Rruga e Xhenetit dhe Rruga e Zjarrit


Shkruar nga: Ali Tantaui Perktheu Justinia Topulli

Nė mesin tonė, nė vendet arabe, u shfaqėn disa ide tė ēuditshme, ide tė cilat i kemi dėgjuar qė tė vegjėl. Kėto ide u pėrēuan tek ne nė kohėn e kolonializmit dhe sot tek ne jehonėn e tyre, e pėrcjellin ata qė u edukuan dje nėpėr shkollat e tyre. Shumė tė rinj u besojnė sot kėtyre fjalėve dhe kujtojnė –pėr shkak tė heshtjes sonė dhe mos kundėrshtimit- se ato janė tė vėrteta tė pakundėrshtueshme.

Ndėr kėto ide qė qarkullojnė nė mes nesh ka tė tilla si: “Zotit i pėrket feja ndėrsa atdheu u pėrket tė gjithėve” apo “Feja ėshtė e ndarė nga politika” apo i emėrtojnė dijetarėt muslimanė si “njerėz e fesė”.

Fjalė tė tilla gjen shumė, njė pjesė e njerėzve i besojnė ato si tė vėrteta dhe njė pjesė pyesin pėr saktėsinė e tyre, sepse dyshojnė nė vėrtetėsinė e tyre.

Nuk mund tė jepet njė gjykim pėr kėto ide, nėse nuk njohim mė parė sė ēfarė do tė thotė fjala “fe”.

Ata qė i kanė sjellė kėto slogane mes nesh, janė tė krishterėt dhe ne i kemi marrė prej tyre dhe mė pas i kemi praktikuar pėr fenė islame, ndėrkohė qė fjala “fe” tek ne, ka njė tjetėr kuptim nga fjala “fe” tek ata.

Feja tek tė krishterėt, sipas asaj qė pėrmendet nėpėr disa enciklopedi tė njohura, si ajo britanike apo Larus-i francez, ėshtė ajo qė pėrcakton lidhjen ndėrmjet njeriut dhe Zotit. Pra feja sipas tyre ngushtohet brenda asaj qė pėrmban kisha si institucion dhe nuk ka lidhje me pjesėn tjetėr tė jetės, me sistemin e marrėdhėnieve ndėr njerėzore, kjo gjė tek ne korrespondon me atė qė njihet si adhurim, si falja, agjėrimi etj.

Por nga ky kėndvėshtrim Islami nuk ėshtė vetėm fe, sepse ai nuk kufizohet vetėm tek adhurimet. Mjafton tė shfletoni faqet e njė libri tė jurisprudencės islame (fikhu) dhe tė vėshtroni kapitujt e tij dhe do tė gjeni nė tė kapituj qė flasin pėr adhurimet dhe kjo i pėrket asaj qė njihet si “fe” tek tė krishterėt, do tė shikoni kapituj qė flasin pėr marrėdhėniet ndėr njerėzore, qė pėrkon me atė qė quhet “kodi civil”, do tė shikoni kapituj qė flasin pėr martesėn dhe divorcin dhe qė korrespondon me atė qė quhet “kodi i familjes”, do tė shikoni kapituj qė flasin pėr luftėrat dhe kjo korrespondon me atė qė quhet “marrėdhėniet ndėrkombėtare”, do tė shikoni kapituj qė flasin pėr udhėheqjen e madhe (el-imametu el-udhma) dhe qė korrespondon me atė qė quhet “e drejta kushtetuese”, do tė gjeni kapitullin e ndėshkimeve dhe kjo korrespondon me “kodin penal”, do tė gjeni edhe kapituj qė flasin pėr testamentet, pėr trashėgiminė dhe etikėn.

Pra Islami ėshtė fe, kod civil, kod penal, kushtetutė dhe ligj ndėrkombėtar, si edhe moral e etikė.

Nėse ata flasin pėr ndarjen nė mes fesė dhe politikės dhe ne e pranojmė kėtė fjalė, kjo do tė thotė pėr ne se adhurimet nuk duhet t’i pėrziejmė me politikėn dhe natyrisht qė adhurimet nuk kanė si tė pėrzien nė ēėshtjet e politikės dhe as politika nuk pėrziet nė ēėshtjet e adhurimeve. Por nėse vetė politika ėshtė pjesė e fesė sonė, si t’ia bėjmė? Me politikė nuk kam pėr qėllim pėrplasjet partiake dhe as konkurrencėn e partive pėr tė marrė vende nė qeverisje, dhe as garėn elektorale pėr tė fituar vendet nė parlament, por kam si qėllim parimet e politikės dhe vijat e saj tė pėrgjithshme.

Nėse tė krishterėt i quajnė priftėrinjtė e tyre si njerėz tė fesė, kjo vjen sepse priftėrinjtė nuk kanė punė tjetėr veē kryerjes sė riteve tė lutjeve, meshave apo edhe dėgjimit tė rrėfimeve. Ndėrsa dijetari mysliman ėshtė njeriu i fesė dhe njeriu i botės, sepse feja dhe bota nė Islam janė bashkė dhe nuk ndahen dhe jo siē thonė disa predikues tė paditur, se ato janė si dy shemra qė nuk duhen mes tyre.

Nėse tė krishterėt thonė se i pasuri nuk hyn nė parajsėn e qiellit, Islami e ka quajtur pasurinė nė Kuran si mirėsi. Nė tė thuhet “Ju ėshtė urdhėruar qė, nėse ndonjėrit prej jush i afrohet vdekja dhe ka pasuri (hajr-mirėsi) pėr tė lėnė pas, atėherė tė lėrė testamentin nė mėnyrė tė drejtė…”[1] Dhe po ashtu pėr njeriun ai thotė: “Vėrtet, ai ėshtė i babėzitur pėr pasuri (hajr-mirėsi).”[2] Dhe nė Islam si i pasuri qė falėnderon Zotin edhe i varfėri qė bėn durim, janė njėlloj nė vlerėn e tyre tek Zoti.

Nėse feja e krishterė, pasuesve tė saj u obligon qė nėse tė bien nė njėrėn faqe duhet t’i kthesh tjetrėn, atij qė tė ka rėnė, Islami urdhėron qė armiqėsisė t’i pėrgjigjesh me tė njėjtėn monedhė, por pa e kaluar cakun “Pra, kushdo qė ju sulmon, edhe ju keni tė drejtė ta sulmoni atė, ashtu siē ju sulmoi ju!”[3] Dhe pėrsėri thotė: “Shpėrblimi pėr tė keqen ėshtė i njėjtė me atė tė keqe.”[4] dhe kėsaj i thonė drejtėsi. E Zoti po ashtu mė pas thotė: “Por, atė qė fal dhe pajton, e pret shpėrblimi i Allahut.” Dhe kjo ėshtė bamirėsi, e Allahu urdhėron tė mbahet drejtėsia dhe tė bėhet bamirėsi.

Pra Islami i ka urdhėruar muslimanėt ta zmbrapsin forcėn e padrejtė dhe tiranike me forcėn dhe kundėrpėrgjigjen e drejtėsisė. Nėse ngadhėnjejnė mbi kundėrshtarin dhe e kanė nė dorė atė, e mė pas e falin atė, padyshim qė falja ėshtė mė e mirė. Muslimani fal hakun e tij personal, sepse ajo ėshtė e drejta e tij, tė cilėn ai e lėshon nėse do, e ndėrsa hakun e Zotit, askujt nuk i takon ta lėshojė atė.

Islami atėherė ėshtė edhe fe edhe botė, ėshtė edhe adhurim, etikė edhe ligj dhe atij nuk i shkon pėr shtat ēka i shkon pėr shtat dikujt tjetėr. Islami nuk ndahet nga politika, sepse pėr shembull surja Et-teube, i pėrket Kuranit dhe flet pėr thelbin e politikės ndėrkombėtare, a ta ndajmė kėtė sure nga Kurani e ta fshijmė atė nga shtypja dhe publikimi i tij?!

Islami mban zgjidhje pėr ēdo problem tė qenies njerėzore; nė tė gjen njė sistem tė plotė ekonomik, ai ėshtė njė sistem i drejtė mes dy tė shtrembėrve: nė mes kapitalizmit tė padrejtė, tė zhytur nė diferencime sociale dhe komunizmit tė padrejtė, qė pėrēmon individin.

Islami ėshtė pėr ēdo vend dhe pėr ēdo kohė.

Nė Kuran dhe nė Traditėn Profetike do tė gjejmė gjykim pėr transaksionet e ndryshme financiare dhe bankare, por ne kėto gjėra nuk i gjejmė tė shprehura nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė librat e vjetėr tė Fikhut; e si mund tė pėrmenden ato nė kėto libra kur nė kohėn kur u shkruan kėta libra nė botė nuk ekzistonin bankat dhe as transaksionet bankare?

Si mund tė pėrmend pėr shembull libri i fikhut “El-mugni” gjykimin pėr sigurimin e makinės, ndėrkohė qė ėshtė shkruar para se tė shpikej makina? Por edhe para se tė ekzistonte sistemi i sigurimeve?

Dijetarėt tanė tė hershėm muslimanė nga Kurani dhe Tradita Profetike kanė nxjerrė zgjidhje tė detajuara pėr problemet e kohės sė tyre, ne sot na takon tė nxjerrim zgjidhje pėr problemet e kohės sonė.

Zgjidhja ekziston, por ajo kėrkon studime dhe kėrkime akademike pėr ta nxjerrė atė, ashtu siē hapim minierat pėr tė nxjerrė mineralet, qė Allahu i ka vendosur nė brendėsi tė tokės.

Gjetja e kėtyre zgjidhjeve ėshtė detyrim kolektiv, pėr ata dijetarė muslimanė qė munden, por nėse asnjėri prej tyre nuk e bėn kėtė, atėherė tė gjithė do tė bien nė gjynah. Dhe kjo mungesė e zgjidhjeve islame do t’i shtyjė pushtetarėt qė tė marrin ligjet e huaja, tė cilat nuk burojnė nga e drejta islame dhe nuk janė bėrė pėr vendet myslimane. Ato u ngjajnė rrobave tė gatshme, tė prera dhe tė qepura me njė masė fikse. Islami ėshtė njė rrobė qė na e ka prerė Allahu, sipas pėrmasave tė trupit tonė, e qė mbulon tė gjitha nevojat tona, realizon shpresat tona dhe na udhėheq ne nė rrugėn e lumturisė, nė kėtė botė dhe nė atė tė pėrtejme.

Ibn Kajimi –rahmet pastė- ia ka qėlluar tė vėrtetės kur thotė, nė librin e tij madhėshtor “Rrugėt e Gjykimit”, se pasiviteti, ngurtėsimi i juristėve islamė dhe ngushtimi i ligjit tė gjerė tė Allahut, i ka shtyrė pushtetarėt, qė t’i marrin ligjet nga jomyslimanėt.

Gjatė kohės sė bashkimit (nė mes Sirisė dhe Egjiptit), kur unė kam qenė kėshilltar nė gjykatėn e apelit, nė Kajro dhe nė Damask, kishte diskutime nė mes nesh dhe kėshilltarėve tė tjerė pėr probleme tė ndryshme. Nė atė kohė unė shkrova njė artikull nė revistėn “El-kanun”, qė botohej nga Ministria e Drejtėsisė nė Siri, me titullin “Zgjidhje tė vjetra pėr probleme tė reja”. Nė tė pasqyrova zgjidhjet qė kisha nxjerrė nga librat e fikhut, pėr probleme tė cilat njerėzit kujtojnė se kanė dalė sot pėr herė tė parė! Kush tė dojė dhe ka mundėsi le t’i kthehet dhe t’i shohė e t’i lexojė ato.

Njė nga problemet tona ėshtė se ne shkojmė pas njerėzve, nuk shohim nėse ata ecin nė rrugėn e drejtė apo nė rrugėn e shtrembėr. Ky ėshtė modeli ynė nė jetėn tonė individuale dhe atė shoqėrore, aq sa ne kemi marrė nga tė tjerėt parimin e ndjekjes sė shumicės, edhe nėse kjo shumicė shkon nė humbje!

Njė nga shkaqet qė na pengon ne tė ndjekim rrugėn e fesė, ėshtė pasimi i njerėzve.

Unė nuk po ju them juve: kundėrshtoni njerėzit, mos respektoni zakonet, kur njerėzit tė mbathin kėpucėt nė kėmbė, ju varini ato nė qafė, nėse ata flenė nė shtretėr, ju flini nė vaskėn e banjės! As nuk po u them: nėse shikoni se njerėzit ecin nė tė djathtė tė rrugės ju shkoni nė tė majtė tė saj, qė tė mos u ngjani atyre!

Unė po ju them: merrni fenė si model. Nėse shikoni se njerėzit shkojnė nė rrugėn e haramit ju mos u shkoni nga pas dhe mos u justifikoni se kėshtu janė shumica e njerėzve, sepse njerėzit mė sė shumti janė nė humbje, Allahu thotė: “Nėse i bindesh shumicės sė njerėzve qė gjenden nė tokė, ata do tė tė shmangin nga rruga e Allahut.”[5] Dhe thotė: “Shumica e njerėzve, sado qė tė dėshirosh ti, nuk janė besimtarė.”[6] A qėndron, pra, e vėrteta gjithmonė me shumicėn?

Nėse tre mjekė tė spitalit vendosin qė i sėmuri duhet tė operohet, ndėrkohė qė tė gjithė pastrueset, infermieret, rojet dhe sanitarėt qė mund tė bėhen gati tridhjetė vetė, kėrkojnė qė operacioni tė mos bėhet, por tė lihet mėnjanė. A do tė marrim mendimin e kėtyre tridhjetė pastrueseve, rojeve, infermiereve dhe sanitareve, apo do tė ndjekim mendimin e tre mjekėve?

Nėse dy pilotė avioni kanė vendosur ta ulin avionin, sepse karburantit po i vjen fundi, ndėrsa pasagjerėt, numri i tė cilėve shkon tetėdhjetė vetė, kėrkojnė qė fluturimi tė vazhdojė, sepse ata janė shumica dhe duhet qė ata tė vendosin; cilin mendim do tė marrim?

O njerėz! E vėrteta, i bėn njerėzit tė njohur dhe nuk janė njerėzit ata qė e bėjnė tė njohur vėrtetėn.

Mendimi i njė njeriu, qė ka fakte tė qarta, ėshtė mė primar sesa mendimi i njėmijė vetėve qė nuk kanė argument me vete.

Nėse numri i ndjekėsve tė sė shtrembėtės arrin nė njėqind milion apo edhe nė njė miliard dhe nė tokė mbetet vetėm njė njeri nė tė vėrtetėn, ky njeri i vetėm do tė ishte nė rrugėn e drejtė dhe jo milionat e tjerė.

A nuk ju kujtohet se Hitleri dhe Musolini, e tė tjerė diktatorė si ata, u ligjėronin njerėzve gjėra tė padrejta, siē qe nazizmi dhe fashizmi dhe kėtyre diktatorėve u pėrgjigjeshin me britma miliona njerėz; e ku janė sot kėta miliona?

Sa udhėheqės arab kemi parė tek u ligjėrojnė njerėzve qė i dėgjojnė, por nuk i kuptojnė? Dhe argument pėr kėtė ėshtė vetė fakti se ata e ndėrpresin ligjėruesin nė mes tė fjalisė, nė mes tė kryefjalės dhe kallėzuesit, nė mes foljes dhe vepruesit, para se ai ta mbarojė mendimin, duke bėrtitur, thirrur dhe ulėritur si tė ēmendur! A nuk janė kėta qė bėrtasin po ata njerėz qė bėrtisnin pėr atė qė ishte para tij? Ata pėrsėri do tė mblidhen dhe do tė bėrtasin pėr atė qė do tė vij pas tij! Do tė thonė atė qė u thuhet, dhe do tė pėrsėrisin atė qė u jepet; ata i bashkon daullja dhe i ndan shkopi! Jo! Allahu nuk do t’ia dijė pėr ta!

Thonė se nuk jeton vetėm se i shėndoshi dhe nuk mbetet vetėm se mė i dobishmi, ky ėshtė ligji i evolucionit tek disa, e ndoshta ky ėshtė njė ligj prej ligjeve tė Zotit pėr krijesat. Nėse kėto ideologji tokėsore ateiste, janė tė shėndosha dhe janė mė tė dobishmet, atėherė ato do tė mbesin, por nėse feja e Zotit ėshtė e shėndosha dhe ajo ēka Allahu ka ligjėruar pėr njerėzit ėshtė mė e dobishmja, padyshim qė ai qė mbetet ėshtė Libri i Zotit, Libėr tė cilin Ai premtoi se do ta ruajė, dhe lajthitjet e kėsaj epoke do tė shkojnė ashtu siē kanė shkuar para tyre me qindra lajthitje.

Ku ėshtė sot ajo qė propagandonte Hitleri dhe Musolini?

Koha do t’i zhdukė kėto ideologji dhe nė mes njerėzve nuk do tė mbesė kush qė do t’i njohė, veē studentėve tė niveleve pas universitare. Do tė vijė njė ditė qė studentėt do tė pyesin se ēfarė ishin kėto ideologji, ashtu siē shumė prej tyre pyesin sot pėr karamitėt, pėr mazadakėt dhe manizmin?[7]

E pavėrteta vjen edhe shkon, por pėrfundimi i takon tė drejtės dhe tė vėrtetės.

Ndaj mos u mashtroni me pėrhapjen e sė padrejtės, e sė keqes! Mos dyshoni nė islamin tuaj, mos nxirrni pėrpara realitetin e njerėzve para vėrtetėsisė sė fesė suaj. Mos u bėni njerėz oportunist duke thėnė: nėse njerėzit bėhen tė mirė dhe ne bėhemi tė mirė dhe nėse ata bėhen tė kėqij edhe ne po kėshtu do tė bėhemi, nėse njerėzit e pranojnė fajdenė dhe interesin bankar edhe ne e pranojmė, nėse njerėzit zhvishen dhe zbulohen edhe gratė tona le tė zhvishen dhe zbulohen si tė tjerėt.

Nėse njerėzit e lėnė pas shpine Ligjin e Zotit dhe ndjekin ligjet e njerėzve dhe me to gjykojnė mes tyre, a tė veprojmė edhe ne siē veprojnė njerėzit? Jo… por ndiqni tė vėrtetėn dhe tė drejtėn.

Shumė muslimanė sot kanė devijuar nga rruga e fesė dhe e kanė kthyer nė diēka tė mirė atė qė feja e konsideron si tė keqe. Nė disa vende myslimane njė pjesė e njerėzve i janė kthyer moralit tė kohės sė injorancės para islame, madje edhe mė keq se ajo, sepse nė tė kishte vėrtetė shirk, qė ėshtė koka e gjynaheve dhe belaja mė e madhe, por nė atė kohė kishte edhe sinqeritet, burrėri dhe xhelozi pėr nderin. A keni dėgjuar apo keni lexuar ndonjėherė se nė atė kohė nėpėr festa pėrziheshin gra tė zhveshura me burrat e huaj, se Ebu Lehebi kėrcente me gruan e Ebu Xhehlit? A keni dėgjuar se gratė e asaj kohe dilnin lakuriq para burrave tė huaj, apo dilnin nė plazh pėr tu larė para njerėzve dhe vishnin vetėm rroba banje? A nuk ka sot nė mes muslimanėve, njerėz tė cilėt e bėjnė kėtė?

Unė nuk po qortoj asnjė njeri me emėr, dhe nuk po flas pėr ndonjė njeri konkret, sepse ky tashmė ėshtė njė fenomen i pėrhapur mes muslimanėve, ju e shihni dhe e njihni kėtė gjė dhe nuk keni nevojė pėr asnjė qė tua tregojė.

O vėllezėr! Ajo qė unė dua tu them, ėshtė tė ndiqni gjykimin e fesė edhe nėse ajo nuk pėrputhet me atė ēka bėjnė njerėzit dhe mos ndiqni njerėzit, nėse ata nuk pajtojnė me fenė, sepse ata nuk kanė ēfarė tu bėjnė para Zotit, e Zoti ėshtė Ai qė ju ruan juve prej njerėzve.

Kjo qė po kėrkoj nga ju, e di shumė mirė se ėshtė e vėshtirė pėr ju. Kėsaj nuk mundet t’i pėrgjigjet vetėm se ai qė Zoti i jep forcė. Ne sot jetojmė nė fundin e kohės, kohė pėr tė cilėn i Dėrguari i Allahut -sal-lallahu alejhi ue selem- na ka lajmėruar se ai qė kapet pas fesė sė tij, ėshtė si tė mbante nė dorė prushin.

Durimi ndaj prushit tė kėsaj bote ėshtė mė i lehtė sesa durimi ndaj prushit tė botės tjetėr. Kujtoni gjithmonė njė thėnie tė Profetit -sal-lallahu alejhi ue selem-, tė cilėn do tė dėshiroja qė ēdo njeri prej nesh ta vendoste para tavolinės sė tij apo ta varė nė murin e shtėpisė sė tij, qė ta shohė nė mėngjes dhe nė mbrėmje. Kjo thėnie ėshtė fjala e Profetit -sal-lallahu alejhi ue selem- qė thotė: “Ai qė e kėrkon kėnaqėsinė e Allahut me pakėnaqėsinė e njerėzve, Allahu do tė jetė i kėnaqur me tė dhe do t’i kėnaq edhe njerėzit me tė. Dhe kush kėrkon kėnaqėsinė e njerėzve kur Allahu ėshtė i pakėnaqur, Allahu do tė mbetet i pakėnaqur me tė dhe do t’i bėjė edhe njerėzit tė pakėnaqur me tė.”[8]

Nė kėtė cep tė botės ka shumė slogane dhe propagandė: propagandė majtiste e djathtiste, propagandė nacionaliste dhe pėr parti, sekte e rryma tė shumta, lėrini tė gjitha dhe kapuni pas fesė islame.

Nė librin tim tė parė “Njohje e pėrgjithshme rreth fesė islame” kamė dhėnė njė shembull: Nė njė shkretėtirė tė madhe ka njė rrugė nė tė cilėn kalojnė makinat, kjo rrugė lidh vendet e populluar lindore me ato tė populluara nė perėndim. Nė mes tė kėsaj rruge ka vende ku rrebeshet kanė prishur asfaltin dhe e kanė shndėrruar rrugėn nė kėto pjesė nė gurishte dhe gropa, por makina patjetėr duhet tė kalojmė mbi to, derisa rruga tė rregullohet.

Kėtė rast e kanė shfrytėzuar disa banditė dhe ata janė tė shumtė dhe tė organizuar nė grupe, nė kėtė vend imagjinar, ata kanė hapur nė krahė tė rrugės kryesore dhe nė vendet ku ajo ėshtė prishur rrugė dytėsore, tė cilat i kanė shtruar nė hyrje tė tyre, pėr tė mashtruar njerėzit. Krahas kėsaj nė krah tė kėtyre rrugicave kanė ngritur kafene, klube dhe restorante, nga tė cilat dėgjohet tė dalė zėri i kėngėve dhe i muzikės. Njė njeri qė nuk i njeh do tė kujtojė se ato janė kafene dhe restorante reale, por ato nuk janė veēse vende kurthesh, tė cilat janė pėrgatitur pėr tė zhvatur paratė e njerėzve, nėpėrmjet pijes, femrave dhe mjeteve tė tjera. Ai qė hyn nė to nuk del vetėm se me asnjė lek nė xhep, e ndoshta edhe me ndonjė sėmundje qė nuk i ndahet, derisa t’i ndahet shpirti nga trupi. Qeveria gjithsesi ka vendosur nė rrugėn kryesore tabela paralajmėruese, ndaj kėtyre gjėrave dhe ka treguar rrugėn qė tė shpie nė vendin e kėrkuar, pavarėsisht se rruga vende-vende ėshtė e dėmtuar.

Nėse vjen nė kėtė vend dhe para teje do tė shohėsh rrugėn e dėmtuar, qė ėshtė gjithė gurė dhe gropa, por sidoqoftė ajo tė shpie nė njė vend tė sigurt dhe tė qetė, nė qytetet e mėdha ku ti kėrkon tė qėndrosh gjatė, dhe krahas tyre shikon edhe kėto rrugė dytėsore, tė lehta pėr tu kaluar dhe shtruara, nė tė cilat gjen ushqim dhe pije, kėnaqėsi dhe rehati, por ai qė i merr kėto rrugė do tė humbasė pasurinė dhe shėndetin e tij dhe do tė dalė prej tyre i sėmurė dhe i humbur; cilėn nga kėto rrugė do tė ndjekėsh?

A do tė durosh vėshtirėsitė e rrugės sė drejtė, gropat dhe baltėn e saj, duke shpresuar se nė fund do tė mbėrrish nė njė vend tė qetė dhe tė sigurt? Apo ti mos vallė je nga ata qė mashtrohen pas njė kėnaqėsie tė pėrkohshme, nėpėr kėto rrugė dytėsore?

O njerėz! Ky shembull i ngjan tamam rrugės sė Xhenetit dhe rrugės sė Zjarrit.

Rruga e Xhenetit ėshtė e vėshtirė, por nė fund tė saj ajo tė shpie nė lumturinė e pasosur. Rruga e Zjarrit ėshtė lehtė, por caku i saj tė shpie nė dėshpėrimin pafund.

Xheneti ėshtė i rrethuar me gjėra tė vėshtira, ndėrsa Zjarri ėshtė i rrethuar me kėnaqėsi epshore.

Pėr atė qė tė fton nė Zjarr ēdo gjė ėshtė e kėndshme! Ai tė thotė shiko kėto lakuriqėsi tė bukura, shijoji kėto paratė haram, bėj ēdo gjė qė tė pėlqen, ēdo dėshirė dhe tek qė tė vjen ndėrmend, plotėsoja qejfin vetes, por edhe nėse inatosesh mund tė godasėsh kė tė duash, nėse dėshiron gjė merre atė dhe mos hezito, mos mendo vetėm se pėr ēastin qė ti jeton, ndjehu i lirė pėr ēdo gjė, mos e ēa kokėn pėr asgjė, mos e ēo mendjen te vdekja dhe as mos e vrit mendjen pėr botėn tjetėr!

Tė gjitha kėto, janė gjėra tė lehta pėr njerėzit dhe joshėse pėr trupin.

E keqja ėshtė e lehtė, sepse njeriu i keq tė merr pas me vete aty ku ty tė pėlqen, qė ti tė shohėsh ēka tė ka ėnda, nėpėr disko e pub-e, pėr tė kėrcyer e pėr tė parė femra lakuriqe, pėr tė pėrjetuar histori rozė, pėr tė tu joshur pas tyre, por ndoshta ai nuk tė shpie direkt, por ngadalė dhe hap pas hapi.

E njeriu i mirė, ai besimtari, ēfarė tė ofron? Ai nuk tė ofron gjė, vetėm se tė privon tė pasosh pasionet e tua. Nėse pėrpara tė del njė femėr e bukur tė thotė: mos e shiko! Nėse vihesh para njė fitimi haram, tė thotė: mos e merr! Mos shko pas dėshirave dhe epsheve tė tua! Lėre gjumin tėnd tė kėndshėm dhe ngrihu tė falesh nė agim herėt! Lėre dėshirėn tėnde pėr tė ngrėnė dhe agjėro nė Ramazan! Shtrėngohu dhe shko nė haxh! Nėse dėgjon njė pėrgojim dhe mendja tė shkon tė bėhesh pjesė e kėsaj bisede, tė thotė: mos pėrgojo, por ēohu nga biseda dhe largohu, nėse tė pranishmit nuk e ndryshojnė bisedėn! Nėse gratė ndjekin modėn dhe veshin rroba tė shkurtra, ai tė thotė: mos bėj si ato, por mbulohu siē e kėrkon feja!

Rruga e Xhenetit, fillimi i saj ėshtė i vėshtirė, por nėse duron vėshtirėsitė e saj, ajo tė shpie nė kėnaqėsinė pambarim

Rruga e Zjarrit fillimi i saj ėshtė i lehtė dhe i bukur, por nėse bukuria e saj tė mashtron, ajo do tė shpjerė nė vendin e trishtimit tė pėrhershėm.

Kjo gjė i ngjan nxėnėsit njė natė para provimit; familjarėt e tij janė mbledhur rreth televizorit dhe po shohin njė film tė bukur, dhe atij ja ka qejfi tė jetė me ta. Nėse ai i shkon pas kėsaj dėshire dhe i jep pėrparėsi kėsaj kėnaqėsie tė pėrkohshme, do tė ngelet nė provim. Por nėse e mund dėshirėn e tij dhe shkon pranė librave dhe leksioneve tė tij, do ta shijojė kėnaqėsinė e shikimit qė i jep filmi.

Forca qėndron tek kontrolli vetvetes.

Nėse nga radio dėgjon njė bisedė fetare tė mirė apo kėtė e gjen nė njė libėr a revistė dhe nga njė stacion tjetėr dėgjon muzikė qė tė pėlqen, tė filan kėngėtareje apo kėngėtari dhe e braktisė muzikėn, pėr tė dėgjuar bisedėn qė po mbahet, ti atėherė e ke vullnetin tė fortė, sepse more rrugėn mė tė vėshtirė.

Ti po ngjitesh lart dhe ngjitja nė lartėsi gjithmonė ėshtė e vėshtirė, ndėrsa rėnia poshtė pėrherė ėshtė lehtė.

Ndjekja e dėshirave dhe epsheve i ngjan njė shkėmbi qė bie nga maja e malit, lėvize pak nga vendi i tij dhe ai do tė bjerė poshtė pa vėshtirėsi. Vėshtirėsia qėndron nė kthimin e tij atje ku ishte.

Njė depozitė e madhe uji ėshtė vendosur nė majė tė malit, atė e shpojmė me trepan, uji i saj do tė rrjedhė nė luginė me lehtėsi tė madhe, vėshtirėsia qėndron pėr ta kthyer ujin atje ku ishte nė fillim.

Ai qė pėlqen rehatinė, nuk do tė bezdiset, nuk do t’ia prishė qejfin vetes dhe as tė mbajė ndonjė barrė apo pėrgjegjėsi, ky njeri nuk mund ecė nė rrugėn e Xhenetit.

Ai qė kėrkon tė marrė rrugėn e Xhenetit, duhet tė pėrgatitet pėr vėshtirėsitė dhe lodhjet qė ajo ka, ai duhet t’i rezistojė gjynaheve joshėse dhe tė mos u afrohet atyre, tė durojė nė kryerjen e detyrimeve tė vėshtira dhe tė mos i lėr mangėt ato.

“A mendoni se do tė hyni nė Xhenet, pa i provuar Allahu ata qė kanė luftuar prej jush dhe pa i provuar ata qė kanė duruar?”[9]

Unė i shoh njerėzit se kur nė radio apo diku tjetėr tregohen thėniet e Profetit -sal-lallahu alejhi ue selem-, nė tė cilat ka dritė dhe udhėzim, shumica e njerėzve nuk i kushtojnė rėndėsi, vetėm nė momentin kur dėgjojnė tė bėhet njė lutje, apo kur dėgjojnė fjalė, qė nėse thuhen Zoti tė fal apo tė fut nė Xhenet, ama nėse dėgjojnė diēka qė kėrkon punė, ata gati nuk ua vėnė veshin asaj.

Mesa duket o vėllezėr, ne nuk duam tė punojmė, por duam tė hymė nė Xhenet me fjalė.

[1] El-bekare: 180.
[2] El-adijat: 8.

[3] El-bekare: 194.

[4] Esh-shura: 40.

[5] El-enam: 116.

[6] Jusuf: 103.

[7] Tė parėt i pėrkasin njė sekti shiitė ekstremė, ndėrsa tė dytėt dhe tė tretėt i pėrkasin sekteve dhe ideologjive tė dala nga Persia e hershme. (shėn. pėrkth)

[8] Ibn Hiban nr.276 dhe Ibn Asakir 20/54.

[9] Al-imran: 142.