Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Bushat-diplomacia: Thërret në një takim ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës

    Gafa e Bushatit thërret në një takim Izraelin dhe Palestinën

    Nënkryetari i Komisionit të Jashtëm, Aldo Bumçi, ka zbuluar dje një gafë të rëndë të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, pas votimit që Shqipëria bëri pro Palestinës në OKB. Gjatë mbledhjes së Komisionit të Jashtëm, Bumçi tha se Ministria e Jashtme kishte ftuar në një takim të përbashkët ambasadorët e Palestinës dhe Izraelit në Tiranë për t’i sqaruar rreth votës së qëndrimit të Shqipërisë në OKB.

    Emri:  bushati.jpg

Shikime: 404

Madhësia:  27.5 KB
    Ministri Bushati

    Sipas ishministrit Bumçi, kjo është një gafë e rëndë, çka ka acaruar dy diplomatët, të cilët kanë kërkuar që të kërkohet ndjesë nga qeveria shqiptare në nivelet më të larta. Bumçi tha se as liderët amerikanë dhe ata të Bashkimit Europian nuk ftojnë në një takim të përbashkët diplomatët e Palestinës dhe Izraelit, çka e quajti këtë si një skandal diplomatik.

    “Duhet të ndalemi dhe në një skandal që ka ndodhur në Ministrinë e Jashtme. Për t’i komunikuar qëndrimin tonë, janë thirrur në takim, në të njëjtën kohë dhe bashkërisht ambasadorët e vendeve arabe dhe ambasadori i Izraelit. Kjo është të mos njohësh ABC-në e diplomacisë që të thirren në një takim të përbashkët Izraeli dhe Palestina. Edhe Amerika dhe BE-ja nuk e kanë bërë këtë. Dhe ka pas protestë dhe kërkesë për ndjesë deri në nivelin më të lartë për këtë akt”, tha Bumçi.

    Por ajo që bëri përshtypje gjatë mbledhjes së djeshme ishte fakti se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e anashkaloi përgjigjen ndaj këtyre akuzave. Bushati foli për votën në OKB dhe për çdo çështje tjetër, por e ka anashkaluar këtë akuzë për incidentin diplomatik me ambasadorët e Palestinës dhe Izraelit.

    PRAPASKENAT
    “Panorama” u interesua për çështjen në fjalë dhe burime të besueshme nga Ministria e Jashtme konfirmuan se acarimi i toneve ka ndodhur për shkak të ftesës së bërë nga Ministria e Jashtme ndaj dy selive diplomatike për të qenë bashkë në një takim në ministri për të shpjeguar votën.

    Mësohet se Sokol Gjoka, Drejtor i Përgjithshëm i Marrëdhënieve Dypalëshe, me urdhër të ministrit iu ka dërguar një ftesë zyrtare për të qenë të pranishëm në të njëjtën orë në një takim në Ministrinë e Jashtme ambasadorëve të disa vendeve arabe, duke përfshirë edhe Izraelin, edhe Palestinën.

    Por mësohet se kjo ftesë është konsideruar si një provokim i rëndë prej ambasadorëve në fjalë, ndaj kanë shprehur revoltën dhe protestën e tyre. Mësohet se pas kësaj gafe, zyrtarët e lartë të Ministrisë së Jashtme kanë kërkuar ndjesë për ngjarjen, duke sqaruar qëllimet e mira të takimit. Mësohet se takimi nuk u zhvillua për shkak se ambasadorët refuzuan të marrin pjesë.

    FATION BINJAKU
    Panorama

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,755

    Për: Bushat-diplomacia: Thërret në një takim ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës

    Kemi koka jo shaka.

    Po nuk do ti mbledhi vetem per te shpeguar voten,jane qe jane do bihen dakort edhe mbi kufijte e Jeruzalemit. Po mjaftoi koha edhe ndonje shpegim mbi Torah e Kuranin.

  3. #3
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Bushat-diplomacia: Thërret në një takim ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës

    Nuk e shpjegoj dot por ky eshte ministry me antipatik ne kenveshtrimin tim. Nje koke cari me fjale te tjera...

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Bushat-diplomacia: Thërret në një takim ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës

    minister analfabet vetem ne Shqiperi ndodh...

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,995
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bushat-diplomacia: Thërret në një takim ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës

    Thellohet skandali i Bushatit, thirri në takim vendet e Ligës Arabe me Izraelin

    Emri:  palestina1-433x300.jpg

Shikime: 142

Madhësia:  11.9 KB

    TIRANE – Thellohet skandali diplomatik i ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati, me ambasadorët e Izraelit dhe Palestinës të akredituar në Tiranë. Referuar një shkrese zyrtare të Ambasadës Palestineze në Tiranë, gazeta “Panorama”, zbardh sot një tjetër skenar të incidentit diplomatik, në të cilin është përfshirë Ministria e Jashtme.

    Institucioni në fjalë ka ftuar në një takim të gjithë ambasadorët e vendeve arabe të akredituar në Tiranë, për të diskutuar rreth mbështetjes për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Por gafa e diplomacisë shqiptare konsistoi në përjashtimin e ambasadorit të Palestinës nga kjo tryezë, dhe në vendin e tij ka ftuar ambasadorin e Izraelit në Tiranë.

    Duke qenë se Izraeli nuk është pjesë e Ligës Arabe, ambasadorët e vendeve të tjera të Ligës kanë bojkotuar takimin në Ministrinë e Jashtme, duke kërkuar sqarime për përjashtimin e Palestinës dhe duke e quajtur atë provokim. Vetë Ambasada e Palestinës në shkresën zyrtare e ka quajtur si ironik këtë “bojkot” të Palestinës dhe zëvendësimin me Izraelin.

    LETRA E AMBASADËS
    Ambasadori i Palestinës në Tiranë, Yasser Al¬Najjar, i kontaktuar nga “Panorama” sqaroi incidentin e ndodhur me Ministrinë e Jashtme. Pas kësaj përplasjeje, takimi është zhvilluar në një fazë të dytë pa praninë e ambasadorit të Izraelit, por vetëm mes pjesëtarëve të Ligës Arabe.

    “Ministria e Jashtme ftoi të gjithë ambasadorët e vendeve arabe, por për ironi përjashtoi ambasadorin e Palestinës, ndërkohë që Palestina është anëtare e Ligës Arabe, ndërsa Izraeli jo. Ambasadorët e vendeve arabe në Shqipëri nuk morën pjesë në këtë mbledhje për arsye të ftesës për ambasadorin e Izraelit dhe mosftuarjen e ambasadorit Palestinez. Ambasadorët e vendeve arabe kërkuan sqarim nga Ministria e Jashtme në lidhje me këtë çështje, e cila më vonë u konsiderua nga Ministria si “një gabim teknik”, thuhet në qëndrimin zyrtar të ambasadorit të Palestinës në Tiranë. Më tej, Ambasada e Palestinës ka shprehur mirënjohje për votën që Shqipëria i dha në OKB për ngritjen e flamurit në këtë organizatë. “Ambasadori i Shtetit të Palestinës do të dëshironte të falënderonte gazetën ‘Panorama’ për mundësinë e dhënë për të shpjeguar këtë incident dhe shpreh sigurimet e respektit me të lartë për popullin dhe qeverinë shqiptare, dhe për mbështetjen e saj duke votuar në favor të ngritjes së flamurit palestinez në Kombet e Bashkuara”, thuhet në shkresën zyrtare.

    (er.nu/BalkanWeb)

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •