Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Problemi i paralizmave ne Kuran dhe Bibel !?

    Duke u pėrpjekur tė tregojnė influencėn e traditave Judeo-Kristiane mbi Kuranin, disa studiues kanė nėnvizuar njė numėr paralelesh ndėrmjet Biblės dhe Kuranit. Domethėnia ėshtė se Muhammedi kishte studiuar qė mė parė shkrimet e shenjta dhe kishte zgjedhur apo huazuar ato pjesė tė cilat i dukeshin atij si mė tė pėrshtatshme, argumentet e mėposhtme e dobėsojnė tepėr kėtė teori.

    Sė pari, Muhammedi tha se Kurani erdhi nga Zoti dhe ne tashmė jemi munduar tė tregojmė se pėr arsye logjike, psikologjike dhe historike Muhammedi nuk mund ta ketė trilluar Kuranin.

    Sė Dyti, Muhammedi ishte analfabet. Si mund t'i ketė studiuar dhe zgjedhur ai ato pjesė nga shkrimet e mėparshme pa ditur shkrim e kėndim?

    Sė treti, Versioni i parė arab i Dhjatės sė Vjetėr doli 200 vjet pas vdekjes sė Muhammedit dhe versioni mė i vjetėr arabisht i Dhjatės sė Re doli 1000 vjetė pasi Muhammedi na kish lėnė.(114)

    Sė katėrti, ngjashmėria ndėrmjet 2 ngjarjeve apo librave nuk pėrbėn provė tė mjaftueshme qė tė tregojė se njėri ėshtė kopjuar nga tjetri apo mė i voni nga ai mė i hershmi. Qė tė dy mund tė jenė bazuar mbi njė burim tė tretė i cili ėshtė i njejtė. Ėshtė pikėrisht ky argument qė jepet edhe nga Kurani. Nė Bibėl ka pjesė qė mund tė kenė mbetur tė pacėnuara dhe n.q.s. burimi i kėtyre dy shkrimeve ėshtė Zoti, atėherė kjo do tė shpjegonte edhe egzistencėn e paraleleve ndėrmjet tyre.

    Sė pesti, njė shqyrtim i kujdesshėm i ty dy teksteve do tė tregonte se ideja e huazimeve ėshtė nė rastin mė tė mirė e pathemeltė.

    Le tė fillojmė me dallime themelore midis dy librave:

    Bibla nuk ėshtė njė libėr, por njė pėrmbledhje e tė paktėn 66 librave sipas versionit protestant, apo sipas versionit Roman-Katolik, Douay shkruar nga tė paktėn 40 autorė. Sė dyti, Bibla ėshtė njė pėrzierje e thėnjeve Hyjnore dhe komenteve njerėzore tė atyre qė erdhėn mė pas. Shih p.sh.Jeremian 8:8, Lukėn 1:1-4 dhe i Korintasve 7:25.

    Kurani nuk pėrmban komente tė tilla, madje dhe fjalėt e Profetit Muhammed nuk janė pjesė e Kuranit. Sė treti, nė Dhjtėn e Re tė katėr Ungjitė japin jetėn dhe misionin e Jezusit, Kurani nuk ėshtė njė biografi e Muhammedit shkruar nga pasuesit e tij. Sė katėrti, nė Bibėl gjen disa libra tė shkruar shumė vjet pasi kėta profetė kishin vdekur dhe jo nė gjuhėn e kėtyre profetėve, duke krijuar kėshtu njė numėr vėshtirėsish nė analizimin e tyre. I tėrė Kurani u shkrua gjatė jetės sė Profetit dhe u mėsua pėrmendėsh nga qindra njerėz nė gjuhėn origjinale. Sė pesti, tė katėr Ungjijtė kanonikė nuk ishin Ungjijtė e vetėm. Vendimi se ēfarė duhet tė jetė nė Bibėl dhe ēfarė jo iu la gjykimit njerėzor. Nė islam nuk u mbajt asnjė konferencė qė tė pėrcaktonte se cila Sure duhet tė jetė e cila tė mos jetė nė Kuran.
    Ideja se Kurani ka huazuar nga Bibla kundėrshtohet mė tej edhe nga egzistenca e dallimeve themelore nė besim qė i gjejmė nė dy tekstet. Kėto dallime janė:

    Koncepti Biblik i Zotit ėshtė krejt i ndryshėm nga ai i Kuranit. Nė Biėl Zoti pėrshkruhet nė njė formė njerėzore. (115) Ai jepet si njė person i cili lodhet dhe ka nevojė pėr pushim. (116) Zoti ecėn nė kopėsht dhe njė njeri mund tė fshihet prej tij dhe pėr ta gjetur, Zotit i duhet ta kėrkojė. (117) Ashtu si njė njeri, Zoti jepet nė Bibėl sikur i vjen keq pėr disa nga vendimet e tij. Domethėnia e kėsaj ėshtė se Ai ose nuk mund t’i parashikonte pasojat, ose Ai ėshtė tekanjoz. (118) Ai jo vetėm qė ėshtė xheloz, por shpesh jepet si Perėndia e Izraelit. (119) Ashtu si njė njeri, Zoti ka hundė dhe jeton nė errėsirė tė plotė. (120) Madje nganjėherė ai ka nevojė edhe pėr udhėheqjen e njeriut. (121) Gjithashtu ai ka frikė nga fuqia dhe uniteti i njeriut. (122) Pėrshkrime tė tilla jo vetėm qė nuk gjenden nė Kuran, por konsiderohen si sakrilegj ndaj madhėshtisė sė Zotit.

    Koncepti Biblik i profetėsisė ėshtė gjithashtu i ndryshėm nga ai i paraqitur nė Kuran. Ndėrsa Kurani i paraqet profetėt si model tė devotshmėrisė ndaj Zotit dhe tė drejtėsisė morale, shih pėr kėtė Kuranin 21:27 dhe 22:52, nė versionion Biblik pothuajse tė gjithė profetėt dalin si mėkatarė mė tė dalluar nė fushėn e besimit dhe qėndrimit moral. Disa nga kėto akte tė turpshme qė iu mvishen profetėve, pėrfshijnė adhurimin nga ana e Aaronit tė idhujve (123), prirjen e Solomonit drejt paganizmit (124) dhe kurthet dinake qė Jakobi i ngrinte tė atit Isakut. (125) Ose Abrahami pranoi tė bėnte njė martesė inēesti me Sarahnė, ose ai qe thjesht njė gėnjeshtar i paftyrė. (126)

    Profeti pijanec Lot kreu inēest me bijat e tij dhe madje thuhet se ai ua dorėzoi ato epsheve tė burrave tė Gomorrės dhe i ftoi tė bėnin me to ē’tė donin. (127) Profeti David jo vetėm qė gjente kėnaqėsi tek shihte tė tjerėt kur bėnin dashuri, por gjithashtu tradhėtoi tė shoqen me gruan e Uriahut, tė cilės i vrau edhe tė shoqin. (128) Juda kreu inēest me nusen e tė birit. Pereci dhe Zerahu tė cilėt janė rezultat i kėtij inēesti, nderohen si stėrgjyshėrit dhe stėrgjyshet e Jezusit. (129) Duket sikur Perėndia e bekon kėshtu Judėn pėr krimin e tij inēestuoz. Jezusi jepet sikur iu drejtua sė ėmės me kėto fjalė: “Grua, ēfarė tė duhet ty se ē’bėj dhe nuk bėj unė.” (130)

    Kurani nuk akuzon asnjė profet me akuzat e mėsipėrme.


    Dallime thelbėsore gjejmė edhe pėrsa i pėrket besimit nė jetėn e tanishmė dhe tė pėrtejmė nė konceptin e shpėtimit dhe drejtimit nė jetė. (131)
    Pėrveē dallimeve doktrinore kemi gjithashtu edhe dallime kryesore nė histori tė njejta si pėr Kuranin ashtu edhe pėr Biblėn. Si shembull po marrim historinė e Adamit dhe Evės. Ngjashmėritė ndėrmjet dy versioneve janė se tė dy librat thonė qė Adami dhe Eva ishin njerėzit e parė qė u krijuan, se ata jetonin nė njė kopėsht dhe u lejohej tė hanin frute nga ēdo pemė pėrveē njėrės. Ata ranė nėn tundimin e shejtanit (Satana) dhe hėngrėn nga kjo pemė, pas kėsaj ata u dėrguan pėr tė jetuar nė tokė.

    Mė poshtė janė dallimet kryesore ndėrmjet kėtyre dy rrėfimeve:

    1. Bibla thotė se kjo ishte pema e diturisė, Kurani nuk pėrmend diēka tė tillė. Sipas Kuranit njeriu ėshtė frymėzuar sė brendshmi pėr tė njohur tė mirėn dhe tė keqen dhe Adami ishte mėsuar rreth natyrės sė sendeve pėrpara mosbindjes sė tij. (132)

    2. Nė rrėfimin Biblik, peshėn e fajit e mban gruaja dhe Perėndia si dėnim ia shtoi agoninė e lindjes sė fėmijės. Nė Kuran nuk gjendet asnjė varg i cili tė sugjerojė apo nėnkuptojė se pėrgjegjėsinė kryesore pėr kėtė faj e mban gruaja. Shtatėzėnia pėrshkruhet nė Kuran si diēka fisnike dhe e lavdėruar. (133)

    3. Nė Bibėl Eva tundohet nga Satana i cili kishte marrė formėn e njė gjarpri. Nė Kuran thuhet se Satana i tundoi tė dy dhe nuk pėrmendet qė ai tė ketė marrė formėn e ndonjė gjarpri, nepėrke, apo ēfarė. (134)

    4. Pas mosbindjes sė tyre Bibla nuk e pėrmend fare pendimin e Adamit dhe tė Evės ndėrsa nė Kuran kjo pikė theksohet shumė. Sipas Kuranit ata u penduan dhe Zoti i fali. (135)

    5. Bibla nėnkupton se ardhja e tyre pėr tė jetuar nė Tokė ishte njė farė dėnimi, ndėrsa Kurani thotė se ky ishte plani i Perėndisė, qysh pėrpra se Ai ti krijonte ata. (136)

    Dallimet e mėsipėrme kanė njė domethėnie mjaft serioze nga ana doktrinore. Pema Biblike e diturisė nėnkupton se pėrpara ngrėnies nga ajo pemė ai ishte i pėrkryer, por pas kryerjes sė kėtij akti natyra e tij ndryshoi. Sipas Kuranit, njeriu duke qenė njė pėrzierje e baltės (qė ėshtė burimi i dobėsisė sė tij) me shpirtin, ka qenė gjithmonė njė qenie e papėrkryer. Ndėrsa pėr kristianin problemi ėshtė se si ta fitojė pėrsosmėrinė e mėparshme me qėllim qė tė shpėtohet dhe tė kthehet nė parajsė, Kurani bėn tė ditur se njeriu mund tė gabojė, por ajo qė ka rėndėsi ėshtė qė njeriu tė mundohet sinqerisht pėr tė pėrmbushur urdhėrat e Perėndisė.

    Ndėrsa besimi kristian mund ta pranojė doktrinėn e natyrės mėkatare, Kurani thotė se ēdo fėmijė lind i pastėr dhe ėshtė pėrgjegjės vetėm pėr veprat e tij mė pas. Pėr shkak tė natyrės mėkatare tė njeriut, bashkimi me Perėndinė do tė kėrkojė gjakderdhje, Kurani thotė se Perėndia nuk kėrkon gjakderdhje pėr tė falur. Edhe ideja se pėrgjegjėse pėr rėnien e njeriut ėshtė gruaja, ka influencuar nė pozitėn e statusin e gruas nė shoqėri.

    Dallime kryesore gjejmė edhe nė historitė e Ibrahimit, Ismailit dhe Isakut, Musait dhe Isait.(137) Ideja se Kurani ka huazuar shumė pjesė nga Bibla ėshtė padyshim e gabuar. Nė tė vėrtetė edhe ata studiues tė cilėt shpallin teorinė e huazimeve siē ėshtė Filip Hiti, nxitojnė tė shtojnė se ngjasimet nuk janė garanci pėr tė nxjerė konkluzionin e huazimit apo tė citimit, apo se ai nuk ishte njė imitues i thjeshtė.(138) Domethėnia e kėsaj ėshtė se Muhammedi e kishte kuptuar plotėsisht Biblėn, e kishte bėrė atė tė tijėn, mė pas ai e redaktoi sė tepėrmi dhe rikrijoi me fjalėt e tij. Riēard Belli i cili mundohet aq shumė qė tė provojė ndėrvarjen e drejtpėrdrejtė tė Muhammedit nga Bibla, insiston gjithashtu se ai nuk kishte njė njohje tė vėrtetė me vetė Biblėn.(139) Keneth Kreg gjithashtu thotė se Muhammedi nuk pati asnjė kontakt personal me shkrimet e shenjta paraardhėse... Kemi pothuajse njė mungesė absolute tė asaj qė mund tė quhej citim i drejtpėrdrejtė nga secia Dhjatė.(140)

    Teoria e huazimeve dobėsohet mė tej nga prania nė Kuran e historive dhe detajeve tė cilat mungojnė nė Bibėl. Rrėfimet mbi popullin e Ad-it dhe Thamud-it dhe mbi profetėt e tyre Hudin dhe Salihun qė nuk pėrmenden nė Bibėl. Disa detaje tė Kuranit tė cilat nuk i gjejmė nė Bibėl pėrfshijnė bisedėn qė profeti Nuh (Noa) pati me tė birin e tij pėrpara pėrmbytjes, bisedėn ndėrmjet Abrahamit dhe atit tė tij dhe ndėrmjet Abrahamit dhe sundimtarit tiran (Nemrud), arratisjen e mrekullueshme tė Abrahamit nga zjarri dhe mrekullinė e ringjalljes qė ia dėrgoi Perėndia kur ktheu nė jetė zogjtė e ngordhur, therrjen e lopės nga Moisiu me qėllim qė tė ringjallte tė vrarin i cili pėrmendi emrin e vrasėsit. Tė gjitha kėto mungojnė nė Bibėl dhe po kėshtu mungon edhe biseda ndėrmjet Moisiut dhe izraelitėve se cila kafshė duhej flijuar. Nuk gjejmė nė Bibėl as fjalėn e mrekullueshme tė Jezusit nė djep, zogun qė ai krijoi nga balta dhe ushqimin e mrekullueshėm qė Allahu ia dha Merjemes.(141)

    Nė qoftė se Kurani ishte kryesisht por jo plotėsisht i ndėrvarur nga tradita ēifute dhe kristiane, atėhetė nga i morri Muhammedi kaq shumė detaje qė nuk i gjejmė nė Bibėl! Nėn titullin ‘Kristianizmi nė Arabi”, Enciklopedia e Re Katolike thotė se gjatė kohės kur jetoi Profeti, Hejazi nuk ishte prekur nga predikimet kristiane. Ndaj nuk mund tė presim qė nė kėtė kohė tė gjejmė aty njė kishė kristiane tė organizuar.(142)

    Disa studiues sugjerojnė se ndoshta Muhammedi u mbėshtet nė burime gojore dhe pėr kėtė japin si dėshmi ngatėrresėn nė Kuran ndėrmjet Merjemės (Marisė), nėnės sė Isait (Jezusit) dhe Miriamit, motrės sė Harunit (Aaronit). Baza e kėsaj akuze ėshtė vargu i cili shprehet me kėto fjalė drejtuar Merjemes, nėnės sė Isait:

    “Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nėna jote nuk ka qenė e pamoralshme.” (143)

    Kjo hipotezė ėsjtė e gabuar, pasi nuk merr parasysh veēoritė gjuhėsore tė arabishtes dhe kontekstin e vargut. Nė arabisht fjala “akhun” apo “ukhtun” ka dy kuptime: 1.vėlla apo motėr nė gjak dhe 2. vėllazėri fisnore apo besimi. Vargu i mėsipėrm ka pėrdorur fjalėn e “ukhtun” nė kuptimin e dytė. Kjo nuk ėshtė e pazakontė pėr Kuranin i cili edhe mė parė pėrdor shprehje tė njėjta idiomatike. Nė kapitullin 11 profeti Lut (Lot) iu drejtohet grave tė fisit tė tij si “bijat e mija” nė kapitullin 7 vargjet 65:73 dhe 85, profetėt Hud, Salih dhe Shuajb quhen vėllezėr tė fiseve tė tyre pėrkatėse. Populli i Lutit pėrmendet nė kapitullin 50 vargu 13, si vėllazėria e Lutit. Pėrveē fjalės “banatii”, qė do tė thotė “bijat e mija”, nė 11:78 tė gjitha rastet e tjera pėrdorin fjalėn “akhun” qė do tė thotė “vėlla”. Fjalėt o motėr e Harunit janė pėrdorur gjithashtu idiomatikisht nė sensin e lidhjeve farefisnore dhe jo familjare. Nė Ungjillin e Lukės p.sh. Elisabeta, gruaja e Zakarisė quhet si njė nga “bijat bijat e Aaronit” (144) me po kėtė kuptim farefisnie. Sė dyti, konteksti i vargut i heq tė gjitha dyshimet mbi kuptimin e fjalėve “O motėr e Harunit”. Kjo thirrje u bė kur Merjemja shkoi tek njerėzit e saj duke mbajtur nė krah Isain foshnje.Ndersa Haruni ne kete ajet nuk eshte vellai i Musait a.s por tradita hebreje ishte se u vendosnin njerzve emrat e profeteve te koeheve te kaluara dhe kjo eshte shpjegim nga tefsiri i Kuranit.

    Habia e njerėzve nuk njihte kufi. Megjithatė ata ishin tė pėrgatitur tė mendonin mė tė keqen pėr tė, pasi ajo kishte disa kohė qė ishte larguar nga tė afėrmit e saj. Po ja tani kthehej duke mbajtur paturpėsisht nė krah njė foshnjė. Ajo e kishte turpėruar shtėpinė e Harunit (Aaronit), burimin e devotshmėrisė ndaj Zotit. Motėr a Harunit: Merjemės i kujtojnė vargun e saj tė lartė dhe moralin e jashtėzakonshėm tė tė jėmės dhe tė jatit. Si ka mundėsi, thanė ata, qė ajo u rrėzua dhe e turpėroi emrin e prindėrve tė saj?(145)

    Kėto arsye tregojnė se thirrja “O motėr e Harunit” nuk mund tė merret si provė e mjaftueshme qė Kurani rrjedh nga burime gojore. E po kėshtu s’mund tė pranohet e ashtuquajtura ngatėrresė pėr emrin e Hamanit.(146)

    Sė treti, Kurani e mbron vet vehten. Burimet ēifute, kristiane apo pagane “mund tė jenė tė kujtdo por jo tė Zotit”. Kurani thotė nė 4:82 se nė tė nuk gjenden askurrfarė kontradiktash. Meqė nuk provohet e kundėrta e kėsaj qė thuhet nė Kuran, tė gjitha insinuatat e kėtij lloji nuk kanė asnjė vlerė. Sepse nė analizėn e fundit nuk do tė ketė rėndėsi se ēfarė akuzash u ngritėn ose jo mbi personin, karakterin dhe qėllimet e profetit. Vėrtetėsia dhe autenticiteti i kushtrimit tė tij mund tė mohohet vetėm n.q.s. provohet si i gėnjeshtėrt mesazhi qė ai e solli me vete. Sfida qė lėshon ky mesazh ėshtė e hapur dhe e pėrjetshme. Ēdo sulm mbi personin e lajmėtarit ėshtė anėsor dhe anashkalon thelbin e ēėshtjes. Ēdo kritik serioz i Kuranit duhet tė shtrojė gabimin dhe mė pas tė japė arsyet pėrse ky ėshtė njė gabim. Ēdo metodė tjetėr do tė ishte vetėm njė hipotezė mbi mundėsinė e njė gabimi.

    Deri tani kemi studiuar dy mundėsitė e para logjike pėrsa i pėrket autorėsisė sė Kuranit. Jemi munduar tė tregojmė vėshtirėsitė qė paraqet mohimi i asaj se Kurani ėshtė njė Fjalė Hyjnore. Kėto vėshtirėsi, nė plan tė parė, nuk citojnė se Kurani ėshtė Fjalė e Perėndisė. Ato tregojnė se Muhammedi nuk ishte autor i Kuranit dhe se Kurani nuk u krijua mbi bazėn e burimeve gojore Judo-kristiane.

    Referenca
    (115) Nuk kemi asnjė provė se Muhammedi pati mundėsi ti njihte shkrimet e Shenjta... Duhet tė kemi gjithashtu parasysh, se nuk kemi asnjė gjurmė pėr egzistencėn e teksteve arabisht tė Dhjtės sė Vjetėr e tė Re pėrpara ardhjes sė Muhammedit. Versioni mė i hershėm arabisht i Dhjtės sė Vjetėr qė e kemi ėshtė ai i R. Saadias Gaon, viti 900, ndėrsa versioni mė i vjetėr arabisht i Dhjatės sė Re ėshtė ai i botuar nga Erfenivsi mė 1616, fq.515-516.
    (116) Zanafilla 2:2, Zanafilla 2:3, 20:11. Pėr tendencėn e Tij pėr tė harruar, shih Zanafilla 8:1 dhe Eksodin 2:24. Krahaso me Kuranin 1:255.
    (117) Zanafilla 3:8-11. Krahasoje me Kuran 2:115, 6:3.
    (118) Zanafilla 6:6, Gjykatėsit 2:18 dhe Eksodi 32:14. Krahaso me Kuranin 2:255 dhe 6:59.
    (119) Eksodi 34:14 dhe Eksodi 20:5. Askund nė Kuran nuk pėrshkruhet Perėndia si Perėndia e Kurejshitėve, Perėndia i Arabėve apo Perėndia i Muslimanėve. Shih Kuran 1:1, 4:79.
    (120) 2 Samuelit 22:9-15, libri i parė i Mbretėrve 8:12 dhe Numrat 11:25. Krahaso me Kuranin 42:11.
    (121) Eksodi 12:13.
    (122) Zanafilla 11:5-9, Zanafilla 3:22-24. Nė fakt sipas Biblės, Jakobi e kishte fituar ndeshjen e mundjes. Shih Zanafilla 32:24-29.
    (123) Eksodi 32:1-20
    (124) Libri i Parė i Mbretėrve 11:4.
    (125) Zanafilla 27:16.
    (126) Zanafilla 12:10-20 dhe 20:2-18.
    (127) Zanafilla 19:30-38 dhe Zanafilla 19:8.
    (128) Libri i Dytė i Samuelit 11:2-5, 11:15-18.
    (129) Zanafilla 38:16-18 dhe Mateu 1:3.
    (130) Gjoni 2:4.

    (131) Pėr njė diskutim tė detajuar rreth kėtyre ēėshtjeve referojuni librit tė G.Miller “Kristianizmi Misiona”, fq.1-38.
    (132) Zanafilla 2:16-17, Krahaso me Kuran 91:77-8, 2:31-33.
    (133) Zanafilla 3:12-17, krahaso me Kuran 29:8, 46:15.
    (134) Zanafilla 3:1-7, krahaso me Kuran 2:36, 7:20.
    (135) Kuran 2:37, 7:23.
    (136) Zanafilla 3:17-19, krahaso me Kuran 2:30.
    (137) Pėr njė pėrshkrim tė hollėsishėm tė ngjashmėrive dhe dallimeve tė kėtyre verzioneve shih Ali M. R. Muhajir “Mėsime nga Tregimet e Kuranit” (Lahore: Sh. Muhamad Ashraf 1968).
    (138) Filip K. Hiti, cit.fq.17, 18.
    (139) Richard Bell, cit.fq.112.
    (140) Keneth Cragg, cit.fq.74.
    (141) Kuran 11:32, 43:19, 21:57, 2:258, 21:69, 2:260, 3:46, 3:49 dhe 3:37.
    (142) Enciklopedia e Re Katolike, vol.1, fq.721-722.
    (143) Kuran, 19:28.
    (144) Luka, 1 5.
    (145) Abdullah J. Ali “Kurani i Shenjtė”, shpjegime nr.3331. Pėr njė pėrgėnjeshtrim mė tė hollėsishėm mbi Al-Khidrin dhe Karnainin shih S:A:A: Maududin “Kuptimi i Kuranit”, jesa 7, fq.35-49.
    (146) G. Miller, cit.fq.30.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Teoria e Fjalės sė Shenjtė

    Kemi vėnė re edhe mė parė thėnien e Kuranit qė shprehet se edhe tė gjithė pėrpjekjet e bashkuara tė njerėzimit e kanė tė pamundur tė krijojnė njė tė ngjajshėm me tė. Njė shqyrtim mė i thellė i pėrmbajtjes sė Kuranit nėn dritėn e shkencės moderne duket se e mbėshtet kėtė thėnie. Kjo demonstrohet nga Dr. Maurice Bucaille, njė studiues katolik francez nė veprėn e tij “Bibla Kurani dhe Shkenca”. Kjo thėnie pėrforcohet mė tej nga formati i habitshėm i Kuranit.

    G. Miller thotė:

    Pėrsa i pėrket numrit tė mrekullive dhe aspekteve tė habitshme qė gjejmė nė ndėrtimin e Kuranit, ato janė tė shumta dhe ēka ėshtė mė e rėndėsishmja ato janė tė nevojshme. Me njė fjalė, vendosja e fajlėve nė Kuran ėshtė e domosdoshme dhe nuk ka asgjė tė tepėrt, gjė qė mund tė bėnte tė mundur praninė e gabimeve.(147)

    Duke krahasuar Kuranin dhe Biblėn nėn dritėn e shkencės moderne do tė pėrmendim krijimin e botės dhe stadet e kėtij krijimi, datėn e krijimit tė botės dhe datėn e shfaqjes sė njeriut mbi Tokė, pėrshkrimin e pėrmbytjes dhe tė ikjes.

    1). Nė Bibėl, Gjeneza (Zanafilla) 1:3-5, thuhet se nata dhe dita u krijuan nė ditėn e parė. Drita qė qarkullon nė Univers, ėshtė rezultat i reaksioneve komplekse qė zhvillohen nė yje, tė cilėt sipas Biblės u krijuan nė ditėn e katėrt. Ėshtė e palogjikshme tė thuash se pasoja (drita) u krijua nė ditėn e parė dhe shkaku i kėsaj drite u krijua 3 ditė mė vonė, (pėr mė tepėr) prania e mbrėmjes dhe mėngjesit si element tė njė drite tė vetme ėshtė e pameritueshme pa krijimin e Tokės dhe rrotullimin e saj pėrreth Diellit.(148) Nė Kuran nuk jepen sekuenca tė tilla.

    2). Nė librin e Gjenezės (Zanafillės) 1:9-13 mėsojmė se tė gjithė bimėt, pemėt e farėrat u krijuan ditėn e tretė. Ajo ēka ėshtė plotėsisht e pabazuar ėshtė fakti se si mund tė shfaqej pėrpara e kzistencės sė Diellit (nė Zanafillė Dielli shfaqet vetėm ditėn e katėrt) njė bimėsi e organizuar nė shkallėn mė tė lartė, qė e kryente riprodhimin pėrmes farėrave. Si mund tė ekzistonte njė bimėsi e tillė pa vendosjen e natės dhe ditės.(149) Pėrsėri Kurani nuk bėn njė pėrshkrim tė tillė.

    3). Nė Gjenezė 1:14-19 thuhet se nė ditėn e katėrt u krijua Dielli, Hėna dhe yjet. Siē e dimė Toka dhe Hėna lindėn nga ylli i tyre pėrkatės, nga Dielli. Tė thuash se Dielli dhe Hėna lindėn pas krijimit tė Tokės do tė thotė tė kundėrshtosh idetė mė tė qėndrueshme mbi krijimin e sistemit diellor.(150) Bucaile numėron edhe njė varg mospėrputhjesh tjera. Sipas Biblės, krijimi i Universit ndodhi nė 6 ditė. Duket se gjatėsia e njė dite ishte 24 orė pasi Perėndia e bėri tė shtunėn Pushim.(151)

    Nė Kuran vargjet qė pėrfshijnė krijimin e qiellit dhe Tokės janė 79:27-33, 21:11, 2:29, 23:17, 71:15-16, 78:12-13, 32:4, 50:38 dhe 25:59. Kurani p.sh. thotė mbi krijimin e Universit kėto fjalė 21:30

    “A nuk e dinė ata tė cilėt nuk besuan se qiejt dhe toka ishin tė ngjitura e Ne i ndamė ato tė dyja dhe ujin e bėmė bazė tė jetės sė ēdo sendi, a nuk besojnė?”

    Nė Suren 41, vargu 11, Kurani thotė

    “Mandej e mėsyen qiellin (krijimin e qiellit) e ai ishte tym (mjegullinė qė ishte si materie e parė) dhe atij e edhe tokės i tha ...”


    Referenca
    (147) G. Miller, cit.fq.30.
    (148) Maurice Bucaille “Bibla Kurani dhe Shkenca: Shkrimet e Shenjta Shqyrtuar nė Dritėn e Diturisė Moderne” (Paris: Seghers, 1981), fq.43. Tė gjithė referncat e tjera tė kėsaj faqeje janė nga ky botim.
    (149) Maurice Bucaille op.cit.fq.44.
    (150) Maurice Bucaille ibid.
    (151) Sabathi nė hebraisht do tė thotė pushim. Shih Kuran 50 38.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Te thena shkencore


    Ndėrsa e vendosim Kuranin kundrejt zbulimeve shkencore moderne, nuk mund tė lėmė pa theksuar pikat e mėposhtme:

    1. Duhet tė dimė se krijimi i trupave qiellorė dhe Tokės, siē shpjegohet nė vargjet 9-12 tė Sures 41, kėrkonte dy faza. Nė qoftė se marrim Diellin dhe nėn produktin e tij Tokėn si shembull (i vetmi shembull qė kemi tani pėr tani) shkenca na informon se krijimi i tyre ndodhi si rezultat i procesit tė kondensimit tė mjegullnajės fillestare dhe mė pas tė shpėrndarjes sė saj. Pikėrisht njė fakt tė tillė e shpreh qartė edhe Kurani kur i referohet atij procesi qė krijoi njė fuzion dhe mė pas njė ndarje nga pluhuri qiellor. Kemi pra njė pėrputhje tė plotė ndėrmjet fakteve tė Kuranit dhe atyre tė shkencės.

    2. Shkenca tregon ndėrlidhjen e kėtyre dy stadeve nė krijimin e njė ylli (si Dielli) dhe tė satelitit tė tij (si Toka). Njė ndėrlidhje e tillė sigurisht qė ėshtė mjaft evidente edhe nė tekstin e Kuranit.

    3. Egzistenca nė njė stad tė hershėm tė Universit tė atij “tymi” qiellor, qė do tė thotė njė gjendje kryesisht e gaztė, korrespondon me konceptin e mjegullnajės fillestare qė shtrohet nga shkenca moderne.

    4. Egzistenca e qiejve tė tjerė siē shprehet nė Kuran nė Suren 7, kuptimin e sė cilės e kemi diskutuar, konfirmohet me shkenca moderne nė bazė tė vėzhgimeve qė ekspertėt i kanė bėrė sistemit galaktit dhe pafundėsisė sė tij.

    5. Prania e njė krijimi tė ndėrmjetėm midis qiejve dhe Tokės siē shprehet nė Kuran, mund tė krahasohet me zbulimin e atyre urave lidhėse midis materialeve qė gjenden jashtė sistemeve astronomiketė organizuara.(152)

    Ajo qė ia vlen tė pėrmendet kėtu ėshtė se si mundi Muhammedi qė jetoi nė njė shkretėtirė arabe 1400 vjetėv mė parė, ta redaktonte pėrshkrimin Biblik deri nė atė masė sa qė tė hiqte prej tij tė gjitha ato thėnie tė pasakta shkencore dhe me iniciativėn e tij tė shtonte tjera qė shkenca i ka provuar si tė vėrteta vetėm kohėt e fundit.

    Njė fushė tjetėr krahasimi ėshtė data e shfaqjes sė njeriut nė Tokė. Duke pėrdorur tė dhėnat gjenealogjike qė gjenden nė kapitujt 4,5,11,21 dhe 25 tė Zanafillės, mund tė shohim se Abrahami u lind 1948 vjet pas Adamit. Koha qė ndan Jezusin nga Abrahami ėshtė afėrsisht 1800 vjet dhe koha qė ndan Jezusin nga Adami ėshtė 5800 vjet. Ky vlerėsim nuk mund tė mohohet se ėshtė i gabuar. Origjina e kėsaj pasaktėsie rrjedh nga gabimet qė ka nė Bibėl nė periudhėn Adam-Abraham. Sot gjenden fakte tė mjaftueshme tė grumbulluara nga gėrmimet antropologjike dhe arkeologjike, qė datojnė kohėn e egzistencės sė njeriut tė parė nė Tokė nė dhjetėra- mijėra vjet. Ndaj tė dhėnat numerike qė jepen nė librin e Zanafillės nuk pėrputhen me faktet e shkencės moderne. Kurani nuk pėrmend asnjė fakt tė tillė, ndaj prej tij nuk rrjedh asnjė lloj pasaktėsie.


    Shėnim
    (152) Maurice Bucaille cit.153


    Vijon ...
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    A janė xhindėt apo djalli autorėt e vėrtetė tė Kur’anit?

    Kur lexojmė ajetet e Kur’anit nė vijim, do ta kemi shumė tė thjeshtė t’i pėrgjigjemi negativisht pyetjes tė lartpėrmendur:
    Thuaj: “Mua mė shpalllet se njė grup i vogėl nga xhinėt i vuri veshin dhe dėgjoi (Kur’anin) dhe (kur u kthyen te tė vetėt) thanė: “Ne kemi dėgjuar njė Kur’an qė mahnit, qė udhėzon nė tė vėrtetėn, andaj ne i besuam atij dhe Zotit tonė, kurrsesi nuk do t’ia shoqėrojmė mė askė”. (Xhinn 1-2)
    Shtrohet pyetja: A ėshtė e mundur qė ata vetė ta kenė shkruar kėtė libėr e njėkohsisht tė mahnitėn prej veprės sė tyre nė kėtė mėnyrė dhe pėr mė tepėr tė shkojnė te populli i tyre dhe tė thirrėn tė besojnė nė njėsin e Allahut? Pastaj vėreni se si kontaktuan ky grup me popullin e tyre, pas dėgjimit tė Kuranit:
    Thanė: “O populli ynė, nė dėgjuam njė libėr tė shpallur pas Musait, qė vėrteton atė para tij, qė udhėzon nė tė vėrtetėn dhe nė rrugėn drejtė!” O populli ynė, pėrjigjuni thirrėsit tė All-llahut dhe besoni atij! Ai ju falė mėkatet tuaja dhe ju shpėton prej njė dėnimi plot vuajtje”. (Ahkaf 30-31) Nė kėtė citat poashtu njė shprehje e tyre “Ne dėgjuam njė libėr tė shpallur”, nėse janė xhinėt autorė tė Kur’anit pse nuk thanė: “Ja libri qė shkruam e vetėmshpallėm”! Dallim i madh nė mes dy shprehjeve, pėr ata qė mendojnė dhe drejt logjikojnė?!
    Disa studiues kanė sygjeruar se ndoshta autorė i Kur’anit ka qenė Djalli. Dobėsia e kėsaj hipoteze duket nė fjaktin se Kur’ani, jo vetėm qė e mallkon djallin dhe e deklaron atė armikun mė tė madh tė njerėzve,

    Djalli ėshtė armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik, ai e thėrret atė grupin e vet, vetėm pėr t'i bėrė banues tė zjarrit.(35;6)
    2:208.O besimtarė! Pranojeni Islamin me tė gjitha rregullat e tij dhe mos shkoni gjurmėve tė djallit, se ai ėshtė armiku juaj i pėrbetuar.


    Por Kurani urdhėron se para leximit tė Kur’anit njeriu duhet sė pari tė kėrkojė mbrojtje nga djalli tek Allahu xh.sh. :
    “Kur tė lexosh Kur’anin kėrko mbrojtjen e All-llahut prej djallit tė mallkuar”. (Nahl 98) (27)
    Po ashtu nė Kur’an thuhet nė hapje tė librit: “Me ndihmėn e Allahut mbrohem prej dėmit tė djallit tė mallkuar”.

    Nė qoftėse djalli ėshtė autorė i kėtij libri, kėtu ai e ka demaskuar vetveten.Gje e cila tregon se djalli nuk eshte Autor i Kuranit.Nese djalli do te ishte autor i Kuranit, teksti i Kuranit do te ftonte ne adhurimin e krijesave dhe jo ne adhurimin e Zotit.Do te ftonte ne mos zbatimin e ligjeve te Zotit dhe jo ne zbatimin e tyre.Pothuajse 1/3 e Kuranit fton per ne Monoteizem dhe largim nga idhujtaria.Pjesa tjeter jane dispozita dhe ligje te Zotit dhe historite e profeteve.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  5. #15
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Xhemis edhe kete e bere Me fshive Postimin? ahahahahahahahaha,,,,Je i pa pare vella Bravo Bjeri Xhemis Bjeri si e bie Bukur
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Xhemis
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    Iliri
    Postime
    1,430

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Citim Postuar mė parė nga lace Lexo Postimin
    Xhemis edhe kete e bere Me fshive Postimin? ahahahahahahahaha,,,,Je i pa pare vella Bravo Bjeri Xhemis Bjeri si e bie Bukur
    Mos u zgerdhi kot, merr lexo cfare kam shkruajtur se nuk fshij une postet.
    Celesi i Parajses:Ska hyjni tjeter pervec Zotit, dhe se Jezusi dhe Muhamedi a.s jane profetet e Tij.

  7. #17
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Kush t'i kete fshire valle, dora e Allahut??!!
    Jeni te tmerruar nga e verteta, mjere ju uritha ....!!!
    Jarigas

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anėtarėsuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Pėr: Autenciteti dhe origjina e Kuranit!

    Citim Postuar mė parė nga Xhemis Lexo Postimin
    Mos u zgerdhi kot, merr lexo cfare kam shkruajtur se nuk fshij une postet.
    C'fare po thua? ti po me imponon qe te lexoj ato qe shkruan ti? nderkohe qe postimi ime eshte fshire? kjo eshte apsurditet i vtive 630 pas krishtit

    Nqs se nuk je ti ai qe i ka fshire,kush i ka fshire? ku eshte postimi ime ketu? qe kisha bere poponenc per ate cka ti ke shkruajtur se Muhamedi nuk kishte qellim interesin personal dhe lavdine: ja c'fare kisha thene une ,,se muhamedi kishte per qellim pasurine dhe lavdine kete e vertetojne keto ajtet:

    ENFALE: 65 O pjekamber! Nxiti besimtaret per lufte.Nese jane prej jush njezet te durueshem,(trim ate fuqishem),do ti mundni dyqind,e nese jane njeqind,do ti mundni njemije,sish qe nuk besuan,per shkak se ata jane njeres qe nuk kuptojne (pse luftojne).
    ENFALE :67 per asnje pejgamber nuk qe me vend te kete rober derisa te kete dermuar me lufte (Armikun) ne toke.
    ENFALE: 1 Te pyesin ty (Muhamed)per placken e( fituar ne lufte) Thuaj:”Placka(menyra e ndarjes se saje) eshte ceshtje qe I takon Allahut dhe te derguarit,Prandaj kini frike Allahun,permiresoni gjendjen e unitetin tuajdhe nese jeni besimtare,respektone Allahun dhe te derguarin e tije.
    Thirjet per lufte ne Suren ENFALE qe nga 1 dhe vazhdojne: 7,12,13,39,43


    ENFALE:41 Ju (Besimtare) ta dini se nje e pesta e asaj qe e fituat nga donje send, I takon (perkujtuesve te) Allahut,te derguarit te tije,te afermeve te tije(te derguarit) jetimeve,nevojtareve,dhe atyre ne megrim,(Ky eshte percaktim i Zotit) nese i keni besuar Allahun,dhe ate (Kur’anin) qe ia zbritem robit tone (Muhamedit)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lace : 16-10-2015 mė 12:42
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •