Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    Historia e shqiptarëve të sotëm mbetet e lidhur ngushtë me historinë e Perandorisë osmane dhe mund të kuptohet farë mirë e mbështetur në Sindromin e famshëm të Stokholmit.
    Çfarë e lidh Sindromin e Stokholmit me historinë e shqiptarëve?
    Kjo shpjegon shumë aspekte të qëndrimit të dyzuar të shqiptarëve kur bie fjala se në cilën rrugë duhet ecur.
    Nga njëra anë shumica dërrmuese e shqiptarëve e kupton se normaliteti dhe progresivja është në drejtim të perëndimit, nga ana tjetër, qëndrimi disa shekullor nën një perandori të dhunshme (një pjesë më pas, edhe nën mbretëri të dhunshme), që i shkaktoi plagë të rënda kombit shqiptar, - zhvilloi disa elementë të veçantë të cilat shërbyen për të mbijetuar duke mos patur asnjë lloj rrugëdaljeje tjetër.
    Pavarësisht se në momente të caktuara të historisë erdhi heqja e zgjedhës, si në 1878 kur rusët shpartalluan perandorinë osmane dhe Traktati i Shën Stefanit i çliroi në një farë mase shqiptarët nga zgjedha osmane; pavarësisht se më 28 nentor 1912 shqiptarët fituan pavarësinë, Sindromi i Sokholmit i cili shprehte sëmundjen shekullore të dhunës ndër shqiptarët atë të vuajtjeve për të mbijetuar, - tregoi se shqiptarët, ata tashmë që rronin në trojet shqiptare, reagonin jo mirë ndaj fuqive perëndimore.
    Praktikisht ishte inteligjenca shqiptare ajo që instinktivisht kërkonte perëndimin duke kuptuar se e ardhmja ishte Europa dhe jo Turqia (pra lindja), nga ana tjetër popullata e konvertuar, një pjesë e intelektualëve dhe administraës osmane e kthyer në trojet shqiptare kërkonte dhunuesin (pra osmanët) si alternativë për të ardhmen.
    Ky dyzim gati një shekullor që pas shpalljes së pavarësisë e deri më sot mbetet aktiv, dyzim ky që shprehet nga njëra anë me dëshirën promiskuite për të përzjerë të dy alternativat në një, apo duke manipuluar, pra duke u bërë hipokritin - europianëve perëndimorë, nëpërmjet tundjes dhe brohoritjes me anë të flamurit dhe simboleve jo osmane, por duke ruajtur në mëndje identifikimin e vehtes me ish pushtuesin, identifikim ky i cili në momente të caktuara pati përfitime për grupe individësh të cilët e pranuan pa kushte skllavërinë dhe dhunën.
    Për këta grupe individësh, dhunuesi (pra perandoria osmane) pati shpërblimet përkatëse duke u ngritur në detyrë, por duke u shpëlarë trurin me ofiqet e marra.
    Kështu këta njerëz humbën identitetin e origjinës.
    Me pak fjalë Sindromi i Stokholmit, është formuluar pas analizës nga ana e psikologëve, të një ngjarjeve që ndodhi në 23 gusht 1973 pas një grabitjeje me armë të bankës `Kreditbank Sveriges` në Stokholm, Suedi, në të cilën grabitësit mbajtën 4 pengje për më shumë se pesë ditë.
    Pengjet e mbajtura zhvilluan një bashkëpunim dhe afinitet dramatik me pengmarrësit pra me abuzuesit e tyre, dhe frika se do të çliroheshin nga abuzuesit (dhe nuk do të rrinin më me pengmarrësit) në të ardhmen, mbeti një element i paspjegueshëm (http://dictionary.reference.com/broë...kholm+syndrome).
    Sindromi i Stokholmit (ose i Helsinkit), u ndërkombëtarizua më 1978 dhe mbetet një term psikologjik dhe shihet si një formë e lidhjes traumatike e cila nuk kërkon medoemos një skenar `të pengjeve`, se sa ky sindrom përshkruhet si lidhje të forta emocionale që zhvillohen midis dy personave ndër të cilët njëri nga personat kërcënon, rreh, shqetëson, abuzon dhe frikëson tjetrin. Ky sindrom bazohet në teorinë froidiane në të cilën përgjigja individuale ndaj traumës nga ana e viktimës shprehet me dëshirën për tu identifikuar njëlloj si agresori. Këtë gjë e bën ego e viktimës e cila mbron vehten në ktë rast. Kur viktima beson në të njëjtat vlera si agresori, atëhere shantazhet, dhuna, rrahjet, abuzimet pushjnë së perceptuari si një kërcënim nga ana e viktimës (https://en.ëikipedia.org/ëiki/Stockholm_syndrome).
    Pra Sindromi i Stokholmit, është një gjëndje psikologjike e cila shprehet me një afinitet emocional ndaj dhunuesit nga ana e pengut për shkak të stresit të vazhdueshëm, varësisë, dhe nevojës për të bashkëpunuar më dhunuesin me qëllim që të mbijetojë; pra është një gjëndje psikologjike në të cilën pengjet ose viktimat e rrëmbyera shprehin simpati ndaj dhunuesve të tyre (të mos ngatërrohet me sindromin e Kopenhagenit i cili është një sëmundje me ankilozë spinale).
    E parë në këtë kënd vështrim, Arnautistani mbetet një nga ëndrat e vjetra të grup popullatave shqiptare të cilat nuk dëshërojnë të shërohen nga ky kompleks inferioriteti ndaj së kaluarës së hidhur e cila për ata vetë nuk ishte mbijetesë por një identifikim dhe njëhsim me pushtuesin (abuzuesin shekullor) i cili e thënë shqip: osmanët u a... q.. nënën dhe u bë babë për ta.
    Për pasojë, kjo grup popullate dhe intelektualët e dalë nga ky grup i veçantë për shkak të njehsimit me gjithçka me pushtuesin (tradite, fe, zakone, sjellje), mbetet inerte apo qesëndisëse ndaj dëshirës së palës tjetër shqiptare (e cila kërkon të tejkalojë sindromin) për tu integruar me BE.
    Kjo mund të shihet fare lehtë më tepër tek trojet shqiptare jashtë Shqipërisë e cila pati më shumë se një dhunues, dhe tejkalimi i këtyre tragjedive, mbetet detyrë e të gjithë kombit.
    Tek shqiptarët brënda Republikës së Shqipërisë nocioni i Arnautistanit mbetet një kujtim i largët e i hidhur dhe që në kohën e sotme merr ngjyrime humori.
    Arnautistani, një fjalë turke për të identifikuar shqiptarët ka shumë kuptime.
    Në turqishte do të thoshte mercenarë pra njerëz energjike e të fortë që shërbenin si bodugardë apo si luftëtarë me pagese. Fjalë për fjalë arnaut në arabisht do të thotë `kryefortë` (arnaud), dhe fjala arnaut (me `t`) do të thotë `njeri që nuk kthehet prapa`.
    Në gjuhën serbo-kroatisht përdorej në kuptim të keq, pexhorativ si `djall` apo `vrasës`, ose si nofkë me kuptin të keq apo tallës.
    Sidoqoftë, Arnautët janë shqiptarët e larguar dhe të vendosur në Egjipt, Siri, Irak, Turqi, Liban dhe Jemen, por që ishin trupa ushtarake nën sulltanin në atë kohë.
    Ka shumë mbiemra të tillë në ato vënde. Ndërsa Arnavutlut sipas Turqishtes përkthehet vendi që banohet nga Arnavut dmth nga shqiptar
    (http://www.forumishqiptar.com/thread...ia-e-Arnauteve).
    E parë nga kjo pikpamje gjithashtu politika dhe politikanët shqiptarë u ngjajnë atyre njerëzve pa principe, por që për të ndenjur në karrike drejtuese sakrifikojnë çdo gjë madje dhe etikën dhe moralin, duke e shkelur të ashtuquajturën `vijë të kuqe` të moralit njerëzor, pra bëhen të aftë të bëjnë çdo gjë.
    Duke dashur të rrinë medoemos në drejtim, ata gjithashtu ngjanë me personazhin e historisë së atij që vinte me nder b..n në dy karrikë për të gjuajtur postin, por dihet se në momentin kur u përpoq të rrinte në njërën, ai u shëmb përdhe sepse karriget u zunë nga pretendentët e vërtetë.
    Këto zënka të zakonshme dhe pa princip që ndodhin në ajkën e drejtimit të politikës shqiptare, e kombinuar me praninë e madhe në përlarjen e këtyre posteve (`katundaria intelektuale`), ka rritur mosbesimin ndaj politikës dhe politikanëve në vënd por edhe nga ndërkombëtarët, të cilët, pak nga pak po kuptojnë që Sindromi i Stokholmit i pranishëm dhe i trashëguar në ndërgjegjen jo vetëm të popullit por edhe të politikanëve (si të përzgjedhurit e popullit), - ka edhe një element tjetër i cili plotëson këtë Sindrom të mbijetesës, të nënvlerësuar nga psikologët: atë të mashtrimit e të hipokrizisë.
    Ky element i veçantë që karakterizon politikën tonë, në fakt tregon se përveç mbijetesës sot të lirë, këta njerëz kërkojnë tu realizohet ëndra edhe nëpërmjet hipokrizisë dhe mashtrimit nga njëra anë , duke bërë hipokritin pra duke u treguar ashtu siç nuk janë në të vërtetë (turkoshakë) para europianëve, por edhe duke gënjyer edhe vehten me këtë paraqitje.
    Duket se paaftësinë për të bërë diçka të mirë, politikanët tanë e kamuflojnë me hipokrizinë para ndërkombëtarëve.
    Sindromi i Sokholmit ose i Mbijetessës me cdo kusht, tek politikanët tonë shprehet me qëndrimin me çdo kusht në drejtim.
    Rëndësi ka që të mbijetojnë- pra të qëndrojnë me çdo kusht pa marrë parasysh pasojat- në karriket drejtuese në dyzimin se kush është e ardhmja më e mirë për ta (jo për popullin): Arnautistani apo Shqipëria Europiane....

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    Heshtja eshte pergjigja me e mire per ate qe nuk di se si te pergjigjet per nje problem te rendesishem.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Ronierjoni
    Anëtarësuar
    22-09-2015
    Postime
    148

    Për: Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    Mu kujtua ajo anekdota qe te jem i ndershëm nuk e di a eshte e vërtetë mbi Erdoganin në Tiranë që sipas ca llafeve që qarkullonin paskësh kërkuar të mbulohej stauja e Skënderbeut me perde te zezë kur do të kalonte makina e tij.
    Mbasi dëshira e tij nuk ishte plotësuar, na paskêsh kërkuar që makina të ndërronte drejtim duke mos kaluar para heroit tonë.

    Por e përsëris azgjë zyrtare vetëm llafe që qarkulluan asokohe në Tiranë.

    Sa për artikullin është shumë e drejtë që një pjesë e Shqipëtarëve e shohin Turqinë si mbrojtësen tonë ndërkohë që 500 vjet e syrgjynosën këtë vend si akush tjetër.
    Personalisht jam i mendimit se ne duhet të kemi marrëdhënie të mira me vëndet fqinje gjithashtu dhe Turqinë.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    Problemi eshte tek ju Pirro Prifti.
    Me shume qe e permendi ju turkun dhe otomanet, ne nuk i permendim. Tani, kush ju ndal juve qe t'integroheni ne Evrope ? Rrugen hapur e keni, kurse per t'heq dore nga zakonet dhe fen, kte harrone !

    Turku ju ka traumatizuar keq. Me dhimbseni ngase as buken nuk e hani pa i kullosur ment tek turqit, si nuk u lodhet.

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Evian për postimin:

    Sayan2003 (07-10-2015)

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    Nuk e kuptova kete teme o artikull ...! Problemi jon qenka e kaluara osmane edhe sot ku te pakten kater breza kan jetuar jashte mentalitetit oriental-osman ?!

    Por po i leme dhe keto brezat,kalojme tek komunizmi ku çdo gje mund te thuhet per Enverin e politiken e tije (qe kjo e kaluar eshte problemi i vertet i sotem jo pseudoteorite e pushtimit otoman ) por nuk ishte orintaliste o otomane. E lem dhe Enverin kalojme tek ai qe epitetohej si turkoshak o Zogu,qe ne te vertet ka qene politikani jo mé me kulture europiane por i fiksuar mbas kultures austro-hungarike o gjermane. (si shume te tjere te asaj kohe) Ky "turkoshak" jo vetem qe beri revolucion kulturor (per femren) por i dha ligje dhe kushtetute Shqiperise qe me europiane nuk kishte. Ne mes te "arnauteve" beri shtet.

    Meqe jemi ne teme,qe kur nuk u hapen dosjet fjalet etik-moral nuk egzistojne me ne fjaloret shqiptar. Edhe sikur te egzistojne,egzistojne por nuk u dihet kuptimi.

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    O Pirro,

    Termi "arnavud" nuk do te thote "shqiptar" por eshte turqizimi i fjales "Arianit". Turqit e njohin zonen ku jetojne shqiptaret e sotem si "zonen e Gjergj Arianitit", familjes me te fuqishme dhe me me tradita mes prijesve te mesjetes shqiptare. Gjergj Arianiti eshte pasardhesi i familjes Konmeni. Arsyeja perse turqit e bene kete gje lidhet me heren e pare qe turqve u zuri kemba ne ato troje, gjate shekullit te XIII mes luftes se Paleologeve dhe Konmeneve ne Epir per pretendimin e fronit te perandorit bizantin, pas pushtimit dhe plackitjes se Konstandinopojes nga latinet gjate Kruqezates se IV. Osmanllinjte erdhen si luftetare mercenare e luftonin ne krah te ushtrise se Paleologeve.

    Tani nje gje nuk kuptova une nga ky shkrimi yt: Mos do te thuash qe nuk duhet te kemi maredhenie fare me Turqine apo mos do te thuash qe per aq kohe sa do kemi maredhenie me Turqine, nuk do te na pranojne ne Evropen e Bashkuar?

    Po ne komunistet ateiste te kohes se xhaxhit Enver, a na pranojne ne Evropen e Bashkuar? Se muslimanet e morem vesh qe nuk i pranojne.

    Albo

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    arbereshi_niko (06-10-2015)

  9. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Midis Arnautistanit dhe Shqipërisë Europiane

    Perkundrazi ky dyzim me ndihmen e BE dhe SHBA do ti drejtoje edhe myslima et edhe te krishteret edhe ateistet frejt Europes.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •