Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e CEZ!"

    Hetimi ndërkombëtar i CEZ, Ruçi kundër Metës

    Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka deklaruar prerë se është kundër një hetimi ndërkombëtar për skandalin e CEZ, duke iu përgjigjur kështu edhe kërkesës së opozitës, edhe gatishmërisë së kryeparlamentarit Meta për hetim me prokuror amerikan.

    Emri:  Ruci-kuvend.jpg

Shikime: 318

Madhësia:  20.6 KB

    Gjatë fjalës në seancën e sotme plenare, Ruçi e ka quajtur fyese për drejtësinë tonë një këkesë të tillë, duke kujtuar se edhe vetë ambasada e SHBA në një prononcim të sajin e ka quajtur këtë hetim ekskluzivitet të drejtësisë shqiptare

    “C’është ky mosbesim i klasës politike shqiptare ndaj organeve të veta, Kushtetutës e Ligjeve kush e ka bërë Kushtetutën e Shqipërisë vec nesh, kodet penale vec nesh. Si s’na vjen rendë ne, kushdo mund ta shfajësojë veten por ne deputetët jo, ligjet i kemi bërë ne, gjithë ata që janë në krye të gjykatave janë pjella jona, produkti jonë, të paktën ne të ulim kokën dhe nuk duhet të bëjmë presion, të anatemojmë që ata nuk bëjnë jemi ne burra të mirë, i kemi korruptuar moralisht dhe financiarisht ne me ndërhyrjet tona”- tha Ruci.

    Ruçi ka theksuar se është gati t’i mbushë mendjen palës që përfaqëson për të ndryshuar cdo nen të Kushtetutës, nëse bëhen bashkë e i kërkojnë ndërkombëtareve hetim të huaj për katër cështje të lëna pezull; CEZ, Gërdeci, 21 janari, Afera për Rrugën e Kombit.

    “Po deshët shtoni ndonjë të 5 unë do ti bind këta, pasi të vendosim këtë objekt, t’u bëjmë kërkesë që ata të thonë po, këto 5 cështje do i marrim ne, do i bind të ndryshojmë cdo nen të Kushteutës e Kodit penal që të vijnë përfaqësues nga SHBA dhe Brukseli ti marrë këto dhe ti hetojë, por ama që ne të bëjmë deklaratë, kryetari i PD dhe ish kryeministri për hetim ndërkombëtar dhe zëdhëdhënësi i ambasadës del e thotë që kjo është detyrë e organeve tuaja, të jemi serioz me veten dhe ndërkombëtarët”- tha ai.

    Panorama

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    CEZ-i, Basha: Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar

    Emri:  Basha-Facebook-640x559.gif

Shikime: 190

Madhësia:  180.5 KB

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon akuzat nga Facebook-u, ndaj kryeministrit Rama, në lidhje me skandalin e CEZ- Shpërndarjes. Sipas Bashës, Kryeministri akuzon shqiptarët për hajdutë, ndërkohë që ai ka vjedhë 600 milion euro dhe se drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet dhe ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare.

    “Ka dy vjet që shan, mallkon, akuzon dhe shantazhon sistemin e drejtësisë, por kur duhet të mbrojë aferat e tij shndërrohet si askush tjetër në avokat të saj. Pse i trembet Edi Rama hetimit ndërkombëtar për aferën 600 milion euro? Pse ka frikë nga e vërteta? Popullit i ka vajtur thika në palcë ndërsa kokoshi 200 milionësh kakaris me shpresën se do t’ia hedhë pa i hyre gjemb në këmbë.

    Ky që trajton një popull të tërë si hajdut është nën akuzë për vjedhjen e shekullit, jo 6 as 60 por plot 600 milion euro, dhe përsëri do ti ikë hetimit. E ka kot. Hetimi do të kryhet, drejtësia do të bëhet, e vërteta do të zbardhet, ligji do të veprojë mbi këdo që ka abuzuar me pasuritë e qytetarëve shqiptare”, shkruan Basha në Facebook.

    Shqip

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    Berisha: Meta të japë dorëheqjen, Rama i fali CEZ-it 800 mln euro

    Emri:  berisha-kuvend.jpg

Shikime: 176

Madhësia:  17.5 KB

    Ish-kryeministri Sali Berisha, ka këmbëngulur edhe një herë se për skandalin e CEZ-it duhet një hetim ndërkombëtar. Pak para hyrjes së tij në seancën plenare të Kuvendit, Berisha tha: “Ka një strumbullar në çështjen CEZ, i cili është Edi Rama, ku ky zotëri e shpall veten të pafajshëm. PD kërkon hetim të huaj me çdo kusht”.

    I pyetur për një foto ku trokiste gotat me kreun e Kuvendit Meta në një aktivitet në Tiranë, Berisha mohoi afrimin e tij me ish-aleatin e vjetër: “Marrëdhëniet e mia me Metën kanë qenë ato që kanë qenë, por qëndrimi im politik ndaj tij nuk ndryshon. Mendoj se ai duhet të japë dorëheqjen”, – u shpreh Berisha.

    Ndërkohë, gjatë fjalimit të tij në Kuvend, Berisha vijoi me skandalin e CEZ-it, duke thënë se kompanisë çeke iu falën 800 milionë euro nga ana e qeverisë Rama:

    “Në këtë sallë, dhjetëra herë unë kam denoncuar këtë aferë dhe e denoncoj përsëri. Afera më e tmerrshme korruptive që ka ndodhur ndonjëherë. Kam denoncuar para se të dalë, të dhënat e arbitrazhit të Vjenës, – deklaroi ai. – CEZ iu falën të paktën 800 mln euro, sepse këtë thotë auditi ndërkombëtar. Borxhi neto monetar ishte 800 mln euro. interesi i vendit tim më shtyn të mbroj interesin e qytetarëve. Kam parë aferën e tmerrshme që po rëndon mbi ta. Qeveria ime është bazuar në dy parime, parimi i parë të ndihmojë diçka për suksesin e CEZ dhe i dyti të mbrojë interesin publik”.

    Shqip

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    Ja milionat që përfituan 9 kompanitë për mbledhjen e borxheve të CEZ

    DIA nuk ka qenë e vetmja që ka përfituar fonde publike dhe është pasuruar duke mbledhur borxhet e CEZ. 9 kompani të tjera, kanë punuar për CEZ në mbledhjen e borxheve, duke mbajtur 50 % të vlerës së faturave të papaguara të dritave për vete, dhe duke i kaluar CEZ-it gjysmën tjetër, sikundër prarashikoheh në kontratë. Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Brace, ka bërë të ditur emrat e 9 kompanive, dhe shumat marramendëse të lekëve të përfituara prej tyre.

    “E GJITHE "AFERA CEZ"

    Emri:  166298.jpg

Shikime: 179

Madhësia:  32.2 KB

    ESHTE KONSUMUAR NEN QEVERINE "BERISHA" DHE KA NJE PERGJEGJES, SALI BERISHEN!!

    Urdheroni, shiheni kete dokument:JANE PARATE E KOMPANIVE TE MBLEDHJES SE BORXHIT TE KEQ TE KOMPANISE CEZ.
    Ne fund te vitit 2011, CEZ mbylli maredhenien me kompanine DIA; I gjithe biznesi i DIA u transferua ne bllok ne 9 kompani me pronare kliente te zyren shteterore e private te Sali Berishes, kliente te ish Ministrit te tij, kliente te asaj Qeverie si pronare mediash;

    Nje nga te nente motrat, CE2 Services, e krijuar me 15.03.2012 dhe e kontraktuar vec kater dite me pas, mori dhe super biznesin e mbledhjes se parave ne institucione publike si dhe kompanite shteterore, Albpetrol e para ne radhe, ujesjellesat etj; Perfitimi i kesaj kompanie ne kontrate caktohet 32% per principalin dhe 50% per kamatvonesat;

    Per te nente motrat, me kontrate, ju jepet i njejti perfitim dhe e drejta per to per ti prere energjine elektrike institucioneve shteterore dhe familjeve te shqiptareve.
    Nga te gjitha perfitimet;

    TE GJITHA KOMPANITE MOREN 558.8 MILION LEKE;
    VETEM CE2 SERVICES MORI 249 MILION LEKE;
    NJE TJETER CE2 MORI 76.1 MILION LEKE;
    TE DYJA BASHKE MOREN 325 MILION LEKE, VETEM KETO TE DYJA.

    Qe te kuptoni se si u transferua biznesi, po ju them se; Nese ne dy vite DIA mori nga CEZ 649 milion leke, tete nder 9-te kompanite moren 558.8 milion leke, ne vetem pak muaj. Krijimi i ketyre 9 kompanive u pasua nga vendimi i ERE per te ulur cmimin e energjise qe Kesh i shiste Cez, favori me i madh ne 4 vite, shoqeruar me favorin tjeter, nivelin e borxhit te keq, praktikisht riformatim i tregut te borxhit per nente motrat!! Per cdo shqiptar qe ka degjuar Sali Berishes te sulmoje aksionin e qendrueshem te mbledhjes se detyrimeve nga faturat e energjise, dua te them:

    Gjate gjithe viteve 2010, 2011, 2012, 10 kompani te Sali Berishes ju kane marre 100 leke, nga te cilat deri 50 leke si perfitim per vete, vec 50 leke per kompanine qe falimentoi!! Ky eshte Sali Berisha dhe Prokuroria ka detyre ta hetoje.”-shkruan Brace.

    Emri:  194054.jpg

Shikime: 185

Madhësia:  28.6 KB

    Shqiptarja

  5. #5
    Lab 100% Maska e Station
    Anëtarësuar
    26-02-2010
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    6,624

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    more po sala pse nuk kishte votuar pro?
    ai sikur ishte per hetimin nderkombetar nga "alfa" tek "omega"?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    Mir shoku Sali qe donte te hetonte vetveten po keta komunistet e pjerdhur pse nuk duan,nga "alef" deri ne "taw"

    I njef mire shoku Sali socialistet e vet,i trajton si dele, i ka bo te flasin me vete. Akoma ne opozite i ka lon te shkretet.Nuk din se çfare te denancojn se ai tall b... dhe i thot hetoni .Keta komunistet e shkret i pergjigjen;si te hetojm ne kur ti na mban prej koq.sh e Meta na ka ven 90 grad !

  7. #7

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    Ne kemi gjykatat dhe specialistet tane, pse do u kerkojm te huajve te vijn te bejne hetime? Nuk jemi shtet pa prokuror e pa gjykata. Gjykata vendos dhe pike, keshtu funksionon ligji dhe demokracia. Sistemi yne ka kane dhene shembuj per vite me rradhe qe jane te afte te hetojne e te denojen kedo. Dhe kesaj rradhe besoj se do kene sukses.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    Ka vetem nje problem fare te vogel,"i parendeshishem"...Qe gjykata e specialistet tané duhet te kishin hetuar e gjykuar. "Jane pak fare me vones,kan kohe te presin akoma..."

    Per shembujt eshte me mire te mos diskutojm,se pastaj duhet OKB te hetoj mbi gjykatesit.

  9. #9
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Për: Socialistët si komunistët: "JO hetimit të imperialistëve amerikanë për aferën e

    Sqarim!

    Nuk ka asnje terheqje nga kerkesa ime per hetim nderkombetar per mega-aferen korruptive te marreveshjes Rama - Meta - ÇEZ.
    - Kam qene inisiatori per ndermarrjen e ketij hetimi dhe do te bej çdo gje qe kam ne dore per kete hetim
    - Te gjitha zhvillimet deshmojne se kerkesa ime eshte e drejte dhe jetike per zbardhjen e nje afere korruptive te marreveshjes me ÇEZ, te firmosur ne kulisa nga Edi Rama, qe ju kushton qytetareve shqiptare 1200 euro secilit, si dhe te lidhjeve te DIA-s me ÇEZ, Ilir Meten qe ju kushton qytetareve shqiptare 135 milione euro
    - Mungesa ime dje ne votim kishte shkak te vetem nje keqkuptim timin mbi proceduren dhe menyren e votimit pasi mazhoranca ne mbledhjen e konferences se kuvendit me absurditet e kishte cilesuar projektligjin si organik, pra qe duhet te votohet me 3/5.

    Te gjitha komentet e papagajve te qeverise, te deshmitareve te saj te rreme qe nxijne me pranine e tyre ne studiot televizive por dhe te eklektikeve dhe relativisteve pra kripto-avoketerve te qeverise jane absolutisht pa baza.

    Duke denuar dhe nje here perpjekjen e Edi Rames per ti shpetuar gjykimit nderkombetar per marreveshjen qe kushtoi 1200 euro çdo qytetari shqiptar pohoj dhe njehere se:
    - Une kam konsideruar dhe konsideroj hetimin nderkombetar per dosjen e ÇEZ nga alfa tek omega e saj, jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit dhe do bej gjithçka per realizimin e tij! sb

    FB
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •