Mark Frroku mbetet deputet, Vishaj: Duam të rikthehet në Kuvend
UPDATE/Është mbyllur mbledhja e Këshillit të Mandateve në Kryesinë e Kuvendit, e cila ishte mbledhur për çështjen e deputetit Mark Frroku në orën 18:00.
Mark Frroku në Kuvend
Mbledhja u mbyll pa asnjë vendim, ndërkohë që pritej heqja e mandatit të deputetit Frroku, i akuzuar për vrasje në Belgjikë.
Avokati i Frrokut, i pranishëm në mbledhje kërkoi nga Këshilli interpretimin e nenit 70 të Kushtetueses për heqjen e mandatit të deputetit.
Sipas këtij neni, deputetit i hiqet mandati kur mungon më shumë se 6 muaj pa arsye në Kuvend. Mirëpo, avokati Vishaj argumentoi se Frroku ka munguar me arsye, pasi ka qenë në burg.
Duke folur pas mbledhjes, Vishaj mori edhe rastin grek si analogji, ku deputetët e Agimit të Artë, edhe pse nën masën e sigurisë të arrestit me burg, marrin pjesë në seancat e Kuvendit grek.
“Që në mbrojtjen që kam bërë, ishte që këshilli i mandateve dhe imuniteteve nuk mund të bëjë interpretim të kushtetutës. Këtë e bën vetëm Gjykata kushtetuese.
Ne e kishim parashikuar këtë. Mark Frroku nuk përfaqëson vetëm veten e tij por 20 mijë zgjedhës. Kërkesa u rrëzua.
I janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Fjala ‘pa arsye’ nuk mund të interpretohet nga kuvendi. Frroku sot është deputet i Republikës së Shqipërisë”, tha Visha.
“Prokuroria e Përgjithshme vazhdon me dy standarde. Frroku është paraqitur si deputet jo si person në hetim. I bëmë thirrje Këshillit ti drejtohet Kushtetueses. Në Republikën e Shqipërisë nuk ka pasur precedentë.
Kemi fqinjin tonë Greqinë, ku deputetët e Agimit të Artë që ndodhen në burg, lejohen në seancë pasi nuk përfaqësojnë veten e tyre po zgjedhësit.
Kuvendi do ti drejtojë kërkesë Gjykatës Kushtetuese. Ne paraqitëm të gjitha provat. Kërkuam edhe sot të marrim pjesë si deputet në Kuvendin e Shqipërisë”, theksoi Visha.
Këshilli vendosi që kërkesën e avokatit Vishaj ta çojë për interpretim në Kushtetuese. Ndërkohë Këshilli i Mandateve vendosi heqjen e mandatit të deputetit Arben Ndoka, i cili dha dorëheqjen disa javë më parë.
Panorama
Krijoni Kontakt