Jamarbėr Malltezi denoncon Artan Lamen se "nuk po vjedh as me lezet..."
Mė poshtė lexoni tė plotė deklaratėn e kreut tė Deparatamentit tė Turizmit dhe Mjedisit nė PD, Jamarbėr Malltezi.
Tanimė nuk po mbajnė as premtimin pėr tė vjedhur me lezet. Njoftojmė Prokurorinė se njė akt vjedhje shumė i rėndė prej qindra milionėsh po ndodh kėto ditė nė zyrat e ALUIZNI-t.
Rama dhe Lamja po organizojnė njė vjedhje ashiqare miliona eurosh duke dhėnė para pėr kinse konsulenca pėr tė dhėna qė ekzistojnė nė serverat e ALUIZNI-t prej shumė vitesh. Po shpallin tendera me objekti i prokurimit: “Evidentimi faktik nė terren i ndėrtimeve pa leje…”
ALUIZNI i kish kryer matjet nė terren pėr thuajse tė gjithė objektet qė ishin nė proces legalizimi qysh para 2013 dhe kėto tė dhėna gjenden nė serverat e ALUIZNI-t. Sikur tė mos mjaftonte kjo, nė intervistat nė dy vitet e fundit Rama-Lamja janė vetėmburrur se kanė bėrė gjithė matjet me njė shpejtėsi tė madhe.
Kėshtu, me 4 korrik 2014 z. Lame deklaroi nė gazetėn e partisė sė tij se nė 4 muaj kishin kryer 20,400 matje nė terren.
9 muaj mė pas, me 28 Mars 2015, z. Lame deklaroi pėr fletushkėn e Koēos se (Citoj):
ALUIZNI ka “40 grupe pune, rreth 100 specialistė, qė punojnė nė terren vetėm nė qytetin e Tiranės me matjet e ndėrtimeve informale tė vetėdeklaruara”
Por nga vetėmburrjet e para pak muajve, tani po shohim sesi Rama-Lamja po shkojnė tek ndarja e miliona eurove mes tyre pėr punė qė ekzistojnė.
Buletini nr. 33 datė 24 Gusht 2015 i Agjensisė sė Prokurimeve Publike:
Shpallet tenderi “Shėrbimi i evidentimit faktik tė ndertimeve pa leje nė Durrės”
500 milionė lekė pa TVSH ose 650 milionė lekė me TVSH pėr njė punė 80 ditore.
Buletini nr 39, date 5 Tetor 2015 i APP njofton pėr fituesin e tenderit dhe se nė Shtator 2015 ėshtė lidhur kontrata me kompanine private.
Tender konsulence pėr 600,000 USD qė kryet pėr 2 javė?! Nė Gusht shpallet tenderi dhe nė Shtator ėshtė lidhur kontrata prej 600,000 dollarėsh?!
Kush specialist prokurimesh garanton pastėrtinė e kėtij procesi? Pyesni njė specialist prokurimesh tė Bankės Boterore dhe ju tregon ai/ajo se ēfarė do tė thotė dhe sa procedura ka pėr njė tender tė tillė prej 600,000 dollarėsh pėr konsulencė.
Ku qenkan kompanitė e konsulencės qė paskan mbi 200 punonjės tė trainuar dhe me experiencė qė tė tejkalojnė ritmet e ALUIZNI-t qė kish mbi 100 punonjės nė terren vetėm nė Tiranė?
Kush kompani konsulence paguhet 8,000 dollarė nė ditė? 8,000 dollarė/dita nuk e kanė as studiot mė tė mėdha urbanistike tė Europės, por mos vallė Shqipėria e Ramės ėshtė mė tė pasur se Europa?!
Pse duhen bėrė kėto matje nga firma private, kur ALUIZNI e ka strukturėn tė ngritur prej vitesh, me qindra punonjės me eksperiencė?
Kjo ėshtė njė aferė kuterbuese qė e paditen vetė nėpunėsit seriozė tė ALUIZNI-t pasi nuk pranojnė tė jenė pjesė e kėsaj vjedhjeje.
Kėrkohet urgjentisht ndėrhyrja e prokurorisė pėr tė shpėtuar paratė publike. Kjo pasi Rama-Lamja edhe javėn e shkuar qė Shqipėria ishte e pėrmbytur vijuan lojėn e pėrlarjes sė parave dhe kanė pėrmbyllur tendera tė tjerė qindra milionėsh edhe pėr shumė qytete tė tjera tė vendit apo pėr zona tė Tiranės. 0 lekė pėr dėmin nga pėrmbytjet qė ju shkaktuan banorėve tė Vlorės dhe Fierit, ndėrsa pėrlahen miliona euro pėr punė tė kryera prej vitesh.
Qeveria nė turravrapin tė vjedhė ē’tė mundet nuk po pyet me as pėr premtimin e saj solemn pėr tė vjedhur me lezet. Nuk besoj tė ketė as socialist tė ndershėm qė t’i quajė “me lezet” vjedhjet 600 miliona eurosh me CEZ, koncesionet miliona euroshe nė shėndetėsi, vjedhjet 150 milionė eurosh nė dogana dhe tatime, apo vjedhjen miliona euroshe pėrmes ALUIZNI-t. Shqiptarėt nuk meritojnė kėtė qeveri hajdutė.
Koha Jone
Krijoni Kontakt