Deputetë e Ministra pro, Ministri për diasporën, politika mbështet propozimin e shoqatave shqiptare



Kërkesa e një përfaqësie të shoqatave shqiptare në Itali, për një Ministri të posaçme për diasporën dhe votën e emigrantëve ka gjetur mbështetjen e përfaqësuesve të të gjithë kaheve politike. Ora News, sjell qëndrimin e deputetëve dhe ministrave, lidhur me propozimin që u bë në takimin me kryetarin e Kuvendit.

Ngritja e një Ministrie të posaçme për diasporën, duket se do të gjejë mbështetje nga politika shqiptare.
Propozimin e ardhur nga një përfaqësi e Shoqatave shqiptare në Itali, gjatë takimit me kryeparlamentarin,Ilir Meta, e mbështesin deputetë e ministra.

Mimi Kodheli: Unë besoj që propozimi do të konsiderohet me seriozitetin që i takon diasporës shqiptare që ka ndihmuar kaq shumë që vendi të përparojë.

Lindita Nikolla: Politika dhe programe të gjera në të gjitha Ministritë kanë në fokusin e tyre punën me disporën. Sigurisht që është një propozim që duhet shikuar.

Blendi Klosi: Institucione më të forta që të mendojnë për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë tashmë dhe të mos trajtohen më si emigrantë, por si mendje, si njërëz që jetojnë, si njerëz që punojnë.

Petrit Vasili: Po ta shoh sesi është ndërtuar arsyetimi i saj, atëherë mund të jap dhe një gjykim timin për këtë gjë.

Mimoza Hafizi: Nuk e di a duhet të kemi një Ministri të veçantë apo duhet shpërndarë sipas tematikës.
Fatmir Toçi: Duke pasur parasysh që kaq shqiptarë janë jashtë, pse jo.Por gjithsesi këto janë në programet që ka qeverisja.

Tahir Muhedini: 1.5 milion shqiptarë janë në diasporë dhe nuk interesohet njeri për asgjë.Kështu që kjo Ministri vlen shumë.
Ngritja e kësaj Ministrie ka qenë pjesë e programit qeverisës së PS, sikurse edhe vota e emigrantëve, për të cilën socialistët shpresojnë që të mundësohet që nga beteja e ardhshme elektorale.

Petrit Vasili: Ne kemi qenë mbështetës të fortë të kësaj gjeje, edhe nismëtarë të kahershëm.

Mimoza Hafizi: Duhet bërë përpjekje maksimale për ta realizuar, por dihet që ka vështirësi të mëdha teknike.

Fatmir Toçi: Shpresojmë që të arrijmë në kohë në zgjedhjet e ardhshme.

Lindita Nikolla: Ka qenë në programin e PS, kështu që patjetër shkon me të njëjtën koherencë.

Tahir Muhedini: Po shqiptarë janë, të votojnë, pse kemi frikë ne?

ORA NEWS