"Llufa", Kapen mbi 1 ton kanabis në Kurvelesh, ikin poseduesit. Haki Çako në Gjirokastër
Mbi 1 ton drogë është sekuestruar në Kurvelesh në superoperacionin e koduar “LLufa”.
Policia e Shtetit bën të ditur se lënda narkotike u sekuestrua në një stan të fshatit Llufë në Kurvelesh.
Policia thekson se poseduesit e drogës kanë arritur të largohen në mal por janë identifikuar dhe po vijon aksioni për arrestimin e tyre.
Në drejtorinë e Policisë së Qarkut Gjirokastër ndodhet Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako dhe Drejtori i Përgjithshëm për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda Ardian Çipa.
Dy drejtuesit e lartë të policisë së shtetit po zhvillojnë takim me krerët e Drejtorisë së policisë së qarkut Gjirokastër.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt