Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 24 prej 24
  1. #21
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mirditë: Qeveria e Rilindjes i pret energjinë elektrike plakës 99 vjeçare

    99 vjeçarja dy muaj pa drita, Ndocaj ndihmon nënë Barbullën: Deputetët, gjysmën e pagës ta japin për bamirësi

    Emri:  eduart-ndocaj-637x356.jpg

Shikime: 252

Madhësia:  76.5 KB

    Deputeti më i ri i parlamentit shqiptar, Eduart Ndocaj, e ka nisur punën në zonën e tij elektorale me ndihmën për të moshuarën 99-vjeçare në Fang të Mirditës, të cilës 3 muaj më parë iu ndërpre energjia. Ndocaj apeloi kolegët deputetë që një pjesë të pagës ta japin për bamirësi.
    Vetëm pak ditë pasi mori mandatin e deputetit, Eduart Ndocaj është kthyer në zonën e tij elektorale. Barbulla Pepa nga Fangu i Mirditës, e moshuara 99-vjeçare që jeton në varfëri ekstreme, mori vëmendjen e deputetit që e ndihmoi me ushqime.
    Teksa pinte kafen me nënë Barbullën, Ndocaj u apeloi kolegëve që të heqin dorë nga një pjesë e pagave dhe t’i dhurojnë për bamirësi.
    Eduart Ndocaj: “Unë në fakt rastin e saj e kam parë në media kur isha në Itali dhe jam traumatizuar, teksa kam parë gjendjen e sajë ekonomike dhe vendin ku ajo jetonte.
    Nga ana tjeter unë u mahnita, kur e pashë këtë të moshur në një moshë kaq të madhe e cila i ka mbijetuar kohës me vuajtje dhe sakrica dhe fatmirësisht gëzon shëndet të mirë. Ne duhet të bëjmë maksimumin që njerëz që jetojnë në kushte të tilla të mos i shohim më në këtë vend, pasi është një trishtim i vërtetë.
    Unë kam një apel për të gjithë koleget e mijë deputet që kanë mundësi financiare, që ti ndihmojnë njerez të tillë në zonat ku ata janë zgjedhur. Të paktën gjysma e pagës së tyre, duhet të shkojë për humanizem në këtë drejtim. Unë kam qenë edhe më parë pranë njerëzve në nevoje, duke i ndihmuar ata dhe këtë do ta bëj edhe në të ardhmen”.
    E moshuara Barbulla Pepa pasi falenderoi ligjvënësin më të ri të parlamentit shqiptar, tha se deri më sot askush është kujtuar për të.
    Barbulla Pepa:“Unë po gëzohem shumë për këtë ndihmë që ju po me jepni. Për mua nuk është kujtuar askush, nuk më është dhënë asnjë ndihmë. Më kanë lënë disa muaj edhe pa energji elektrike dhe vetem pas publikimit të rastit tim në media më është rikthyer energjia.
    Unë dua të falenderoj shumë deputetin Eduart Ndocaj, që është kujtuar për mua. Këto veprime duhet të bëjnë edhe pushtetarë të tjere të cilët kanë mundësi të më japin diçka, pasi unë jam e braktisur dhe jetoj e vetme në kushte tepër të vështura ekonomike”.
    99-vjeçares nga Fangu i Mirditës i ishin prerë dritat tre muaj më parë, pasi figuronte debitore.



    Emri:  12189008_1501166083510942_7590472987824330108_n.jpg

Shikime: 186

Madhësia:  41.1 KB

    Emri:  12188944_1501166033510947_7801154283277126558_n.jpg

Shikime: 138

Madhësia:  50.1 KB

    ORA NEWS

  2. #22
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mirditë: Qeveria e Rilindjes i pret energjinë elektrike plakës 99 vjeçare

    OSHEE i ndërpreu energjinë elektrike, vdes nga të ftohtit e moshuara

    Emri:  mirdite-100-vjecarja.jpg

Shikime: 124

Madhësia:  44.4 KB

    Pasi e lanë prej muajsh në terr, duke i ndërprerë energjinë elektrike sepse nuk kishte mundësi të paguante, sot është ndarë nga jeta.

    Bëhet fjalë për një të moshuar 91-vjeçare nga fshati Fang i Mirditës. Barbulla Pepa jetonte e vetme në kushte të varfërisë ekstreme.

    Fqinjët e saj e kanë gjetur të vdekur në shtëpinë tejet të vjetër dhe pa kushtet më minale. Po fqinjët kanë hapur dyert për mort për nënë Barbullën.

    Rreth një muaj e gjysmë më parë përmes medias ajo i bëri apel OSHEE-së t’i rilidhte energjinë sepse nuk kishte mundësi ta paguante, por thirrjet e 91-vjeçares ranë në vesh të shurdhët.

    Lapsi

  3. #23
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anëtarësuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Për: Mirditë: Qeveria e Rilindjes i pret energjinë elektrike plakës 99 vjeçare

    ju pertej oqeaneve....kur spaguani dritat si veprohet???
    Ndihme sociale e garantuar nga shteti?
    pfffffffffffffffffffffffffffffffffffffff.
    MASKARADA.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #24
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,456
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Mirditë: Qeveria e Rilindjes i pret energjinë elektrike plakës 99 vjeçare

    Citim Postuar më parë nga martini1984 Lexo Postimin
    ju pertej oqeaneve....kur spaguani dritat si veprohet???
    Ndihme sociale e garantuar nga shteti?
    pfffffffffffffffffffffffffffffffffffffff.
    MASKARADA.
    Ke te drejte. Ketu ne Amerike, pushtetaret dhe politikanet i lene pleqte e plakat fatkeqe te vdesin nga e ftohta, edhe pasi mediat i nxjerrin ne televizor edhe neper gazeta. Nuk ka para Qeveria e Rilindjes per pleqte e plakat e Shqiperise, se parate i harxhuam per Bunkerin dhe Muzeumin e Sigurimit.

    Shpetove o gjyshe nga ferri me emrin Shqiperi! Nuk ke pse jeton me e rrethuar nga djaj. Zoti te shperblefte me ate paqe e drite qe nuk e gjete ne kete bote.

    Albo

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •