Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Përsëri Nobel Kundër Kadaresë

    Me 8 tetor u shpall cmimi Nobel per Letersine. Sipas gazetës The Guardian, per kete cmim jane paraqitur 249 kandidatë midis të cilëve edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare i cili ka kandiduar disa vite rresht për këtë cmim por nuk ja ka arritur qëllimit.
    Këtë vit e fitoi shkrimtarja e njohur bjelloruse Svjetllana Aleksandrovna dhe një shpërblim financiar prej 850.000 euro.
    Nga librat e saj më të njohura janë `Çernobili, një kronikë për të ardhmen` , ``Zinky boys``(përshkrime nga lufta në Afganistan), dhe `Lufta nuk nuk ka fytyrë femërorë`, etj, japin mesazhin e vuajtjeve të femrës dhe vuajtjet e popullit gjatë ngjarjeve të Çernobilit por dhe gjatë luftrave të bëra në Afganistan dhe gjetkë, nga BRSS e atëhershme.
    Kjo shkrimtare, ka nënën ukrainase dhe babanë bjellorus, njeh mirë popullin e atyre trevave, dhe është kthyer nga egzili shumë vjeçar në Bjellorusi më 2011.
    Mesazhi i saj nga ana e Akademise suedeze ishte: ``Gazetare dhe shkrimtare, ajo nderohet me kete cmim për veprën e saj polifonike, një monumentpër vuajtjet dhe kurajot e epokës sonë``.
    Nga 107 cmime të tilla të dhëna që nga viti 1901, por vetëm 13 femra e kanë marrë çmimin Nobel.
    Sa për njohuri shkrimtari i parë shqiptar që u kandidua për këtë Cmim, ishte Gjergj Fishta, kurse pas viteve `90 është kandiduar disa herë rresht por nuk e ka fituar shkrimtari ynë i njohur Ismail Kadare. Më tepër shanse pati në vitin 2007 kurse këtë vit koeficienti zbriti pas vëndit të 7.
    Me gjithë dëshirën e madhe për të patur një shkrimtar shqiptar me çmimin Nobel, edhe këtë vit paraqitja e Kadaresë si përfaqësues i letërsisë shqipe dhe i shkrimtarëve e poetëve shqiptarë, nuk pati sukses.
    Kësaj rradhe është koha që ti bëjmë disa pyetje vehtes:
    -a duhet të përfaqësojë Kadare letërsinë shqiptare?
    - përse as Gjergj Fishta nuk e mori çmimin e lartë Nobël?
    - A mund të ketë përfaqësus të tjerë përveç Kadaresë që mund të marrin këtë çmim përfshi dhe shkrimtare dhe poete femra?
    Të tëra këto pyetje lidhen me një dualitet që nuk është përmëndur në asnjë nga analizat e bëra për këtë problem por që mesa duket është shumë e vlefëshme në probabilitetin për të marrë çmimin Nobel; dualiteti midis Talentit si Shkrimtar dhe poet apo të dyja së bashku , me atë të Mesazhit që jep vepra , pra nëse edhe mesazhi për publikun dhe popullin është i fortë dhe domethënës atëhere së bashku me talentin e shkrimtarit ky dualitet apo binom të drejton drejt fitimit të çmimit Nobël.
    Medalja e artë për letërsinë, ka një shkrim në latinisht të marrë nga poema e Virgjilit `Eneida` (kënga VI, vargu 663.): ``Inventas vitam juvat excoluisse per artes``- ``Krijimet përmirësojnë jetën që është e zbukuruar përmes Artit``.
    Talenti Kadare është përdorur në dy aspekte kryesore por të kundërta në mesazh, duke na kujtuar fjalën e urtë popullore se .. gjuha kocka nuk ka por kocka thyen…
    Po ai talent shkruan bukur për diktatorin dhe diktaturën, po ai talent shan diktatorin dhe diktaturën, dhe këtu nuk ka aspak justifikim mbrojtja që i bën Kadare vehtes se….. e bëra në atë kohë për të mbijetuar…. Po ta bënte për të mbijetuar Kadare nuk do të kishte priviligje dhe poste në atë diktaturë apo jo? Pra nuk e bëri për të mbijetuar.
    Sigurisht, ka shumë talente në Shqipëri si shkrimtarë e poetë, ka plot dhe jashtë shtetit që talentin e tyre qoftë natyral për të shkruar, ashtu dhe të bërë nëpërmjet medikamenteve ri-krijuese, kanë realizuar pjesë, vjersha, vargje, bejte, të bukura thjesht për zbavitje por pa asnjë lloj mesazhi.
    Nga ana tjetër ka disa shkrimtarë ashtu si e kam thënë edhe në shkrimet e tjera si Ismail Kadare të cilët talentin e tyre e përdorën në favor të rregjimit autokrat apo diktatorial duke i thurrur lavde e tamtame pra, në fakt mesazhi i fshehtë ka qënë lavdërimi i shtypësve, dhunuesve, i jetës së tyre të ndërlikuar, duke krijuar përshtypjen se këta drejtues autokratë nuk janë aq të këqinj sa duken por edhe ata vuajnë apo punojnë……
    Sigurisht diktatorët janë inteligjentë, vuajnë, punojnë, por inteligjencën e tyre e përdorin për keq për të mbajtur pushtetin , për të dhunuar popullin dhe jo për mirë, për prosperitet e begati.
    Pra talenti Kadare i shkruar nuk ka patur vlera mesazhi por thjesht vlera bejteje, dhe vlera oborri, që kontradiktojnë midis dy periudhave para dhe pas viteve`90.
    Talenti që ka aktualisht në veprat e tij shkrimtari i njohur Ismail Kadare, është një talent i cili njihet nga bota si një shkrimtar që me penën e tij përshkruan ngarje, vënde, historira, në mënyrë shumë bukur të renditura artistikisht, por….mesazhi i veprës që ka bërë talenti Kadare - çedon.
    Ana tjetër e Medaljes: Cfarë Mesazhi ka dhënë Kadare me veprën e tij kontradiktore?
    Atëhere për t`ju përgjegjur kësaj pyetjeje të mësipërme, duhet parë se cfarë mesazhes kanë dhënë shkrimtarët që kanë marrë çmimin Nobel? Mesazhi i shkrimares dhe gazetares së sivjetme me Anë të të cilit Akademia eSuedeze e nderoi me çmimin Nobel ishte: `` Për veprën e saj polifonike, një monument për vuajtjet dhe kurajot e epokës sonë``.
    Pa përjashtim, pot ë shohesh shkrimtarët që kanë marrë çmimin Nobel gjatë 101 vieteve kanë dhënë mesazhe të rëndësishme humane, sociale, artistike, me veprën e tyre .
    Ç`ndodh me Mesazhin që na jep shkrimtari jonë i talentuar?
    Deri para viteve `90, është përdorur për ti zgjatur jetën rregjimit në fuqi me veprat e dij të dyzuara që të jepnin idenë se vetë shkrimtari e përkrahte diktatorin sipas proverbit popullor – ….uji nga burimi del i pastër por ndotet poshtë….; pra nga drejtuesit e vegjel dhe nga vetë populli.
    Pas viteve `90 e deri sot, Talenti Kadare përdori aftësitë e tij për të fshirë ato që kish shkruar deri atëhere dhe për të dhënë idenë që kishte vuajtur si nga diktatori (gjë që nuk ishte e vërtetë), ashtu dhe nga ata poshtë që po e kritikojnë përfshi dhe shkrimin e sotëm.
    Pra mesazhi i dytë i talentit Kadare është 180 gradë ndryshe: -….uji i burimit është i ndotur që në burim, po ashtu edhe poshtë….
    I parë në këtë këndvështrim, del dhe arësyeja se përse Çmimi Nobël nuk i është dhënë Kadaresë, sepse Kadare nuk ka patur ndonjë mesazh ti japë botës, dhe popullit të tij, të cilin e sheh jo si popull të vuajtur por si popull vassal, që ndot ujin kurse drejtuesit e korruptuar, dhunues dhe vrasës qoftë ata të vëndit qoftë ata të jashtëm në historinë e këtij populli i sheh me simptati.
    E përveçmja tjetër është edhe sepse mesazhet e dhëna në kohë të ndryshme, nihilizojnë njëra tjetrën.
    A ka elementë politikë të cilat e kanë penguar Kadarenë për të marrë titullin? Mendoj se nga ana e Akademisë Nobel, nuk ka.
    Akademija Nobel sheh dy kritere: Talent+ Mesazh.
    Atëhere , a ja vlen të përfaqësohemi me Kadarenë? Dhe nëse jo, a ka shkrimtarë të tjerë shqiptarë që mund të paraqiten për të marrë çmimin Nobel?
    Unë mendoj se ka.
    Nëse Kadarenë e ndihmoj PPSH për të përkthyer veprat e tij dhe për tu bërë i njohur, shkrimtarët tanë të djeshëm dhe të sotëm nuk e kanë këtë privilegj.
    Sidoqoftë, duhet që në vëndin tonë ose në trevat shqiptare duhet të ketë një Komision profesionist për letërsinë për të vlerësuar shkrimtarët dhe poetët e vjetër dhe të rinj, nga të cilët mund të ketë shkrimtarë të talentuar që me veprën e tyre të përfaqësojnë letërsinë tonë : të jenë edhe talente, edhe mesazhierë të mirë.
    Prandaj duhet një lidhje shkrimtarësh ndryshe pa përfaqësues letrarë të shtresës që ka përfituar nga diktatura dhe as përfaqësues që kanë bashkëpunuar me pushtuesit dhe as kritizerë të sëmurë, apo të korruptuar, që të ndihmojë në promovimin e veprave të mira brënda dhe jashtë vëndit. Dihet se infrastuktura mungon, por asnjëherë nuk është vonë që të bëhet një infrastukturë dhe manaxhim i ri i vlerave letrare të vëndit tonë dhe në trevat tona.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Përsëri Nobel Kundër Kadaresë

    "Mere keshtu",mesazhin qe i japim botes me kualifikim ne Europian eshte ai i zhvillimit,panvaresisht qe vendi eshte i permbytur,nga uji shum pak,por nga krimi vjedhja e korrupsioni. Ose qe, "krahasimi" i mesazheve ne art te ket nje "kuptim", mesazhi i kualifikimit ne europian eshte i njejte me mesazhin e hetimit nderkombetar o kombetar per CEZ-in o edhe i njejte me mesazhin e shenjterimit te Nexhmies si Nen Tereza.

    Mesazhi ne art "vlen per aq sa vlen" . O vlen gjithmon thenia e nje producienti hollivudian,qe kur e pyeten se "çfar mesazhi kerkonte te jepte me kete film ?" U pergjigj : "Po te doja te jepja ndonje mesazh do ta dergoja me telegram ".

    (Shpresoj,qe nje dite njerezit mos shkruajn qe Rama qendroi ne pushtet se Shqiperia u kualifikua per kampionatin europian .)
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 12-10-2015 më 09:12

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar SERAFIM DILO për postimin:

    jarigas (12-10-2015)

  4. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Përsëri Nobel Kundër Kadaresë

    Pergjigje pa kuptim.

    Sidoqofte e vleresoj impenjimin. Rendesi ka qe te kuptohet se perpjekjet duhen bere nga te gjitha anet per te shkuar perpara dhe jo te mbetemi me figurat demode te se kaluares. Ka shkrimtare dhe poete te talentuar Shqiperia plot qe dine te japin mesazhe humane e sociale jashtazakonisht te mira. Mjaft me Kadarene e Enverit.

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Përsëri Nobel Kundër Kadaresë

    Ja ta bejme pergjigjen me kuptim. Nje populli qe i mohoet e verteta e fakteve historike te kohes se diktatures nuk mund te kete kurre etik e moral,qe,nuk eshte thjeshte fakti-historik por jane emra e mbiemra njereziz,siç supozohet edhe kundrejt Kadarese.

    Tani, mbi kete teme te etikes e moralit,o per thjeshtezim te mezashit;kemi dy mesazhe shqiptare : 1) Mesazhi i Kadarese; "Te hapen dosjet".E ka thene dhe e perserit gjithmone. 2) Mesazhin e Partise Demokratike qe sa here shtrohet ky problem japin mesazhin e tyre. Mesazhi i fundit nga PD i deputetit Halimi, kur diskutohej per hapjen e dosjeve ishte tekstualisht : " Ne fillim perpara dosjeve te komunizmit te hapen dosjet e korrupsionit" Natyrisht nen hetimin nderkombetar o interplanetar. (Socialistet nuk ja vlen ti permendesh se per ata etika e morali jane vetem leket e partise ).

    Per ta mbyllur se u zgjata shume,mund ta kritikosh Kadarene per te kaluaren,ku nuk ka qene as mbeshtetes i rregjimit dhe as disident.Sepse ai rregjim ("kush ja ka pak haberin") nuk mbahej ne kembe nga kultura e arti,mbahej kryesisht ne pushtet nga dhuna e terrori. Mos percaktimi i ketyre krimineleve te djeshem i solli te trasformuar ne pushtetin e sotem.Nga kriminel te djeshem ne kriminel-hajdut te sotem. Por nuk mund te kritikohet edhe kur thote: " Te hapen dosjet". "Te dihet e verteta qe te kete nje etike e moral" .Nuk e di hyn apo nuk hyn tek mesazhi,edhe se i derguar permes shtypit e jo direkt me telegram.

    Ose perndryshe futeni tek dekriminalizimi e akuzoeni per rekorde kriminale,natyrish nen hetimin interplanetar.

    (Te mbrosh dike,qe eshte dhe atipatik o qe nuk kam simpati personale eshte "kulmi",por nuk behet morali duke shkruar banalitete).

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •