Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 14
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Akuza e Brahos: Doshi dhe Prifti komplot kundër Metës

    Emri:  Spartak-Braho1-640x449.jpg

Shikime: 900

Madhësia:  56.8 KB

    Nëpërmjet një letre të gjatë dërguar krerëve më të lartë të shtetit, presidentit te Republikës, Bujar Nishani, kreut të Parlamentit Ilir Meta, kryeministrit Edi Rama, drejtorit të përgjithshëm të policisë Haki Çako përfshi shefin e inteligjencës shqiptare Visho Ajazin, kreu komisionit parlamentar të sigurisë Spartak Braho paralajmëron për një destabilitet politik ne vend.

    Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish deputeti socialist Tom Doshi.

    Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës. Takimi sipas tij është kryer në një nga baret e një hoteli luksoz në Tiranë dhe bashkëshortja e Ismailaj u kërcënua nga deputeti Doshi.

    Burimi duke cituar pasazhe të kësaj letre thotë se Spartak Braho pretendon se dyshja Prifti-Doshi e kanë realizuar këtë presion duke përdorur emrat e liderit të opozitës Basha dhe të ambasadorit Amerikan Donald Lu dhe kryeministrit Rama.

    I njëjti burim thote se, në letër kreu i komisionit të sigurisë Braho, nuk jep të dhëna të plota për provat që disponon për këtë implikim të Dritan Priftit dhe Tom Doshit në një destabilizim të mundshëm të vëndit.

    Por zoti Braho kërkon me urgjencë marrjen e masave për sigurimin e mbrojtjes së familjes së Ismailajt dhe hetimin e kërcënuesve. Në letrën e marrë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka urdhëruar menjehëre organin e tij kompetent të ndjekë procedurën për dhënie mbrojtje të familjes Ismailaj. Letra e zotit Braho është dërguar nga policia për dijeni Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla. Pritet që prokuroria pasi të shqyrtojë të dhënat e dërguara të vendosë për t’i dhënë mbrojtjen familjes Ismailaj.

    Nderkaq, të kontaktuar nga Top Channel, kanë reaguar dy personazhet e përmendur në letër, Dritan Prifti dhe Tom Doshi.

    Në lidhje me takimin me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt, Doshi tha:

    “Kam 15 vite që njihem me bashkëshorten e zotit Ismailaj. Unë jam deputet dhe mund të takohem me këdo. Po, jam takuar me kërkesë të saj. Le të kontrollohen tabulatet e mija dhe të shikohet se kush e ka kërkuar takimin”.

    Doshi në prononcimin e tij për Top Channel tha gjithashtu se ai nuk ka asnjë dijeni për bizneset e mundshme që mund të ketë patur Ilir Meta me Kastriot Ismailajn.

    Por ai the se ka dy pyetje për Ilir Metën nëse ai ka vizituar zyrtar e Kastriot Imailajt tek ish Radio Tirana përpara zgjedhjeve lokale të 2011 dhe a ka shkuar në Çeki për të lobuar në marrjen e kontratës nga DIA.

    Ndërsa Prifti shprehet se nuk ka njohje me bashkëshorten e Ismailajt dhe shton se e do këtë vend më shumë se Ilir Meta, dhe se nuk do të dëshironte asnjë lloj destabiliteti. Sipas Priftit, asnjë presion nuk nuk do të bëjë që ai të tërhiqet nga e vërteta. Nëse do të hapet një hetim serioz për CEZ dhe DIA-n Prifti deklaron se do të dëshmojë të vërtetën, sidomos kur, sipas tij po kërkohet t’i zhvaten vendit 130 milionë euro.

    Shqip

  2. #2
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Bashkëshortja e Ismailajt: E njoh Doshin, s’më kërcënoi. Letra e Brahos, kërcënim që të heshtim

    TIRANË- Pas bërjes publike të letrës që kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Spartak Braho u dërgonte drejtuesve të shtetit, bashkëshortja e Kastriot Ismailajt ka kërkuar të reagojë duke deklaruar se e njeh Tom Doshin prej shumë vitesh. Në një intervistë për Top Channel ajo pranon se është takuar me deputetin Doshi javën e kaluar, por thotë se nuk ka folur për çështjen e burrit të saj dhe se ai nuk e ka kërcënuar.

    Ndërkohë Vojsava mohon të ketë njohje apo të jetë takuar me Dritan Priftin. Bashkëshortja e Ismailajt e konsideron letrën si kërcënim për shkak të procesit të arbitrazhit në Vjenë dhe ku shteti shqiptar kërkon që bashkëshorti i saj të tërhiqet nga kërkesa për dëmshpërblim.

    Si quheni?
    Vojsava Ismailaj, nënë e një djali dhe martuar me Kastriot Ismailaj prej 17 vjetësh.

    Sot është publikuar një letër ku thuhet se jeni kërcënuar, a jeni kërcënuar dhe nga kush?
    Është publikuar një letër nga zoti Braho. Unë nuk di të jem kërcënuar nga askush, as nga zoti Doshi, as nga zoti Prifti. Doshin e njoh që para 15 vitesh, e kam takuar, kam pirë kafe dhe asgjë më shumë.

    Kur e keni takuar për herë të fundit Doshin?
    Para disa ditësh. Mund të ketë qenë e martë ose e mërkurë.

    Ku?
    Tek “Sheraton”.

    Për çfarë keni diskutuar?
    Në vija të përgjithshme. Bisedë e lirë, kishim kohë pa u takuar dhe thjesht po diskutonim në vija të përgjithshme.

    Sa kohë kishit pa e takuar?
    Nuk e mbaj mend me saktësi. E kam takuar, jemi përshëndetur, por s’e mbaj mend me saktësi.

    Keni diskutuar ndonjëherë për këtë çështje?
    Absolutisht fare.

    E kam fjalën për çështjen e bashkëshortit tuaj…
    Ka qenë një moment që ai më pyeti çfarë bëhet me Kastriotin. I thash se është në paraburgim dhe kaq, nuk vazhdoi më tej.

    E njihni Dritan Priftin?
    Jo.

    E keni takuar?
    Absolutisht jo.

    Keni komunikuar ndonjë herë me të?
    Absolutisht jo.

    A jeni kërcënuar ndonjëherë gjatë këtyre muajve nga persona të tjerë?
    Ka pasur indirekt dhe kërcënimet kanë qenë si shashka. Që do të thotë: Kastrioti të tërhiqet nga arbitrazhi që të lirohet. Ky është kërcënimi që ka ardhur në mënyrë indirekte.

    Indirekte nga cilët persona?
    Nga persona të panjohur për mua. Anonimë.

    Me mesazh?
    Qoftë edhe në rrugë.

    Si ka ndodhur?
    Kur kam qenë duke ecur në rrugët e bllokut kanë qenë personazhe që s’i kam parë dhe janë hedhur shashka të tipit ‘thuaj burrit të tërhiqet nga arbitrazhi, ose…’.

    Si e konsideroni këtë letër?
    Një presion nga shteti shqiptar. Një mesazh, një kërcënim nga shteti shqiptar.

    Për ç’arsye?
    Që të heshtim. Të heshtë Kastrioti.

    Për ç’arsye duhet të heshtni?
    E vërteta e kompanisë DIA, ose e vërteta e arbitrazhit për kompaninë DIA që i takon Kastriot Ismailajt.

    (m.k/BalkanWeb)
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  3. #3
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Kam perceptimin qe do te kemi shume shpejt zgjedhje te parakohshme!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  4. #4
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    takuar me kerkese te znj Ismailaj por jan llafosur per gjera te pergjithshme
    e gjitha e stisur duket

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Ai vend ka personazhe negativ me tonelata duke filluar nga Doshrat,Priftat,Metrat,Ruçrat,Berishat e me radhe,por ti bashkosh te gjithe nuk bejne nje Braho.

    Kur shikon se ai vend ka tipa si Braho ke sigurin apsolute qe ai vend nuk mund te behet kurre.

  6. #6
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Qe do ikin disa per lesh kjo eshte e qarte. Pritet te shihet a do jet Meta,Rama apo xha Braho. Se xha Salen as 50 vjet nuk i hyn gjemb ne kembe..

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Letra e Brahos, Gruaja e Ismailajt pyetet 1 orë në polici: S ‘jam kërcënuar nga Doshi



    Ka përfunduar dëshmia në drejtorinë e policisë së Tiranës e bashkëshortes së Kastriot Ismailaj, Vojsava Ismailaj.
    Për rreth 40 minuta ajo është pyetur si person që ka dijeni mbi ngjarjen, nisur nga pretendimi i kreut të Komisionit të Sigurisë Spartak Braho se ndaj saj po ushtrojnë presion në mënyrë që bashkëshorti i saj të dëshmojë në procesin gjyqësor kundër Ilir Metës.
    Mësohet se Ismailaj ka dëshmuar në polici se nuk është kërcënuar asnjëherë nga Tom Doshi, por nga disa persona të tjerë.
    Ndërsa la Drejtorinë e Policisë ajo refuzoi të japë ndonjë koment për gazetarët, sikundër dhe avokati i saj Vladimir Meçi.
    Vetë ky i fundit deklaroi se nuk kishte dijeni mbi çfarë ishte pyetur Ismailaj, pasi ishte në cilësinë e shoqëruesit.
    Vojsava Ismailaj u paraqit në polici rreth orës 16:00 dhe doli në 17:13.
    Prokuroria do të marrë në pyetje deputetin Tom Doshin dhe ish-ministrin e Energjitikës, Dritan Prifti.

    Emri:  vojsava.jpg

Shikime: 434

Madhësia:  63.0 KB
    Emri:  vojsava-ismailaj-dhe-avokati.jpg

Shikime: 445

Madhësia:  55.9 KB

    ORA NEWS

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Letra jo dhe aq ‘top secret’! Meta takon Tahirin

    Emri:  Top-secret-e1443605572637.jpg

Shikime: 447

Madhësia:  46.2 KB

    Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri është takuar me kryetarin e Parlamentit, Ilir Meta në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Takimi mes tyre vjen dy ditë pas letrës së kreut të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho.

    Në një letër të publikuar dy ditë më parë, Braho paralajmëron për një destabiliteti politik të vendit.

    Një burim i tha Top Channel se deputeti i LSI-së në letër akuzon se pjesë e këtij skenari destabilizues janë ish-ministri i Energjitikes, Dritan Prifti dhe ish-deputeti socialist, Tom Doshi.

    Sipas Brahos, disponohen prova se ata kanë ushtruar presion mbi bashkëshorten e Katriot Ismailajt në mënyrë që ky i fundit të dëshmojë në procesin gjyqësor kundra Ilir Metës.

    Një ditë më parë Meta është takuar me Presidentin Bujar Nishani dhe kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

    Ndërkohë në rrjet ka pasur spekulime se ku është kjo letër.

    Ky zhvillim politik ka frymëzuar edhe Bujar Kapexhiun, karikaturistin e njohur, që vjen me këtë punim në Mapo.

    MAPO

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Doshi: Prokurori i Përgjithshëm raporton çdo fundjavë te Godfather-i

    Emri:  tom-doshi11.jpg

Shikime: 449

Madhësia:  30.8 KB

    Deputeti Tom Doshi dëshmoi për rreth 60 minuta në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, pasi përmendej në letrën e deputetit të LSI Spartak Braho. Në një deklaratë për mediat, Doshi foli para policisë së Tiranës pasi dha dëshminë duke e cilësuar “false” letrën e Brahos. Ai hodhi akuza të forta në adresë të kryeprokurorit Llalla, duke thënë se ky i fundit raportonte çdo fundjavë në Gjirin e Lalzit te Godfatheri, duke iu referuar kryeparlamentarit Ilir Meta.

    “Godfatheri mos tregohet aq trim karshi njerëzve. Të shkojë te Prokurori i Përgjithshëm dhe të fillojë hetimi. Prokurori i Përgjithshëm mos shkojë të raportojë te Godfatheri çdo fundjavë. Personi që sot quhet si dëshmitar i mbrojtur, ai thotë dëshminë vet. Meta po luan rolin e Padrinos. E përdor Prokurorin e Përgjithshëm si punonjës të Parlamentit”, tha ish-deputeti socialist.

    Doshi tha se në komisariati pranoi që ishte takuar me bashkëshorten e Kastriot Ismailajt(të arrestuarit për aferën e CEZ), Vojsava Ismailaj, pasi ishte kjo e fundit që i kishte telefonuar. Ai shtoi duke thënë se nuk është i përfshirë në skandalin e CEZ, siç pretendon deputeti Spartak Braho.

    “Më pyetën rreth takimit me gruan e Kastriot Ismailaj. Nuk e kam mohuar se më mori në telefon. Jam i lirë të takoj çdo njeri që më kërkon takim”.

    Deputeti Doshi i bëri thirrje Prokurorit të Përgjithshëm që të hetojë deri në fund këtë çështje, në të kundërt ai do të ngrejë padi ndaj deputetit të LSI.

    “E vlerësoj Prokurorin e Përgjithshëm që i ka bërë hetimet kaq shpejt për një letër false të Brahos. Prokurori të hetojë çështjen deri në fund. Nëse nuk do ta hetojnë, do të bëj kallëzim penal kundër Spartak Brahos. Janë të implikuar dhe të shqetësuar me çdo lëvizje që bëj unë. Hija ime ju del para”, u shpreh deputeti demokrat para mediave.

    Lidhur me faktin që avokati i Tom Doshit është i njëjtë me atë të bashkëshortes së Kastriot Ismailajt, Doshi tha: “Para 4 ditësh mora vesh që avokati Meçe është avokat edhe i Kastriot Ismailajt”.

    Deputeti i LSI Spartak Braho para 2 ditësh i dërgoi një letër krerëve më të lartë të shtetit ku pretendonte për një skenar të mundshëm për destabilizimin e vendit. Në këtë letër, Braho akuzon Tom Doshin dhe Dritan Priftin se kanë kërcënuar Vojsava Ismailajn që bashkëshorti i saj Kastriot Ismailaj të denonconte kundër kryetarit të Kuvendit Ilir Meta në lidhje me skandalin e CEZ-it.

    Deklarata për mediat e Tom Doshit pas dëshmisë në policinë e Tiranës

    Tom Doshi: “Më pyetën rreth takimit me gruan e Kastriot Ismailaj. Nuk e kam mohuar se më mori në telefon. Jam i lirë të takoj çdo njeri që më kërkon takim. E vlerësoj Prokurorin e Përgjithshëm që i ka bërë hetimet kaq shpejt për një letër false të Brahos. Prokurori të hetojë çështjen deri në fund. Nëse nuk do ta hetojnë, do të bëj kallëzim penal kundër Spartak Brahos. Janë të implikuar dhe të shqetësuar me çdo lëvizje që bëj unë. Hija ime ju del para. Godfatheri mos tregohet aq trim karshi njerëzve. Të shkojë te Prokurori i Përgjithshëm dhe të fillojë hetimi. Prokurori i Përgjithshëm mos shkojë të raportojë te Godfatheri çdo fundjavë. Personi që sot quhet si dëshmitar i mbrojtur, ai thotë dëshminë vet. Meta po luan rolin e Padrinos. E përdor Prokurorin e Përgjithshëm si punonjës të Parlamentit. Qëllimi i skenarit është që t’i bindin shqiptarët që Iliri është i pafajshëm. Emri im i shqetëson se unë jam i vendosur kur i hyj një të vërtete, shkoj deri në fund, kurse në këtë rast s’kam lidhje. Ata po shqetësohen se janë të implikuar. Para 4 ditësh mora vesh që avokati Meçe është avokat edhe i Kastriot Ismailajt”.

    Syri

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Ilir Meta si Xha Brahoja: Skenar mafioz me CEZ për të më eleminuar mua!

    Kuvend, CEZ, Meta: Skenar mafioz ndaj meje

    Ilir Meta ka zbritur në foltoren e Kuvendit, për të rrëfyer për herë të parë të vërtetën e tij, duke iu përgjigjur çdo akuzë që e ka lidhur ndërmjetësimin e marrëveshjes DIA-CEZ.
    Fillimisht Kryeparlamentari foli per nje komplot mafioz kundër tij, pas të cilit fshihen ish ministri Dritan Prifti dhe ish- deputeti Tom Doshi.
    Kryeparlamentari, sqaroi se nuk është ai ish kryeministri për të cilën flet shkrimi i botuar nga agjencia BIRN, si negociator të aferës miliona euro.
    Gjatë gjithë fjalës në shpjegimin për çështjen CEZ, Meta e mbajti larg akuzave ish aleatin në qeverisje, Sali Berisha, por i rrëzoi akuzat se udhëtoi në Pragë për tu dakordësuar me DIA
    Meta sfidoi kryetarin e PD-së që i kërkon dorëheqjen. Ai shtoi se qëndrimi i tij është i palëkundur, për hetim ndërkombëtarët të çështjes pse jo edhe nga amerikanët.

    Ja i plotë fjalimi i cili zgjati 20 minuta



    “Ka rreth një muaj që po bëhemi dëshmitarë të një operacioni mafioz politik , mediatik dhe financiar për të përfshirë me domosdo, përmes një propaganda mashtruese, e cila nuk mbështetet në asnjë fakt e në asnjë provë, përmes financimit mafioz të emisioneve e gazetarëve që fabrikojnë të pavërteta, dhe të kolegëve të caktuar deputetë, që bëhen zëdhënës të tyre këtu apo në media.
    Gjithçka është fare e qartë. Çdo gjë ka qenë e studiuar mirë. Por i gjithë operacioni është i mjerë pasi bazohet mbi falsifikime. Agjencia BIRN ka përmendur emrin tim pasi i referohet raportit të studios e cila nuk është angazhuar nga qeveria aktuale, por nga qeveria e mëparshme dhe është firmosur nga ish drejtori i OSHE-së, zoti Sait Dollapi.
    “Clifford” është një kompani që i ka bërë dhe shërbime të tjera qeverisë së para 23 qershorit 2013.
    Pas përmendjes së emrit tim në mënyrë të manipuluar nga gazetarja e papërgjegjshme e BIRN, që natyrisht ka bërë dhe ajo shërbimet e saj dhe do të ketë përmirësuar standardin e jetesës së saj, kompania Clifford bëri në mënyrë të qartë një sqarim që është bërë zyrtar por që të gjithë ata që janë vënë në mbështetje të këtij operacioni mafioz politik mediatik e financiar nuk i intereson: Që nuk ka përmendur emrin e zotit Meta për asnjë transfertë apo praktikë korruptive lidhur me çështjen e DIA-s.
    Eshtë përmendur fakti që kanë qenë politikanë dhe ish kryeministër i proceduar më parë për korrupsion. Ka dalë shumë qartë nga dokumentat,të cilat nuk dëshironi ti pranoni, flas për ata që janë vënë në mbështetje të operacionit mafioz, politik, mediatik e financiar, se ka qenë një ish- kryeministër i cili ka përfituar transferta nga kompania DIA për llogari të kompanisë së tij private e regjistruar në QKR në emër të tij.
    Nëse doni me patjetër që ky ish-kryeministër të jem unë më vjen shumë keq për të gjithë ju.
    Kompania DIA dhe çdo kompani tjetër, në këtë rast, pasi DIA ka mbledhur vetëm 20 % të borxheve, 80 % i kanë mbledhur kompani të tjera, shumica e të cilave janë krijuar pas një vendim të ERE-s për të favorizuar CEZ në dëm të KESH. Një dëm katastrofik.
    Por dhe një vendim tjetër që do i jepte mundësi kompanive që të mos mblidhnin vetëm borxhet e kompanive private që mbledhte DIA, por të merrnin automatikisht detyrimet e ujësjellësve, Albpetrolit e kompanive publike, përmes një vendimi qeverie.
    Nuk kam shkuar në Pragë për të negociuar për CEZ
    Një tjetër falsifikim që më vjen keq që është bërë nga një njeri që është në këtë sallë dhe që është në relacionin që keni dhënë ju është se Ilir Meta paska ikur në Pragë për të negociar për këtë çështje.
    Unë deklaroj me përgjegjësinë maksimale që as më ka shkuar në mendje në Pragë për të negociuar për kompani të tilla.
    Nuk kam qënë atje për të diskutuar me CEZ çështje që nuk kishin lidhje me funksionin dhe kapacitetin tim si ministër i Jashtëm apo zv/kryeministër.
    Është e ditur se shumë prej jush e kanë pritur në zyrat e tyre Kastriot Ismailajn (Drejtor i DIA-s) dhe me gjithë partneren e tij, edhe përpara vitit 2009. Është e ditur botërisht që ka patur lidhjet e veta me CEZ, çështje e tij kjo. Ajo që është e kristaltë është se Ilir Meta asnjëherë nuk ka ndërmjetësuar për një marrëveshje të tillë dhe nuk ka pasur interes ta bëj këtë gjë”
    Mos u angazhoni të më merrni mua nëpër gojë me vënd e pavënd. Lidhur me dëshmitarin E. M. Ky dëshmitar ka qenë 3- 4 muaj në LSI. Është konfliktuar me një të ri për motive të dobëta dhe është larguar. Nuk ka lidhje me LSI-në prej 10 vitesh.
    Lidhur me përgjegjësitë e mia në 5 muaj si ministër i Energjisë. Ilir Meta ka pasur vetëm KESH në varësi, drejtorin e KESH Ëngjëll Zeqo. Shikoni veprimet e bëra nga ai me urdhrin tim si ministër. Kastriot Ismaili nuk më ka kërkuar asnjë favor dhe nuk i kam bërë asnjë favor.
    Mos u konsumoni kaq shumë duke stërpërdorur Tom Doshin e Dritan Priftin.
    Mos u bëni pjesë e këtij operacioni mafioz, politik mediatik e financiar.
    Më kërkoni dorëheqjen mua se ju ka thënë kryetari I pafajshëm Lulzim Basha. Pse duhet të jap dorëheqjen se ka mashtruar gazetarja e BIRN?! Pse duhet të jap unë dorëheqjen, mbi çfarë baze, mbi dëshirën tuaj? U mësuat keq me dorëheqjet e mia. Keni ndonjë pretendim për veprimet apo mosveprimet e mia si kryetar i parlamentit që të jap dorëheqjen? Sa herë të gjeni ju ndonjë mashtrues që të bëjë deklarata do të japë unë dorëheqjen? Kush më kërkon dorëheqjen mua, Lulzim Basha, qe i ka ikur gjykatës, procesit, duke shpikur raporte mjekësore nga më absurdet, duke sajuar vizita absurde jashtë shtetit dhe duke e mbyllur çështjen për procedura? Ndoshta është dhe parim që nuk kam folur më përpara pak më hapur, por kam menduar që do të ndërgjegjësoheshit. Unë jam për hetim ndërkombëtar, jam dhe për hetim amerikan dhe e mbështes këtë çështje plotësisht. Çështja do të futet në rendin e ditës për t’u votuar”.

    ORA NEWS

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •