Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    20 vjeçari Dorian Kuqo, viktima e rradhës e xhihadit të ISIS në Siri

    Luftoi për ISIS, Një tjetër viktimë për xhihad, familja nga Pogradeci e mori lajmin para një muaji



    Një i ri rreth 20 vjeç, i quajtur Dorian Kuqo nga fshati Rrëmenj i Pogradecit ka mbetur i vrarë në Siri.
    I larguar prej afro nje viti nga familja, i riu pogradecar që njihej si një besimtar mysliman i devotshëm që në fëmijëri, pa lajmëruar askënd ka përfunduar në radhët e ISIS ku edhe ka humbur jetën.
    Lajmi për vdekjen e tij është mësuar reth një muaj më parë, kur i ati Meleq Kuqi ka vënë në dijeni edhe hoxhën e fshatit .
    Ndërsa në familjen Kuqi kanë mbyllur dyert dhe vazhdojnë jetesën e përditshme nën peshën e kësaj ngjarje tragjike, imami i fshatit Rrëmenj Hekuran Kasemllari tregon për të riun që e ka patur besimtar në xhami që prej fëmijërie dhe deri kohët e fundit kur u largua fillimisht në Tiranë.
    Sipas tij, Dorian Kuqi, është larguar rreth një vit më parë nga familja dhe merrej me punë në Tiranë.
    Herë pas here kur kthehej në fshat, Dorian Kuqi, falej në xhami por asnjëherë nuk është rrëfyer se kishte vendosur të largohej për në Siri.
    Familja e Dorian Kuqit përbëhet edhe nga tre pjestarë të tjerë, një vËlla dhe dy prindërit.
    I ati i tij Meleq Kuqi, jashtë kameras tha se tashmë ka rënë në hall, por nuk dha sqarime për largimin e djalit dhe se kur ka mësuar mbi vrasjen e tij.
    Edhe banorë të tjerë të fshatit Rrëmenj pohuan se ishin ne dijeni të vrasjes së Dorian Kuqit, ndërsa e përshkruan atë si një besimtar dhe djalë të urtë.
    Ndërkaq, hoxha Hekuran Kasemllari, pohoi se nga ky fshat ka edhe një tjetër të ri të besimit mysliman që mendohet se është vrarë në Siri, pas ikjes fillimisht në Tiranë ku dyshohet se janë rekrutuar për llogari të ISIS.

    Emri:  xhami.jpg

Shikime: 436

Madhësia:  107.8 KB
    Ne foto: Xhamia dhe hoxha i fshatit ku predikonte i vrari Dorian Kuqo

    ORA NEWS

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e ai djali ...
    Anëtarësuar
    19-09-2015
    Vendndodhja
    greece
    Postime
    121

    Për: 20 vjeçari Dorian Kuqo, viktima e rradhës e xhihadit të ISIS në Siri

    gjynah si njeri ama moskeqardhje per rrugen qe zgjodhi ....

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •