Kombëtarja kualifikohet, Jemi në “Euro 2016”, festa në Shqipëri e kudo në botë ku ka shqiptarë
Mijëra tifozë anembanë Shqipërisë por jo vetëm, në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Itali, Belgjikë, Gjermani, Francë e kudo festuan mbrëmjen e sotme, 11 tetor 2015, kualifikimin e kombëtares në Euro 2016.
Një ëndërr që u bë realitet. Festimet filluan që nga momenti i shënimit të golit të tretë dhe vazhduan edhe pas mesanate.
Në Shqipëri pavarësisht motit të keq me shi mijëra persona mbushën sheshet kryesore me flamuj dhe brohorima për kombëtaren. Ndërsa atmosferë festive ka pasur kudo ku ka shqiptare.
Flamujt kuq e zi u valëvitën në çdo trevë shqiptare dhe kudo ku jetojnë bashkëkombasit tanë
Ne po ju sjellim me video e foto atmosferen qe mbizoteroi sot kudo
Në Tiranë , sheshi “Skënderbej” është ndezur kuqezi, ndërsa tifozët shprehen shumë të lumtur për fitoren.
Shqiptarët festojnë me makina dhe flamuj, duke brohoritur “Shqipëri etnike”.
ORA NEWS
Krijoni Kontakt