    Nė historinė e tij Peqini ka disa figura tė shquara fetare si:

    Shyqyri Efendi Myftiu (1896-1945)

    Lindi nė Peqin, mėsimet e para i mori nė medresenė e Peqinit dhe mė pas vazhdoi gjimnazin e Manastirit. Ne vitin 1918 laureohet pėr Teologji dhe Drejtėsi nė Misir (Kajro). Nė vitin 1921-1922 ėshtė deputet i Peqinit nė Asamblenė e Kėshillit Kombėtar. Mė 23 Shkurt deri 12 Mars 1923, Shyqyri Efendi Myftiu, ishte pėrfaqėsues dhe delegat i Peqinit nė Kongresin e Parė Mysliman tė Shqipėrisė qė u zhvillua nė Tiranė pėr shkėputjen administrative tė Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė nga Shehul-Islami i Turqisė. Nga viti 1924-1927 kryen detyrėn e kryetarit tė bashkisė Peqin. Shyqyri Efendi Myftiu nga viti 1928-1932 kryen detyrėn e Kryemyftiut tė Shqipėrisė (dhe zėvendės Kryetar i Komunitetit Mysliman tė Shqipėrisė) sė bashku me Vehbi Dibrėn dhe Ali Korēėn. Nė vitin 1945 u pushkatua nga regjimi komunist.

    Selim Luniku. Mė 23 Shkurt deri 12 Mars 1923 sė bashku me Shyqyri Efendi Myftiun ishte pėrfaqėsues dhe delegat i Peqinit nė Kongresin e Parė Mysliman tė Shqipėrisė.

    Abdurrahman Myftiu, teolog. Mbaroi studimet pėr Teologji nė Misir nė vitin 1877.

    Hafiz Qerim Beheluli myfti i Peqinit rreth viteve 1930.

    Abdyl Baki Biēa lindur e banues ne Peqin, myfti nė Peqin ne vitin 1912.

    Sulejman Efendi Kuqi nė vitet 1907-1912 me detyrė Muderriz i Medresesė sė Peqinit

    Ibrahim Efendi Kuqi (1815), mbaron shkollėn e lartė pėr teologji nė Stamboll. Ka punuar Myfti nė Gjirokastėr dhe Peqin.

    Mulla Osman Kuqi (1823-1898), imam Xhamie ne Peqin.

    Ismail Efendi Kuqi (1861-1909), mbaron studimet e larta pėr teologji nė Stamboll dhe emėrohet Myfti nė Paranthi tė Ēamėrisė.

    Mulla Kamber Kuqi, imam nė Peqin rreth viteve 1900-1913.

    Sheh Tahsim Gjinishi (1855-1938) ishte kryeprijės i sektit Rrufai pė gjithė Shqipėrinė. Lindi nė Peqin dhe studimet e para i kreu nė medresenė e Peqinit. Shkollėn e mesme e mbaroi nė Manastir. Studimet e larta pėr teologji-gjuhėsi i kreu ne Stamboll. Mori pjesė nė Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit i ftuar si pėrfaqėsues i Peqinit. Nė vitin 1900 krahas aktivitetit fetar caktohet dhe punon si mėsues nė shkollėn Ruzhdije tė Peqinit.

    -Sheh Ahmet Gjinishi (1895-1968) – Prijės i sektit Rrufai pėr gjithė Shqipėrinė. Lindi nė Peqin nė njė familje me tradita fetare dhe patriotike (ishte i biri sheh Tahsimit). Studimet e para i mori nė medresenė dhe shkollėn Ruzhdije tė Peqinit. Ka mbaruar studimet pėr teologji nė Stamboll nė shkollėn “Medresetu-l Eimmeti ve’ IHuteba”. Nė Stamboll ka marrė dhe leksione pėr drejtėsi.[2]

    Me lejimin e fesė, pas vitit 1990 populli i Peqinit iu rikthye praktimit tė riteve fetare islame, pėrsėri popullsia e Peqinit kishte ruajtur traditat dhe 100 pėrqind e popullsisė sė qytetit dhe fshatrave i pėrkiste besimit islam, ishte kjo arsyeja qė xhamia e parė u rindėrtua nė Peqin.

    Gjatė periudhės qė po rindėrtohej xhamia nė qendėr tė qytetit u plotėsua dhe organika e Myftinisė si mė poshtė:

    XHAMIA PEQIN

    Hamid Hallulli – Myfti i rrethit Peqin[3]
    Hysen Hasa (hafiz nga tė rrallėt nė Shqipėri) – Vaiz dhe mbajtės i Hutbeve
    Daut Beheluli – Imam
    Sadik Beheluli (njihte gjysmen e Kuranit Permendesh) – Muezin
    Qani Kaziu (ish medresist) – mesues Kurani
    Pullumb Progmi – ngarkuar pėr evidentimin e pronave e ndjekjen e tyre.
    Kujtim Gjinishi (medresist) – u zgjodh anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm nė Komunitetin Mysliman.
    Pjesė e administratės sė Xhamisė pa rrogė me baza vullnetare ishin:

    Bujar Gripshi – Sekretar i kėshillit tė Myftinisė
    Shaban Saliu – Arkėtar dhe financier i Myftinisė
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xhemis : 20-10-2015 mė 14:41
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #2
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Pak nga historia e Islamit nė Peqin

    Duke perjashtuar gomarlleqet mbi gjasme shtate xhamite e perralla te tjera islamike te shkruara nga nje person qe me keqardhje kostatova vete se eshte derdimenosur nga islami(iku nga kafeneja ku me kishte ftuar per te me ftuar ne Islam , me bisht nder shale...), pasi xhamia e vetme ne Peqin eshte ndertuar ne shekullin e XIX nga Sulejman Pasha, per te tjerat, duhet te peruleni perpara Klaudianes, ju katundaret pa emer e pa "atdhe"!!!!
    Jarigas

  3. #3
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pėr: Pak nga historia e Islamit nė Peqin

    Ne 1400ten emni i PeQINit thuhej BeKLEIEN, pra rrodhi pak a shume nga nje *Peklien albaneshe mesjetare. Bekleien mund te kete nje metateze Bekl- < *Kleb- e kjo nga nje shnderrim te mbylltoreve B

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Hyllien pėr postimin:

    jarigas (31-10-2015)

  5. #4
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708

    Pėr: Pak nga historia e Islamit nė Peqin

    Xhemis mos na sill pacavure ne forum me ato burrimet e mjeker mutve

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •