"Ministri qe akuzohet per rekord kriminal dhe pergjigjet me rekord idiotsie ".
Qenka nje minister i shendetsis Beqia o Beqja qe akuzohet nga PD per shperdorim posti o tenderash,o me sakte i paska dhene nje shoqerie o ish shoqeria e tije disa tendera. Deri ketu jemi ne normalitet,nje politikan qe ben bisnes o me sakt nje ish bisnesmen qe ben bisnes me ane te politikes dhe qe natyrisht jep tenderat simbas qefit.Asnje nuk ka pse te skandalizohet,sepse pikerisht bisnesi o korrupsioni me ane te politikes eshte normalitet. Eshte ligji i pare i pashkruar i kushtetutes ne ate vend. Pra nuk "kemi te bejme" me rekord kriminaliteti.
Rekordi i idiotsis,vjen se ky minister vjen ne pushtet o qeveri me parullat e njohura rilindase;" Vajmedeti i korrupsionit te PD" " 1 milion shuplakat kunder korrupsionit te PD". "Qeveria e korruptuar e PD". "Korruptimi i mjeksis apo i shendetit nga PD"...e shume e shume te tjera si keto argumente. Dhe jane argumente qe qendrojne,jane te verteta nuk mund te mohoen. Pra keto jane argumentet dhe tezat qe sjellin ne qeveri Beqen dhe e bejne minister te kesaj qeverie. Pra vjen ne qeveri qe Beqja te luftoje vajmedetin e korrupsionin te PD o qeverise te Saliut.
Kesaj akuze,per dhenie tenderash te nje ish-shoqerie te tije,ky minister i pergjigjet : Qe kjo shoqeri nuk eshte me e imja,aksionet i kam shitur ne 2013. Deri ketu jemi ne normalitet o ne vajmedet. Nuk i pergjigjet direkt akuzes se i ka dhene apo nuk i ka dhene keto tendera sot qe eshte minister,por pergjigjet simbas normalitetit te vajmedetit :"kjo shoqeri nuk eshte me e imja". Jep nje pergjigje qe asnje nuk ja kerkon sepse dhe akuzatoret e PD e thone qe Shoqeria o Bisnesi nuk eshte me ne emer te tije.
Por ministri i "zgjuar",i zgjuar eshte pak fenomenal do ishte me e drejte,shton "pa dashje",o me qellim qe ti pergjigjes PD,qe: "Bisnesi im eshte ritur kur ishte Partia Demokratike ne qeveri ".
-"He !" Pa perserite edhe njehere se nuk e kuptova" ? ."Bisnesi im eshte ritur kur ne qeveri ishte Partia Demokrate"- "Edhe njeher tjeter,qe ta arijme ta kuptojme" ! Si eshte ritur ky bisnes ne kohen kur kishte me teper korrupsion ? Je pjes e korrupsionit apo jo ? E ke bere Ti korrupsionin apo e ka bere PD ? Apo Ti beje bisnes e partia demokratike bente korrupsion ? Imagjino,kur ishe ne opozite e ēfar mund te ndodhi tani ne pushtet !.
Problemi i vertete nuk eshte korrupsioni i vajmedetit dhe as ministri,ne kete vend korrupsioni kapercen edhe fantazine pertej vajmedetit.
Krijoni Kontakt