Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Kriza e mazhorancës/ Ilir Meta fillon të lëvizë

    Emri:  rama_meta.jpg

Shikime: 630

Madhësia:  34.0 KB

    Pas mesazheve në distancë si ai i Skraparit, pas përdorimit të Ylli Manjanit dhe letrës për një skenar destabilizues të Spartak Brahos, Ilir Meta ka vendosur të zbresi vetë në terren. Kryetari i Kuvendit ka dhënë sot shenja të qarta se nuk ka ndërmend të presë duarkryq atë që ai e konsideron si një plan Rama- Basha për ta larguar atë nga politika.
    Kështu sot, Ilir Meta është takuar fillimisht me presidentin Bujar Nishani, me të cilin besohet se është biseduar për letrën e Spartak Brahos dhe angazhimin e drejtësisë në zbardhjen e disa akuzave që ngrihen aty. Ky takim është një shenjë e qartë që kërkon t'i tregojë opinionit se kryetari i Kuvendit nuk ka më besim tek kryeministri Rama apo ministri i Brendshëm, Tahiri, të cilët normalisht do të duhej të ishin kontaktuar të parët lidhur me çështjen e sigurisë së të akuzuarit për aferën e CEZ, Kastriot Ismailaj.
    E ndërsa takimi me Nishanin është një lëvizje e interpretueshme, ai që Ilir Meta zhvilloi fill më pas me kryetarin e PDIU, Shpëtim Idrizi ishte një paralajmërim i qartë për kryeministrin Rama. Një lëvizje për të thënë se Ilir Meta mund të kërcënojë jo vetëm me numrat e tij, por edhe me ato të partisë së çamëve, kryetari i të cilëve ka treguar se nuk e ka për gjë të lëvizë në bazë të pazarit të ditës.
    Por ajo që mund të quhet si kulm i lëvizjeve të sotme të Metës, ishte deklarata e tij duke dalë nga hotel Rogner. I pyetur nëse do të kalonte në Kuvend projektligjin për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ, të propozuar nga Basha, Ilir Meta tha se ai ishte i gatshëm të votonte propozimin e Berishës që kërkon hetim që nga privatizimi i CEZ e deri më sot dhe jo atë të Bashës, që kërkon të hetohet vetëm një segment i caktuar. Duke dashur të lërë të kuptohet se preferenca e tij për Berishën ishte më shumë se sa votimi i një propozimi, Meta tha se "Doktori e di mirë se kur them unë po, është po", një aludim i qartë ky që shpreh gatishmërinë e tij për ndonjë marrëveshje të re me Berishën.
    Madje, edhe shprehja që Meta u tha gazetarëve duke u larguar se: "unë kam origjinë malore ndaj nuk më prekin intrigat moçalore", mund të interpretohet si një tjetër sinjal për "besë" nga Sali Berisha.
    Tashmë loja ka zbritur në terren dhe ngjarje të reja priten, ndërsa kryeministri Rama vazhdon qëndrimin e tij 12 ditor në Nju Jork.

    Lapsi

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Takon Nishanin e Idrizin, Meta: S’më shqetëson asnjë lloj intrige moçalore, kam origjinë malore



    Zhvillime të rëndësishme në skenën politike shqiptare. Presidenti i Republikës thërret në takim Kryetarin e Kuvendit pas letrës së dërguar nga kryetari i komisionit të sigurisë se ndaj Metës po përgatitet një komplot. Palët nuk lëshojnë deklarata zyrtare, ndërsa pas një tjetër takimi informal me Shpëtim Idrizin e Partisë për Drejtësi dhe Integrim, e treta në Kuvend me 4 deputetë. Ilir Meta ishte i qartë kur tha se nuk e tremb asnjë intrigë moçalore.
    Tiranë- Presidenti i Republikës Bujar Nishani thirri në takim kreun e Kuvendit Ilir Meta, vetëm një ditë, pasi në zyrën e tij mbërriti një letër e kreut të komisonit të Sigurisë Kombëtare, që ngre shqetësim për një skenar komploti kundër kryeparlamentarit.
    Takimi në Presidencë, paraditen e së martës, 29 shtator 2015, u mbajt larg vëmendjes së medias, nuk u shoqërua me një njoftim zyrtar nga dy institucionet, por burime pranë takimit thanë se kreu i shtetit mund të ketë informacione se qarqe të caktuara po tentojnë të krijojnë destabilitet në Shqipëri.
    Pas takimit me presidentin, axhenda e kryeparlamentarit vijoi me një takim me nënkryetartin e kuvendit njëherësh kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, në ambientet e Hotel Rogner, vetëm pak metra larg godinës së Kuvendit.
    Në perfundim te takimit afro 50 minutash, kryetari i Kuvendit Ilir Meta dha këtë përgjigje kur u pyet nëse i druhej një “skenari” kundër tij.
    Ilir Meta: “Me qetësi e dashuri më duhet tju them: Origjina ime e fortë malore nuk shqetësohet nga asnjë lloj intrige moçalore”
    Kreu i Kuvendit, konfirmoi se kërkesa e demokratëve për hetim ndërkombëtar të çështjes CEZ, do të votohet në seancën e kësaj të enjte.
    Meta: “Janë dy gjëra të gjëra të ndryshme ajo që kërkon i pafajshmi Basha dhe ajo që kërkon Berisha. Unë kam mbështetur kërkesën e Berishës për hetim ndërkombëtar nga dita e parë që ka ardhur CEZ në Shqipëri dhe deri sot, zoti Basha ka kërkuar dicka tjetër, ka kërkuar mos hetim ndërkombëtar dhe ju e dini, edhe zoti Berisha e di që kur them unë “po” kjo punë ka mbaruar.”
    Pas takimit zoti Meta dhe Zoti Idrizi preferuan të largohen me të njëjtin automjet, me atë të kryetarit të Kuvendit.

    Letra e Brahos
    Ndërkohë një ditë më parë mediat shkruajtën se nëpërmjet një letre të gjatë dërguar krerëve më të lartë të shtetit, presidentit te Republikës, Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, kreu komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho paralajmëroi për një destabilitet politik ne vend.
    Në media shkruhet se në letër Braho akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.

    Emri:  meta-idrizi.jpg

Shikime: 509

Madhësia:  129.4 KB
    Ne foto: Ilir Meta ne takim me Shpetim Idrizin

    ORA NEWS

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Nikollë Lesi: Rama–Basha, takim sekret në Vjenë. Samir Mane kumbari i takimit

    Emri:  meta-basha-rama.jpg

Shikime: 577

Madhësia:  47.7 KB

    TIRANE-Në media ka shumë spekulime kohët e fundit, se Rama e Basha janë duke bashkëpunuar në aferën CEZ, kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës. Por, Nikollë Lesi ka shkuar më larg.
    Ai shkruan sot te “Koha Jonë”, se Rama dhe Basha janë takuar në Vjenë.

    Lajmi sot tek Koha Jone

    Miliarderi Samir Mane, kumbari i takimit Rama-Basha

    Edi Rama dhe Lulzim Basha janë takuar në Vjenë (Austri). Konfirmimi vjen nga një burim brenda selisë blu, i cili nën zë tha: “PO, janë takuar në Vjenë”. Ndërmjetësit kanë qenë një multimiliarder shqiptar që ka aktivitet edhe në Austri, bashkë me një lob mediatik në Tiranë, mik i Berishës dhe së fundi edhe i Ramës. Fillimisht, hezitues për tu takuar me kreun e qeverisë së majtë ka qenë lideri i PD-së Lulzim Basha, por duket se Berisha e ka dhënë lejen për takimin, me kushtin që të djegin Ilir Metën, por jo vetë ish-kryeministrin e Partisë Demokratike.

    Kështu, udhëtimi është përgatitur e sajuar për bukuri, pas një jave pushimi të Edi Ramës në ishullin e Sardenjës, bashkë me miliarderin e njohur Sami Mane. Kryeministri shqiptar, Rama ka qenë me siklet të madh sepse i duhej të digjte Ilir Metën dhe ka menduar reagimin e kryeparlamentarit. Ka menduar se mund të rrëzohet si mazhorancë, e ndaj ka kërkuar një garanci ndërkombëtare që PD-ja do ta gjejë pretekstin e mbështetjes së qeverisë së tij në Parlament, me argumentin se bëhet në emër të dekriminalizimit dhe reformimit të sistemit të drejtësisë. Pra, PD të mos e rrëzojë si kryeministër. Më saktë një qeveri PS-PD.

    Informacionet tregojnë se ka rënë dakord që kjo të mos bëhet kaq hapur, sepse rrezikon prestigjin e kryeministrit tek e majta dhe në popull. Ndaj, Partia Demokratike do ta sulmojë përsëri Edi Ramën në media, sa për sy e faqe, por sulmi direkt të jetë mbi kreun e parlamentit Ilir Meta. Mjafton vetëm që Ramës të mos i kërkojnë dorëheqje nga posti.

    Basha dhe Rama janë takuar në Vjenë (Austri), në prezencën e miliarderit si negociator. Nuk dihet tamam se çfarë është folur, por rezultatet e këtyre javëve të fundit po tregojnë se kanë bërë pazar të madh. Ndaj, duket se Ilir Meta po reagon fort, se ka mësuar pazarin e Edi Ramës dhe Lulzim Bashës në Vjenë.

    Edhe letra e Kryetarit te Komisionit Parlamentar të Sigurisë, Spartak Braho drejtuar krerëve të Shtetit dhe disa institucioneve kushtetuese, por edhe dalja e djeshme e nënkryetarit të LSI Ylli Manjani, që tha se “Kur qeverisin bashkë PS me PD Shqipëria digjet e ka të vrarë !”, tregon kanë informacionin e duhur për takimin e fshehtë Rama-Basha në Vjenë dhe marrëveshjen e tyre për të djegur kreun e LSI. Të dy, Rama e Basha, janë kënaqur nga synimi për prerjen e kokës së Metës që ta largojnë nga skena politike me 270 mijë votat e tij.

    Një tjetër garanci që ka kërkuar Basha me gojën e Berishës ka qenë që Rama të mos i prekë ish-liderit të PD-së asnjë koncension ekonomik të kohës së tij, ku ka interesa si dhe të mos synohet nga ministri Saimir Tahiri për të arrestuar djalin e tij, Shkëlzen Berisha. Kjo, pasi qeveria ka dy vite që po heton mbi veprimtarinë e tij.

    Ndërkohë mësohet se janë po të njëjtët aktor vendas biznesi e media që kanë bërë takimin e pazarin Nano- Berisha, të cilët bënë edhe takimin Rama- Basha në Vjenë.

    Ndërkohë pas garancisë së Ramës në Vjenë ish-kryeministri Berisha ka shtuar dozën e sulmeve ndaj Ilir Metës sepse nuk preket nga Qeveria për asgjë që ka bërë gjatë viteve 2005-2013.

    “Kumbaro” Zamir Mane rri e kundron Tiranën nga një kat sipër Berishës, në Kullën e madhe, tek stadiumi kombëtar dhe shikon se si “digjet” toka poshtë tij, ndërkohë që kanë edhe helikopter në tarracën e Kullës nëse Tirana bëhet rrumpallë nga përplasjet politike.

    (d.b/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Krisja PS-LSI, Ruçi: Na presin kohë të vështira

    Emri:  gramoz-ruci.jpg

Shikime: 547

Madhësia:  34.0 KB

    TIRANE-Rrudhja e Partisë Socialiste në Parlament dhe mundësia e ndryshimit të balancave për shkak të krisjeve në koalicion ka qenë dje objekt diskutimesh në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

    Kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, u ka kërkuar deputetëve unitet në seancat plenare gjatë votimit të nismave të qeverisë, raporton “Sot”.

    Sipas burimeve, Ruçi ka ndarë me disa deputetë shqetësimin se punët e koalicionit qeverisës nuk po shkojnë mirë. Ruçi ka paralajmëruar deputetët për të papriturat e situatave të vështira.

    Ndërsa në mbledhjen e grupit Ruçi ka qenë i përgjithshëm dhe sipërfaqësor, për shkak të ekspozimit të mbledhjeve ndaj mediave, kreu i grupit të PS, mësohet se ka qenë më i qartë dhe konkret në konsulta me deputetë të veçantë.

    Gramoz Ruçi ka ashpërsuar dhe intensifikuar thirrjet në drejtim të deputetëve, që të mos mungojnë në sallën e Kuvendit, aq më tepër në një periudhë jo të favorshme për koalicionin qeverisës.

    Gjuha e Ruçit është ashpërsuar më tepër, që nga seanca e kaluar plenare, kur dekretet e Presidentit Bujar Nishani u rrezikuan. Ishin vetëm 71 vota të mazhorancës që rrëzuan dekretin për arsimin e lartë dhe turizmin.

    Kjo gjë alarmoi krerët e Partisë Socialiste.

    (d.b/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    VIDEO Berisha: E paralajmërova Metën se Rama e do në burg. Kreu i LSI të bashkojë votat me PD për hetim ndërkombëtar



    TIRANE- Ish-kryeministri Berisha i ka bërë thirrje kryeministrit Rama të pranojë hetimin ndërkombëtar për çështjen e CEZ-it, që nga dita kur kompania erdhi në Shqipëri deri në firmosjen e marrëveshjes mes qeverisë dhe kompanisë çeke. Në një bashkëbisedim me gazetarët, Berisha akuzoi kryeministrin se ka bërë me CEZ-in një ndër pazaret më të fëlliqura, në të cilën janë ndarë dhjetëra e dhjetëra milionë euro.

    Sipas Berishës, vetoja e shumëpërfolur e Çekisë në BE dhe tre ligjet e vendosura si kusht për statusin kandidat ishin pjesë e pazareve që Rama kishte bërë për të rrokullisur Gjithça në xhepat e tij.

    “Çekia nuk mundej kurrë të ngatërronte një vendim politik me një çështje tregtare, e cila sipas ligjit europian, sipas ligjit anglo-sakson do zgjidhej në arbitrazh, do zgjidhej sipas rregullave tregtare. Unë kam përmendur komisionerin Fyle, e keni shkrimin të botuar, por fakti që marrëveshja u firmos në zyrat afër tij, marrëveshja me CEZ-in është firmosur në Bruksel, e tha ministri Ahmetaj. Fakti se gjysmë ore mbrapa Çekia tërhoqi veton tregon se ky ka qenë një pazar ndër më të fëlliqurit e Edi Ramës, në të cilin mund të jenë ndarë dhjetëra e dhjetëra milionë euro. Kurrë një qeveri e një vendi anëtar nuk mund të shndërrojë një çështje tregtare në një çështje madhore politike të bllokimit. Imagjinoni ju që të mund të bllokohej për një kompani e tërë vendimmarrja e Europës. Jashtë çdo lloj mundësie, kur palët bien dakord, kur njëra palë thotë më blloko ti. Gjithçka u rrokullis sipas xhepave të Edi Ramës dhe aleancës së qelbësirave.”- deklaroi Berisha.

    Në bisedimin e tij me gazetarët, Berisha ka këmbëngulur se Rama e do në burg Metën.
    “Që kur u hap ky parlament, ju e dini se unë i kam thënë Metës se Rama e do në burg. Vinin lajmet nga Berlini dhe Brukseli se Rama çonte aty dosjen e Metës për ta denoncuar atë. Ndaj unë i thashë Metës që atëhere, si ti në këtë koalicion je skllav. Rruga e tij ishte që të thoshte që atëherë ejani më hetoni”, tha Berisha.

    Ish-kryeministri tha se vlerëson faktin që Ilir Meta iu bashkëngjit kërkesës së tij për hetim ndërkombëtar. “Unë dua të bëhet transparencë e plotë për të gjitha këto veprime, dhe jo të përdoret për rikatim, për pengmarrje nga krahët e aleancës së qelbësirave, se nuk fitojnë gjë shqiptarët nga kjo.”- tha Berisha.

    Berisha ftoi LSI-në të bashkojë votat në Kuvend. “Duhet bashkim votash për hetim ndërkombëtar. Zoti Meta e ka pranuar këtë hetim e përgëzoj, zoti Rama të tregojë, të marrë minimumin e përgjegjësisë për interesin e shqiptarëve”,- tha ai.

    Gjatë bashkëbisedimit me gazetarët Berisha ka deklaruar se pala shqiptare e kishte të sigurt fitoren në arbitrazh. “Ne ishim të sigurt në betejën me CEZ, prandaj duhet hetim ndërkombëtar dhe të dalin të gjitha përgjegjësitë. Çdo veprim që kemi bërë ne, pala e tyre përpiqej të akuzonte palën shqiptare, ne bëmë gjithçka që ata të funksionojnë, jo të dështojnë. Ai merrte kompani për të mbledhur të ardhurat korrente dhe i ndante, ishte rruga e vjedhjes dhe falimentimit. Edi Ramës i fliste xhepi jo goja..ishin të mjaftueshme deklaratat e Ramës që CEZ ti përdorte kundra nesh në arbitrazh”,- tha Berisha duke shtuar se tani çdo shqiptar paguan 1200 euro.

    Ish kryeministri mohoi kategorikisht që fëmijët e tij të jenë përfshirë si ndërmjetësues mes qeverisë e ndonjë kompanie. “Në asnjë rast fëmijët e mi nuk kanë qenë ndërmjetës në jetën e tyre midis qeverisë dhe një kompanie private. Ata kanë një kod jetik shumë rigoroz të punës së tyre, për të cilin me dokumente kanë fituar pafajësinë sa herë janë akuzuar pa të drejtë”.

    Duke e quajtur shkelje kushtetute nenin 19-të të marrëveshjes me çekët për CEZ-in, Berisha drejtoi gishtin nga Rama e Xafa, ndërsa tha se me këtë ligj mund të vjedhësh me kamion e të mos dënohesh.

    “Në historinë e tokës vetëm dy herë kam lexuar dhe dëgjuar që një vepër të rënd penale nga parlamenti të shpallet e padënueshme, e kam parë tek CEZ ndeni 19 që thotë se s’mund të ketë asnjë ndjekje penale për asnjë aferë që ka lidhje me këtë marrëveshje. Në gjuhë popullore do të thotë, kemi vjedhur me kamion, por nuk mund të dënohemi. Nëse s’ke vjedhur pse e bën këtë ligj ti? kur shkel kushtetutën… Nuk ka në botë ligj të tillë përveç atij të Edi Ramës…Të thuash që Gjykata Kushtetuese nuk mund të gjykojë këtë ligj është turp, do të thotë që je një hajdut si Rama dhe Xhafa…Po çe do Gjykatën Kushtetuese që s’mund ta hetosh ligjin që ndryshon Kushtetutën. Ky është neni i diktaturës”
    Ndërsa i pyetur për një krisje të aleancës Rama- Meta, Berisha u përgjigj: “Paralajmërova se aleanca e qelbësirave po bën një luftë të brendshme, por shqiptarëve ju duhet hetimi po se c’kanë ata me njeri-tjetrin, si e përdorin këtë aferë kjo është skup mediatik, qytetarëve iu intereson të fitojnë paratë që ia humbi Edi Rama. Këtij të DIA-s i kanë ofruar 29 milionë, donte 135…prandaj hetimi është gjithçka”.

    (er.nu/ma.ar/BalkanWeb)

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Destabilizimi Politik - nje ide e Opozitës për të kamufluar korrupsionin e kaluar

    Perpjekjet e etheëshmë të Opozitës së sotme për të shkatërruar koalicionin e majtë i cili fitoi dy herë zgjedhjet, ato të përgjithëshme të 2013 dhe lokale 2015, mund të kenë sukses nëse idea e Berishës `dividere et impera` e realizuar me një malinjitet djallëzor, do të arrijë të rimojë me bejtet po aq malinje të Metës së LSI të tipit: `malësor` kundër atyre `moçalor.`
    Ngjarjet e rrejdhura me shpejtësi gjatë këtyre kohëve, kur Maxhoranca në pushtet po përpiqet te realizoje reformat e miratuara dhe nga ndërkombëtarët si reforma vendore, reforma arsimore, reforma në drejtësi , dhe dekriminalizimi (kjo e fundit e iniciuar me ngut nga opozita; por në fakt dekriminalizimi është një shtojcë e reformës në drejtësi), Opozita vazhdimisht është duke u përpjekur të pengojë këto reforma duke përdorur të tëra mjetet që ka në dorë.
    Si e ka realizuar deri tani Opozita përpjekjen e vazhduar për një destabilitet politik dhe përse?
    Shkaqet për të penguar Maxhorancën që të realizoje me sukses një numur reformash për të sjellë në binarë shtetin e kalbur dhe në tranzicion 25 vjeçar, janë të shumta.
    Një nga shkaqet kryesore të Opozitës për të destabilizuar politikisht vëndin është dëshira për të fshehur dhe kamufluar shkeljen e ligjit dhe korrupsionin galopant të arritur gjatë viteve 2005-2013, vite në të cilat u arritën rekorde negative për shtetin shqiptar: mungesa e ligjit, mos pasja frike ndaj ligjit, korrupsion galopant , dhe mungesa e ndonje reforme të vërtetë për të përmirësuar gjendjen. Pasoja ishte gropa e madhe e borxheve buxhetore dhe borxhet ndaj privatëve, dhe fshehja e gjendjes
    Shkaku tjetër kryesor ishte frika se mos Maxhoranca përpiqej të vinte përpara përgjegjësisë shkaktarët ministra dhe etc, por një nga përgjegjësit kryesorë ndonëse jo direct, ishte vetë Kryeministri i atëhershëm me mos kontrollin e gjëndjes apo me daljen nga duart e drejtimit të egzekutivit.
    Shkaku i tretë mbetej fshehja e gjendjes në të cilën rrëshqipti vëndi gjatë tetë viteve apo Disinformimi i qëllimshëm publik. Këtë nuk mund të themi që u bë me qëllim, por mungesa e kontrollit nga ana e egzekutivit bëri që droga, shkelja e ligjit në cdo aspekt të jetës në vënd, mungesa e vënies para ligjit të shkaktarëve apo vendosja para ligjit e personave të tipit që përmëndëte Fan Noli në vjershën e tij: `Kryqëzojë këtë se na vodhi fort pak , kryqëzoje atë se nuk vodhi aspak`, bëri që të lulëzonte informaliteti dhe anti-ligji.
    Kështu Shqipëria që para 2013 ishte e mbjellë më drogë por nuk flitej, kishte kontrabandë por nuk përmëndej, kishte shkelje të ligjeve nga drejtuesit por nuk vihej drejtësi, kishte papunësi por nuk diskutohej, kishte emigrim dhe kërkesa për azil por heshtej, kishte shkelje të të drejtave të pronës por nuk thuhej.
    Shkaku i katërt ishte përgatitja e mediave vizive dhe auditive për pseudo analiza dhe pseudo-opinione për të fshehur realitetin,
    Shkaku i pestë por jo më pak i rëndësishmi, ishte vazhdimi i vënies në drejtim të individëve jo-profesionistë, ose militantë, të cilët e zhytën egzekutivin dhe lokalet në llumin e korrupsionit. Vendosja në drejtim e këtyre individëve për një kohë të gjatë në drejtim vazhdon të shkaktërrojë manaxhimin e resurseve, dëmton administratën, dhe drejtimin e të gjitha hallkave shtetërore dhe publike, të egzekutivit dhe vendore..
    Shkaku i gjashtë mbetet përfshirja në drejtim e individëve që vijnë nga partitë e vogla, dhe shfrytëzimi nga ana e këtyre partive e nevojës për të patur një qeveri të realizuar me numra parlamentare të mbi 70, bën që qeverisja dashje pa dashje, të bjerë në duar jo profesionale duke e vënë Shumicën e atëhershme në `zeit not` apo përpara alternativës: `prano njerëzit e mi ose… prishet koalicioni dhe qeverisja` …..
    Shkaku i shtatë ishte përfshirja (që në kohën kur Opozita e sotme ishte në qeverisje)e elementëve me të kaluar jo të mirë apo kriminale, por mos amendimi i ligjeve me apo pa qëllim nga ana e mungesës së direktivave nga ana e Ministrisë së Drejtësisë, sidomos ligji për KQZ , bëri që në forcat politike më të mëdha PD dhe PS të hyjnë njerëz jo cilësorë.
    Shkaku i tetë, mungesa e këshilltarëve profesionistë në stafet e Ministriva, dhe të Kryeministrit, madje dhe të drejtuesve që u a lejon ligji, bëri që vendim-marrjet të jenë jo të rregullta.
    Këto shkaqe të mësipërme Opozita e sotme i kishte parasysh, por humbja e betejës në 2013 zgjedhjet parlamentare, dhe humbja e zgjedhjeve vendore, kërkesa e Maxhorancës për të vënë drejtësi, dhe për të bërë Reformat të cilat Opozita e sotme nuk i bëri dot dje, alarmoi ish ministrant, ish drejtuesit, dhe vetë kryetarin e dorëhequr të Partisë.
    Pavarësisht se ndërkombëtarët përgëzuan fitonjësit, i quajtën zgjedhje të mira, Opozita e alarmuar nga fraza pak misterioze e Kryeministrit të sotëm : `nuk keni parë asgjë akoma` u hodh në sulm duke provuar edhe njëherë se mbrojtja më e mirë është sulmi.
    Pa bërë asnjë analizë se përse humbën, pa bërë asnjë përgjegjës për disfatën përvec dorëheqjes së mirëpritur nga populli i ish Kryeministrit, pa u kujdesur se ishin përgjegjës për të gjitha argumentat e shtruara më sipër , Opozitarët të drejtuar nga një riosh i korruptuar 200 milionësh (sipas mediave, i cili si shumë të tjerë politi-qenër, mendojnë se të dish një gjuhë të huaj na qënka gjithçka në drejtimin e vëndit), hartuan strategjinë e sulmit.
    Disa nga taktikat sulmuese më të spikatura të cilat duhej të linin përshtypje në popull duhej të ishin taktikat në të cilat duhet të kishte të vërteta. Këto të vërteta i gjetën nga përgjegjësitë e padënuara të vetë këtyre ish pushtetarëve.
    Me një kapërcim ylberi , sikur të mos ishin ata përgjegjësit e rrënimit ekonomik , social, dhe politik të Shqipërisë, rrënim që vazhdon që nga 1990 nëpërmjet një tranzicioni të zgjatur e plot gabime e faje, Opozita e sotma, akuzoi Maxhorancën e sotme për fajet që i kishte bërë vetë duke u a atribuar fajet e veta Maxhorancës.
    Disa nga këto faje (të cilat janë shkaqet e sipërpërmëndura), ngecën tek Maxhoranca, sepse koalicioni jo-natyral që bëri PD me LSI, la pasojat e veta tek LSI e cila bëri koalicion me PS.
    Dy goditjet kryesore të Opzotës ishin: dekriminalizimi i cili në fakt ishte pasojë e mos rregullit të ligjit për KQZ dhe mungesa e orientimeve apo e amandamenteve të Ministrisë së Drejtësisë që para 2013, dhe korrupsioni CEZ në të cilin goditeshin ministrat e LSI dhe direct Ilir Meta.
    Të dy këto goditje të perfeksionuara gjatë dy viteve qeverisje së bashku me gabimet e bëra në punë nga Maxhoranca bëri që sot Maxhoranca të ndodhet në një udhekryq të madh.
    Nga njëra anë dekriminalizimi në të cilën në PS janë larguar apo ndodhen nën hetim dy deputetë, por pengesa që po i bëhet reformës në drejtësi mundëson Opozitën që të mbajë si deputetë, dy ish të dënuar duke mos i përmëndur këta që ka vetë por duke zhurmuar pë rata të maxhorancës.
    Nga ana tjetër, problem i CEZ, në të cilën janë të zhytur si qeverisja e atëhershme shumica dërrmuese e të cilëve janë deputetë sot, por edhe vetë Kryetari i LSI e ndjen vehten të kercënuar nga problem i një korrupsioni të madh, i cili mesa duket është realizuar nëpërmjet ndonjë VKM jo të rregullt, duke caktuar një Kompani private në të cilën përfshiheshin edhe 10 nënkompani të tjera për të mbledhur detyrimet, në një kohë kur vetë CEZ duhej ti mblidhte pa praninë e privatit i cili shpërdoroi paratë.
    Elementi shtesë në këtë sulm malinj ndaj Maxhorancës është dëshira për të përfshirë Kryeministrin në këtë aferë duke i përmëndur atij se CEZ kishte borxh rreth 600 milionë euro, pra sipas Opozitës i paska marrë Kryeministri këto para borxh.
    Por, harrojnë të thonë se ky 600 milionësh euro është borxh pra është një gropë financiare e shkaktuar nga privatizimi i gabuar dhe nga keqmanaxhimi, pra këto para që ka borxh CEZ nuk janë realisht por do të trashëgoheshin ashtu siç u trashëguar pas 2013.
    BE e orientoi qeverinë që të mbyllte arbitrazhin të cilin me siguri do ta humbëte dhe të merrte përsipër borxhin e qeverisë së kaluar.
    Kjo ndodhi.
    Prandaj ky sulm djallëzor, i pa shëmbëllt (se i pamoralshëm dihet që është), për të përfshirë kryeministrin e sotëm në një aferë ku Opozita e sotme ka rënë kokë e këmbë, ka për qëllim që të shkaktojë prishjen e koalicionit qeverisës.
    Këtyre sulmeve malinjë u shtohen sot budallallëqet politike të Rioshit 200 milionësh për `mosbindje civile`, por edhe sulmet e ish-komunistit Islami i cili tërret për kryengritje.
    Një turp i vërtetë për këtë fizikant të dështuar që ka tradhtuar shokët e vet për një post si ai i deputetit të cilin nuk duhet ta meritojë sepse duhet të përfshihet në ligjin e lustracionit ky njeri.
    Rezultati i kësaj paçavure politike shqiptare mbetet si gjithmonë: në kohën kur BE dhe SHBA fton për të ecur përpara, për të luftuar terrorizmin, e cilëson Shqipërinë si `vënd i sigurtë`, e fton për tu integruar dhe pas realizimit të reformave- të anëtarësohet në BE, këta opozitarë, disa përgjegjës për në vënien e pengesave qoftë nga injoranca qoftë nga frika e ligjit, kanë ngritur një zhurmë artificial për të përcarë maxhorancën me qëllim që të mos realizohen reformat e marra nga kjo Maxhorancë.
    Për fat të keq edhe Kryetari i LSI nuk po jep mesazhe të vendosura për të ruajtur koalicionin. Kjo tregon se edhe aim und të jetë i përfshirë në afera korruptive, sepse nuk është më rastësi që edhe në qeverisjen me Nanon, edhe ne qeverisjen e panatyrshme me PD edhe në qeverisjen me maxhorancën e sotme, ky individ ka shkaktuar probleme të mëdha të cilat duhen analizuar më thellë.
    Nëse ka ndërment të shkatërrojë koalicionin për të shpëtuar vehten, le ta bëjë, sepse do të humbasë gjithsesi; sidoqoftë nëse është i pa përlyer lë të qëndrojë fort në koalicion dhe të ndihmojë të përshpejtohen reformat për të cilat ka nevojë populli dhe vëndi.
    Populli ka nevojë për zbatimin e ligjit, për punësimin, për largimin e informalitetit, për realizimin e reformave të shpallura, pra ka nevojë për tu futur sa më parë në BE nëpërmjet integrimit.
    Lojrat e fëlliqura për të destabilizuar politikisht Shqipërinë nuk janë në interes të Shqipërisë por në interes të atyre që mbajnë përgjegjësi për vonesat, korrupsionin, mungesën e ligjit, dhe për futjen në drejtim të katundarisë, duke lënë mënjanë teknokratët dhe meritokratët.

  7. Anetarët më poshtë kanë falenderuar pirro10 për postimin:

    pranvera bica (30-09-2015)

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Bravo Pirro!Je shume i sakte dhe objektiv!

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    FOTOLAJM/ Pas Nishanit dhe Idrizit, Meta troket gotën me Berishën

    Kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe ish-kryeministri Sali Berisha shfaqen duke trokitur gotat me njëri-tjetrin.

    Emri:  meta_berisha_ambasada_kineze_tirane.jpg

Shikime: 512

Madhësia:  53.4 KB
    BERISHA DHE META NE AMBASADEN KINEZE

    Një aktivitet i zhvilluar nga ambasada Kineze mbrëmjen e së martës në Tiranë, ka bërë të mundur që dy politikanët të takohen qoftë edhe për pak çaste, larg akuzave dhe debateve që shkëmbejnë ndaj njëri-tjetrit në sallën e Kuvendit të Shqipërisë.

    Takimi i Ilir Metës me Sali Berishën edhe pse jo i planifikuar nga vetë ai, vjen pas një axhende të ngjeshur takimesh që kreu i Kuvendit ka zhvilluar sot.

    Më herët, Meta u takua me Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, në zyrën e këtij të fundit, ndërsa më pas zhvilloi një bisedë edhe me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin.

    Aktualisht, Meta ndodhet nën akuzat e opozitës për aferën ‘CEZ’ me qeverinë shqiptare dhe kompaninë DIA.

    Opozita ka kërkuar dorëheqjen e tij me pretendimin se është i përfshirë në aferën që sipas saj DIA ka pasur me CEZ.

    Panorama

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Telefonata nga New Yorku/Rama në alarm nga lëvizjet e Metës

    Emri:  rama-meta1_0.jpg

Shikime: 515

Madhësia:  69.1 KB

    Edi Rama që ndodhet ende në Nev York është vënë në alarm nga lëvizjet kaotike të Metës. Deklaratat nga Skrapari se Basha dhe Rama po komplotonin kundër tij, letra e Spartak Brahos, shkëmbimi i mesazheve publike me Berishën dhe së fundi trokitja e gotave më ish kryeministrin duket se e kanë shqetësuar Ramën. Këshilltari i tij, i ka telefonuar dje nga Nev Yorku Monika Kryemadhin për ti dhënë mesazhin se Rama nuk ka asnjë armiqësi ndaj Metës. Dhe pas një bisede sqaruese të gjatë përpara nisjes në Amerikë ata kanë folur për një të dytë që do të zhvillohet pas kthimit të kryeministrit ku mendohet se mund të futen në rreth të kuq disa ministra që sipas burimeve të LSI-së po sulmojnë Metën.

    Por pyetja që shtrohet është: a është e gjithë ajo ftohje që shihet mes Ramës dhe Metës tjeshtë një cështje humori personal? A është thjeshtë një prishje për qëndrime politike, apo mes tyre qëndron një hendek më i madh i hapur nga aferat, ndërkombëtarët apo goditjet nën brez të lojës në pushtet. Natyrisht që nëse është e para, Rama dhe Meta e kanë më të lehtë të gjejnë ujdinë mes tyre. Por nëse qëndron hipoteza e dytë atë nuk e sheshojnë dot me ballafaqim mes tyre.

    Lapsi

  11. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,967
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rama 12 ditë "peng" në Amerikë, Meta fillon divorcin me Ramën në Tiranë

    Manjani: Rritja e LSI-së e shqetëson PS-në

    Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim Ylli Manjani ka dhënë një intervistë për televizionin Top Channel sot, ku ka folur për marrëdhëniet me PS-në si dhe aferën e CEZ.

    Ja cila është intervista e plotë:

    Manjani, ditët e fundit gjithmonë e më shumë po shtohet në publik debati se ka një krisje të koalicioni bashkëqeverisës PS-LSI. Sa reale është kjo dhe sa ju e perceptoni se ka një problem në komunikimin tuaj me Partinë Socialiste?

    Mund të them qartë dhe prerë: jo nuk ka probleme koalicioni. Nuk është çështje koalicioni. Koalicioni siguron një funksionim normal të qeverisë, qeveria funksionon normalisht. Sigurisht, normaliteti brenda kushteve të Shqipërisë, Shqipëria ka shumë probleme, të jemi realistë. Nga ana tjetër debati politik vazhdon, sepse nuk ka koalicion që ndalon debatin politik, nuk ka koalicion që fshin identitetin e partive politike dhe nuk ka koalicion që të ndalojë diskutime të veçanta, qoftë edhe me mendime alternative apo mendime ndryshe në raport me çështje të caktuara.

    Duhet të kuptojnë një gjë, që jetojmë në një Republikë Parlamentare dhe jo në një Republikë Qeveritare. Është një dallim shumë i madh ky, domethënë që qeveria ka punën e vet, por Parlamenti ka punën e vet në kuptimin e zhvillimit të debatit politik dhe në kuptimin e shpalosjes së ideve apo të vizioneve politike të çdo force politike apo qoftë edhe çdo deputet. Kjo është Kushtetuta që kemi sot dhe nuk ka ndonjë diskutim. Unë e kuptoj debatin publik që ngrihet në lidhje me këtë çështje. Përgjithësisht njerëz, të cilët kanë qenë kundër bashkimit të së majtës, janë sot në avangard të mbrojtjes së teorisë se koalicioni i majtë po shpërbëhet. Kështu që mund të them me bindje të plotë që nuk është kështu dhe nuk ka për të qenë kështu dhe për shumë vite.

    Manjani nuk është fare pa brumë ky debat po të kemi parasysh se kanë qenë dy deklarata të kryetari të LSI, z. Meta ku ka nënkuptuar një koalicion të mundshëm Rama-Basha në opozitë…

    Meta nuk ka lënë të nënkuptohet, por ka bërë një deklaratë, në kuptimin politik të fjalës, për të kuptuar në raport me çështje të caktuara se çfarë po lëviz, dhe çështja ka qenë dhe mbetet një ndasi e thellë e dukshme brenda Partisë Demokratike. Nga njëra anë është qëndrimi zyrtari i kryetarit formal të Partisë Demokratike, nga ana tjetër kemi qëndrimin e z. Berisha. Në fund fare të gjitha këto histori edhe teori apo çështje që ngrihen edhe në perceptimin publik vijnë nga Partia Demokratike dhe vijnë nga dy burimet e Partisë Demokratike. Kështu që ne nuk kemi as asnjë hezitim as ndonjë analizë ndryshe. Besoj se edhe socialistët kështu mendojnë. Se s’ka ndonjë gjë për të ndarë. Për të kuptuar, pra që PD është me dy koka dhe sigurisht që ka edhe dy qëndrime. Kështu që qëndrimeve politike duhet t’i përgjigjemi me mjete politike.

    Megjithatë z. Manjani ka pasur edhe një letër të Kryetari të Komisionit për Sigurinë Kombëtare, z. Spartak Braho, njëkohësisht deputet i LSI-së, që ka folur dhe ka paralajmëruar një destabilitet të mundshëm politik dhe ka lënë të nënkuptuar se edhe z. Rama është pjesë e një komploti siç e quan ai kundër z. Meta…

    Unë e kam thënë edhe më parë dhe vazhdoj të insistoj. Këto janë çështje të sigurisë. Z. Braho mban detyrën e Kryetarit të Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Parlament. Janë çështje të informacionit të klasifikuar. Janë çështje që i takojnë personave që administrojnë informacion të klasifikuar. Nuk di t’ju them se ç’është letra, ku shkon, çfarë bën. Di t’ju them këtë, që nuk është z. Braho që ka akuzuar z. Rama, por është z. Braho që në atë letër ka ngritur shqetësimin e një bisede që ka ndodhur ndërmjet personash privat, të cilët pretendohen se kanë folur në emër të z. Rama, në emër të z. Lu dhe në emër të z. Basha. Kjo është e vërteta e letrës. Pra, nuk është Braho që akuzon, por janë personat të cilët kanë përdorur këta emra dhe kështu ndodh në të tilla raste. Çdo njeri që shantazhon përpiqet që të shantazhojë me emrat e udhëheqësve, me emrat e njerëzve të rëndësishëm të politikës dhe të shtetit dhe për këtë arsye si Kryetar i Komisionit për Sigurinë Kombëtare ka kërkuar që të merren masa për të ndaluar çdo person të mundshëm, çdo shantazh të mundshëm. Jam i prirur të besoj se edhe zonja në fjalë që ka folur për këtë çështje ndjen presion dhe ne prandaj po themi që ky njeri të mos presionohet. Pse i duhet bërë presion një njeriu?! Kushdo që ia bën këtë presion, shteti duhet ta mbrojë. Ky është shqetësimi dhe kjo ja vlen.

    Terren këtij debatit i ka dhënë dhe fakti, që në të gjitha akuzat e ngritura ndaj z. Meta, ka një mbrojtje politike të munguar nga kryetari i koalicionit që është Kryeministri i vendit. Nuk e kemi parë që të bëjë deklarata në të kundërt të asaj që ka bërë z. Berisha?

    Ne nuk kërkojmë mbrojtjen politike nga askush, sepse ne nuk kemi nevojë për mbrojtje politike. Por kemi bërë analizë politike në mënyrë publike me zë të lartë ku kemi thënë që rritja, dhe kjo është e vërteta, që rritja elektorale e LSI-së sigurisht që është shqetësim për partitë tradicionale shqiptare .

    Edhe për PS-në?

    Po, patjetër që po. Edhe Partia Socialiste nuk imunizohet nga kjo dhe kjo nuk ka të bëjë me koalicionin, sepse të gjitha gjërat shfryhen tek koalicioni. Nuk ka lidhje fare lidhje me koalicionin. Koalicioni vazhdon, ka punën e vet, ka marrëveshjen e vet, ka edhe axhendën e vet të punës të cilën unë mendoj që ndoshta është koha dhe që të bëjmë një analizë brenda koalicionit se çfarë kemi bërë në këto dy vite dhe si do t’i bëjmë më mirë dhe më shpejt në dy vitet e ardhshme. Por kjo është një temë tjetër.

    Ndërsa sa i takon çështjen së mbrojtjes, ne nuk kërkojmë mbrojtje, nuk kemi kërkuar mbrojtje. As nuk e bëjmë një gjë të tillë. Por analiza mbetet. Rritja e LSI-së është problem. Është problem, sepse është diçka që vështirësisht pranohet nga partitë e mëdha, që quhen parti të mëdha tradicionale.

    Mund të jetë kjo një nga arsyet që z. Rama ka heshtur në rastin e akuzave ndaj z. Meta?

    Po tani tua them këtë, nuk jua them dot, sepse nuk e di se çfarë mendon z. Rama për këtë çështje. Z. Rama duhet ta thotë vetë se çfarë mendon për këtë punë, ashtu siç z. Basha apo z. Berisha apo të gjithë zotërinjtë dhe zonjat e tjerë në politikë.

    Parimisht z. Manjani, a duhet që z. Rama si bashkëkryesuesi i koalicionit të kishte një pozicionim në këtë rast?

    Unë mendoj se kemi një rast shumë të mirë për të marrë një pozicion politik dhe zyrtar, që nuk duhet ta humbim. Dhe kjo është çështja e hetimit mbi çështjen “CEZ”, meqenëse është çështja që ka shpërthyer këtë debat. Qartësisht ne jemi të pozicionuar për të pranuar një hetim ndërkombëtar për këtë çështje nga dita e parë deri në ditën e fundit. Të njëjtën gjë, pavarësisht ndasive brenda Partisë Demokratike, besoj se edhe PD këtë gjë e kërkon. Dhe këtu nuk shoh asnjë arsye se përse Partia Socialiste të kishte një pozicion të ndryshëm apo të kundërt nga kjo histori. Përballë hetimit ne nuk kemi pse të kemi as frikë, as droje dhe asgjë. Në qoftë se ka persona përgjegjës, përse duhet t’i mbrojmë, nëse s’është për t’i mbrojtur. Nëse s’ka persona përgjegjës duhet të heshtim një herë e mirë e duhet ta mbyllim këtë histori. Por ama kjo duhet të vijë si rezultat i një hetimi të besueshëm dhe kjo nuk ka ndonjë gjë për t’u fryrë si një çështje politike apo për ta bërë si çështje ndasie. Unë nuk besoj se kjo është një çështje që na ndan. Duhet të jetë një çështje që na bashkon. Në fund fare është një çështje që shqetëson opinionin publik dhe t’i japim opinionit publik të vërtetën, pse jo?!

    Nga pikëpamja ligjore në një shtet të pavarur, a është e mundur që të paragjykohet drejtësia shqiptare dhe të kërkohet një hetim ndërkombëtar që gjithsesi do të kërkonte kohën e vet për t’u përgatitur për një komision të posaçëm për ta mundësuar këtë gjë?

    Bëni mirë që ma ngrini pyetjen në kuptimin e shtetit të pavarur, sepse unë mendoj dhe përgjithësisht ka një opinion të shëndetshëm publik që e ngre këtë çështje me rastin e aferës “CEZ”, po themi apo çështjes së sektorit të energjisë, sepse në Shqipëri unë mendoj se ka ndodhur një korrupsion politik sistematik. Çfarë është ky korrupsion politik? Pra, na ka ndodhur që Kryeministrat shqiptarë, apo qeveritë shqiptare le të themi, vendosin interesin publik të shqiptarëve në satër si pjesë e negociatave me shtetet e tjera, o për të konkurruar për statusin, o për të marrë statusin. Rasti i CEZ-it është fare flagrant, besojmë dhe mendojmë, të paktën me ç’është emetuar në publik. Një Kryeministër e shet OSHEE-në te CEZ-i për të filluar procedurat e statusit dhe akuza është që një Kryeministër tjetër e mbyll procedurën e CEZ-it për të marrë statusin. Dhe nëse kjo është e vërtetë ky është korrupsion politik, pra të vendosësh interesat e shtetit tënd në axhendën e një shteti tjetër për interesa tregtare. Unë nuk besoj se kjo nuk është çështje lekësh, nuk është se kanë marrë lek këta, në kuptimin e korrupsionit që njohim ne në gjuhën e përditshme, por është një korrupsion politik sepse, në qoftë se është e vërtetë, lidhet me faktin që për t’i zgjatur vetes jetën në pushtet, bën marrëveshje me interesin publik të shqiptarëve. Kjo është e papranueshme, ky është korrupsioni më i rëndë që mund t’i ndodhë një shteti sovran se sa çdo gjë tjetër që mund të ndodhë në këtë kontekst.

    Kështu që nga kjo pikëpamje ne prandaj duam që kjo gjë të hetohet, të sqarohet një herë e mirë. Pyetjet më kryesore që duhet të shtrohen janë këto: a është e vërtetë që sistemi i shpërndarjes në atë kohë iu shit CEZ-it, sepse Çekia kishte bllokuar çështjen e statusit? Dhe a është e vërtetë që u mbyll marrëveshja, sepse Çekia na bllokonte përsëri çështjen e statusit? Këto dy pyetje për mua janë fondamentale, që duhet të sqarojnë të vërtetën e kësaj historie. Dhe këtu nuk janë çështje politike, nuk janë çështje koalicionesh, nuk janë çështje të cilat duhet të transferohen si një grindje a përçarje apo ku di unë se çfarë. Janë çështje që kanë të bëjnë me të vërtetën, janë çështje të shtetit, nuk janë çështje të politikës. Dhe, përpara çështjeve të shtetit, politika ka vetëm një detyrë: të heshtë dhe të lejojë profesionistët ta zgjidhin këtë çështje. Nëse nuk ka fakte që provohet kjo gjë atëherë historia është e mbyllur. Nëse ka fakte personat përgjegjës duhet të mbajnë përgjegjësi. Kjo është e vërteta e kësaj historie dhe ne nuk kemi pse të jemi hezitues ndaj kësaj pike. Diskutimi është parimor dhe nuk ka pse të jetë personal.

    Por pse duhet të jetë ndërkombëtar hetimi, kur ka një Prokurori shqiptare?

    Për dy arsye: e pra sepse në këtë çështje përfshihen biznese dhe persona me shtetësi të huaj, ku besojmë që një juridiksion ndërkombëtar do e kishte shumë më të thjeshtë investigimin e kësaj çështjeje dhe e dyta për t’i dhënë besueshmëri hetimit në tërësi. Jo se ne nuk besojmë te Prokuroria shqiptare, të jemi realistë në këtë pikë. Unë personalisht si jurist, por edhe si njeri që merrem me politikë, besoj 100%, nuk ka asnjë problem. Por palët në konflikt, ose në këtë potere po themi publike, kanë shprehur dyshime për besueshmërinë. Është një diskutim i vjetër në Shqipëri besohen apo nuk besohen organet e drejtësisë në Shqipëri. Kështu që për të hequr çdo lloj alibie, për të rritur sa më shumë besueshmërinë në këtë çështje, pse jo një prokuror i huaj, i cili do të mund të asistonte apo mund të ishte në lidership të këtij procesi, do të ishte një gjë e mirë. Modele ka, nuk do të ishte një model i panjohur. Maqedonia e ka bërë këtë gjë, Kroacia e ka bërë këtë gjë, Rumania e ka bërë këtë gjë, pra janë shtete të cilat i japin besim vetes, duke sqaruar opinionin publik një herë e mirë në mënyrë shteruese për çështje ët cilat praktikisht bëhen çështje politike.

    MAPO

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •