Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Korrupsioni: PD: "Ja si Edi Rama e Artan Lame po vjedhin miliona me ALUIZNI"

    Jamarbėr Malltezi denoncon Artan Lamen se "nuk po vjedh as me lezet..."

    Mė poshtė lexoni tė plotė deklaratėn e kreut tė Deparatamentit tė Turizmit dhe Mjedisit nė PD, Jamarbėr Malltezi.

    Tanimė nuk po mbajnė as premtimin pėr tė vjedhur me lezet. Njoftojmė Prokurorinė se njė akt vjedhje shumė i rėndė prej qindra milionėsh po ndodh kėto ditė nė zyrat e ALUIZNI-t.

    Rama dhe Lamja po organizojnė njė vjedhje ashiqare miliona eurosh duke dhėnė para pėr kinse konsulenca pėr tė dhėna qė ekzistojnė nė serverat e ALUIZNI-t prej shumė vitesh. Po shpallin tendera me objekti i prokurimit: “Evidentimi faktik nė terren i ndėrtimeve pa leje…”

    ALUIZNI i kish kryer matjet nė terren pėr thuajse tė gjithė objektet qė ishin nė proces legalizimi qysh para 2013 dhe kėto tė dhėna gjenden nė serverat e ALUIZNI-t. Sikur tė mos mjaftonte kjo, nė intervistat nė dy vitet e fundit Rama-Lamja janė vetėmburrur se kanė bėrė gjithė matjet me njė shpejtėsi tė madhe.

    Kėshtu, me 4 korrik 2014 z. Lame deklaroi nė gazetėn e partisė sė tij se nė 4 muaj kishin kryer 20,400 matje nė terren.

    9 muaj mė pas, me 28 Mars 2015, z. Lame deklaroi pėr fletushkėn e Koēos se (Citoj):

    ALUIZNI ka “40 grupe pune, rreth 100 specialistė, qė punojnė nė terren vetėm nė qytetin e Tiranės me matjet e ndėrtimeve informale tė vetėdeklaruara”

    Por nga vetėmburrjet e para pak muajve, tani po shohim sesi Rama-Lamja po shkojnė tek ndarja e miliona eurove mes tyre pėr punė qė ekzistojnė.

    Buletini nr. 33 datė 24 Gusht 2015 i Agjensisė sė Prokurimeve Publike:

    Shpallet tenderi “Shėrbimi i evidentimit faktik tė ndertimeve pa leje nė Durrės”

    500 milionė lekė pa TVSH ose 650 milionė lekė me TVSH pėr njė punė 80 ditore.

    Buletini nr 39, date 5 Tetor 2015 i APP njofton pėr fituesin e tenderit dhe se nė Shtator 2015 ėshtė lidhur kontrata me kompanine private.

    Tender konsulence pėr 600,000 USD qė kryet pėr 2 javė?! Nė Gusht shpallet tenderi dhe nė Shtator ėshtė lidhur kontrata prej 600,000 dollarėsh?!

    Kush specialist prokurimesh garanton pastėrtinė e kėtij procesi? Pyesni njė specialist prokurimesh tė Bankės Boterore dhe ju tregon ai/ajo se ēfarė do tė thotė dhe sa procedura ka pėr njė tender tė tillė prej 600,000 dollarėsh pėr konsulencė.
    Ku qenkan kompanitė e konsulencės qė paskan mbi 200 punonjės tė trainuar dhe me experiencė qė tė tejkalojnė ritmet e ALUIZNI-t qė kish mbi 100 punonjės nė terren vetėm nė Tiranė?
    Kush kompani konsulence paguhet 8,000 dollarė nė ditė? 8,000 dollarė/dita nuk e kanė as studiot mė tė mėdha urbanistike tė Europės, por mos vallė Shqipėria e Ramės ėshtė mė tė pasur se Europa?!
    Pse duhen bėrė kėto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturėn tė ngritur prej vitesh, me qindra punonjės me eksperiencė?
    Kjo ėshtė njė aferė kuterbuese qė e paditen vetė nėpunėsit seriozė tė ALUIZNI-t pasi nuk pranojnė tė jenė pjesė e kėsaj vjedhjeje.

    Kėrkohet urgjentisht ndėrhyrja e prokurorisė pėr tė shpėtuar paratė publike. Kjo pasi Rama-Lamja edhe javėn e shkuar qė Shqipėria ishte e pėrmbytur vijuan lojėn e pėrlarjes sė parave dhe kanė pėrmbyllur tendera tė tjerė qindra milionėsh edhe pėr shumė qytete tė tjera tė vendit apo pėr zona tė Tiranės. 0 lekė pėr dėmin nga pėrmbytjet qė ju shkaktuan banorėve tė Vlorės dhe Fierit, ndėrsa pėrlahen miliona euro pėr punė tė kryera prej vitesh.

    Qeveria nė turravrapin tė vjedhė ē’tė mundet nuk po pyet me as pėr premtimin e saj solemn pėr tė vjedhur me lezet. Nuk besoj tė ketė as socialist tė ndershėm qė t’i quajė “me lezet” vjedhjet 600 miliona eurosh me CEZ, koncesionet miliona euroshe nė shėndetėsi, vjedhjet 150 milionė eurosh nė dogana dhe tatime, apo vjedhjen miliona euroshe pėrmes ALUIZNI-t. Shqiptarėt nuk meritojnė kėtė qeveri hajdutė.

    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Korrupsioni: PD: "Ja si Edi Rama e Artan Lame po vjedhin miliona me ALUIZNI"

    Legalizimi/ 45 mijė dosje tė paplota, Lame: Procedurat nisin nga e para, falas!

    E premte, 04 Korrik 2014 20:27

    Kyetari i Agjencisė sė Legalizimit dhe Urbanizimit e Integrimit tė Zonave Ndėrtimeve Informale (ALUIZNI), Artan Lame, deklaroi se janė 45 mijė dosje tė mbartura nga vitet e e tjera, pėr tė cilat nuk mund tė emetohet leja e legalizimit pasi nė tė cilat rezultojnė vetėm faturat dhe asnjė domumentacion e matje nė terren.

    Nė njė konferencė pėr shtyp, kreu i ALUIZNI-t, Lame theksoi se “dosjet janė tė paplota, pasi kanė vetėm faturat qė kanė paguar qytetarėt dhe asnjė dokument tjetėr, sepse nuk u ėshtė bėrė asnjė veprim tjetėr qytetarėve dhe kjo krijon reagim nga qytetarėt e tjerė, tė cilėt thonė se ne kemi paguar pse nuk mbarojmė punė. Qytetarėve u janė mbledhur paratė dhe nuk u ėshtė bėrė asnjė lloj shėrbimi”.

    Lame i bėri thirrje qyetarėve qė kanė njė dosje tė tillė tė paraqiten pranė zyrave tė ALUIZNI-t dhe do u ribėhen matjet pa paguar asnjė gjė shtesė. “Kėto dosje do tė fillojnė nga fillimi. Mungesa totale e pėrgjegjshmėrisė sė qeverisė sė shkuar sidomos nė 2013, kur u thuhej paguani faturat pėr letrat. Shohim e bėjmė na kanė vėnė nė kėtė situatė. U bėjmė thirrje qytetarėve tė vijnė dhe ta pranojnė kėtė situatė. Do bėhen matjet, sepse nuk ka asnjė letėr”, nėnvizoi Lame. Kreu i ALUIZNI-t u shpreh se “hyri nė fuqi ligji i ri i legalizimeve, por hyri nė fuqi nė mėnyrė tė heshtur, pasi Presidenti i Republikės nuk e dekretoi duke mbetur mes dilemės tė dekretonte kėtė ligj qė e prisnin me qindra mijėra qytetarė pėr efektet qė do tė jepte apo t’i bindej urdhrit tė zotit Berisha pėr tė sabotuar deri nė fund procesin e legalizimeve”.

    Kėto ditė, vijoi Lame, nė sportelet tona nė gjitha qytetet e vendit dhe tė gjitha qarqet e vendit po pėrballojnė njė fluks tė paimagjinueshėm qytetarėsh, tė cilėt kėrkojnė tė ndjekin mbarėvajtjen e dosjeve tė tyre, apo tė aplikojnė pėr legalizimin e banesave.

    “Duke patur parasysh edhe kėtė javėn qė kaloi qeveria miratoi njė shtesė tjetėr personeli pėr tė gjitha drejtoritė rajonale tė ALUZINI-t nė tė gjithė territorin pėr ta ēuar mė tej shėrbimin ndaj qytetarėve. Ndaj pėrfitoj pėr t’i bėrė thirrje qytetarėve qė tė presin ekipet e ALUIZNI-t, tė cilėt do tė trokasin derė mė derė nė shtėpitė dhe zonat informale”, tha Lame duke shtuar se drejtorirė rajonale tė ALUIZNI-t nė tė gjithė vendin tashmė kanė marrė edhe formularin mbi bazėn e tė cilit do tė mirėpriten edhe kėrkesat e qytetarėve pėr tė aplikuar nė zonat informale.

    Drafti i ri

    Sipas tij, mbi bazėn e kėtij formulari ka filluar dhe do tė vazhdojė edhe nė vijim tė bėhen aplikimet edhe pėr ato objekte, tė cilat pėrfitojnė rishtazi nga ndryshimet dhe pėrfshirjet e kategorive te tjera nė ligjin e legalizimeve, kategori tė cilat ishin jashtė deri mė sot pa pėrfituar. “Nė qeveri ėshtė dėrguar projekt vendimi mbi bazėn e tė cilit do tė pėrcaktohen ēmimet pėr tė cilat duhet tė paguhet parcela ndėrtimore, aty ku qytetarėt duhet ta paguajnė dhe siē e kemi thėnė aty ku trualli ėshtė i tyre qyetarėt nuk do tė paguajnė asgjė”, sqaroi Lame. Ai shtoi se nė kėtė projekt vendim qė ėshtė ēuar nė qeveri janė pėrcaktuar tė gjitha pėrfitimet, procedurat, zbritjet e kategoritė qė pėrfitojnė nga ligji i ri i legalizimeve, procedura dhe pėrfitime tė cilat pėr fat tė keq edhe kėto u pėrfolėn shumė gjatė diskutimeve nė Kuvend qė gjoja do tė ishin mashtrime tė qeverisė. “Pas disa ditėsh edhe ky vendim do tė hyjė nė fuqi. Miratimi i kėtij vendimi do tė bėjė tė mundur pastaj pėrllogaritjen e faturave tė truallit sipas ēmimeve tė reja dhe pagesėn e tyre nga qytetarėt”, u shpreh Lame.

    Kreu i ALUIZNI-t tha se “pas riorganizimit tė ALUIZNI-t procesi i ndarjes sė ekipeve tona nė terren riflloi nė 1 mars tė kėtij viti , gajtė kėsaj periudhe katėr mujore ekipet tona nė terren kanė azhornuar 20 400 objeket dhe kanė pėrgatitur dokumentacionin e plotė pėr 17 mijė prej tyre.Kujtoj qė PD-sė iu deshėn 8 vjet pėr tė dhenė 21 800 leje legalizimi. Kjo ėshtė ajio qė kemi bėrė ne nė katėr muaj, 20 400 objekte tė matura nė terren. Tė gjithė kėta qytetarė presin miratimin e kėsaj VKM pėr ēmimet e truallit dhe pėr pėrllogaritjet e zbritjeve nga tė cilat pėrfitojnė pėr tė pėrfunduar pastaj gjithė procesin e legalizimit”.

    Nė tė njėtėn kohė, shtoi Lame, nga drejtorirė e ALUZINI-t nė qarqe po punohet nė terren edhe pėr dendėsinė e shtrirjes nė terren tė zonave informale dhe pėr tė ēuar propozimet e reja pėr zonat e tjera informale apo pėr ndryshimet e kufijve tė zonave informale ekzistuese nė tė gjithė vendin . “Deri tani janė propozuar nga qarqet 84 zona informale te tjera dhe ėshtė njė proces qė do tė vazhojė duke u finalizuar nė Kėshillin Kombėtar tė Territorit ku do tė bėhet edhe miratimi i tyre”, tha Lame.

    Kreu i ALUIZNI-t u kėrkoi qytetarėve qė tė mos bien pre e spekulantėve. Ai theksoi qė ēdo qytetar t’u kėrkojė personave qė u paraqiten nė shtėpi kartėn e ALUIZNI-t. “Mos bini pre e lloj, lloj spekulantėsh. Mos pranoni persona qė kundrejt pagesės mund t’u pėrshpejtojnė procedurat. Kėrkojuni personave qė u vinė te shtėpia kartėn e ALUIZNI-t”.

    Zeri i Popullit
    http://www.zeri-popullit.com/index.p...sta&Itemid=128

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Korrupsioni: PD: "Ja si Edi Rama e Artan Lame po vjedhin miliona me ALUIZNI"

    Lame: Zgjidhje pėr 14 mijė ndėrtime informale tė penalizuara

    Skedarėt e Bashkėngjitur 169014

    Drejtori i Pėrgjithshėm i ALUIZNI-t, Artan Lame, ishte sot pranė disa zyrave tė ALUIZNI-t pėr tė ndjekur nga afėr punėn nė terren tė grupeve tė punės qė bėjnė matjet shtėpi mė shtėpi. Lame u ndal fillimisht nė zonėn e Ali Demit, ku mori pjesė nė matjet qė grupet e punės sė specialistėve tė ALUIZNI-t po bėnin nė ndėrtimet informale nė kėtė zonė. Mė pas Lame u ndal nė zyrėn e ALUIZNI-t nė Bathore ku sqaroi pėr mediet hartėn e zonave informale nė Tiranė dhe se si ALUIZNI po punon pėr ta ēuar procesin e legalizimeve pėrpara.

    Drejtori i Pėrgjithshėm i ALUIZNI-t bėri tė ditur se “pritet t’u jepet zgjidhje rreth 14 mijė ndėrtimeve pa leje tė penalizuara nga parashikimet absurde tė Planeve Urbanistike tė Bashkisė Tiranė dhe Bashkisė Kamėz”.

    ALUIZNI ka 40 grupe pune, rreth 100 specialistė, qė punojnė nė terren vetėm nė qytetin e Tiranės me matjet e ndėrtimeve informale tė vetėdeklaruara. Kėto grupe pune po shfrytėzojnė edhe fundjavat pėr tė bėrė matje masive. Tirana ėshtė njė nga qytetet me numrin mė tė madh tė ndėrtimeve informale me rreth 45 mijė vetėdeklarime.

    Shekulli
    http://www.shekulli.com.al/p.php?id=234511
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 16-10-2015 mė 14:01

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Korrupsioni: PD: "Ja si Edi Rama e Artan Lame po vjedhin miliona me ALUIZNI"

    PD akuzon Lamen pėr tendera, ALUIZN-i: Ishte tender pėr shėrbime, jo konsulencė



    Kreu i ALUIZNI-t Artan Lame ėshtė vėnė sėrish nė shėnjestėr tė akuzave selia blu pėr afera me tenderat pėr matjet e bėra.
    Nė njė deklaratė pėr mediat deputeti Gent Strazimiri tha se kriteret e tenderit ishin vendosur nė mėnyrė qė tė paracaktohej fituesi.
    Gent Strazimiri: Lamja qė nuk linte vend pa dhėnė mendimin e tij tė vyer, nga kangjellat e Presidences e deri tek pllaka ne kalanė e Lezhes, ka disa ditė qė ka humbur! Pėr 1.5 milionė dollarėt nė fjalė …nuk ka mendim…
    ALUIZN-i nga ana tjetėr ka hedhur poshtė akuzat e PD me pretendimin se tenderi i tė cilit i referohet selia blu nuk ėshtė pėr konsulencė.
    “Vazhdojnė t’i bien tė njėjtės teneqeje me tre pyetje resht duke thėnė tender me konsulencė. Ndėrsa nė fakt ėshtė tender pėr shėrbime. Evidentim, matje nė terren, plotėsimi i dosjes sė subjektit. Mjaft qė zoti Strazimiri ti referohet ligjit tė prokurimit publik pėr tė bėrė dallimin mes shėrbimit nė terren dhe konsulencės nėpėr botė.” thuhet ne reagimin e ALUIZN-it.
    Procedurat e prokurimeve si dhe matjet nė terren janė bėrė ditėn e fundit objekt debati mes ALUIZN-it dhe PD, e cila e ka cuar kėtė cėshtje edhe nė Prokurori.
    Demokratėt kanė dorėzuar njė dosje qė sipas tyre vėrteton se njė nga drejtoreshat e ALUIZN-it i ka dhėnė tenderin 65 mln lekė bashkėshortit tė saj.

    ORA NEWS

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •