Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Republika e Hashashit! Kapen 700kg hashash në një laborator droge në Durrës

    Laborator droge në Durrës, Sekuestrohen 700 kg kanabis në zonën e ish-Kënetës, 7 të arrestuar, mes tyre biznesmenë



    Një laborator i përpunimit dhe paketimit të kanabis stativa u zbulua në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ndërsa u sekuestruan 700 kg lëndë narkotike. Operacioni i koduar “Koordinata”, i cili nisi mbrëmjen e së premtes, u finalizua me shtatë persona të arrestuar, mes tyre edhe bizesmenë në sipërmarrje të vogla në qytetet e Durrësit, Tiranës dhe Shkodrës.
    Një laborator modern i përpunimit dhe paketimit të kanabis stativa u zbulua në zonën e ish-Kënetës në Durrës falë një operacioni të mirorganizuar të Policisë së Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Tiranës dhe Shkodrës, të drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.
    Rreth 700 kilogram lëndë narkotike e paketuar gati për transport u sekuestrua në laboratorin e ngritur në ambientet e brendshme të një banese dy katëshe, në zonën e ish-Kënetës në pronësi të shtetasit Valter Pashollari 34 vjeç,banues në Durrës, i shpallur në kërkim.
    Operacioni i koduar “Koordinata”, i cili nisi mbrëmjen e së premtes, u finalizua me shtatë persona të arrestuar, mes tyre edhe bizesmenë në sipërmarrje të vogla.

    Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës;
    Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër;
    Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë;
    Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë;
    Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë;
    Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë
    Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë.

    Origjina e drogës dyshohet të jetë veriu i vendit, ndërsa destinacioni final Italia.
    Prokuroria e Krimeve të Rënda kishte disa muaj që mbante nën vëzhgim këtë rrjet të kriminal që merrej me prodhimin dhe shitjen e kanabisit, pasi kishte siguruar në rrugë operative informacione për punën e tij.
    Krahas drogës policia ka sekuestruar një makineri vakumi që shërbente për presimin e lëndës narkotike, 7 automjete dhe 15 aparate celularë të markave të ndryshme.
    Policia ka nisur gjithashtu proçedimi penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit K.X. 17 vjeç,banues në Krujë.
    Burime konfidenciale në Policinë e Durrësit zbulojnë se rrjeti u zbulua falë infiltrimit të një agjenti policie, i cili ka dhënë informacione mbi lëvizjen e të arrestuarve.
    Ndërkaq një sasi rekord prej 3.2 ton bimë narkotike u sekuestrua të premten në qarkun e Gjirokastrës në malet e Kurveleshit.
    Policia identifikoi 4 autorë të dyshuar për kultivimin e marijuanës, por nuk arriti ti vërë në pranga ata.

    Emri:  droga-durres-3.jpg

Shikime: 479

Madhësia:  42.4 KB

    Emri:  droga-durres-2.jpg

Shikime: 473

Madhësia:  48.2 KB

    Emri:  droge5.jpg

Shikime: 434

Madhësia:  195.1 KB

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Republika e Hashashit! Kapen 700kg hashash në Durrës

    Hetimi, Trafikimi i Drogës në Durrës, pritet zgjerimi i rrjetit dhe arrestime të tjera

    Policia e Shtetit dhe organi i hetimit pritet të zgjerojnë rrethin e personave të implikuar në rrjetin e drogës, të zbuluar ditën e shtunë në Durrës.
    Burimet bëjnë me dije se bashkë me vijimin e hetimeve priten të tjera arrestime, ndërsa hetimet pritet që të nxjerrin se kultivuesit dhe transportuesit e kësaj drogë ndodhen edhe jashtë kufijve shqiptarë.
    Prokuroria për Krimet e Rënda e ka tashmë të vërtetuar se kanabisi i bllokuar në këtë punishte droge kishte destinacion fqinjin tonë Italinë. Hetimet që kanë zgjatur me muaj të tërë kanë në dyert e Prokurorisë tabulatet telefonike për grupin e strukturuar kriminal.
    5 nga 7 personat e arrestuar në operacionin me emrin “Kordinata” rezultojnë të jenë biznemenë, pronarë kompanish nafte dhe lokalesh në Shqipëri, madje dhe në Itali.
    Policia tha se një vilë në pronësi të Valter Pashollarit, i shpallur tashmë në kërkim shërbente si laborator ku përpunohej dhe paketohej droga. Goditja e grupit u bë gjatë momentit që po bëhej gati të paketohej sasia e radhës e lëndës narkotike për t’u nisur drejt Italisë.
    Policia po heton për të gjetur korridorin ku kalonte kjo lëndë narkotike. Droga ishte transportuar në zonën e ish-kënetës, ku ishte vendosur punishtja e magazinimit dhe paketimit, nga Kruja dhe Shkodra. Në këto dy rrethe ishte kultivuar bima narkotike.
    Hetimi vërteton se droga transportohej me mjete që të dyshuarit dërgonin drejt Italisë, të kamufluara si makina pune, por edhe me gomone.
    Arrestimet e këtij grupi janë bërë në Shkodër, Tiranë, Krujë dhe Durrës, ndërsa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 700 kg kanabis, 7 automjete dhe 15 telefona celularë, me karta sim, të cilët të arrestuarit i kishin në përdorim, por jo të regjistruar në emrat e tyre.

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Republika e Hashashit! Kapen 700kg hashash në një laborator droge në Durrës

    7 takime të dyshimta lënë në burg trafikantët VIP të drogës

    TIRANË - Mbeten në burg shtatë personat e arrestuar për laboratorin e drogës të zbuluar dy ditë më parë në zonën e ish-kënetës në Durrës, ku u sekuestruan 700 kg kanabis. Në seanca të posaçme për secilin prej tyre, të zhvilluara me dyer të mbyllura, gjykatësja Flora Hajredinaj vendosi masën e sigurisë të arrestit me burg për të gjithë të arrestuarit, mes tyre biznesmeni i hidrokarbureve Pajtim Braçaj dhe ai i Pub “Cheers” në zonën e ish-bllokut në Tiranë Bejto Kotaj ky i fundit sipas Prokurorisë rezulton të ketë një rol aktiv në grupin e të ndaluarve.



    Por si funksiononte aktiviteti i paligjshëm i narkotrafikut mes 7 të dyshuarve?
    Shtatë takimet sekrete midis të arrestuarve të survejuara nga agjentët anti-drogë të Policisë së Shtetit kanë qenë ndër provat kryesore të Prokurorisë për të zbardhur linjën e trafikut të kanabisit nga Shkodra, Kruja e Mallakstra drejt laboratorit të përpunimit në Durrës.

    Takimet sekrete që kanë zhvilluar të dyshuarit janë mbajtur prej datës 8 tetor të këtij viti deri më 14 tetor. Vetëm dy ditë më pas policia ndërhyri në Durrës duke gjetur drogën dhe duke arrestuar Pajtim Bracajn, Bejto Kotajn, Iqmet Pashollarin, Festim Xhelilajn, Qerim Xeka, Lufti Xeka dhe Ajet Sulaj.

    Këto takime sipas raporteve të agjentëve Anti-drogë janë mbajtur mes Shkodrës, Krujës, Vorës, Tiranës e Durrësit, kryesisht në pika karburantesh, pika lotosh dhe bar kafe në këto qytete.

    Po ashtu hetimet kanë zbardhur dhe rolet e të dyshuarve, ku rezulton se Qerim Xeka mblidhte drogën nga Malësia e Krujës ndërsa për drogën që kultivohej nga Malësia e Shkodrës kujdesej Bejto Kotaj.

    Pas sigurimit të drogës Ajet Sulaj kujdes për transportin e saj drejt bazës në Durrës, ku rolin e shoferit transportues e kryenin Festim Xhelilaj dhe biznesmeni i hidrokarbureve Pajtim Braçaj.

    “Për tu siguruar se droga do të transportohej e sigurt për në laboratorin e ngritur në zonën e ish-Kënetës në Durrës makina e drejtuar prej Festim Xhelilajt një Passat me targë AA 156 JN shoqërohej në distancë nga një mjet që herë drejtohej nga Sulaj e herë nga Bracaj”, sqaron organi i Akuzës në materialin e saj.

    Ndërsa dy personat e shpallur në kërkim, Valter e Euglen Pashollari djemtë e pronarit të vilës kishin rolin e ruajtjes së laboratorit duke vëzhguar në distancë çdo person që i afrohej asaj.

    Më 15 tetor vëllezërit Pashollari do të njoftonin investitorët e këtij trafiku se 30 pako janë gati dhe mund të merren për tu tregtuar drejt Italisë, por ky mesazh ka qenë dhe fundi i tyre pasi policia ndërhyri duke zbuluar bazën e drogës.

    Dërgesat dhe përgjimet në laboratorin e drogës
    Grupi hetimor ka arritur të faktojë 4 dërgesa, por dyshimet janë se mund të ketë pasur dhe të tjera pasi informacioni për këtë grup kriminal fillimisht është marrë 5 muaj më parë në periudhën qershor-korrik 2015.

    Në 5 muaj hetime Prokuroria e Krimeve të Rënda ka përgjuar dhe 13 numrat e telefonit në përdorim nga ky grup, ku burime të rezervuara thanë për Shqiptarja.com se nga këto përgjime rezultojnë të përfshirë dhe 3 persona të tjerë të cilët priten të arrestohen së shpejti duke e çuar në 10 numrin e anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal.

    Masat e sigurise sot ne Gjykate

    Arrest me burg per Bejto Kotajn

    Biznesmeni nga Shkodra e banim në Koplik Bejto Kotaj ishte i pari që u ul në bankën e të akuzuarit pas kafazit të hekurt dhe për të cilin u lejuan gazetarët vetëm në nisje të seancës. Ndaj tij trupa gjykuese vendosi masën e sigurisë "arrest me burg", nën akuzë si financues i këtij trafiku. Kotaj i ka thënë gjeneralitetet e tij me gjysmë zëri saqë gjyqtares Hajredinaj i është dashur t'i kërkojë të flasë me zë pak më të lartë pasi ishte e pamundur të regjistrohej zëri i tij në sistemin audio të Gjykatës. Kotaj tha se nuk është dënuar asnjëherë më parë, është i martuar dhe ka 5 fëmijë, ndërsa asnjë nga familjarët e të akuzuarve nuk ishte i pranishëm në sallë. Hotaj mbrohet në këtë proces nga avokatja Dodaj. Kotaj është pronar i Pub Cheers në rrugën “Pjetër Bogdani” në zonën e ish-bllokut në Tiranë, një lokal mjaft i frekuentuar nga të rinjtë.

    Arrest me burg per Iqmet Pashollarin dhe Ajet Suljan

    Edhe për Iqmet Pashollarin Gjykata vendosi masën e sigurisë "arrest me burg". Ai eshte pronari i vilës dy katëshe në Durrës e cila ishte shndërruar në një laborator të përpunimit dhe ambalazhimit të kanabisit, ku gjatë aksioni u sekuestruan 700 kilogramë kanabis sativa. Djali i tij Valter Pashollari rezulton ende në kërkim nga policia, dhe akuzohet si pjesë e këtij rrjeti që pasi e siguronin drogën nga kultivuesit në Krujë dhe Malisi të Madhe, e përpunonin në laborator, dhe më tej dyshohet se e trafikonin në Itali.

    Me akuzën e financuesit të këtij grupi, doli para trupit gjykues edhe biznesmeni tjetër i vënë në pranga në këtë aksion policor, 40-vjeçari Ajet Sula nga Tirana, per te cilin gjykata vendosi arrest me burg.

    Arrest me burg per Fatmir Xheliljan dhe Pajtim Bracajn

    I arrestuari tjetër ndaj të cilit Gjykata vendosi masën e sigurisë arrest me burg është 39-vjeçari Festim Xhelilaj me banim në Tiranë. Sipas Prokurorisë Xhelilaj është transportues i kanabisit nga Kruja ne Durrës. Ai dyshohet se mbante edhe lidhjet me trafikantët italianë dhe rezulton pronar i një firme ndërtimi në Itali. Për të njëjtën akuzë, gjykata dha arrest me burg edhe Pajtim Braçaj. Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit ai rezulton administrator dhe aksioner me 100 % të kapitaleve në kompaninë e naftës me seli në Fier ”Trade Petrol & Drilling”, kompani e cila merret me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo.

    Arrest me burg per Qerim dhe Lufti Xeken
    Edhe per 47-vjeçarin Qerim Xeka me banim në Krujë i cili u arrestua nga policia në aksionin e zhvilluar të shtunën gjykatesja vendosie "arrest me burg" . Xeka sipas prokurorisë, është personi që kultivonte kanabisin në zonën e Krujës me qëllim që t’ia shiste grupit që e përpunonte në laboratorin e Durrësit. Bashke me te, si kultivues i kanabisit akuzohet edhe djali i tij 25-vjeçar Lufti Xeka te cilin gjykata e la ne burg.

    Të gjithë të arrestuarit akuzohen për grup të strukturuar kriminal, posedim dhe trafikim të lëndës narkotike. Hetimet janë drejtuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda me bashkëpunimin e tre drejtorive të Policisë, të Shkodrës, Durrësit dhe Tiranës.

    Shqiptarja

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Republika e Hashashit! Kapen 700kg hashash në një laborator droge në Durrës

    Droga, në pranga dhe pronari i rafinerisë së lidhur me Armo-n

    TIRANE- Në mesin e 7 personave të arrestuar pas zbulimit të laboratorit të drogës një ditë më parë në Durrës dhe sekuestrimit të 700 kg kanabis, rezulton dhe pronari i kompanisë së naftës Trade Petrol & Drilling me seli në Fier e Tiranë, kompani e cila merret me përpunimin e naftës bruto të prodhuar nga Armo.

    Sic dhe shikoni në këtë faksimile të Qendrës Kombëtare të regjistrimit të biznesve Pajtim Braçaj, 52 vjeç nga Tirana, i dyshuar si transportues droge nga Kruja deri tek laboratori në Durrës, rezulton Administrator dhe Aksioner me 100% të kapitaleve në kompaninë Trade Petrol & Drilling me seli në Fier.

    Emri:  196997.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  38.8 KB

    Emri:  196997.jpg

Shikime: 407

Madhësia:  38.8 KB
    (Në foto faksimile e cila tregon që Pajtim Braçaj është pronar i Trade Petrol& Drilling, kompanisë që përpunon naftën bruto të Armo-s)

    TPD-Trading Petrol & Drilling është krijuar në maj të vitit 2012, sipas të dhënave nga QKR. Kompania ka njohur rritje të shpejtë, duke e shtuar xhiron me 440% në 2014, në 16.5 miliardë lekë, duke u renditur kompania e 11 më e madhe në vend, në bazë të xhiros vjetore. TPD rezulton me fitim për 2014 me 5.5 milionë USD.

    Emri:  196994.jpg

Shikime: 339

Madhësia:  27.5 KB
    (Në foto faqja online e kompanisë Trade Petrol& Drilling që përpunon naftën bruto të Armo-s)

    Një tjetër biznesmen i prangosur së bashku me Braçaj në grupin e 7 të arrestuarve është dhe Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër pronar i Pub Cheers në ruga Pjeter Bogdani ne ish-bllok e Tiranë, një lokal i njohur për frekuentimin nga të rinjtë e kryeqyteteti. Ndërsa nje tjetër i arrestuar, Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë i cili dyshohet se mbante lidhjet me trafikantët italian, rezulton pronari i nje firma ndertimi ne itali.

    Pajtim Braçaj rezulton që ketë lidhje shumë të fortë me Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë për të cilin hetuesit dyshojnë se qëndron pas këtij grupi të strukturuar kriminal në rolin e investitorit.

    Të prangosurit e tjerë janë janë Lutfi Xeka, Qerim Xeka, si dhe Iqmet Pashollari pronar i vilës së kthyer në laborator droge. 700 kg kanabis sativa e sekuestruar dje në Durrës në brendësi të kësaj vile që shihni në pamje, do të trafikohej drejt Italisë këtë fundjavë e ndarë në dy ngarkesa me 350 kg secila.

    Ky fakt konfirmohet për shqiptarja.com nga burime pranë grupit hetimor të cilët 24 orë më parë në zonën e Kënetës në Durrrës ndërhynë në laboratorin e drogës.

    Të hënën 7 të arrestuarit do të dalin para gjykatës së krimeve të rënda për tu njohur me masën e sigurisë nen akuze per grup struktuar kriminal, posedimi dhe trafikimi lënde narkotike. Hetime te policia janë drejtuar nga Prokuroia e Krimeve të Rënda

    Por si u zbulua kjo bazë?
    Tre muaj më parë në rrugë operative policia është njoftuar për një bazë të krijuar në Durrës ku grumbullohej droga e kultivuar në malësinë e Shkodrës dhe atë të Krujës.
    Pas këtij informacioni, vila është vënë në survejimin e policisë dhe agjentëve antidrogë të cilët kanë identifikuar personat që lëviznin në këtë objekt.

    Më pas personat janë vënë nën përgjim, ku ka rezultuar se në brëndësi të banesës ishte krijuar laboratori i përpunimit të kanabisit dhe çdo fundjavë të dyshuarit nisnin drejt Italisë sasi të konsiderueshme droge. Kështu kanë dalë edhe emrat e bisnmenëve VIP si të përfshirë drejt për drejt në trafik.

    Në përgjimet e hetuesëve ka rezultuar se kryesisht droga transportohej me mjete që të dyshuarit dërgonin drejt Italisë të kamufluar si makina pune, por në disa raste thanë hetuesit dyshohet se është përdorur dhe gomone.

    Arrestimet e këtij grupi janë bërë në Shkodër, Tiranë, Krujë, dhe Durrës ndërsa në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar dhe 7 automjete dhe 15 telefona celularë me karta sim të cilët të arrestuarit i kishin në përdorim por jo të regjistruar në emrat e tyre.

    Aksioni i policise dje ne Durres
    Policia e Durresit zbuloi ne nje aksion te perbashket me Policine e Tiranes, Shkodres dhe Prokurorine e Krimeve të Rënda operacioni i koduar "Koordinata" nje vile ne zonen e ish-Kenetes ne Durres, e cila ishte shenderruar ne nje laborator te perpunimit dhe ambalazhimit te kanabisit. Policia sekuestroi edhe 700 kilograme kanabis i cili ishte perpunuar dhe ishte gati per ne treg, ku mund te kapte vleren e 1 milione eurove.

    U arrestuan
    Iqmet Pashollari 61 vjeç, banues në Durrës - (Pronar i vilës laborator)
    Bejto Kotaj 53 vjeç, banues në Shkodër - (Biznemen - Financues)
    Ajet Sulaj 40 vjeç, banues në Tiranë - (Biznesmen - Financues)
    Festim Xhelilaj 39 vjeç, banues në Tiranë - (Transportues i kanabisit nga Kruja ne Durres)
    Pajtim Braçaj 52 vjeç, banues në Tiranë - (Transportues i kanabisit nga Kruja ne Durres)
    Qerim Xeka 47 vjeç, banues në Krujë - (Kultivues i kanabisit)
    Lutfi Xeka 25 vjeç, banues në Krujë - (Djali i Qerimit - Kultivues i kanabisit)

    Procedohet në gjendje të lirë
    K. Xeka 17 vjeç banues në Krujë – (Djali i Qerim Xekës)

    Shpallet në kërkim
    Valter Pashollari 34 vjeç banues në Durrës - (Djali i të arrestuarit pronarir të vilës Iqmet Pashollari)

    Ata akuzohen për veprën penale”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.

    Shqiptarja

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •