Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 37
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Ish kreu i Interpolit: Prokuroria të mos mbylli hetimet por të hetojë Artan Didin

    “Çështja Frroku”, pranga shefit të Interpol Tiranës

    Dy oficerë policie janë vënë në pranga mbrëmjen e sotme, nga forcat e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm.

    Arrestimet janë bërë në Tiranë, nga agjentët e SHKB-së.

    Në pranga është vënë Artan Bajraktari, shef i Interpol Tiranës dhe specialistja Lorena Alla.

    Ata janë arrestuar pasi nuk kanë njoftuar që Mark Frroku qe nga Janari 2015 ishte shpallur në kërkim nga Belgjika.

    Dy oficerët janë pjesë e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

    Ata janë vënë nën akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

    MAPO

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes injoroi kërkesën e Interpolit për arrestimin e Mark Frrokut

    “Rama bllokoi dy herë kërkesën e Interpolit për Frrokun”

    Emri:  rama-dhe-mark-frroku.jpg

Shikime: 657

Madhësia:  46.1 KB

    Partia Demokratike akuzon kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar dy herë kërkesën e Interpolit për arrestimin e deputetit Mark Frroku.

    Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të PD, Arben Ristani, Rama e ka bllokuar qëllimisht kërkesën, derisa Mark Frroku deponoi në favor të Ilir Metës për çështjen “Doshi”.

    “Më 8 janar të këtij viti, ka mbërritur në Tiranë, dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje.

    Ky urdhër është mbajtur në sirtar nga zyrtarët e Edi Ramës.

    Më 23 janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut.

    Sërish, zyrtarët e Edi Ramës nuk kanë bërë asnjë veprim.

    Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, lidhur me akuzat ndaj tij, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, policia shqiptare ka aktivizuar shkresën për kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës.

    Për të mbyllur këtë skandal të paimagjinueshëm, Drejtori i Policisë ka shkarkuar dhe ka ndaluar dje drejtorin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre.

    Kjo është një përpjekje e turpshme dhe e dëshpëruar, për të nxjerrë të larë, autorët e vërtetë të bllokimit të urdhërit të Interpol Brukseli, që janë Edi Rama dhe Ilir Meta.

    Ata penguan drejtësinë e një vendi themelues të Bashkimit Europian, vetëm për të deformuar hetimin ndaj kryetarit të parlamentit, duke kapur dëshmitarin kyç, dhe duke tentuar fshehjen e të vërtetës mbi akuzën më të rëndë të këtyre 25 viteve.

    Ky është një akt kriminal, i padëgjuar më parë, për të cilin ka përgjegjësi dhe duhet të mbajë përgjegjësi të drejtpërdrejtë Kryeministri dhe Ministri i Brendshëm.

    Ne kërkojmë llogaridhënie të plotë për bllokimin e urdhrit të Interpol Brukselit.

    Ne i kërkojmë Prokurorit të Përgjithshëm të nisë një hetim të shpejtë e të thellë për të vënë urdhëruesit e fshehjes së kërkesës së Interpol Brukselit, para drejtësisë.

    Ne inkurajojmë partnerët tanë europianë, palën belge të nxisë transparencë dhe të kërkojë zbardhjen e kësaj ngjarjeje kriminale.

    Me këtë akt, Edi Rama i ka futur duart thellë në procesin e hetimit të ortakut të tij Meta, dhe kësaj radhe nuk do t’ia hedhë,” tha Ristani.

    MAPO

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes injoroi kërkesën e Interpolit për arrestimin e Mark Frrokut

    Berisha: Rama fshehu kërkesën e Interpolit për vrasësin

    Ish- kryeministri Sali Berisha, deklaroi se opozita e ka denoncuar Mark Frrokn si vrasës që në ditët e para të punës, por Edi Rama ka fshehur kërkesën për ekstradimin e tij në Belgjikë.

    “Ne javet me te para te Parlamentit, opozita ne sallen e tij i tha vrasesit vrases, ia perplasi ne fytyre, ne prani te Edvin Rames dhe para mbare shqiptareve, Mark Frrokut vrasjen qe kishte bere ne Belgjike. Opozita dhe mediat e bene kete bazuar ne vendimin e Gjykates se Apelit te Brukselit te botuar ne mediat belge, sipas te cilit deputeti i Edi Rames, Mark Frroku, ishte denuar 10 vjet burg per vrasjen e Aleksander Kurtit ne Belgjike.

    Dje mediat botojne dokumenta zyrtare, sipas te cilave Edi Rama fshehu kerkesen e bere para nje viti nga Interpoli per ekstradimin ne Belgjike te Mark Frrokut te denuar per vrasje me 10 vjet burg si vrases i Aleksander Kurtit!!

    Me te drejte çdo njeri shtron pyetjen se cili eshte me kriminel ne kete rast? Vrasesi Mark Frroku, qe ne rrethana te caktuara vrau nje njeri, apo Edi Rama, qe kete vrases, qe perveç krimit dhe parave te krimit nuk ka gjuhe dhe merite tjeter, e beri deputet?! Dhe jo vetem kaq, por pas kerkeses se Interpolit per ekstradim, Edi Rama lane duart me gjakun e viktimes se Frrokut, duke hedhur ne kosh te plehrave kerkesen e Interpolit dhe mbrojtur me imunitetin e Parlamentit vrasesin e tij. Edi Rama ka sot fytyren e Frrokut te tij!!” tha Berisha.

    MAPO

  4. #4

    Për: Qeveria e Rilindjes injoroi kërkesën e Interpolit për arrestimin e Mark Frrokut

    Siguruan njehere ate partine e cameve, pastaj.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,752

    Për: Qeveria e Rilindjes injoroi kërkesën e Interpolit për arrestimin e Mark Frrokut

    Ai vend eshte bere;i fundit te fiki driten.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes injoroi kërkesën e Interpolit për arrestimin e Mark Frrokut

    Drejtori i Policisë së Shtetit, Artan Didi, jep dorëheqjen pas arrestimit të shefit të Interpolit



    Jep dorëheqjen Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi.
    Shkak është bërë arrestimi i shefit të Interpol Tiranës Artan Bajraktari dhe shefes së sektorit Loreta Alla, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre lidhur me dosjen e ardhur nga Belgjika për deputetin Mark Frroku
    Në kërkesën për dorëheqje të parevokueshme që mban datën 31 mars 2015 dërguar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, Didi i quan veprimet e dy drejtuesve të policisë, dhe ngjarjen “si të papranueshme” për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit” dhe “cënuese” për imazhin e policisë.
    “Meqë nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit” argumenton Didi në kërkesën e tij

    Kërkesa e plote e dorëheqjes, Didi s’e parandalova dot
    Në kërkesën për dorëheqje drejtuar kryeministrit Edi Rama dhe ministrit Tahiri, Artan Didi shkruan: “Modelin e punës që u mundova të fus në institucion po e shoqëroj me modelin e dorëheqjes kur diçka nuk ecën sipas pritshmërisë që ti ke dhe të asaj pritshmërie që kanë të tjerët për punën e institucionit që ti drejton
    Shkelja e procedurave ligjore të specialistit të Interpolit dhe shefit të këtij sektori, shkelje që i vuri ata përpara përgjegjësisë penale cënoi në një farë mase imazhin e drejtorisë së Përgjithshme të Policisë ndonëse ishte po ky institucion që e korrigjoi gabimin. Për këtë arsye duke e vlerësuar këtë ngjarje si të papranueshme për prestigjin e institucionit të policisë së Shtetit të cilin unë e drejtoj duke vlerësuar se nuk pata kapacitetin e mjaftueshëm për të parandaluar një fakt të tillë vendosa të jap dorëheqjen e parevokueshme nga funksioni i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Punonjësit e ndershëm të policisë të më gjykojnë për këtë vendim.”
    Ora 10: 52: Burime të Ora News pranë ministrisë së Brendshme deklarojnë se ministri Tahiri ka pranuar dorëheqjen, ndërsa në orën 12: 00 pritet të dalë në konferencë.
    Ora 10: 45 Dokumenti i doreheqjes iu dorezua Rames e Tahirit
    Dokumenti i dorëheqjes i është dorëzuar ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe kryeministrit Edi Rama. Në orën 12:00 ministri Tahiri pritet të dalë në një deklaratë për median.
    Ora 10: 30 Ne vend te Didit komandohet Haki Çako
    Nga drejtoria e Policisë, gazetari i Ora News Andi Qosja informon se në vend të tij në pozicionin e drejtorit të Përgjithëm do të komandohet Haki Çako, zv.drejtori për Krimet e rënda me gradën drejtues i parë.
    Ora 10: 00 Njoftohet dorëheqja e Artan Didit
    Nuk kishin kaluar as 10 orë nga arrestimi i shefit të Interpolit të Tiranës, dhe shefes së sektorit Loreta Alla, (As njoftim zyrtar në lidhje me këtë arrestim nuk ishte bërë) kur në orën 10:00 të paradites së 31 marsit 2015, në redaksitë e informacionit mbërrin lajmi i dorëheqjes së parevokueshme të Artan Didit.

    Emri:  doreheqja-e-didit.jpg

Shikime: 3100

Madhësia:  52.1 KB

    Ora 09: 30 PD sulmoi duke akuzuar se qeveria kishte fshehur dosjen belge
    Në një deklaratë për mediat, Arben Ristani deklaroi se drejtori i policisë shkarkoi shefin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre duke nxjerrë të larë, sipas Ristanit autorët e vërtetë të bllokimit të urdhërit të Interpol Brukseli, që janë Edi Rama dhe Ilir Meta.
    Arben Ristani: Më 8 janar të këtij viti, ka mbërritur në Tiranë, dokumenti i Interpol Belgjikës për shpalljen në kërkim ndërkombëtar të deputetit Mark Frrokut, për akuzat e drejtësisë belge për vrasje. Ky urdhër është mbajtur në sirtar nga zyrtarët e Edi Ramës. Më 23 janar, Interpol i Brukselit, ka sjellë material shtesë duke ripërsëritur kërkesën për kërkimin dhe kapjen e Mark Frrokut. Sërish, zyrtarët e Edi Ramës nuk kanë bërë asnjë veprim.Vetëm më 18 mars, pasi Mark Frroku e kishte dhënë dëshminë në prokurori në favor të Ilir Metës, lidhur me akuzat ndaj tij, për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, policia shqiptare ka aktivizuar shkresën për kërkim ndërkombëtar të deputetit të mazhorancës.
    Për të mbyllur këtë skandal të paimagjinueshëm, Drejtori i Policisë ka shkarkuar dhe ka ndaluar dje drejtorin e Interpol Tirana, Artan Bajraktari, dhe një specialiste në këtë drejtori, duke u përpjekur t’u lërë fajin atyre.

    (Lajmi fillimisht u publikua ne oren 10:07 dhe preditesua ne vazhdim)


    ORA NEWS

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Tahiri: Dorëheqja e Didit, akt përgjegjësie. Interpoli nuk zbatoi saktë procedurat

    Për Ministrin e Brendshëm, Sajmir Tahiri, dorëheqja e Didit është marrje e përgjegjesive morale për shkeljen në zyrën e Interpol Tirana. Gjatë fjalës së tij, Ministri përmendi disa herë se Didi kishte qenë krahu i tij i djathtë. Para konferencës, Ministri priti në Ministri drejtues të policive në qarqe.
    Tiranë- “Akt dinjitoz e përgjegjësi morale “. Të tillë e ka përkthyer Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dorëheqjen e kreut të policisë së shtetit, Artan Didi, duke theksuar se ligji është një për të gjithë.
    Në një konferencë për mediat, Ministri Tahiri nuk nguroi të komentojë edhe arrestimin e dy zyrtarëve të Interpol Tirana, që sipas hetimeve Drejtori i këtij institucioni dhe një specialiste nuk kanë njoftuar autoritetet që Mark Frroku ka qenë i kërkuar në Belgjikë, për të cilën u shpreh se “nuk na bën të ndjehemi mirë dhe se ndodhemi përballë një shkelje serioze”.
    Tahiri njoftoi se postin e Drejtorit të Policisë së Shtetit do ta mbajë përkohësisht Zv/drejtori Haki Çako.

    Didi model per tu ndjekur

    Tahiri: “Dorëheqja e Didit është akt përgjegjësie morale në respekt të çdo shqiptari që beson te Shqipëria Europiane. Më vjen keq që Artan Didi nuk do të jetë më në krahun e djathë timin. Ishte një model për tu ndjekur nga punonjësit e ndershëm të policisë së shteti”

    Shefi i Interpolit u arrestua pas hetimeve tona
    Tahiri: ” Ndihemi jo mirë për atë që ka ndodhur por jemi të inkurajuar nga forca ligjore reaguese dhe vetëkorrigjuese. Praktika e komunikimit të interpolit me zyrën nga Belgjika nuk është zhvilluar në kokën e duhur. Kam urdhëruar ngritjen e një hetimi. Nga hetimi paraprak konkludoi se nuk ishin zbatuar saktë procedurat bazuara nga ligji prandaj ka nisur ndjekja penale ndaj dy punonjësve të interpolit.”
    Sa i takon akuzave të PD-se se qeveria fshehu dosjen e Frrokut, Tahiri deklaroi se do të bëhet kallzim penal.
    Deklarata e plote e Ministrit të Punëve të Brendshme Saimir Tahiri:
    Kjo shumicë parlamentare, qeveria, Kryeministri, dhe në rastin që po flas, unë, si Ministër i Brendshëm, jemi të angazhuar çdo ditë përballë qytetarëve për të rilindur Shqipërinë duke siguruar vendosjen e vendit e të shoqërisë në binarët e rendit ligjor.
    Jo shembulli i forcës, po forca e shembullit, është vlera ku besojmë dhe investohemi çdo ditë.
    Për ne rendi ligjor fillon nga përgjegjësia jonë në radhë të parë, si ligjvënës e si ligjzbatues, dhe në më shumë se një rast, besoj e kemi treguar se për ne nuk ka një ligj për veten e një ligj për të tjerët.
    Përpara ligjit jemi të gjithë të barabartë dhe në respekt të këtij besimi që duam të forcojmë tek të gjithë, dimë të mbajmë qëndrimin e duhur jo vetëm ligjor por edhe moral.
    Ne jemi të bindur se qytetarët nuk na gjykojnë dhe vlerësojnë vetëm për punët që bëjmë mirë, po edhe për mënyrën se si reagojmë kur një situatë kritike na sfidon për të mbajtur qëndrimin e duhur.
    Madje, modestisht besoj, se pikërisht në situatat kritike ne dimë të bëjmë diferencën me të shkuarën, kur shembulli i forcës dhe arroganca e pushtetit të pagabueshëm e kishin ndarë ligjin më dysh – një ligj për qytetarët dhe një ligj për të pushtetshmit.
    Ne nuk kemi pretenduar kurrë se jemi të pagabueshëm dhe pikërisht pse jemi të vetëdijshëm për gabueshmërinë njerëzore në kryerjen e një detyre, jemi edhe të gatshëm të përballemi hapur me përgjegjësitë.
    Sot, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ka dhënë një tjetër shembull të modelit që ne po ndërtojmë në qeverisjen e vendit.
    Ka marrë përsipër përgjegjësinë morale, për një fakt shqetësues që është prodhuar si rezultat i mosveprimit të zyrës sonë të Interpolit, lidhur me një praktikë ndërkombëtare për deputetin Mark Frroku.
    Dua të nënvizoj me këtë rast, se nga dita e parë e detyrës sime, së bashku me Artan Didin dhe të gjithë ekipin drejtues të Policisë së Shtetit, kemi arritur të ngremë bashkëpunimin policor ndërkombëtar të Shqipërisë, në nivele të panjohura më parë.
    Kemi rikthyer besimin e humbur të partnerëve ndërkombëtarë të policisë tek Policia e Shtetit tonë dhe kemi siguruar, falë këtij bashkëpunimi, një rritje të konsiderueshme të forcës goditëse të policisë sonë ndaj elementëve kriminalë.
    Por sistemi që po ndërtojmë, së bashku me partnerët ndërkombëtarë, nga rrënojat e 18 muajve më parë, këtë herë nuk ka funksionuar si duhet.
    Praktika e komunikimit të zyrës sonë të Interpolit me Prokurorinë e Përgjithshme, për praktikën e ardhur nga Belgjika, nuk është zhvilluar në kohën e duhur.
    Për këtë arsye, me tu vënë në dijeni të fakteve, kam urdhëruar menjëherë në bazë të ligjit, ngritjen e një grupi inspektimi dhe hetimi lidhur me procedurat e zbatuara nga zyra e Interpolit Tiranë.
    Pas një hetimi paraprak, Inspektimi i Ministrit të Brendshëm dhe Shërbimi për Ankesat dhe Çështjet e Brendshme, konkludoi se nuk ishin zbatuar saktë procedurat e parashikuara nga ligji, ndaj për këtë arsye, për 2 punonjës të policisë ka nisur ndjekja penale po nga shërbimi ynë i brendshëm referuar më pas Prokurorisë.
    Jam informuar mbrëmë se, mbi bazën e kërkesës tonë, Prokuroria ka urdhëruar ndalimin e punonjësve të policisë të cilët pritet të japin shpjegimet e tyre para organeve të drejtësisë.
    Lejomëni t’ju informoj se Zyra e Interpol Tirana, është një ndër instrumentat kyç të bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë në fushën e sigurisë, ku janë fokusuar shumë nga energjitë tona e të partnerëve për të rritur bashkëpunimin dhe transparencën me agjensitë ligjzbatuese në botë.
    Kjo zyrë është reformuar tërësisht, duke parashikuar në ligjin e ri që sapo ka hyrë në fuqi edhe rregulloren e brendshme të Policisë së Shtetit (që hyn edhe ajo në fuqi pas pak ditësh), një sërë masash përmes të cilave përcaktohen instrumenta të rinj për të shmangur tërësisht mungesën e transparencës apo moszbatimin e procedurave ligjore nga cilido punonjës i Policisë së Shtetit.
    Por pavarësisht këtyre, ndodhemi konkretisht përpara një shkeljeje serioze, të cilën sidoqoftë e ka zbuluar, hetuar dhe proceduar po Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit.
    Dhe aq sa ndjehemi jo mirë për atë që ka ndodhur, po aq jemi të inkurajuar nga forca ligjore reaguese dhe vetëkorrigjuese e jona dhe policisë, përmes të cilës është vepruar menjëherë ndaj dy punonjësve të policisë.
    Përgjegjësinë penale të tyre, pritet ta nxjerrin hetimet e shërbimit tonë të brendshëm dhe Prokurorisë së Përgjithshme.
    Por unë dua të theksoj fort këtu, përgjegjësinë morale që Drejtori i Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Artan Didi, ka marrë sot duke u dorëhequr për të dhënë mesazhin e qartë e të fortë të dinjitetit të Policisë që po rilindim.
    Marrja e kësaj përgjegjësie prej tij, është akti kuptimplotë i vullnetit tonë të përbashkët për të ndërtuar mes njëmijë e një vështirëve objektive, po edhe përballë plot pengesave artificiale të politikës së baltës, frymën e ligjshmërisë, modelin e transparencës dhe moralin e mosfshehjes para përgjegjësive që duhet ta mishërojë çdo punonjës i Policisë së Shtetit.
    Me Artan Didin kemi punuar ngushtësisht, 18 muaj pa kufi mes ditës e natës, për të bërë realitet vizionin e ri të Policisë së Shtetit për ligjshëmrinë e sigurinë, duke garantuar ndëshkueshmërinë për këdo që e cënon këtë vizion me sjellje të fajshme ligjërisht.
    Jam shumë i sigurtë që projekti ynë i përbashkët, të cilin ne e jetësojmë përditë si një projekt të qytetarëve, merr forcë nga akti i sotëm i Artan Didit, si një akt përgjegjësie pikërisht në respekt të çdo shqiptari që beson tek Shqipëria Europiane e të cilin ne i detyrohemi me punë të palodhur.
    Përpara kësaj pasqyre të pastër të modelit tonë të ri për Policinë e Shtetit, e kam të pamundur të mos shpreh neverinë më të ndjerë ndaj atyre që vazhdojnë të luftojnë egërsisht për ta kriminalizuar policinë e qeverinë tonë, me shpifjet më shtazarake.
    Ata që deri dje, manipulonin skena krimesh, prova e dëshmitarë, mohonin krime të ndodhura nëmes të ditës, shpiknin komplote e puçe me gazetarë e me prokurorë e me presidentë e me opozitarë po e po, sot bubullojnë se Mark Frrokun e paska mbrojtur qeveria për ta përdorur si dëshmitar të rremë.
    Ju njoftoj se edhe për këtë, do të çojmë menjëherë kallzimin penal, qoftë unë qoftë Kryeministri i Shqipërisë, dhe ju siguroj se po njësoj si në gjyqin për shpifje që po zhvillohet aktualisht, do të thonë prapë ne s’dimë gjë, s’kemi prova, s’kemi fakte, po kështu e mendon Partia Demokratike.
    Po s’ka rëndësi, zbardhjen e akuzave të tyre kriminale përmes Gjykatës së Lartë ne i’a detyrojmë publikut, jo atyre që deri dje qeverisën si një bandë e organizuar, ndërsa sot ulërasin si një lukuni e dëshpëruar.
    Sepse për ne, detyra për të mirëqeverisur Shqipërinë është e shenjtë dhe detyrimi për të qenë transparentë dhe të vërtetë me shqiptarët, edhe kur diçka nuk shkon si duhet, është i patjetërsueshëm.
    Më vjen keq që Artan Didi nuk do të jetë më në krahun tim të djathtë.
    Integriteti dhe kurajoja e tij ishin një aset i çmuar në këtë rrugë të vështirë rilindjeje të Policisë së Shtetit, dhe besoj një model për tu ndjekur nga punonjësit e ndershëm të Policisë së Shtetit
    Ashtu siç më vjen mirë që sot atë e njohën si një qytetar besnik të ligjit e të vlerave morale edhe ata që deri dje nuk dinin asgjë për të.

    ORA NEWS

  8. #8
    ..Mos me prek!! Maska e Lulke
    Anëtarësuar
    18-11-2014
    Postime
    1,680

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Po qeveri degjenerate Pritesh kjo ! Qelbesire ai , qeveria dhe injorantat qe i dhan mundesi te qeverisin . Turp !!
    It`s not that you can`t ...It`s that you won`t .

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes injoroi kërkesën e Interpolit për arrestimin e Mark Frrokut

    Ore ju shoket e Partise!

    Kaq keq na ka vajtur puna sa edhe djali i Laberise, bashkefshatari i shokut Ruci na dha doreheqjen?

    Po c'beni keshtu more te mjere, ju vuri Saliu perpara edhe kur nuk eshte ne pushtet. Po keshtu ju ka mesuar Partia? Sidomos tani ne keto momente te veshtira qe Armiqte e Partise po na sulmojne si na brenda edhe nga jashte vendit. Kush ta ruaje tani shokun Rama e shokun Meta? Ku te gjejme ne nje djale kaq trim e te zote si mustaqja i Laberise?

    Po ti shoku Tahiri kur do ta japesh doreheqjen, apo do ta ndjekesh shokun Rama nga pas deri ne fund?

    Albo

  10. #10

    Për: Skandali me Interpolin: Drejtori i Policisë Artan Didi jep dorëheqjen

    Respekt. Mesim demokracie per te gjithe. Kur ka pergjegjesi, ka dhe doreheqje.

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •