Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Bushat-diplomacia: Greqia i thërret të bëjë ushtrinë shefin e kabinetit të ministrit

    Skandali tjetër i Bushatit, shefin e kabinetit ia thërret Greqia për…ushtar

    Nuk kanë të sosur skandalet për ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.

    Pak ditë më parë ai bëri një gafë teksa thirri në një takim për Kosovën ambasadorët e vendeve arabe dhe bashkë me ta edhe ambasadorin e Izraelit.

    Emri:  pirro-vengu.jpg

Shikime: 282

Madhësia:  51.0 KB
    Pirro Vengu

    Por së fundmi një tjetër skandal ka shpërthyer në zyrën e ministrit. Shefi i tij i kabinetit, Pirro Vëngu rezulton të ketë pasaportë greke.

    Kjo ka të mirën dhe të keqen e saj. Vëngu është qytetar europian përpara të gjithë shqiptarëve duke qenë se ka një pasaportë të një vendi të BE-së, por ka edhe të keqe.

    Prej pak ditësh në zyrën e Vëngut ka mbërritur një thirrje e Ministrisë së Mbrojtjes të Greqisë që ai të kryejë shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

    Vëngu është rreth 30 vjeç dhe sipas ligjit të shtetit fqinj ky shërbim kryehet deri në moshën 40 vjeçare.

    Legjislacioni në Athinë parashikon kryerjen e shërbimit ushtarak për 18 muaj dhe prej tij mund të shmangen vetëm ata që kanë probleme shëndetësore.

    Vëngu është prej 2 vjetësh në detyrën e shefit të kabinetit të Ministrit të Jashtëm dhe ka për detyrë të kontrollojë dhe firmosë të gjitha shkresat që kalojnë nga drejtorët te Ministri.

    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Bushat-diplomacia: Greqia i thërret të bëjë ushtrinë shefin e kabinetit të minis

    ksaj i thone....

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •