Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Republika e Hashashit! Kapet 3.2 ton hashah në Kurvelesh! Trafikantët nuk kapen...

    "Llufa", Kapen mbi 1 ton kanabis në Kurvelesh, ikin poseduesit. Haki Çako në Gjirokastër

    Emri:  cako-1-655x356.jpg

Shikime: 544

Madhësia:  28.5 KB

    Mbi 1 ton drogë është sekuestruar në Kurvelesh në superoperacionin e koduar “LLufa”.
    Policia e Shtetit bën të ditur se lënda narkotike u sekuestrua në një stan të fshatit Llufë në Kurvelesh.
    Policia thekson se poseduesit e drogës kanë arritur të largohen në mal por janë identifikuar dhe po vijon aksioni për arrestimin e tyre.
    Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ndodhet Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian Çipa.
    Dy drejtuesit e lartë të policisë së shtetit po zhvillojnë takim me krerët e Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Republika e Hashashit! Kapet 1 ton hashah në Kurvelesh! Trafikantët nuk kapen...

    "Llufa", 3.2 ton kanabis u sekuestruan sot në Kurvelesh, poseduesit në kërkim

    Emri:  5.-655x356.jpg

Shikime: 286

Madhësia:  29.2 KB
    Emri:  1..jpg

Shikime: 471

Madhësia:  90.1 KB

    Ka shkuar në 3.2 ton sasia e lëndës narkotike të sekuestruar sot në superoperacionin antidrogë të koduar “Llufa”.
    Përmes një njoftimi për mediat, policia e Gjirokastrës bën me dije 1 ton lëndë narkotike, shumica në formë boçe dhe në proçes tharje u gjet në një stan dhe tendë në vendin e quajtur Llufë në malin e Kurveleshit.
    Ndërkohë pjesa tjetër e drogës, e prerë dhe e paprerë mësohet se ishte e kultivuar në katër parcela.
    “Kultivuesit nuk kanë mundur dot ta presin të tërë bimën narkotike të kultivuar.2.2 ton bimë narkotike kanabis sativa e kultivuar në katër parcela”.
    Policia thekson më tej se lënda narkotike e thatë, ajo në proçes tharje dhe ajo e kultivuar, pas kryerjes së veprimeve me grup hetimor u asgjesua në vend me anë të djegies.
    Ndërkohë një pjesë nga secila është marrë në cilësinë e provës materiale.
    Blutë bëjnë me dije se poseduesit e drogës kanë mundur të largohen në mal, por janë identifikuar dhe bëhet fjalë për 4 të rinj nga qarku Gjirokastër.
    Nga ana e policisë vijon puna për kapjen e tyre.
    Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër zbarkuan sot Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian Çipa, të cilët zhvilluan një takim me krerët e Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër.

    ORA NEWS

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Republika e Hashashit! Kapet 3.2 ton hashah në Kurvelesh! Trafikantët nuk kapen.

    marshalla te gjethes

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •