Vlorë, Mbi 200 kg drogë në 3 banesa, arrestohen punëtoret e kanabisit, ikin pronarët



Një sasi prej 207 kg lëndë narkotike është sekuestruar në tre banesa të fshatit Penkova të Vlorës.
Në njërën prej banesave, lënda narkotike e vendosur në 6 thasë, gati për tu pastruar është gjetur e vendosur në një divan të shtëpisë, ndërsa në një banesë tjetër policia arrestoi punëtoret që përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike por jo pronarin e banesës. Gjithsej nga operacioni i koduar “Penkova”, emri i fshatit ku ndodhi dhe sekuestrimi i lëndës narkotike, u arrestuan 8 persona.
Tre persona, mes tyre dy kryefamiljarët e banesave ku u gjet droga, u shpallën në kërkim, informoi paraditen e 14 tetorit, policia e Vlorës.
Banesat ku u kap droga- Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontrolle në 3 prej banesave të këtij fshati dhe kanë konstatuar se:
– Në banesën e shtetasit: Misto Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 6 thasë me 38 KG lëndë narkotike.
– Në banesën e shtetasit: Aredin Jonuzi, janë gjetur dhe sekuestruar 46 KG lëndë narkotike.
– Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit: Nasip Jonuzaj, janë gjetur dhe sekuestruar 123 KG lëndë narkotike, 2 armë zjarri Automatikë, 2 krëhëra, si dhe 17 fishekë model 56′.
Gjenden dhe punëtoret e pastrimit- Gjithashtu, në banesën e këtij të fundit janë gjetur 4 shtetase (punëtore) : Majlinda Filaj, Valentina Izetaj, Engjellushe Alushaj dhe Sefire Filaj, te cilat përkujdeseshin për pastrimin dhe tharjen e bimëve narkotike.
Nëse do të dilte në treg sasia e kanabisit kapte vlerën e 240 mijë euro.
Te arrestuarit
Mujo Gjinaj, 44 vjeç, banues në lagjen ”28 Nëntori” Vlorë.
Misto Jonuzi, 34 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Neritan Jonuzi, 25 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Denald Nushi, 21 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Majlinda Filaj, 42 vjeç, banues në fshatin Picar.
Valentina Izetaj, 51 vjeç, banues në fshatin Picar.
Engjellushe Alushaj, 33 vjeç, banues në fshatin Picar.
Sefire Filaj, 54 vjeç, banues në fshatin Picar.Tre persona janë shpallur në kërkim të implikuar në këtë veprimtari kriminale:Edmond Haxhiraj, 44 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Nasip Jonuzaj, 65 vjeç, banues në fshatin Penkovë.
Aredin Jonuzaj, 56 vjeç, banues në fshatin Penkovë.Nëse do të dilte në treg sasia e kanabisit kapte vlerën e 240 mijë euro

Emri:  IMG-20151013-WA0005.jpg

Shikime: 170

Madhësia:  66.8 KB

Emri:  IMG-20151013-WA00141.jpg

Shikime: 199

Madhësia:  57.1 KB

Emri:  IMG-20151013-WA0015.jpg

Shikime: 172

Madhësia:  86.6 KB


ORA NEWS