Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Ilir Meta nga Skrapari: "Unë kryeministër! Ramën dhe Bashën do ti nxjerr në opozitë!"

    Meta në Skrapar: Opozita e re Rama-Basha. Drejt zgjedhjeve të parakohshme

    Emri:  31245b702e6e72e55aeb760683ead785_XL.jpg

Shikime: 452

Madhësia:  22.2 KB

    Kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI, Ilir Meta ka lëshuar mesazhe të forta ndaj kreut te PD, Lulzim Basha, por edhe ndaj Kryeministrit, Edi Rama. Në një takim të zhvilluar në Skrapar, Meta i cilësoi të çuditshme akuzat e PD. Sipas tij, një opozitë zakonisht kërkon dorëheqjen e Kryeministrit dhe jo të kreut të Kuvendit. Ai tha se qytetarët nuk duhet të çuditen kur kreu i PD të ankohet për opozitën Basha-Rama. “Madje nuk keni dëgjuar asgjë akoma, sepse shumë shpejt do fillojë të ndërroj vendet dhe do akuzoj qeverinë Meta-Rama dhe pak më vonë, të jeni të bindur se do të dëgjoni çudi të mëdha, për akuzat e tij ndaj qeverisë kriminale Meta-Meta dhe për shtypjen dhe terrorit të saj ndaj opozitës së pafajshme Basha-Rama", -tha Meta.

    Qëndrimet e PD dhe kreut të saj Basha, Meta i cilësoi si çudi në politikën shqiptare. "Është i vetmi kryetar opozite, i cili në vend që të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit, siç kërkohet nga kryetaret e opozitës në të gjithë Europën dhe botën, kërkon dorëheqjen e kryetarit të Kuvendit. Unë e kuptoj kush është arsyeja e tij e vërtetë. Është pakënaqësia e tij e thellë për respektin maksimal që unë tregoj, jo vetëm për demokratet në Parlament, por sidomos për liderin historik z. Berisha duke i dhënë mundësinë të shpreh pa kufi qëndrimet e tij politike. Nuk habitem sepse qeverinë Rama e etiketon si qeverinë Rama-Meta",-tha kreu i Kuvendit.

    Kreu i LSI foli dhe për procesin e dekriminalizimit. "asnjë kandidat i LSI nuk ka pasur asnjë problem që të krijonte shqetësimin më të vogël me ndërkombëtarët. Nuk më është paraqitur asnjë shqetësim për asnjë deputet të LSI nga ndërkombëtarët, apo të asnjë ministri.",- tha ai. Duke komentuar marrëdhëniet e SHBA, Meta tha se "do të jem shumë shpejt pas 3 javësh në SHBA. Dhe do komunikoj me ju nga Uashingtoni".

    Me sa shikohet po shkohet drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Me Ramën kryeministër kjo nuk dihet!


    Koha Jone

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Meta nga Skrapari: "Unë kryeministër, Ramën dhe Bashën do ti nxjerr në opoz

    LSI del hapur: Kundër koalicionit PS-PD

    Emri:  2104.jpg

Shikime: 387

Madhësia:  42.3 KB

    Ideja që qarkullon prej kohësh në medi, por thuhet edhe nën zë nga politikanë të ndryshëm, për një koalicion mes PD-së dhe PS-së, kundërshtohet hapur nga LSI-ja. Të paktën këtë le të kuptohet nënkryetari i LSI-së, Ylli Manjani, i cili thotë se një bashkëqeverisje PD-PS do t’i sjellë vendit shumë dëme. Për këtë ai kujton ngjarjet e vitit 1997.

    “Nuk e di dhe kjo ka pak rëndësi. Kjo nuk është çështje pakti por sjellje politike. Ka muaj që qarkullon kjo ide që shkon deri në qeverisje PS-PD. Aktorët politikë i kanë mohuar këto gjëra. Mua më shqetëson mendjelehtësia që merren këto gjëra si të vërteta. PS dhe PD e kanë qeverisur këtë vend për 24 vjet dhe kanë bërë çfarë kanë dashur. Vetëm dy herë e kanë qeverisur së bashku, kur është vrarë dhe prerë. Në vitin 1997 u vranë 5 mijë vetë. LSI ka një mision jo të thjeshtë, ne votohemi për të ruajtur ekuilibrin politik. Njerëzit janë lodhur nga qeverisjet e ekstremit të majtë apo ekstremit të djathë”, deklaroi Manjani në një intervistë për Shqiptarja.com

    Nënkryetari i LSI-së pranon ekzistencën e letrës së dërguar nga kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho, por thekson se kjo nuk është një çështje partish dhe se kemi të bëjmë me informacion të klasifikuar.

    “Personazhet që janë sot në lojë nga drejtuesi i DIA-s, apo ky tjetri që thotë më kanë kërcënuar. Janë të njëjtat persona si në çështjen e Durim Bamit. Kanë dhe një mllef ndaj Ilir Metës”, tha Manjani.

    Njësoj si Ilir Meta, edhe Manjani këmbënguli që hetimi për CEZ të jetë i gjerë, duke përfshirë që nga privatizimi e deri tek mbyllja e marrëveshjes me çekët.

    Lapsi

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •