Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    Rama ‘habit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë



    Kryeministri Edi Rama ka folur sot në panelin e OKB-së në Nju Jork për harmoninë fetare dhe luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

    Sipas Ramës qasja dhe vlerat e Shqipërisë ndaj fesë duhen marrë shembull për luftën ndaj ekstremizmit fetar.

    “Duhet ta luftojmë terrorizmin duke patur parasysh vlerat tona”, tha Rama. Ai befasoi të pranishmit kur foli për besimin fetar në familjen e tij.

    “Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks. Ndërsa djali tjetër, i sapolindur duhet të vendosë vetë për besimin e tij, edhe pse Papa Françesku e ka bekuar dy herë.

    Ai është me fat se jeton në një vend ku askush nuk do t’ia imponojë një besim fetar. Ai jeton në vendin ku Papa Françesku e bekoi për tolerancën fetora”, tha Rama.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    O shoku Rama!

    Sqaroji mire. Thuaju qe kete e ke gruan e trete se dy te parat nuk te dolen gje. Thuaju edhe ata femijet orthodhokse i ke njerin me gruan e pare, e tjetrin e ka gruaja muslimane me shokun tend te ngushte, para se ti t'ia merrje shokut te ngushte gruan per nuse.

    Ke harruar tu thuash edhe qe babane e mamane e ke patur komunist dhe ateist. Dhe se mamaja jote e kish njeriun e saj shokun e byrose komuniste, Spiro Koleka. Dhe sa krenar ishe qe familja jote dha kontributin e saj te cmuar per kthimin e Shqiperise ne gazin e botes, shpalljen e Shqiperise ne shtetin e vetem ateist te botes! Ne ia arritem qe te hyjme edhe ne librin e rekordeve Guiness te botes! Ne shqiptaret e Shqiperise socialiste krenoheshim me kete arritje! Kurse bota e qyteteruar qeshte me ne.

    Te pakten tani nuk qeshin me me ne, qeshin vetem me ty o shoku Rama!

    Albo

    P.S Une them qe te takon te besh edhe nje femije tjeter, e kete ta besh budist, qe ta kemi mire edhe me vellezerit kineze
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-09-2015 më 21:11

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    Evian (29-09-2015)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    Forcat përçarëse në botën tonë

    Mendoj se ky është një moment që duhet të ngihemi e të bashkëpunojmë për shoqëritë që respektojnë të drejtat universale të njeriut, bazat e lirisë dhe refuzojnë këndvështrimin e korruptuar të çdo formë besimi që mund të përhapet në çdo qytet që prej Parisit deri në Baga duke kërcënuar jetët, paqen dhe të ardhmen. Vala e fundit e ekstremizmit që ka pllakosur botën tonë është një etje për gjak duke përdorur armatime dhe teknologji të sofistikuar për të shkatërruar jetët njerëzore, vlerat e saj dhe thesare të njerëzimit siç ndodhi në Palmira apo vende të tjera të jashtëzakonshme kulti, dije apo të trashëgimisë së përbashkët.

    Përtej çdo dyshimi, urrejtja që këto sulme mbartin dhe verbëria që tregojnë nuk vjen vetëm për shkak të besimit të korruptuar. Ka kaq shumë forca përçarjeje në botën tonë dhe origjina e radikalizimit të atyre që kryejnë masakra në emër të Zotit duhet kërkuar edhe në sistemet dhe mënyrat e qeverisjes që prodhojnë pabarazi tensione sociale dhe diskriminim.

    Nuk ka vetëm një mënyrë për t’u përballur me terrorizmin. Masat që duhen ndërmarrë janë komplekse dhe përfshijnë bashkëpunime të gjera në termat e aktorëve pjesëmarrës që prej atyre fetarë e deri te ata të sigurisë, si dhe kërkon harmonizimin e hapave në fusha të ndryshme që nga ekonomia e deri te arsimimi.

    Megjithatë feja mund të luajë një rrol kyç në shërimin e plagëve, bashkimin e njerëzve dhe duke ndërtuar ura të mëdha shpirtërore mes komuniteteve të ndryshme fetare. Në një prej këtyre urave mund të gdhenden fjalët e poetit shqiptar Naim Frasheri i cili ka thënë: Njeriu është faltorja jonë duke shpjeguar më tej se shtëpia e Zotit është arti njerëzor në mënyrë të atillë që çdo qenie njerëzore është e shenjtë.

    Këto fjalë janë veçanërisht kuptimplotë pasi theksojnë kompleksitetin e sfidës tonë sepse na duhet të luftojmë terrorizmin pa hequr dorë nga vlerat tona dhe duhet ti kultivojmë ato sikur terrorizmi të mos ekzistonte. Kjo më kujton Papa Gjon Palin e Dytë i cili thoshte se feja dhe arsyeja janë si dy krahë në të cilat ngrihet shpirti njerëzor në përmbushje të së vërtetës. Dhe Zoti ka vendosur tek arti njerëzor, dëshirën për të njohur të vërtetën, pra e thënë ndryshe për të njohur vetë atë.

    Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks ndërsa foshnja jonë është katolik. Kështu djali ynë, vetëm 1 vjeç duhet ende të vendosë se cilit besim ti përkasë, megjithëse ne besojmë se ai është katolik thjeshtë sepse Papa Françesku e ka bekuar atë dy herë, herën e parë kur ndodhej në barkun e nënës dhe herën e dytë kur ai erdhi në Tiranë. Dhe ai është me fat sepse jeton në një vend ku askush përfshirë familjen e tij nuk do ti bëjë kurrë presion atij që të zgjedhë një besim të caktuar dhe nuk do ti predikojë kurrë një besim përkundrejt tjetrit. Sepse ai ka lindur në një vend të pagëzuar nga vetë Papa Françesku si vendi i vëllazërisë fetare, çka përfaqëson një garanci thelbësore për brezat e ardhshëm që ta gëzojnë këtë botë në paqe dhe prosperitet.

    Faleminderit për durimin dhe vëmendjen tuaj dhe më lejoni të shpreh mirënjohjen time ndaj pjesëmarrësve të tjerë në këtë panel veçanërisht madhërisë së tij Mbretit të Jordanisë, i cili është tepër i angazhuar në një luftë të përbashkët për të gjetur kuptimin e kësaj bote të turbullt.

    * Fjala e mbajtur nga Edi Rama në një panel diskutimi me temë “Harmonia sociale për një zhvillim të qëndrueshëm: promovimi i respektit dhe mirëkuptimit në një kohë intolerance” në OKB

    Shqiptarja

  5. #4
    i/e regjistruar Maska e Evian
    Anëtarësuar
    04-08-2015
    Postime
    507

    Për: Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    E ka be kakofoni n'OKB !

    Kujt i interesonte besimi i tij atje ? Un pash vetem ate priftin katolik, i cili i zgërdhihej ne te majt.

  6. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-03-2013
    Postime
    246

    Për: Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Rama ‘habit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë



    Kryeministri Edi Rama ka folur sot në panelin e OKB-së në Nju Jork për harmoninë fetare dhe luftën ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit fetar.

    Sipas Ramës qasja dhe vlerat e Shqipërisë ndaj fesë duhen marrë shembull për luftën ndaj ekstremizmit fetar.

    “Duhet ta luftojmë terrorizmin duke patur parasysh vlerat tona”, tha Rama. Ai befasoi të pranishmit kur foli për besimin fetar në familjen e tij.

    “Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe ne kemi një vajzë dhe një djalë të besimit ortodoks. Ndërsa djali tjetër, i sapolindur duhet të vendosë vetë për besimin e tij, edhe pse Papa Françesku e ka bekuar dy herë.

    Ai është me fat se jeton në një vend ku askush nuk do t’ia imponojë një besim fetar. Ai jeton në vendin ku Papa Françesku e bekoi për tolerancën fetora”, tha Rama.

    Panorama







    Edhe kjo te prishi pune ty ? E shikon as mesimet e shokut sali dhe as besimi i patundur ne orthodhoksi nuk te ndihmuna te kapesh mesazhin ....!

  7. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    Citim Postuar më parë nga WesternBlot Lexo Postimin
    Edhe kjo te prishi pune ty ? E shikon as mesimet e shokut sali dhe as besimi i patundur ne orthodhoksi nuk te ndihmuna te kapesh mesazhin ....!
    Po mire une, po ti si komunist qe je, si e duron kete te nipin e Spiro Kolekes qe te na dali e te na i thote botes qe eshte katolik dhe gjithe familjen e ka me besim?

    Keshtu na ka mesuar Partia e shoku Enver?

    Turp te kini qe ia jepni voten ketyre palacove qe shkelin me kembe mesimet e shokut Enver!

    Albo

  8. #7

    Për: Rilindasi Rama ‘mahnit’ OKB-në: Jam katolik me grua myslimane e fëmijë ortodoksë

    Shume bukur, perfaqeson me se miri fene ne Shqiperi. Vetem se duhet te kishte nje nga femijet mysliman qe te ishin me perafersisht perqindjet me fete ne Shqiperi.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •