Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e The_Capital
    Anėtarėsuar
    09-12-2009
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    1,366

    A jemi ne prag te L3B ?!

    Skena e Luftės sė Tretė Botėrore? Siria i fut tė gjithė nė luftė me njėri-tjetrin

    Nė Siri ēdokush ka armikun e vet.
    Pas nisjes sė sulmeve tė Rusisė mbi ISIL-in secili aktor pjesėmarrės po mendon luftėn kundėr armikut tė tij.
    Amerika ėshtė e vendosur tė luftojė dhe largojė regjimin e Assad, ndėrkohė qė Moska mbėshtet status-quon e Damaskut zyrtar. Nė mes tyre qendrojnė aleanca dhe antipati tė ndryshme.
    Rusia nisi dje bombardimin e bazave tė ISIL-it, por jo vetėm, duke komplikuar edhe mė shumė njė luftė qė ka shkaktuar deri tani tė paktėn 250 mijė tė vdekur dhe ka detyruar 4 milionė tė tjerė tė braktisin vendin dhe shtėpitė e tyre. Njėkohėsisht kjo luftė ka hapur konflikte mes aktorėve tė ndryshėm rajonalė dhe ndėrkombėtarė.
    Nė OKB u vu re qartazi objektivi i ndryshėm i dy fuqive tė mėdha, SHBA-sė dhe Rusisė.
    Amerika kėmbėngul pėr largimin e Assad ndėrsa Rusia e mbėshtet diktatorin sirian.
    E vetmja pikė e pėrbashkėt e dy shteteve ėshtė se ISIL-i duhet mposhttur.
    Por le tė shohim cilėt janė aktorėt e pėrfshirė nė kėtė luftė tė saponisur dhe cilat janė objektivat e tyre dhe antipatitė:

    SHBA
    Qė prej 2011 Amerika ka nisur trupa opozitare kundėr regjimit tė Assad. Uashingtoni mbėshtet njė tranzicion politik nė Siri qė parashikon largimin e pėrhershėm tė Bashar Al Assad. Nė tė njėjtėn kohė Shtėpia e Bardhė ėshtė e impenjuar ushtarakisht kundėr Shtetit Islamik. Qė prej 2014 SHBA drejton njė koalicion ndėrkombėtar nė tė cilin bėjnė pjesė edhe shtetet arabe sunite por edhe shtete europiane qė kanė nisur bombardimet nė Siri dhe Irak tė bazave tė ISIL-it. Nė orėt e fundit pas ndėrhyrjes ushtarake tė Rusisė Obama tha se ėshtė i hapur pėr njė bashkėpunimm me Moskėn dhe aleatin e saj Iranin.
    Rusia
    Aleate e pėrhershme e Assad, ka vendosur tė hyjė ushtarakisht nė fushė nė krah tė qeverisė kundėr Shtetit Islamik dhe grupeve tė tjera islamike nė vend. Bashkėpunon edhe me Iranin si njė aleat i rėndėsishėm. Moska mbėshtet idenė se shpėtimi i regjimit tė Assadit garanton stabilitetin nė vend, njė ide qė nuk pėlqehet aspak nga SHBA.

    Irani
    Aleat historik i Assad, lufton qė prej fillimit nė krah tė regjimit sirian i mbėshtetur edhe nga milicia shiite libaneze e hizbollahut. I pranishėm edhe nė jug tė Irakut ku bashkėpunon me qeverinė shiite tė Bagdadit pėr tė ngadalėsuar lėvizjet e Shtetit Islamik drejt kryeqytetit irakian.
    Vendet e Gjirit
    Aleatė tė Amerikės, vendet e gjirit do tė marrin pjesė nė sulmet ajrore kundėr bazave tė Shteti Islamik dhe janė pro largimit tė Assadit dhe kundėr ēdo lloj bashkėpunimi me Iranin, komb shiit qė prej vitesh pėrfaqėson pėr arabėt njė kėrcėnim pėr hegjemoninė rajonale, edhe pėr shkak tė programit tė tij bėrthamor. Marrėveshja e firmosur nga Teherani dhe komuniteti ndėrkombėtar e bėn akoma edhe mė tė madh rivalitetin mes kėtyre vendeve, pasi ul Iranin nė njė tavolinė me Perėndimin.

    Izraeli
    Vend kufitar me Sirinė, ka tentuar kinse gjithmonė tė mbajė njė pozicion neutral lidhur me fatin e Assadit dhe qeverisė sė tij. Ka luftuar kinse me hizbollahun nė 2006 dhe ėshtė pėrplasur vazhdimisht kinse me Iranin. Kryeministri Benjamin Netanjahu ishte para pak ditėsh nė Moskė pėr tė evituar incidente nė Siri mes ushtrisė ruse dhe asaj izraelite qė shpesh ndėrhyn nė konflikitn nė pikėn kufitare tė Golan.

    Italia
    Mbėshtet koalicionin ndėrkombėtar anti-ISIL por ndryshe nga Franca qė ka nisur bombardimet, kryeministri Matteo Renzi ka thėnė qė “Italia nuk do tė kryejė sulme nė Siri dhe Irak. Pozicioni italianėve mbėshtet idenė se nė Siri duhet tė pėrfshihen vetėm palėt e interesuara direkt.

    Kurdėt
    Kurdėt, qoftė ata nė Irak apo nė Siri, janė kundėrshtarė tė paepur tė Shtetit Islamik. Luftojnė nė terren pėr tė ngadalėsuar avancimin e ISIL-it, nė bashkėpunim me SHBA-nė dhe aleatėt e tyre. Por afrimi i Turqisė nė kėtė aleancė ndėrkombėtare, armiku i tyre i urryer, ka krijuar njė pėshtjellim te kurdėt tė cilėt janė nė dilemė nėse duhet tė vijojnė luftimet apo jo.
    Turqia dhe Jordania
    Vendet kufitare tė Sirisė sė bashku me Libanin kanė thithur numrin mė tė madh tė refugjatėve siriane. Pas njė atentati tė 20 korrikut nė qytetin turk tė Suruc ku u vranė dhjetėra persona, Ankaraja hyri nė koalicionin anti-ISIL duke nisur edhe sulme ajrojre dhe duke i lejuar Amerikės pėrdorimin e bazave ushatarake turke. Edhe Jordania ėshtė e angazhuar nė luftimin e ISIL-it.

    02.10.2015 02:00
    Burri 1 X flet !

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,779

    Pėr: A jemi ne prag te L3B ?!

    Nuk ke futur Arabin Saudite,pa parat e sauditeve ne lindjen e mesme as mizat nuk fluturojne.


    "Meqe fute Italin,mund te fusje dhe ministrin e jashtem shqiptar".
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga SERAFIM DILO : 02-10-2015 mė 05:31

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e martini1984
    Anėtarėsuar
    02-04-2009
    Postime
    5,594

    Pėr: A jemi ne prag te L3B ?!

    Nuk fillon L3B per panarabizmin sepse ka mbaruar qe me 1967,vetem do krijohen konkllava te reja me mjekrrash!
    Histori dhe fund jave te mbare duke filluar nga tani.
    Kush nuk mendon sipas menyres se tij,nuk ka llogjike!

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anėtarėsuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet nė Bllog
    1

    Pėr: A jemi ne prag te L3B ?!

    Po mor ka filluar L3B! Nuk e shikoni c'bejne dhe sulmojne superfuqite...vecse me zona te izoluara...avash-avash!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •