Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,254
    Postimet në Bllog
    22

    Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

    Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana, vuante nga një sëmundje e rëndë

    Emri:  tonin-640x320.jpg

Shikime: 1178

Madhësia:  40.4 KB

    Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare artisti i mirënjohur Tonin Tërshana. Prej kohësh ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare, thuhet se vdiq këtë të martë në Spitalin ‘Nënë Tereza”, Tiranë.

    Me 1 shtator të 2015, Tonin Tërshana, ishte një nga familjet që përfitoi banesë sociale si i pastrehë nga Bashkia e Tiranës. Ai lindi në Shkodër më 1 qershor 1949.

    Arriti një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutim, në Festivalin e 4-t në Radio Televizion në vitin 1965, me këngën “Të dua o det” (muzika, Tonin Arapi, teksti, Mark Gurakuqi), mori çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç.

    Tërshana ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11-të të RTVSH. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale duke fituar 4 çmime të para duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në Festivale.

    Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Prej 20 vitesh jetoi në emigrim dhe kishte pak kohë që ishte kthyer në Shqipëri, duke jetuar me qira në një apartament në kryeqytet.

    Shqip

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,254
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

    Ndalet kënga e Tonin Tërshanës

    Shuhet Tonin Tërshana / Këngëtari i njohur ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë

    Emri:  Tonin-Tershana.jpg

Shikime: 625

Madhësia:  23.3 KB

    Kënga e Tonin Tërshanës ka ndalur përgjithmonë dje, për të mbetur në pentagramet e historisë së muzikës shqiptare. Këngëtari i njohur është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare pas një sëmundjeje të rëndë. Vetëm dy javë më parë, këngëtari u gëzua me një banesë të re, të dhënë nga Bashkia e Tiranës, pasi për më shumë se 20 vite jetonte me qira. “Kam pasur një shtëpi timen, por u gënjeva nga firmat dhe mbeta pa gjë. Përveçse mbeta pa shtëpi, mbeta pa punë, pa para. Kam 20 vjet pa shtëpi. Prej 15 vitesh kam jetuar në Greqi, në emigracion. Prej 20 vitesh paguaj qira dhe më në fund m’u krijua mundësia të jetoj si gjithë të tjerët, të bëj një jetë normale me familjen time”, u shpreh artisti për gazetën “Shqip” dy javë më parë. Por fati nuk ishte me familjen Tërshana, që ta gëzonin këtë shtëpi ashtu si ai mendonte me një darkë të madhe me miq. Ndarja e tij nga jeta është një humbje për muzikën shqiptare, e cila humbi një nga zërat më të mirë të këtij gjysmëshekulli. Me një karrierë të pasur para viteve ’90, si një nga zërat më të spikatur të festivaleve të fundvitit, jeta e Tërshanës është e ngjashme me atë të shumë artistëve të tjerë, që në kushtet e një krize ekonomike u detyruan të largohen nga Shqipëria. Pas disa viteve në emigrim, ai kthehet sërish në Tiranë, por tashmë me probleme me shëndetin. I lindur në Shkodër më 1 qershor 1949, muzika duket se ishte destinancion për Tërshanën. Djaloshi i vogël që këndonte nëpër shtëpi, do të binte në sy të komshinjve artistë, të cilët i mësojnë dhe kitarën. Ishte vetëm 13 vjeç kur nisi të këndonte në Turizmin e qytetit të Shkodrës bashkë me Pac Martinin. Mark Kaftalli, dirigjent i Orkestrës së Estradës së Shkodrës, do të kompozonte për herë të parë për të këngën “Kthjelltësi, lumturi”. Më pas fati do të ishte gjithnjë me të përmes të tjerëve që kishin dëgjuar zërin e tij. Ja si e kujton artisti këtë periudhë. “Në një rast takoj një oficer, Mersin Maksuti, i cili më tha: ‘Kam biseduar me ata të Estradës së Tiranës dhe i kam thënë se sa bukur këndon një djalë i vogël në Shkodër. E ke rrugën e hapur të shkosh të punosh atje. Po të presin’. Në fakt, unë nuk shkova shpejt pas kësaj bisede, por në gusht të ’65-s (isha 16 vjeç). Shkoj të provohem në estradën ushtarake, por ata ishin nisur në turne. Mirëpo më thanë që një djalë nga Orkestra e Ushtrisë nuk kishte shkuar në turne, por i binte saksit në lulishten e Sahatit. Ky ishte Platon Mezini, i cili më vonë ka kompozuar disa këngë, të cilat unë i kam kënduar. E takova dhe më tha: ‘Ti je ai djali i vogël që këndon në Shkodër? Do të na këndosh ndonjë këngë?’ Këndova këngë romane, spanjolle. Që atë natë më erdhi përgjigjja për të kënduar në lokal. Më thanë të këndoja në verë e të paguhesha 250 lekë në natë”, do të shprehej në një intervistë Tërshana. Kënga do të ishte më pas e gjithë jeta e tij. Që me debutimin e parë në Festivalin e 4 në radio, me këngën “Kur vjen pranvera” (muzika Pjetër Gaci, teksti Fatos Arapi), merr çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11 të RTVSH-së. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar katër çmime të para dhe duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në festivale. Presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”.

    Çmimet

    Festivali IV (1965) – Çmimi i parë me këngën “Të dua o det”. Kompozitor Tonin Harapi. Teksti: Mark Gurakuqi

    Festivali X (1971) – “Kënga e nënës” (varianti tjetër i kënduar nga Sherif Merdani). Kompozitor Agim Prodani. Teksti: Agim Shehu

    Festivali XI (1972) – “Kur vjen pranvera”. Kompozitor Pjetër Gaci. Teksti: Fatos Arapi

    Festivali XXII (1983) – “Vajzë moj, lule moj”. Kompozitor Luan Zhegu. Teksti: Adelina Balashi

    Dy çmime të para në Festivalet e Interpretuesve. Viti 1984 me “Këngë për Fato Berberin”, kompozitor Pjetër Gaci.

    Viti 1985 “Kthjelltësi, lumturi”, kompozitor Pjetër Gaci

    Shqip

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    pranvera bica (25-09-2015)

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,254
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

    Lamtumirë Tonin Tërshana!

    Bujar Nishani – “Me interpretimet e tij virtuoze, Tonin Tërshana do të kujtohet ngaherë një zë kumbues dhe i spikatur ndër dekada në festivalet e përvitshme të Radio Televizionit dhe skenat anembanë Shqipërisë.”

    Edi Rama – “Lamtumirë Tonin Tërshana, zë i njohur i fëmijërisë sonë.”

    Elton Deda – “Mësova me hidhërim të thellë ndarjen nga jeta të një prej zërave më të bukur dhe domethënës të skenës muzikore shqiptare. Tonin Tërshana, këngëtari melodioz dhe i ngrohtë, pionier i festivaleve dhe ndërkohë edhe mik i babait tim të ndjerë, pushofsh i qetë mjeshtër i këngës.”

    Shpëtim Saraçi – “Pusho në paqe o bylbyl i Shkodrës dhe i tanë Shqipnisë. RIP, përulem me respekt.”

    Ardit Gjebrea – “Na la edhe një artist … Tonin Tërshana! Skena atëherë dominohej nga zëri dhe ajo ishte njësia matëse. Aq mjaftonte për të dalluar Toninin nga shumë të tjerë.”

    Zhuliana Jorgnaxhi – “NUK SHUHEN YYYJJJEEETTTT.”

    Myfarete Laze – “Jeton gjithmonë sa dhe ne të jetojmë. Një artist me përmasa sa e tërë shqiptaria, një artist mbarëkombëtar Tonin Tërshana.”

    Sidrit Bejleri – “Ndërroi jetë vokali brilant, ai që me bukurinë dhe mjeshtërinë e tij vokale bëri që breza të tërë të dashuroheshin me muzikën e mirëfilltë shqiptare … E gjithë Shkodra dhe Shqipëria krenohej me të … Iku Tonin Tërshana … Paqja e Zotit qoftë me të.”


    Homazhet për nder të tij do të bëhen në ambientet e Radio Tiranës nga ora 10:30

    Tonin TershanaTonin Tërshana do të ndalojë sot për herë të fundit në ndërtesën nga ku jeta e tij do të ndryshonte përgjithmonë. Edhe pse eter, rrugëtimin për në banesën e fundit këngëtari do ta nisë nga holli i Radio Tiranës (RTSH). Lamtumira për një nga ikonat e muzikës së lehtë shqiptare do të mbahet sot, në ambientet e RTSH-së në orën 10:30. Lajmi i ndarjes nga jeta i këngëtarit është pritur me trishtim nga mijëra fansa, njerëz të kulturës dhe politikës. Rrjetet sociale kanë qenë të mbushura dje me këngë të njohura të Tërshanës si “Erdhi pranvera”, “Lulet e limonit”, “Të dua o det”, “Qeshu vogëlushi im” etj. Komente ngushëlluese për familjen dhe kulturën shqiptare, e cila humbi një nga zërat e saj më të mirë ndër vite. Me një foto të këngëtarit të veshur me kostumin gri gjatë interpretimit në Festivalin e Këngës në Radio Televizionin Shqiptar, Kryeministri Edi Rama shkruante: “Lamtumirë Tonin Tërshana, zë i njohur i fëmijërisë sonë”. Presidenti Bujar Nishani u është drejtuar me një telegram ngushëllimi familjarëve. “Në këto çaste dhembjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t’ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Me ikjen e tij të parakohshme nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa ne dhe të gjithë artdashësit humbëm një nga këngëtarët më të talentuar e të përkushtuar, i cili me mjeshtëri e profesionalizëm të rrallë ka lënë mbresa të pashlyeshme në kujtesën tonë”, thuhej në telegramin ngushëllues të Presidentit. “Lamtumirë zëri ujëvarë. Diamant i muzikës shqiptare. U prehsh në paqe, Tonin Tërshana“, shkruante në faqen e saj në “Facebook” këngëtarja Aurela Gaçe. “Zëri i Tonin Tërshanës ishte pjesë e një prurjeje interesante në fushën e muzikës së lehtë shqiptare, të asaj muzike që u ngjit në nivelin më të lartë të kësaj krijimtarie, krijimtari e larmishme që erdhi në jetën e vendit me disa këngëtarë të një niveli të lartë, siç ishte edhe Tërshana. Mund të them se niveli i të kënduarit të Tonin Tërshanës ishte krahas këngëtarëve më të shquar të kohës si Vaçe Zela e Avni Mula apo edhe të një ndonjë këngëtari të shquar që në këtë moment të trazuar nuk më vjen në mendje”, u shpreh muzikologu Vasil Tole. Me një zë të veçantë, Tonin Tërshana do të ishte një ndër personazhet më të dashura të muzikës shqiptare para viteve ’90. Fati i tij ishte i ngjashëm me atë të shumë artistëve pas ndërrimit të sistemit. Nuk u ngjit më në skenën e festivaleve, duke bërë një jetë të tërhequr kushtuar familjes. Pas emigrimit disavjeçar jashtë Shqipërisë, ai kthehet në Tiranë. Me humbjen e banesës në firmat piramidale ai jetoi me qira. Vetëm disa javë më parë, ai u bë me shtëpi, nga banesat sociale të dhëna prej Bashkisë së Tiranës, por që nuk mundi ta gëzonte dot. Tërshana lindi në Shkodër më 1 qershor 1949. Arriti një rekord në skenën shqiptare, pasi që në debutim, në Festivalin e 4-t në Radio Televizion në vitin 1965, me këngën “Të dua o det” (muzika Tonin Arapi, teksti, Mark Gurakuqi), mori çmimin e parë. Atëherë ishte vetëm 16 vjeç. Tërshana ka fituar çmimin e parë dhe në Festivalin e 11 të RTVSH-së. Ka marrë pjesë në mbi 20 festivale, duke fituar katër çmime të para e duke u bërë një ndër këngëtarët me më shumë trofe në festivale. Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi, i ka dhënë titullin e lartë “Mjeshtër i Madh”. Në historinë e muzikës shqiptare zëri i Tonin Tërshanës do të mbetet përgjithmonë si një kujtesë që do të kujtojë një kohë dhe artistë që mbajtën gjallë shpirtin e një vendi, duke u dhënë shpresë përmes këngës në një kohë të vështirë.

    Shqip

  5. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    pranvera bica (25-09-2015)

  6. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,254
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

    Tole: Tërshana bashkë me Vaçe Zelën krijoi traditën më të mirë

    Ndërroi jetë Tonin Tërshana, këngëtari i njohur i muzikës së lehtë shqiptare. Zemra e këngëtarit ndaloi sot në moshën 68-vjeçare, pasi vuante nga një sëmundje në mushkëri.

    Muzikologu dhe studiuesi Vaso Tole, i cili ka punuar vitet e fundit me këngëtarin, ka shprehur dhimbjen për “këtë humbje të parakohshme”. Si studiues i muzikës, Tole u shpreh për “Shqiptarja.com” se: “Zëri i Tonin Tërshanës ishte pjesë e një prurjeje interesante në fushën e muzikës së lehtë shqiptare, të asaj muzike që u ngjit në nivelin më të lartë të kësaj krijimtarie, krijimtari e larmishme që erdhi në jetën e vendit me disa këngëtarë të një niveli të lartë, siç ishte edhe Tërshana. Mund të them se niveli i të kënduarit të Tonin Tërshanës ishte krahas këngëtarëve më të shquar të kohës si Vaçe Zela e Avni Mula, apo edhe të një ndonjë këngëtari të shquar që në këtë moment të trazuar nuk më vjen ne mendje”.

    Gjithashtu muzikologu Tole kujtoi se figura e tij duhet nderuar me rastin e largimit nga jeta. “Tonin Tërshana meriton një homazh të madh. Duke i bërë homazhe Tonin Tërshanës, ne i bëjmë një homazh muzikës më të mirë shqiptare”, tha Tole, duke u shprehur më tej se “Tonin Tërshana ishte ishte artist polidemiensional. Ai kishte të dhëna dhe njohuri interpretimi për të gjitha këngët e Mesdheut. Kishte edhe një ngjyrë të bukur zë zërit mesdhetar. Dinte t’i interpretonte aq mirë kënget e Mesdheut. Ishte një zë interesant. Mjafton të kujtojmë këngën e tij në festivalin e 11-të që mori çmimin e parë, “Lulet e Limonit”, që mbeti hit në të gjitha kohërat”. Muzikologu Vaso Tole u shpreh edhe se e vlerësonte për vlerat humane artistin Tërshana.

    “Unë e kam njohur nga afër Tonin Tërshanën. Fatkeqësisht ai u shkëput ca kohë nga skena, për shkak të emigrimit në Greqi, por vitet e fundit u kthye, dhe kur isha drejtor i Qendrës Kulturore të Ushtrisë e kam pasur një nga artistët më bashkëpunues në aspektin e kulturës muzikore”, tha Vaso Tole.

    Shqiptarja

  7. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,254
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana


  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    pranvera bica (25-09-2015)

  9. #6
    i/e regjistruar Maska e pranvera bica
    Anëtarësuar
    23-03-2009
    Vendndodhja
    Atje ku ka serenata.
    Postime
    5,874
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ndërron jetë këngëtari Tonin Tërshana

    Ngushellime familjes dhe ne miqve te tij!Ze i paharruar i moshes sime...Erdh'pranveraaaaaa....kishte ardh'pranveeeeraaa!U prehsh ne Paqe dhe i lehte te qofte dheu miku im Tonin!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •