Jam ne kerkim te nje tregimi te shkurter nga Dino Buzzati. E kam lexuar shume vite me pare dhe jam e bindur se Buzzati eshte autori. Behet fjale per dike nga jugu i Italise qe ka levizur tani ne Milano dhe nuk ndjehet aspak rehat me ambjentin e ftohte ne te gjitha kuptimet qe i ofron ky qytet verior. Ai tregon detaje nga jeta e vet e dikurshme dhe nderkohe kur merr vesh krejt rastesisht nga portieri i pallatit se dikush ka vdekur ne pallatin ku ai tani aktualisht jeton, fillon te imagjinoje se cfare bisedash do te bente potencialisht me portierin e pallatit te vjeter nese kjo ngjarje do te kish ndodhur atje. Njekohesisht fillon te imagjinoje se si pra ne c'menyre e sa gjate do e komentonin se bashku me portierin ngjarjen qe kish ndodhur, nderkohe qe ketu thjesht asgje, ftohtesi, asnje pyetje, asnje shpjegim, dmth krejt ndryshe nga menyra se si ai eshte mesuar ne vendin e vet. Eshte nje tregim qe flet per diferencat jo vetem ne mentalitet por edhe ne te gjitha drejtimet midis veriut edhe jugut te Italise. Sado qe e kam kerkuar ne internet me shume menyra nuk e gjej dot titullin. Keto jane detajet qe mbaj mend, nuk mund te them me teper. Nese dikush qellon qe e lexon kete mesazh e i kujtohet dicka, i lutem te me ndihmoje, do ti isha vertet mirenjohese. Falemnderit!