Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 27 prej 27
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Po e filloj me te dyten per ta mbyllur me te paren.
    Konjukturat politike tek ne ndryshojne ne menyre te paparashikueshme, ndaj dhe te thuash sot se do vendoset ky apo ai, kur akoma nuk eshte e sigurte bashkejetesa Rama-Meta, eshte e kot.

    E dyta Zeri Amerikes thote se kjo eshte nje lloj diversioni nga Meta per te bere ndryshuar Rama ministrat e tij. Me pak fjale loje apo levizje taktike e Metes. Une e quaj gricje, ti quaje terrci-verrci, s'ka rendesi emertimi, por thembi i konkluzionit te Zerit te Amerikes.
    Dhe ne memorien time Zeri i Amerikes, nuk para ia ka futur kot ndonjehere per te tilla çeshtje
    Eshte e vertete konjukturat parashikimet ne politike vlejne per aq sa vlejne.Por politika ne Shqiperi ka ecur me parrullat qe i jepen publikut,duke filluar nga "çeku i bardhe,o ekonomia ne zero","vidhet se nuk kemi Kushtetute" dhe tani eshte periudha e dekriminalizimit dhe reformes ne drejtesi. Pra te gjitha levizjet politike duhet ti shikosh ne kete aspekt qe eshte reforma ne drejtesi,qe seshte gje tjeter vetem krijimi i garancive per te mbajtur sa me gjate pushtetin o sistemin. Qe eshte thjesh nje sistem klanesh kusare.

    Qe sistemi te qendroje ne kembe duhet te kete nje valvul shfryerje,kete valvul sot e garanton vetem "reforma" ne drejtesi. Bilancimet ekonomike mund te prishen dhe lufta politike vazhdon por ajo qe nuk mund te prishet eshte balancimi ne Drejtesi sepse po u prish kjo balance bie vet sistemi.Balancimi nuk mund te behet pa marveshje.

    Tani, per mendimin tim o supozim,njeriu i duhur eshte gjetur,reforma eshte gati,mungojne viktimat o kurbanet. I gjithe problemi eshte tek figurat qe duhen te sakrifikohen,se nuk mund te funksionoje as si parrulle reforma per drejtesi pa ndershkuar asnje. (Nuk e ha edhe nje popull budalla si ai i joni).

    Keshtu qe Zeri Amerikes kesaj radhe ja ka futur jo kot por si kau pelés.
    Ndryshuar për herë të fundit nga SERAFIM DILO : 09-11-2015 më 20:13

  2. #22
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga SERAFIM DILO Lexo Postimin
    Eshte e vertete konjukturat parashikimet ne politike vlejne per aq sa vlejne.Por politika ne Shqiperi ka ecur me parrullat qe i jepen publikut,duke filluar nga "çeku i bardhe,o ekonomia ne zero","vidhet se nuk kemi Kushtetute" dhe tani eshte periudha e dekriminalizimit dhe reformes ne drejtesi. Pra te gjitha levizjet politike duhet ti shikosh ne kete aspekt qe eshte reforma ne drejtesi,qe seshte gje tjeter vetem krijimi i garancive per te mbajtur sa me gjate pushtetin o sistemin. Qe eshte thjesh nje sistem klanesh kusare.

    Qe sistemi te qendroje ne kembe duhet te kete nje valvul shfryerje,kete valvul sot e garanton vetem "reforma" ne drejtesi. Bilancimet ekonomike mund te prishen dhe lufta politike vazhdon por ajo qe nuk mund te prishet eshte balancimi ne Drejtesi sepse po u prish kjo balance bie vet sistemi.Balancimi nuk mund te behet pa marveshje.

    Tani, per mendimin tim o supozim,njeriu i duhur eshte gjetur,reforma eshte gati,mungojne viktimat o kurbanet. I gjithe problemi eshte tek figurat qe duhen te sakrifikohen,se nuk mund te funksionoje as si parrulle reforma per drejtesi pa ndershkuar asnje. (Nuk e ha edhe nje popull budalla si ai i joni).

    Keshtu qe Zeri Amerikes kesaj radhe ja ka futur jo kot por si kau pelés.
    Koha eshte treguesi me i mire.
    Ne kete rast nje gje eshte e sigurte: i dhjeri me i madh ne kete mes eshte Rama, qe per arsye se eshte vete i perlyer ne kete mes, pranon figura si Manjani qe s'kane lene sharje pa i thene...

    PS: Kur ja fut kau peles, pse mos t'ia fusi dhe kodra mbas bregut lol
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 10-11-2015 më 04:57
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #23
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Ore shoku Rama!

    Ne socialistat e Vlores te dinim per djale trim o lumadh po ti na dole dem pa ko..? Po si ore na e nxive faqen keshtu? Te sjell nje xhudam skaparlli verdalle e te jep urdhra ne qeveri? Ti na the qe nuk do besh ndryshime ne qeveri. C'jane keto lajme qe na degjojne veshet?

    Po per dite o derebardhe do lexojme lajme te tilla? Na e prishe gjakun na e bere limontos o derezi!

    Na vjen turp te themi se jemi socialista!

    Dhe vajte e na fute ne qeveri mikun e Fatos Nanos!

    Gjetem ne socialistat e Vlores ke beme deputet e kryeminister, nje burre me fustan!

    Albo

  4. #24
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,511

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Citim Postuar më parë nga Duke_Of_Arberia Lexo Postimin
    Koha eshte treguesi me i mire.
    Ne kete rast nje gje eshte e sigurte: i dhjeri me i madh ne kete mes eshte Rama, qe per arsye se eshte vete i perlyer ne kete mes, pranon figura si Manjani qe s'kane lene sharje pa i thene...

    PS: Kur ja fut kau peles, pse mos t'ia fusi dhe kodra mbas bregut lol
    Rama : S'ka asnje dyshim,po mbyllem reformen ne drejtesi hapin negociatat me BE.
    Meta : Kjo levizje i sherben reformes ne drejtesi dhe luftes kunder korrupsionit.
    Naço : Reforma ne drejtesi eshte thelbesore.
    Manjani : Reforma do behet me konsensus te opozites.
    Berisha : Rama shkarkoi Naçon.
    Luli : Nuk me kan thon asigjo,jom akoma ne tram.

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta bën ndryshime në Qeverinë e Ramës: Jep dorëheqjen Nasip Naço

    Përse u zgjodh Naço si kurban për të përulur Ramën


    Në skenarin e tij për të përulur dhe tallur publikisht kryeministrin Edi Rama, kreu i LSI, Ilir Meta, nuk e ka zgjedhur rastëisht ministrin e Drejtësisë, Nasip Naço. Meta vendosi ta bëjë atë kurban sigurisht për t'i dhënë një mesazh të fortë politik aleatit të tij në qeverisje, por mes pesë ministrave të tij, ai preferoi të bëjë kurban Nasip Naçon.
    Kjo zgjedhje u komentua nga disa me faktin se Nasip Naço ishte një figurë e papërfolur shumë dhe nuk bënte pjesë tek skifterët e Metës. Pra një individ i moderuar dhe me profil deri diku korrekt. Këto cilësi, sipas edhe një editoriali të Mero Bazes sot tek Tema, e bënin edhe më të fortë lëvzijen e Ramës. Pra, nënteksti i Ilir Metës mund të ishte ky: "unë po bëj kurban ministrin tim më të mirë, ndërsa ti nuk po largon ministrat e tu të akuzuar për korrupsion dhe agresivë ndaj meje". Ky kontrast bëhej më eklatant me një figurë si Naço.
    Në fakt, burime pranë Ilir Metës thonë se përzgjedhja e Naços nuk ka qenë për këto arsye. Meta ka në qeveri edhe ministra shumë më tepër të papërfolur dhe të moderuar. Zgjedhja e Naços është bërë në radhë të parë për të treguar se reforma në drejtësi tani do të ketë një skifter në krahun e LSI (ministri i ri Manjani) dhe së dyti, sepse Nasip Naço, prej disa kohësh kishte krijuar një distancë nga rrethi i parë pranë kryetarit.
    Kështu, thuhet se në dasëmn e vajzës së ish ministrit Naço, Metës nuk i ka pëlqyer aspak fakti që aty gjeti të ftuar edhe avokatin e Tom Doshit, me të cilin pati një odise të vështirë në prokurori. Po kështu, në dasëm kanë munguar figura të rëndësishme të LSI si Petrit Vasili, Edmond Panariti, Luan Rama, etj, gjë që për konceptin e familjes politike të Ilir Metës nuk shkon. Për Naçon gjithashtu prej kohësh flitej se nuk po bënte sa duhet për punësimin e njerëzve të LSI. Në korridoret e kësaj partie shprehej hapur pakënaqësia se në administratën e burgjeve përshembull, ai kishte punësuar njerëz të familjes së tij të ngushtë biologjike dhe jo militantë nga familja politike. Edhe për performancën e Nasip Naços me diplomatë të huaj kohëve të fundit, thuhej se linte shumë për të dëshiruar. Madje kolegu i tij në qeveri, Lefter Koka, kishte shprehur rezerva edhe për mangësitë në performancën mediatike të Nasip Naços.
    Këto pakënaqësi ndoshta e kanë mbushur gotën për t'u derdhur pikërisht në karriken e Naços, duke e bërë atë kurbanin e parë në luftën Rama- Meta. Meta ka zgjedhur dikë që i ka dhembur më pak për ta përdorur si mish në topin që ia ka drejtuar tashmë hapur kryeministrit Rama.

    Lapsi

  6. #26
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,446
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    Edi Rama po projekton kabinet të ri qeveritar

    Burime te besueshme prane kryeministrit thane per "Koha Jone" se Edi Rama po projekton nje kabinet te ri qeveritar, duke larguar ministrat e akuzuar per korrupsion.
    Dhe kete do ta paraqese diten qe do te mblidhet parlamenti, ku sipas rregullores mblidhet te henen e trete te muajit janar. Sesioni i ri parlamentar duket se do te gjeje me nje kabinet te ri ministrash, çka i heq armet opozites e cila eshte pergatitur per protesta te dhunshme kunder qeverise se "korruptuar" te Rames, sikurse akuzon selia blu. Nga PS ikin kater ministra thone burimet, kurse LSI largon dy ministra.

    Koha Jone

  7. #27
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Ilir Meta: "Qeveria e Rilindjes dështoi. Duhen bërë ndryshime në qeveri!"

    ne kemi deshtuar komplet si shtet si komb ne cdo gje te mire qe mund te ket nje shtet, per gjerat e keqija jemi kampion te korrupsionit e droges te ndergjegjes civile. sot dt 4 janar e hene ne spitalin e vlores gjen vetem nje infermieredhe ky ne urgjenc. neser fillojne pune zotrinjt doktora. pushimet e vitit te ri zgjasin 4 dite
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •