Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-10-2015
    Postime
    1

    Question Kush me ndihmon me figurat letrare dhe shprehjet frezeologjike nga Arnaut Osmani?

    Please please
    Arnaut Osmani

    Ē’fare ka ba ai Arnaut Osmani!
    Dymbedhjete shoke i ka bashkue
    Ne Bjeshke te Nalta trimi ka dale
    Dymbedhjete aget shkjete ia kane zane
    E jua kane shti prangat ne kambe;
    Shka ka qite krali e i ka pyete:
    - Cili jush sarajet m’i ka djege?
    Qysh ka fole ai Osman Aga i Ri
    - Vete sarajet, kral-o, t’i kam djege
    Vete une kullat, kral-o, t’i kam shembe
    Ēfare kish’qite krali e kish thane;
    - Shume nder, po une due me u ba
    Thelle ne burg une due me u shti
    Drite e diell mos me pa me sy
    Flet Osmani me shoket e vet:
    - Si s’ma mesuet mue nji dredhi
    Si te dalim prej ketij burgu te zi?
    Sa mire shoket Osmanit i kane thane:
    - Paj, ne bafte kush ndonje dredhi
    prove te madhe krali ka me i ba
    be te rande Osmani paska ba
    - Ne shtate furra te kuquna me mė shti
    qerpiku i synit njiher s’ka me m’u drithe
    po provoj, - tha – sonte me u shti
    sikur vdekja mue me ka ardhe –
    kambet Arnauti m’i ka shtri
    m’i ka mbledhe ai duert permbi gjoks
    m’iu kane mbledhe shoket perreth tij
    kane marre britme trimat e piskame
    kane nise gjamen trimat me gjamue
    - Mjeri une per ty, vllau em, o vella
    Kur kane leshua, po, gjamen e trete
    I ndjeu krali ne ode te vet
    I ndjeu krali e po na i pyet
    - Ē’kini ju, more robe te tretun?
    A ju ka ra malli i shtepise?
    A ju ka ra nder mend babe e nane?
    A ju ka ra nder mend per moter e vella?
    A ju ka ra nder mend per shijergja (qingja) te bardhe?
    A ju ka merzite, - tha - balta deri n’gju?
    A ju ka merzite – tha - mjekra per pa u rru?
    A ju ka merzite – tha – drita per pa dale?
    Ēfare kane thane aget e ngujuem
    - Asnji asosh, kral, nuk po ashte
    Por nji shokn, kral-o na ka vdeke
    Bese nuk zanka krali sa ka vdeke
    Por ma therret ai ēiken e vet
    Ēelsat ne dore ēikes ia ka dhane
    - Ulu nji here te ai burg i zi
    Edh kqyr se cfare ka ndodhe aty
    Kur ka nise – tha – n’ate burg me hy
    Arnautin po ma shef te shtrime
    Bash jaran ma kish pase ate djale
    Para kralit ēika kishte dale
    Ka qite kralit ēika e i ka thane
    Ne vig ishte Osman Aga i Ri
    A ma fal qe ne dhe ta shtij? –
    Aspak bese krali s'e ka zane
    Njiqind vete n’dere t’burgut i ka cue
    Dhjete ma te fortit brenda n’burg i ka shti
    Krejt i vdekun Arnauti ngjan
    Jashte e qiten, krali ma ka pa;
    Por sa kopil krali kishte qene!
    Ka nise poven e prove po ban:
    I ka mbledhe nante gjarpna t’shullanit
    Ne gjoks gjarpnat trimit ia ka vue
    Sa fort gjarpnat e kane qokate (pickuar)
    Sa i gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    I ka ndeze dy zjarre te medhenj
    E ndermjet Osmanin po ma shtjen
    Pra e mbrapa lekura m’i pelcet
    Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    Aspak bese krali s’i ka zane
    M’i ka marre njezet maja gozhdash
    Per nen thonj thelle ia ka shti
    Dersa gjaku trimit m’i ka dale!
    Gjalle kish qene, per t’gjalle s’u ndie!
    As hiē bese krali s’i kish zane
    Se i pabese vete fort kishte qene
    Po don krali dhe nji prove me ba
    M’i ka zgjedhe tridhjete ēika t’mira
    Mire po i vesh e mire po i mbathe
    Ne krye t’vdekunit bashke po kercejne
    Perreth te vdekunit ēikat po lodrojne
    Perreth te vdekunit mire po kendojne
    Ēika e kralit tek kryet i ka qellue
    Mire Osmani ēiken ka hetue
    Me njanin sy ai ma ka shikue
    Buza n'gaz trimit m'iu ka ba
    Mire po qesh njera ane e mustakut
    Ēika e kralit asht kujtue
    Mbi fytyre shamine i ka leshue
    Ē’kane qite ēikat tjera e kane thane!
    -Tash, po, qesi Osman Aga i ri!
    -Zoti u vrafte, - ēika u ka thane-
    se ky djale nji here ka vdeke
    shpirti n’gaz, shoqe, i ka dale –
    ē’ka i ka thane ēika babes se vet:
    - Pash ate zot, kral, qe t’ka dhane
    dhe ne vdekje njeriun me e mundue
    e gjithfare provesh ne te me i provue?!
    Po ai ka vdeke e ka mbarue;
    Era e keqe ketij ashte tue i ardhe
    Se tash tri dite ka denje mbi doke
    A thue t’vdekunit, kral, po i trembesh?
    Hiqja prangat, pra babe, - i ka thane –
    Edhe duert me ia shpengue! –
    As hiē krali prape s’ka besue!
    Ma ka thirre ai balozin me shpate
    Nder sy te tij Osmanin e ka lirue
    Per mbi krye shpaten ia ka leshue
    Sa mire Osmani shpaten e ka hetue*! (e ka pare)
    Fluturim ne kambe asht ēue
    Shpaten ne dore ai po e merr
    Se i terbuem balozin po e pret
    Kurkujt nder mend s’po i bjen me qendrue
    Tmerr i madh te gjitheve u ka hy
    T’tane te vdekun Osmani i ka ba;
    Synin kralit trimi ia verboi
    Krahin kralit trimi ia shkurtoi
    Rrafsh ne toke kullat ia rrenoi
    Dymbedhjete aget trimi i ēliroi…
    Se atje une vete nuk kam qene
    Si kam ndie e si me kane thane
    Po burrat e forte gjithēka mund ta bajne
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sonajda : 06-10-2015 mė 11:09 Arsyeja: e harrova

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-03-2016
    Postime
    7

    Pėr: Kush me ndihmon me figurat letrare dhe shprehjet frezeologjike nga Arnaut Osmani?


  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-03-2016
    Postime
    10

    Pėr: Kush me ndihmon me figurat letrare dhe shprehjet frezeologjike nga Arnaut Osmani?


Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •