-
PD: Dekriminalizim politikës me test droge dhe marrjen e shenjave të gishtave
Dekriminalizimi, zmbrapset PS, demokratët japin kushtin e panegociueshëm
Arrihet konsensus i pjesshëm në Kuvend. Bylykbashi: Nuk tërhiqemi nga shenjat e gishtave
Konferenca
Tri javë – Konferenca e kryetarëve të grupeve parlamentare dhe komisioneve ka vendosur që dy draftet për dekriminalizimin të shqyrtohen brenda tri javëve nga komisioni i posaçëm
Kushtetuta – Çështja e ndryshimeve të Kushtetutës pritet të jetë objektet i punës së komisionit të posaçëm, i cili drejtohet nga ana e Bylykbashit. Aty do të vendoset dhe për nenet që do të preken
Një vit – Mazhoranca dhe opozita kanë humbur një vit kohë nga siglimi i marrëveshjes së 24 dhjetorit dhe ende nuk kanë arritur një zgjidhje përfundimtare për çështjen e dekriminalizimit
Herion Mesi
Oerd BylykbashiPartia Socialiste tërhiqet nga tentativa për të shkrirë komisionin e posaçëm parlamentar, në mënyrë që të miratojë përmes Kuvendit nismën e saj për dekriminalizimin. Shkak i këtij lëshimi janë bërë presionet e shtuara të ditëve të fundit nga ana e faktorit ndërkombëtar, por edhe aleates së saj në qeverisje, Lëvizjes Socialiste për Integrim. Një javë më parë, qeveria, përmes ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj, hodhi idenë që t’ia lërë Parlamentit diskutimin e ligjit të miratuar prej saj për dekriminalizimin, me argumentin se komisioni i posaçëm parlamentar e ka kryer misionin për të cilin u ngrit, pasi nuk ka tagrin për të miratuar ndryshimet në Kushtetutë që do të shoqërojnë draftin për dekriminalizimin. Kjo u mbështet edhe nga Kryeministri Edi Rama, i cili theksoi se nëse PD-ja nuk jep konsensusin, qeveria do ta miratojë e vetme draftin e kërkuar me insistim edhe nga faktori ndërkombëtar.
Gjithçka duket se është vendosur gjatë takimeve që tri ditë më parë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, zhvilloi me drejtuesit e partive të mëdha: Kryeministrin Edi Rama, kryeparlametarin Ilir Meta, kreun e opozitës Lulzim Basha, si dhe kreun e shtetit, Bujar Nishani. Ndërkohë, dy ditë më parë, LSI-ja do të kërkonte publikisht që variantet e prezantuara nga Partia Socialiste dhe opozita të diskutoheshin në komisionin e posaçëm dhe jo në rrugë të tjera. Ka qenë pikërisht ky qëndrim i aleatit që e ka detyruar Kryeministrin Rama të tërhiqet dhe të pranojë në mënyrë të papritur në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve të grupeve dhe komisioneve parlamentare që ligji i miratuar nga qeveria dhe drafti i dorëzuar nga opozita të dërgohen në komisionin e posaçëm për t’u shqyrtuar, duke i përfshirë shqyrtimin e tyre në kalendarin trejavor të punimeve parlamentare.
Kushti i panegociueshëm i PD-së

Të pranishëm në mbledhjen e djeshme të Konferencës së Kryetarëve do të ishin edhe dy protagonistët e Komisionit për Dekriminalizimin, demokrati Oerd Bylykbashi dhe socialisti Taulant Balla, të cilët ishin thirrur për të diskutuar lidhur me dy nismat e sjella nga palët në Kuvend. Por tërheqja e socialistëve duket se nuk i ka intimiduar demokratët, të cilët nuk tërhiqen nga pikat kryesore të draftit të saj, siç janë testi i drogës dhe shenjat e gishtërinjve. Menjëherë pas përfundimit të kësaj mbledhjeje, kryetari i Komisionit për Dekriminalizimin, Oerd Bylykbashi, theksoi se asnjë draft që nuk parashikon verifikimin e shenjave të gishtërinjve të deputetëve, e jo vetëm, nuk do të ketë konsensusin e opozitës. ” Çështja e shenjave të gishtërinjve është një moment themelor në ligjin tonë dhe kusht që ne nuk mund ta negociojmë. Çdo përpjekje për ta bllokuar këtë nuk do ta gjejë konsensusin nga ana jonë. Ky vend ka nevojë për deputetë dhe funksionarë publikë që të jenë të denjë para opinionit publik dhe të zbatojnë ligjin e Kushtetutën. Por, e rëndësishme për ne është se në çfarëdo lloj formati që të përfundojë drafti, në fund fare do të kemi një ligj që do i nxjerrë kriminelët sot nga Parlamenti dhe nuk do i lejojë të hyjnë aty nesër. Në kontributin e të gjithë atyre që duan t’u bashkohen kauzës së PD-së, nuk do t’i lërë të hyjnë në Parlament. Ne kemi propozuar një ligj kompleks dhe këto janë instrumente brenda këtij ligji. Mazhoranca duhet ta kuptojë që duhet të bjerë dakord për këtë çështje. Para presionit të opozitës dhe ndërkombëtarëve, PS-ja nuk do të ketë rrugëdalje dhe do të na ndihmojnë ne të miratojmë këtë ligj”, tha Bylykbashi. Sipas tij, detyrimi me ligj për çdo rast kur të dhënat biometrike janë të domosdoshme për verifikim, është garancia që çdo personi me të shkuar kriminale të mos i shkojë në mend të deklarojë të dhëna të rreme, për rrjedhojë të kandidojë apo emërohet në institucionet shqiptare. Një tjetër deputet i PD-së rikonfirmoi për të disatën herë predispozitën e opozitës për të shtuar në ligjin e tyre çdo nismë që garanton në mënyrë përfundimtare depërtimin e kriminelëve në Parlament, qeverisje qendrore e vendore, si dhe largon aktualët. Deklarata e deputetit demokrat duket si një kushtëzim i radhës që vjen nga demokratët, një kusht ky që mund ta bëjë mazhorancën të mos bjerë dakord, duke sjellë sërish debate në lidhje me këtë proces. Por, megjithatë, palët kanë menduar që të gjejnë dhe një zgjidhje alternative në rast ngërçi, që do të jetë Komisioni Venecias, i cili do të thërritet për zgjidhjen e këtyre ndasive. Ndërkohë, demokrati Bylykbashi, teksa u shpreh se i mirëpret shenjat për konsensus të ofruara nga shumica e majtë, akuzoi mazhorancën si fajtore të zvarritjes së këtij procesi. “Mirë do të ishte që për ta çuar sa më shpejt drejt zgjidhjes këtë çështje, të mos ishte zvarritur kaq shumë sa është bërë deri më sot”, tha Bylykbashi. Konferenca e Kryetarëve ka përcaktuar se brenda tri javëve të shqyrtohet dhe të paraqitet për miratim drafti i përbashkët për dekriminalizimin. Kjo duket se është pika e parë e konsensusit mes mazhorancës dhe opozitës, pikat që nuk konvergojnë, shpresa mbetet tek opinioni i Komisionit të Venecias apo dhe te ndërhyrja e ndërkombëtarëve, SHBA-ja dhe BE-ja.
Shqip
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt