Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 14 prej 14
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Tonight Ilva Tare, Nishani: Braho ia dërgoi letrën Ramës. Ia drejtova SHISH e Prokurorisë



    Presidenti Bujar Nishani vjen në një intervistë në “ Tonight Ilva Tare” për të folur për situatën politike, letrën e Brahos, dosja e ÇEZ, reforma e drejtësisë.
    Presidenti deklaroi se letra e kryetarit të Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ku flitet për rrezikun e destabilitetit, i është drejtuar kryeministrit dhe për dijeni presidentit dhe kryetarit të parlamentit.
    Presidenti akuzoi mazhorancën se ka goditur tre shtyllat ekzistenciale të shtetit, ku Presidenti luan një rol balancues.
    Duke mbetur tek kjo e fundit, Nishani tha se mbarimin e mandatit të Ambasadorit të Shqipërisë në OSBE e përcakton vetëm Presidenti.
    Braho ia dërgoi letrën Ramës, Ia drejtova Prokurorisë e SHISH, S’ka rrezik për sigurinë
    Tare:Ajo që e quajtët normal, dje u lexua ndryshe sepse erdhi 1 ditë pasi Kryetari i Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare ju ka dërguar një letër, që thuhet të ketë qenë me përmbajtje të klasifikuar për institucionet të përfshira në një destabilizim të mundshëm të vendit?
    Nishani: Është e vërtetë që kam marrë një letër nga z.Spartak Braho, në cilësinë e Kryetarit të Komisionit të Sigurisë Kombëtare por më duhet të jap një sqarim, që letra nuk i është drejtuar as Presidentit të Republikës, as Kryetarit të Kuvendit por Kryeministrit, por për dijeni edhe presidentit dhe kryetarit të Kuvendit dhe bëj këtë sqarim sepse ka sens përsa i përket pikëpamjes përmbajtësore sepse letra iu drejtua Kryeministrit për qëllimet që kishte letra në mënyrë të tillë që qeveria e kryeministri të veprojnë për të marrë masa për ato që janë renditur në letër. Letrën e kam marrë ditën e pardjeshme (28 shtator) përpara takimit me z. Meta, takim të cilin e kisha të programuar disa ditë përpara. Dje këtë letër bashkë me kërkesat e mia ja kam adresuar për veprim Prokurorisë së Pëgjithshme dhe shefit të SHISH
    Tare:A ka informacion të klasifikuar aty, pse është mbajtur sekret?
    Nishani: Së pari, nuk më është drejtuar mua, së dyti, përmbajtjen e letrës ia kam adresuar për ndjekje institucioneve ligj-zbatuese. Nuk kam të drejtën institucionale që të bëj publike sepse tashmë ajo është çështje që duhet të ndiqet nga institucionet ligj-zbatuese, dhe ka elementë të cilat duhet t’i nënshtrohen një hetimi në kuptimin institucional, e veprimeve, vendeve dhe emrave konkrete.
    Tare: Në letër nënkuptohet që mund të ketë një destabilizim të mundshëm të vendit?
    Nishani: E kuptoj që doni të nxirrni pjesë të përmbajtjes së letrës, por do t’i qëndroj asaj çka thashë më parë: nuk është as në tagrin aktual në të cilin ndodhet procesi i verifikimit të këtyre pretendimeve por edhe për shkak se nuk i është drejtuar dretëpërdrejtë Presidentit të Republikës, kërkesa nga ana e Kryetarit të Komisionit i është drejtuar Kryeministrit, që ka të drejtën për të marë masat që kërkohen në letër. Nuk kemi aktualisht ndonjë shqetësim që të na cënojë sigurinë kombëtare, besoj tek efikasiteti i ligjit në Shqipëri. Jam i bindur që çdo gjë me vullnet mund të zgjidhet
    Tare: Mendoni se ka nevojë urgjente që të thërrisni Këshillin e Sigurimit Kombëtar?
    Nishani: Po të kishte një gjë të tillë, me siguri do ta kisha thirrur. I jam adresuar brenda 24 orëve institucioneve që unë përmenda të cilat kanë tagrin për të mbledhur informacione e monitoruar. Këto institucione veprojnë në varësi të informacionit që vjen, në varësi të situatave, por dua të përsëris që institucioni i Presidentit të Republikës i nevojitet shtetit në një moment të caktuar për shembull për të ruajtur balancat e institucioneve dhe pushteteve në vend.
    Mazhoranca goditi tre shtyllat ekzistenciale të shtetit
    Nishani: Në çështjet e marrëveshjeve politike dhe zgjidhjeve politike kur ato kërkohen janë palët politike të cilat duhet të orientojnë zgjidhjen politike duhet të jenë pjesë e saj.
    Por Presidenti mund të jetë i nevojshëm në një moment të caktuar që duke ushtruar kompetencat e tij padyshim që mund të krijojë lehtësirat e nevojshme që çdo situatë e një ngërçi politik të mos shkarkojë tek jeta institucionale, funksioni i shtetit dhe qytetarët.
    Ndaj është paraparë dhe në Kushtetutë funksioni i Presidentit si balancues i pushteteve dhe institucioneve.
    Ka një dozë shqetësimi sa i takon mënyrës së sjelljes së qeverisë ndaj institucionit të Presidentit dhe jo vetëm në çështjen e drejtësisë.
    Po të shikosh çështjet e politikës së jashtme, sigurisë dhe drejtësisë që janë tre kolonat e një shteti ku Kushtetuta dhe kushtetutbërësit i kanë dhënë Presidentit për të luajtur këtë rol balancues, sjelljet e dy viteve të fundit të mazhorancës duke i hequr kompetencat Presidentit si komandant i përgjithshëm i Forcave të Armatosura dhe duke ja reduktuar një pjesë të tyre kanë dëmtuar njërën prej kolonave që lidhet me çështjet e sigurisë kombëtare
    Pjesën tjetër të sistemit të drejtësisë, nuk ka të bëjë fare me kreun e KLD, Presidenti ka vetëm një kompetencë formale që është ajo e organizimit dhe drejtimit të mbledhjes.
    Në çështjet të rëndësishme të KLD Presidenti nuk ka të drejtë vote fare.
    Presidenti ka rol balancues kur vjen puna tek procesi i emërimit të gjyqtarëve ne gjykatën e lartë dhe Kushtetuese të cilët emërohen nga Presidenti dhe miratohen nga Kuvendi.
    Ka dy vjet që të gjitha dekretet e Presidentit për emërimin e anëtarëve të Gjykatës së Lartë janë rrëzuar pa asnjë justifikim, argument dhe referencë ligjore nga Kuvendi.
    Edhe kjo shtyllë është goditur dhe rrëzuar. Kishte mbetur deri tani shtylla e tretë, e politikës së jashtme, ku kreu i shtetit përfaqëson politikën e jashtme të Shqipërisë.
    Rasti më i fundit dhe në vijimësi procedura e emërimit të Ambasadorëve.Sjellja më e fundit duke e larguar një Ambasador nga pozicioni i tij pa dekret të Presidentit ka goditur dhe shtyllën e tretë të ekzistencës dhe funksionimit të shtetit.
    Ambasadori në Vjenë, Nishani: Mandatin e përcakton Presidenti, sjellin kandidatura pa CV
    Tare: Rasti i Ambasadorit të Shqipërisë në Vjenë pranë OSBE, cila është arsyeja që ju nuk e ç’dekretonit?
    Nishani: Nuk ka as 2 dhe as 3 vjet që është kërkuar. Ka një periudhë të caktuar që është kërkuar. Fillimin dhe mbarimin e mandatit të një Ambasadorit e përcakton vetëm Presidenti dhe askush tjetër. Ligji parashikon kritere.Ambasadorët aktualë janë emëruar me ligjin e vjetër dhe janë subjekt i atij ligji edhe për mbarimin e mandatit të tyre.Një ligj i ri nuk ka fuqi prapavepruese. Në ligjin aktual thuhet “mandati i Ambasadorit është si rregull tre vjet” dhe fjala si rregull nuk është vendosur pa qëllim.Kjo bëhet që për arsye shtetërore në situata të caktuara afati 3 vjeçar shtyhet derisa të gjykohet se interesi i shtetit në atë çështje të caktuar është realizuar.Ka qenë edhe në ligjin e kaluar si rregull 4 vjet dhe është vendosur dhe në ligjin e ri si rregull deri në 3 vjet. Në rastin e Ambasadorit në OSBE i cili e ka kaluar mandatin 3 vjeçar, por aktualisht Shqipëria ka interesa të rëndësishme shtetërore në suazën e OSBE.
    Tare:Mund të shkojë një Ambasador tjetër?
    Nishani: Patjetër.Por ama një Ambasador që ta përfaqësojë shtetin shqiptar për atë interes të veçantë që ka aktualisht shteti shqiptar në OSBE.Nuk mund të shkojë kurresi një person i cili nuk ka punuar më parë në diplomaci, nuk plotëson kriteret e të qënit Ambasador, nuk ka vjetërsinë e caktuar.
    Tare: Nuk jeni dakord me kandidaturën që do të çojë kjo mazhorancë në Vjenë?
    Nishani: E kam bërë të qartë se kandidatura e sjellë për ambasador në OSBE së pari nuk plotëson kriteret e ligjit. Dhe së dyti, e përsëris nuk i përgjigjet interesit shtetëror që Shqipëria ka aktualisht në suazën e OSBE.
    Tare: Si e keni arritur këtë gjykim?
    Nishani: Propozimet për Ambasadorë Presidentit i vinë vetëm me një copë letër ku i thuhet propozojmë të emërohet filani Ambasador dhe nuk shoqërohet me asnjë CV personale.Ambasadorët e huaj që vinë dhe paraqesin letrat kredenciale paraqesin tek Presidenti një CV të plotë. Kandidatët për Ambasadorë të Shqipërisë nuk vinë fare.
    Tare: Për Ambasadoren në SHBA ju ka ardhur i tillë dokumentacioni që e dekretuat?
    Nishani: “Po, pasi e kam kërkuar unë, ka ardhur padyshim”.
    Tare: “Po rastet e tjera nuk jua kanë sjellë?
    Nishani: “Në të gjitha rastet që unë i kam kundërshtuar dhe kam kërkuar publikisht çështjen e konsultës ka qenë se Presidenti, besoj që jo vetëm është pjesë e etikës por është detyrim ligjor, duhet të njihet me kandidaturën, çfarë përfaqëson. Sot vetëm për një emrëim kërkohet CV-ja, dokumenti përkatës, imagjinoni për një ambasador. Nuk përfillet dërgimi i një informacioni të tillë tek presidenti, si respektohet më pas ky institucion, si zgjidhen çështjet e shtetit shqiptar
    Tare: A mendoni nga pozitat e një qytetari, që vendi nuk përfaqësohet në vende të rëndësishme, sepse ka interpretime të ndryshme nga mazhoranca dhe nga ana juaj. Çfarë ndodh me imazhin e Shqipërisë ndërkohë? Si rasti i Kumanovës, ku ne ishim pa ambasador pikërisht prej këtyre përplasjesve?
    Nishani: “Kjo është çështje që ka të bëjë me integritetin e shtetit, me seriozitetin dhe interesin e shtetit. Shteti shqiptar ka interesa të caktuara të ndryshme në vende të ndryshme përsa i takon qoftë çështjeve shtetërore qoftë çështjeve kombëtare, ekonomike, politike, diplomatike, kulturore. Më bën çudi se si sot ne kemi delegacionin shtetëror të Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së me ambasadorin tonë atje të liruar nga detyra. Unë u çudita kur erdhi propozimi nga qeveria për ta liruar ambasadorin tonë në OKB sepse përpara ishte vizita e delegacionit shtetëror shqiptar në OKB, e mendova që do kishte arsye të fortë që përpara se delegacioni të shkojë në OKB që ambasadori të lirohet sepse mund të ishte pritur edhe pas vizitës, të mbaronte vizitën shtetërore delegacioni shtetëror në OKB dhe pastaj të sillje propozimin megjithatë mendova se qeveria kishte arsye të fortë që e kishte liruar atë përpara se të kryhej aktiviteti dhe ju përgjigja në mënyrë korrekte: Jam informuar që ambasadori është liruar nga detyra dhe nuk gjej sot një përgjigje për arsyen që u kërkua. Por jo vetëm në Nju Jork, por në një sërë vendesh është liruar ambasadori dhe nuk ka asnjë propozim për emërimin e ambasadorëve të rinj dhe vazhdojnë të mbeten vendet vakantë”
    Tare: Roma nuk është liruar ende nga detyra?
    Nishani: “Po sepse nuk ka përfunduar mandatin e parashikuar edhe nga ligji i ri. Pas mandatit do të lirohet”
    Takimi me Metën
    Tare: Qëllimi i takimit me kryetarin e Kuvendit, Ilira Meta?
    Nishani: Ka qenë takim i kërkuar nga ana ime në lidhje me shqetësime serioze që unë kam pasur në lidhje me procesin e hartimit të amendimeve kushtetuese dhe me punën e komisionit të posaçëm parlamentar për reformën në drejtësi. Nga shqetësimi që ky komision ka shkelur dhe nuk ka zbatuar vendimin e parlamentit, është një pikë e rëndësishme në vendimin e parlamentit që ky komision e ka injoruar tërësisht. Por edhe për çështje të tjera që kishin të bënin me procedurën e funksionimit të këtij komisioni. Meta pret që unë t’i drejtohem kuvendit të Shqipërisë, në veçanti grupeve parlamentare në mënyrë zyrtare”.
    Tare:Po komunikim jozyrtar keni me këto grupe parlamentare?
    Nishani: Unë kam takime, kam pasur e do të kem, me deputetët e të gjitha krahëve për çështje të ndryshme. Takimi me kryetarin e Kuvendit ishte shumë normal brenda një konteksti shumë serioz të funksionimit të marrëdhënieve komunikative mes dy institucioneve të larta të vendit.
    Tare: Janë prishur këto ekuilibra?
    Nishani: Në raport me Presidentin e Republikës janë prishur dhe në mënyrë seriozie në mënyrë institucionale dhe konstitucionale. Në rast se do ketë prishje të balancave të tjera pa dyshim që Presidenti do ndërhyjë për t’i ofruar shërbimin e nevojshëm vendit, shoqërisë edhe shtetit.
    Tare: Meqë letra i është drejtuar Kryeministrit, që tani ndodhet në SHBA, a do të konsultoheni me të kur të kthehet?
    Nishani: Nëse kryeministri do të ketë nevojë të konsultohet me Presidentin është i mirëpritur në çdo moment.
    Përtej destabilizimit, në këtë letër flitet edhe për një komplot ndaj Kreut të Kuvendit, Ilir Meta. Besohet diçka e tillë?
    Nishani: Thashë dhe njëherë që nuk mund të prononcohem për elementët përmbajtësorë të letrës për sa kohë që unë ja kam adresuar institucioneve përkatëse dhe nëse unë konfirmoj apo prezantoj elementë të tillë mund të dëmtoj procesin e hetimtit.
    CEZ, duhet hetim ndërkombëtar
    Lidhen elementët e letrës me atë që njihet tashmë si skandali i CEZ? Dhe sa e thellë është afera e CEZ e deri ku shkon?
    Nishani: Padyshim që ishte një çështje që kishte të bënte me skandalin CEZ. Unë nuk kam informacione të detajuara, kam pasur shqetësim në lidhje me ligjin përkatës që miratoi një kontratë e kjo ka qenë arsyeja që unë kam refuzuar ta miratoj atë ligj se gjykoja që binte në kundërshtim me interesat publike të qytetarëve shqiptarë por në detaje ju them që me bindje nuk kam pasur informacione të detajuara se si janë bërë negociatat. Aktualisht ka një iniciativë shumë pozitive në Kuvendin e Shqipërisë për një hetim të gjithanshëm.
    Dy nga grupet kryesore të Kuvendit janë angazhuar për miratimin e një ligji që të kryhet një hetim i plotë. S’ka arsye që edhe pjesa tjetër e Kuvendit mos ta mbështesë. Mendoj se duhet hetim ndërkombëtar për dy arsye: së pari ka një akuzë nga ana e opozitës ndaj qeverisë, nga ana tjetër ka një akuzë nga qeveria aktuale ndaj opozitës kur ajo ishte në pushtet, kështu që përderisa pretendimet janë të dyja palëve ndaj njëra tjetrës, është krejt normale që të kalohet në një hetim ndërkombëtar, të paanshëm. Bëhet fjalë për një pjesë të konsiderueshme të buxhetit të shtetit shqiptar
    Takimi me Berishën, mes miqsh
    Nishani: Ka qenë një takim mes miqsh, me zotin Berisha nuk mund të mos rrish pa diskutuar çështje të politikës, funksionimit të parlamentit, marrëdhënieve mes institucioneve. Për fat të keq unë nuk kam mundësi të takohem shpesh me zotin. Berisha.Më përpoara u takova me zotin.Kokëdhima për çështjen që e shqetësojnë një deputet mbi marrëdhëniet që ka ai me komunitetin.Deputetët kanë të drejtë të kenë shqetësime dhe angazhime mbi zonat dhe votuesit e tyre. Me zotin. Berisha është edhe një moment i ndarjes së miqësisë dhe kënaqësisë.
    Çfarë po ndodh me politikën?
    Nishani:Çështje e politikës i takojnë për vendimarrje dhe gjykim politikës.Presidenti diskuton ato çështje që kanë të bëjnë me angazhimet dhe detyrimet me institucionin e Presidentit. Institucioni i Presidentit është një institucion politik, pavarësisht se nuk sillet në mënyrë partizane.
    Zgjedhje të parakohshme?
    Nishani: Është një çështje që i takon terësisht politikës. Presidenti i Republikës në momentin që do ketë një kërkesë të tillë nga parlamenti apo Kryeministri do të ushtrojë detyrën. Presidenti nuk ka as një fuqi institucionale dhe as një tagër për të vepruar në mënyrë të njëanshme, as për të shpallur pa vendosur parlamenti dhe Kryeministri zgjedhje të parakohshme.
    Krisje të mazhorancës?
    Nishani: Nuk di të them, nuk kam detaje. Por deklaratat e fundit që vinë nga kampi i mazhorancës nuk e konfirmojnë këtë. Janë deklarata që konfirmojnë vazhdimin normal të koalicionit.
    Bashkëpunim PS-PD, do ta mirëprisnit?
    Nishani: Nuk kam informacion dhe nuk mund të prononcohem për çështje që u përkasin partive politike. Nëse partitë politike vendosin të kenë një bashkëpunim të tillë është terësisht e drejtë dhe sovraniteti i tyre politik dhe institucional. Si President jam terësisht i ftohtë dhe i larguar nga këto çështje.
    Raporti i OSBE për politikanët dhe pasuritë e tyre
    Nishani: Nuk kam asnjë koment. Në radhë të parë për faktin se vetë OSBE ka refuzuar të bëjë komente, e ka quajtur si një material jozyrtar të saj. Sa kohë nuk është dokument zyrtar kurrsesi nuk mund të bëj komente.
    Duhet hetuar raporti?
    Nishani: Nëse drejtësia gjen se ka elementë, indicie për hetim është çështje e saj. Por ka një deklaratë zyrtare të OSBE, që kanë deklaruar se nuk bëjnë komente mbi të se nuk është dokument zyrtar i tyre. Nuk kam asnjë koment. OSBE vetë refuzoi të bëjë komente. E quajti material jo zyrtar.
    Gabim fatal te artikulohet largimi i OSBE
    Largimi i OSBE-së?
    Nishani: Do të ishte një gabim fatal në rast se artikulohet një gjë e tillë nga shteti shqiptar që unë nuk besoj se do të ndodhë. Ombrella e OSBE ka një dimension tjetër nga ajo e sigurisë që ofron NATO.Raporti më i fundit i OSBE-ODIHR që ishte një raport me probleme shumë serioze tregoi që jo vetëm është e nevojshme prezenca e OSBE por mbetet jetike jo vetëm monitorimi por dhe angazhimi i OSBE me institucionet shqiptare,kryesisht me partitë politike, parlamentin në mënyrë të tillë që çështje kaq serioze për zgjedhjet lokale jo vetëm të adresohen por kërkojnë një analizë shumë të thellë. OSBE ka pasur angazhim serioz edhe në standartin e jetës parlamentare, të komunikimit, dialogut, qoftë në çështje të trajtimit të policisë, reformën në drejtësi. Bjellorusia ka qenë vendi i vetëm që ka kërkuar largimin e OSBE, Shqipëria nuk mund të bjerë kurrë në standardin e demokracisë së Bjellorusisë.
    Me Ramën marrëdhënie institucionale
    Nishani: Marrëdhënie institucionale.Marrëdhënie për të cilat komunikohet për çështje pune, çështje institucionale në rrugë institucionale. Takimi i fundit në një nga pritjet që jepen.Marrëdhëniet institucionale e kanë treguesin e tyre në rezultatet që japin. Kur ka një rezultat pozitiv të zgjidhjes dhe realizimit të objektivave që kanë institucionet tregon për një marrëdhënie funksionale, në momentet që ka mosfunksionim dhe mosrealizim të objektivave tregon se ka një problematikë në këtë mes.Asgjë nuk është e paszgjidhshme.Përpjekja në radhë të parë është në radhë të parë brenda sjelljes institucionale të secilit prej nesh.Padyshim pastaj edhe në kulturën politike të gjithësecilit.
    Hetimet do nxjerrë urdhëruesin e përgjimeve
    Kush po përgjon Presidentin?
    Nishani: Ka prova dhe dëshmitarë të cilët jo vetëm më kanë informuar për angazhim të individëve të caktuar brenda administratës shtetërore.
    SHISH i përfshirë?
    Nishani: Nuk do të bëj përjashtime dhe përfshirje sepse është një çështje që në momentin më të përshtatshëm do të hetohet me seriozitet. Aktualisht nuk është duke u hetuar, nuk e kam kërkuar për shkak se duhet të krijohen disa kushte dhe parametra për dëshmitarët që do ketë ky hetim. Por ata që kanë dhënë urdhrin kanë bërë një gabim shumë të madh dhe ata që e kanë marrë përsipër për ta zbatuar atë urdhër kanë bërë një gabim fatal.Nuk kam parë urdhër me shkrim por që një punonjës i administratës shtetërore të kryejë një veprim të tillë ndaj Presidentit është kurajo e madhe apo jo?Nuk është vetëm përgjim, janë disa akte.Përveç faktit që kanë bërë një gabim fatal ata që e kanë marrë përsipër, do të përballen padiskutim me ligjin një ditë, është një çështje që do shkojë drejt një investigimi dhe hetimi.Gjithkushi që ka shkelur ligjin, ka marrë kurajon të tentojë të ndërhyjë me mjete të paligjshme në jetën private të Presidentit dhe familjarëve të tij. Nuk kam pasur dhe nuk kam asnjë problem. Po të kishin kërkuar leje do ua kisha dhënë.Por akti është shumë i rëndë.
    Urdhëruesi i përgjimit?
    Nishani: Nuk e di, por sigurisht që do të dalë, hetimi do ta nxjerrë.Është çështje e integritetit të shtetit dhe jo Bujar Nishanit.Unë jam një njeri që e kthej kokën pas me shumë krenari.
    Arsyet e përgjimit?
    Nishani: Padyshim që edhe arsyet do dalin nga hetimi, urdhëruesit, arsyet, kujt i kanë shërbyer.Është çështje serioze, jo e lehtë. Ka disa kohë që jam vënë në dijeni, më duhet të bëja verifikime para publikimit. Nuk kam informacione nëse vazhdon.Nuk më shqetëson pjesa përmbajtësore, por sjellja institucionale dhe akti.
    Autori i përgjimit punonjës i kësaj mazhorance?
    Nishani: Nuk i shoh punonjësit e administratës si përfaqësues të mazhorancës, janë punonjës të shtetit shqiptar.
    Ja keni shprehur këto shqetësime Ramës dhe Metës?
    Nishani: Jo nuk ja kam shprehur askujt.Kjo çështje do të konsumohet në radhë të parë institucionet e zbatimit të ligjit, por më duhet ta denoncoja se jam Presidenti i Republikës.
    Bllokimi i rezidencave të pushimeve gjatë verës?
    Nishani: Nuk është çështje që prokupon shqiptarët. Kam marrë me dhjetra ftesa nga qytetarë, pronarë hotelesh, vilash verore të cilët më ftonin për të qëndruar disa ditë pushime me ta.Edhe atje ku isha kalova ditë të këndshme mes qytetarëve nga Shqipëria, Kosova, shqiptarë të diasporës.Në aspektin e sjelljes dhe etikës institucionale, politike dhe shtetërore ishte një gjë që la një njollë jo të mirë te opinion por tek unë nuk pati problem. Nuk mund të marr përsipër të kuroj çdo dimension të sjelljes institucionale në adresë të Presidentit.
    Deklarata e Berishës: Rama ka tentuar të blejë Presidentin
    Nishani: Nuk komentoj deklaratat që bëhen në parlament qoftë nga Berisha apo kushdo tjetër. Nuk ka pasur ndonjë favor.Fakti që jam i tillë besoj që është vlerë për institucionin në radhë të parë. Në politikë ka njerëz me integritet sa të duash. Nuk kam pasur ndonjë ofertë për pazar.
    Presidenti eshte perjashtuar nga reforma ne drejtesi
    Reforma në drejtësi, si ka ecur?
    Nishani: Është tentuar nga maxhoranca që presidenti të mbahet larg dhe të mos lejohet të angazhohet. Duhej prodhuar një dokument analitik, strategjik jashtë presdientit të republikës. Është përjashtuar presidenti me qëllim mbajtjen larg kontrollit që presidenti do ti bënte qëllimit të vertetë te saj.
    Keni marrë ftesë për dërgimin e përfaqësuesve tuaj në Komision?
    Nishani: Kam dëgjuar disa mashtrime.Kanë gënjyer opinionin dhe partnerët ndërkombëtarë, duke shkuar në çdo derë Ambasade dhe duke deklaruar që Presidenti nuk do reformë. Nevoja prioritare për reformën në drejtësi jo vetëm që nuk po adresohet por po shfrytëzohet përmes disa amendamenteve për ta vënë mekanizimin e sistemit të drejtësisë nën kontrollin e një segmenti të politikës dhe oligarkisë finaciare të korruptuar. Nëse nuk korrigjohet menjëherë do të jetë një zhgënjim dhe dështim i madh për sistemin e drejtësisë, pritshmëritë e qytetarëve dhe pritshmëritë për të ardhmen e Shqipërisë. Presidenti në dhjetor 2014 i është kërkuar për të dërguar në Komision përfaqësuesin e tij. Kjo është shkresa e 9 janarit 2015 ku Presidenti i thotë Xhafës, i bën me dije se përfaqësues do jetë Eglon Metalia.Kjo është injoruar, personi nuk është thirrur asnjëherë të vetme në mbledhje.Duhet të mbliedheshin militantët politikë atje dhe jo ekspertë të pavarur.Ka pasur dhe një akuzë të shëmtuar që edhe KLD nuk ka bashkëpunuar me Komisionin. Edhe ky është mashtrim i turpshëm për të fshehur dhe maskuar qëllimin e vërtetë që kishte. Drejtësia duhet të bëhet për qytetarët, as për politikanët dhe as oligarkët e korruptuar. Kjo është shkresë e dhjetorit drejtuar KLD dhe KLD i është përgjigjur Komisionit dhe i thotë që … se anëtarët e KLD nuk mund të përdoren si ekspertë nga parlamenti janë institucion i pavarur.Kanë thënë që ne do të vlerësonim pjesmarrjen në tryezat tuaja sipas grafikut që do bëhej për diskutimin e produkteve të punës. Dhe i ka vajtur në vijimësi e gjithë praktika që Komisioni i ka kërkuar KLD për një sërë çështjesh. Më pas KLD kur ka marrë kalendarin e diskutimit të Komisionit i ka dërguar me 4 maj shkresë Komisionit se përfaqësuesit e tij janë Tritan Hamitaj dhe Marsida Xhaferllari. Edhe kjo shkresë është injoruar. Nga 4 maji është ridërguar një shkresë tjetër në korrik.
    Formula e zgjedhjes se Presidentit
    Po mënyra si është propozuar formula e zgjedhjes së Presidentit ? Është lënë po kjo aktuale, por më me pak kompetenca
    Nishani: Goditja më fatale që i jepet një sistemi kushtetues, është goditja që i jepet institucionit të Presidentit të Republikës. Me amandamentet e paraqitura nga mazhoranca, përfundimisht gjykohet presidenti si njeri politik.
    Por e zgjedhur me 72 vota të zgjedhura nga mazhoranca politike, është politik apo jo?
    Nishani: Çështja e presidentit, si institucion konfirmohet pas procedurës së momentit të zgjedhjes, deri në momentin e zgjedhjes ti mund të jesh njeri që vjen nga politika, që vjen jashtë politikës. Në Shqipëri kanë ardhur të gjithë nga politika, megjithatë janë zgjedhur me mazhoranca e numra të ndryshëm e përsëri ka pasur debate. Presidenti i Republikës në momentin që zgjidhet, nuk është më pjesë e një partie politike formalisht dhe aktivisht dhe nuk ka përfshirje. Betohet me kushtetutë për t’i qëndruar strikt ligjeve të vendit. Që në këtë moment Presidenti bëhet apolitik. Nëse duan një model si sistemi i Haxhi Lleshit, nuk është sistemi që duam ne, nuk ruhen kështu balancat, i kontrollit të ndërsjelltë. Duke gjykuar presidentin si politik, të gjitha isntitucionet janë ta pasigurta dhe ky është një sistem që krijon problemin.
    Kërkohet ti ndërpritet mandate Prokurorit pse?
    Nishani: Pse duhet të ndërpritet mandati? Të na japin arsyen, nëse është cështja e dobësisë në punë maxhoranca të kërkojë shkarkimin e tij. Nëse ka arsye që nuk lidhet me eficencën te na e thotë cila është
    Maxhoranca i ka mekanizmat për të vlerësuar punën e prokurorit. Duhet të thotë se cila është arsyeja që kërkojnë ti ndërpritet mandate. Maxhoranca të prezantojë faktet
    Po thoni që me këtë kërkesë po i bëhet shantazh prokurorit?
    Nishani: Është shantazh ti thuash të ndërpres mandatin pa asnjë arsye. Si e lexoni ju si dekoratë?!

    ORA NEWS

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ilir Meta si Xha Brahoja: Skenar mafioz me CEZ për të më eleminuar mua!

    Reagon Bode: Je i përfshirë në këtë histori

    Por pas fjalës së kreut të Kuvendit, ka reaguar ish-Minisri i Financave, i cili i është drejtuar Metës se është i përfshirë në këtë çështje.

    Meta ka replikuar ndërkohë që deputeti demokrat fliste nga foltorja.

    “Nuk është koha për të bërë apologji, por kemi bindjen se nuk je i pastër në këtë histori. Kemi bindje se je i përfshirë, pavarësisht atyre që the pak më parë, – deklaroi Bode. – Kjo është një vepër kriminale pas të cilës ju doni të fshiheni. Kjo histori e sajuar me gjethe fiku nga ana juaj, ka shumë pikëpyetje. Pse nuk u çua në arbitrazh, por u zgjidh jashtë rrugës ligjore, pse u trajtua si çështje private?”.

    Shqip

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Pretendimet për destabilizim, Letra, Spartak Braho dëshmon në Prokurori

    Emri:  braho2-655x356.jpg

Shikime: 340

Madhësia:  19.9 KB

    Kreu i Komisionit të Sigurisë, Spartak Braho ishte në Prokurori për të dëshmuar në lidhje me letrën dërguar institucioneve më të rëndësishëm në vend.
    Spartak Braho pas gati një orë qëndrimi në Prokuori ka dalë duke mos pranuar të japë asnjë deklaratë për mediat.
    Kreu i Komisionit Parlamentar të Sigurisë, disa ditë më parë, përmes një letre dërguar Presidentit të Republikës, Kryeministrit, Kreut të Kuvendit dhe kreut të SHISH-it, deklaronte se stabiliteti i vendit po kërcënohej seriozisht nga një skenar destabilizimi.
    Në lidhje me këto pretendime të tij, Braho u paraqit sot në Prokurori për të dhënë dëshminë lidhur me këtë skenar destabilizimi, sipas tij.

    ORA NEWS

  4. #14
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Xha Brahoja: "Tom Doshi dhe Dritan Prifti komplot kundër Ilir Metës"

    Prokuroria mbyll letrën e Brahos: Nuk përbën vepër penale

    Prokuroria e Tiranës nuk do të regjistrojë procedim penal për letrën e adresuar institucioneve nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho, në të cilën njoftonte se deputeti Tom Doshi dhe ish-ministri Dritan Prifti po tentonin të destabilizonin vendin.

    Sipas një burimi pranë Prokurorisë së Përgjithshme, ky vendim është marrë pas verifikimeve të kryera për këtë çështje, e cila shkaktoi bujë. Por ndërsa letra e Brahos u përcoll nga Prokurori i Përgjithshëm tek prokurorë të njësisë task force që po hetojnë dosjen CEZ-DIA e për rrjedhim kanë nën hetim edhe administratorin Kastriot Ismailaj, menjëherë prokuroria dërgoi për të pyetur personazhet që përmendeshin në letër.

    Së pari, në prokurori ishin deputeti Tom Doshi dhe bashkëshortja e Ismailajt, Vojsava Ismailaj, për të cilën pretendohej në letër se ishte kërcënuar me qëllim që ajo të influenconte tek bashkëshorti për të përmendur emrin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

    Në polici ishte edhe ish-ministri Prifti, ndërsa që të tre ata pohuan se këto të dhëna të letrës nuk ishin të verteta. I fundit që u pyet ishte Spartak Braho, i cili nuk konfirmoi para prokurorisë se nga i kishte siguruar këto informacione, ndërsa nuk hodhi dritë mbi asnjë fakt tjetër përpos të dhënave në letër.

    Prokuroria e Përgjithshme thotë në rrugë jozyrtare se verifikimet nisën për të ndihmuar prokurorët që të gjenin të dhëna shtesë për dosjen CEZ-DIA, të dhëna të cilat në fakt nuk u gjetën.

    Burime zyrtare nga Porkuroria thanë se ishte një informacion që u verifikua në kuadër të procedimit penal që ka në zhvillim Prokuroria Tirane (për dosjen CEZ-DIA). Pra, nuk ishte kallëzim, për të cilin duhej të merreshin masat proceduriale (regjistrim apo mosfillim). Jane kryer verifikime, me qellimin per te pare nese mund te gjendeshin elemente qe mund te ndihmonin hetimin ne zhvillim.

    Top Channel

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •