-
Për: Sërish video dhe akuzë për Metën. Bomba e gazetarit Artan Hoxha në opinion
Kërcënimi i dëshmitarit të çështjes CEZ, “News24” publikon videon. Artan Hoxha: ‘Dikush i ka hequr tapën shishes, shejtanët kanë dalë jashtë’
TIRANE- Televizioni “News24” publikon videon ku tregohet kërcënimi i dëshmitarit të mbrojtur të çështjes CEZ. Në pamje duket momenti i kërcënimit të dëshmitarit “kyç” të arbitrazhit në Vjenë, nga juristi i OSHEE-së. Gazetari Artan Hoxha komentoi në studio pamjet e përcjella në video. Kërcënimi i dëshmitarit “kyç” për çështjen mes qeverisë dhe kompanisë DIA, i cili është në mbrojtje nga RENEA që në dhjetor 2014, ka ndodhur në praninë e këtyre të fundit.
Në videon e publikuar në “News 24” duket momenti i takimit të juristit me dëshmitarin në praninë e forcave RENEA. Pamjet janë marrë nga kamerat e sigurisë të një lokali në kryeqytet, ku ka ndodhur edhe takimi në datën 11 shtator të këtij viti, rreth orës 14:40. Fillimisht në lokal shfaqet dëshmitari dhe efektivët e RENEA-s që janë në mbrojtje të tij, e më pas vjen juristi. Ky i fundit nuk pranon që biseda të zhvillohet ndërkohë që ata mbajnë pranë celularët, dhe duket edhe në video teksa tenton disa herë të largojë çantën e tij, telefonin e tij, si dhe telefonin e dëshmitarit, nga frika se biseda e tyre do përgjohej. Por vetë dëshmitari nuk e pranon diçka të tillë. Juristi largohet fillimisht deri tek dera e lokalit, e më pas kthehet sërish.
ARTAN HOXHA: DIKUSH I KA HEQUR TAPEN SHISHES, SHEJTANET KANE DALE TE GJITHE JASHTE
“Kemi të bëjmë me një tablo, ose me një mozaik i cili pak nga pak po shfaqet. kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive, që për fat të keq e ka dëmtuar shtetin shqiptar. mbështes edhe deklaratën e ish-kryeministrit Berisha dhe kryetarit të parlamentit meta, të cilët kanë kërkuar hetim nga prokurorë të sjellë nga Amerika. vetëm kështu mund të zbardhet e vërteta, sepse është një çështje aq e madhe. Kam frikë se këtë radhë, një fuqi madhore i ka hequr tapën shishes dhe shejtanët kanë dalë dhe vështirë se mund t’i fusësh në shishe.”- deklaroi gazetari Artan Hoxha në News24.
HOXHA: DESHMITARI ESHTE KERCENUAR ME JETE, DESHMIA E TIJ NE VJENE ESHTE PUBLIKUAR
“Kastriot Ismailaj akuzohet për pastrim parash, aktualisht ndodhet në burgun e Fierit. Ka një tjetër gjyq për pronësinë për DIA-n. Akuzat e ndërsjella në Shqipëri kanë vënë në pikëpyetje njerëzit që kanë sakrifikuar për të mirë të shtetit shqiptar, për të shpëtuar shtetin nga humbja me deklarimet e tyre në Vjenë dhe Pragë.
Janë disa dëshmi, dhe mes tyre ajo e ish-drejtorit të CEZ. Pas ka dhënë dëshminë në favor të shtetit shqiptar, ky dëshmitar është marrë në mbrojtje, pasi është kërcënuar, gjurmuar dhe ndjekur në vazhdimësi. Synonin që t’i bënin presion që ai të dëshmonte në favor të DIA-s. Efektivët e forcave RENEA e kanë mbrojtur me përkushtim. Mbas momentit kur u deklarua se ky person është kërcënuar sërish, është kërcënuar sërish. Është identifikuar ky person, i është publikuar emri, fotot, bizneset, janë hedhur akuza të rreme për ta trysnuar dhe për ta trembur. Edhe gjatë 24 orëve të fundit. Ai është zgjedhur si kokë turku në mënyrë që konflikti politik që tashmë është zgjeruar, të bëjë që ky njeri të heshtë.
Dëshmia e tij tashmë është dhënë në Vjenë, dhe deklarime të tjera të tij, u janë vënë në dispozicion diplomatëve të huaj, të cilët janë treguar të gatshëm të garantojnë paprekshmërinë e këtij personi, dhe ndjekjen e çështjes”, shpjegon gazetari Hoxha.
Takimi është bërë në 11 shtator, rreth orës 14:40 minuta.
HOXHA: AFERE KORRUPTIVE NE MIJERA EURO, KORRUPSIONI KA DEMTUAR SHTETIN DHE QYTETARIN
“Është tentuar të bëhet trysni nga institucionet shtetërore, i kanë vendosur gjobë biznesit të tij për gjëra jo ekzistente.
Dëshmia e tij e dhënë në Vjenë u publikua. Ky nuk mbrohet nga Prokuroria sepse s’ka statusin e të penduarit. Kemi të bëjmë me një aferë të madhe korruptive. Ky korrupsionin ka dëmtuar shtetin dhe qytetarin. Aferë korruptive në mijëra euro. Përshëndes deklaratën e Berishës dje dhe të Metës sot”, vijon gazetari.
HOXHA: KJO CESHTJE MUND TE NDRYSHOJE ELITEN POLITIKE, KUSH E MBRON ISMAILAJN
Në dëshminë e tij, ai thotë se Ismailaj i ka thënë se do të fitonte çështjen kundër CEZ-it në arbitrazh, pasi ai ishte mik i ngushtë i njërit prej “Kumbarëve” kryesorë të Shqipërisë, i cili sipas tij ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të dhe ai do t’ia eliminonte pengesat në përballjen me CEZ.
Nga mënyra sesi dëshmitari e përshkruan këtë “Kumbar” duket se ai është një njeri me fuqi të madhe politike në vend.
Sipas gazetarit Hoxha, kjo çështje nuk mund të hetohet nga Prokurorë amerikane pasi ligji shqiptar nuk e lejon këtë, nuk është në juridiksionin e tyre. Për këtë do të duhet ndryshim i ligjit, ose themelon i një gjykate speciale si në Kosovë, gjë që sipas Hoxhës do të sillte ndryshime të elitës politike në vend.
PËRGJEGJËSI I OSHEE PËR ARBITRAZHIN: ‘DËSHMITARIN’ E KA KAPUR PANIKU, POR NUK KA ASNJË KËRCËNIM REAL
Juristi përgjegjës i OSHEE-së për çështjen e arbitrazhit, Romeo Kara ka deklaruar në “News24” se dëshmia e E.M, e publikuar në media nuk është dorëzuar në arbitrazh. Pas publikimit të videos ku dëshmitari kërcënohet nga juristi i OSHEE-së në një lokal në Tiranë, Kara sqaron se personat që shfaqen në video njiheshin dhe kishin konfidenca dhe bashkëpunim me njëri-tjetrin. Sipas Romeo Karas, juristi e ka takuar dëshmitarin për t’i kërkuar nëse kishte publikuar dokumente të tjera, në mënyrë që juristët e OSHEE-së të përgatiteshin nga ana ligjore. Kara thekson se dëshmitarin e ka kapur paniku, dhe thotë se shikon çdo ditë nga një motor që e ndjek, por realisht nuk ka asnjë kërcënim real. Sipas tij, politika po fut hundët më shumë seç duhet dhe po e ngatërron këtë proces.
“Elvisi me Rezartin kanë një njohje shumë të gjatë prej më shumë se një viti e gjysmë. Ata kanë pasur dhe konfidenca dhe bashkëpunim për të qëndruar bashkë dhe për ta pasur këtë takim. Në fillim të takimit Elvisi ka provokuar duke thënë se ti ke çimkë me vete. Dhe për këtë arsye Rezarti ka kërkuar të mos fillojë bisedimi pa dhënë garanci se nuk ka përgjim. E vërteta është kjo, që Elvisi ka qenë bashkëpunëtor me ne, që nga fillimi. Nëpërmjet meje dhe stafit tim, i ka të gjithë materialet që mund të shkojnë mbi 40 -50 giga lidhur me këtë çështje, dhe nuk mund të thotë se nuk ka materiale. Dëshmia e tij nuk është dorëzuar na ana jonë në arbitrazh. Eshtë e papranueshme që këto dëshmi që nuk janë dërguar në arbitrazh të publikohen. Elvisi i ka thënë hajde në zyrën time dhe më pas e ka pritur në lokal. Kanë qenë shumë familjarë me njëri-tjetrin. Rezarti ka kërkuar vetëm diçka, çfarë dokumenti tjetër ke nxjerrë që ne të përgatitemi nga ana ligjore.
Elvisi është shqetësuar për heqjen e mbrojtjes. Elvisin e kapi paniku dhe e pa që mund të ishte më i mbrojtur nga mediat, por e vërteta është se nuk i është hequr mbrojtja nga policia. Me dëshmitarin kam pasur shoqëri, dashamirësi. Elvisi nga natyra është i tillë që e kap paniku. kam këmbëngulur që ai të ketë mbrojtje, pasi pretendonte se e ndiqte nga një motor çdo ditë, por nuk ka patur asnjë kërcënim real.”- deklaroi Kara.
DESHMIA NE GJYKATËN NDËRKOMBËTARE
Në dëshminë e tij për gjykatën ndërkombëtare, drejtori ekzekutiv i DIA-s, deshmitari kyç në çeshtjen e CEZ-it, tregon për disa kërcënime që ka marre.
“Incidenti i parë ishte kur ish-drejtuesi i DIA-s, z. Andi Spahiu erdhi tek unë në vitin 2012 dhe më tha se ai ishte takuar me z.Ismailaj dhe se ai Z. Ismailaj mund të porosiste dikë nga Kosova, apo veriu i Shqipërisë apo ndonjë serb që për vetëm 20 mijë euro të më vriste mua ndërsa vetë ai z.Ismailaj ndodhej jashtë. Unë vlerësova se ky ishte një kërcënim serioz për jetën time.
Kërcënimi i dytë ndodhi gjatë 12 Qershorit 2012 në rrugët e Tiranës. Kësaj here kërcënimi ishte psikologjik. Z.Ismailaj më ndoqi me makinë dhe me jepte sinjale me drita. Z. Ismailaj, ishte ulur në të djathtë të makinës së tij që drejtohej nga shoferi.
Kur u ndaluam, z. Ismailaj doli jashtë makinës së tij dhe erdhi tek unë. Ai më kërkoi një kopje të Marrëveshjes së Shkurtit që ai vetë ma kishte besuar mua dhe më kërcënoi. Unë nuk e kujtoj ekzaktësisht së çfarë më tha aty për aty. Unë vlerësova që si një provokim dhe nuk reagova. Qëndrova i qetë sepse nuk doja të debatoja në publik. Por aty ai më tha gjëra si për shembull se do më vriste familjen, etj.
Z.Ismailaj më kërcënoi mua edhe njëherë tjetër në mars të 2014-ës kur ai e kuptoi se nuk do të më binte që të dëshmoja në favor të DIA-s. Situata precipitoi dhe z.Ismailaj më tha “dy duart për një kokë i kam”. Kjo është një shprehje e shqiptare që e përkthyer do të thotë “unë do të mbroj interesat e mia me çdo kusht” dhe ky është një kërcënim serioz në Shqipëri. Kërcënimet e tij ishte indirekte dhe të sofistikuara. Ai fliste për aksidente të mundshme që mund të më ndodhnin mua apo familjes time.”
(BalkanWeb)
-
-
Për: Sërish video dhe akuzë për Metën. Bomba e gazetarit Artan Hoxha në opinion
Dëshmia e plotë e Matajt: Mua më kërcënuan. Ismailaj ka nxjerrë dokumentet/ VIDEO

Në një intervistë për Artan Hoxhën, Elvis Mataj ka treguar atë se çfarë ka ndodhur në ambientet e lokalit ku ka takuar juristin e OSHEE-së.
Ai tregon se në një bisedë krejt normale, juristi Rezart Ruçi i ka deklaruar se informacioni i rrjedhur në media ka dalë nga Mataj. E ndërsa ky i fundit e ka kundërshtuar, Ruçi sipas Matajt i ka thënë që “na thuaj të vërtetën se do i kesh keq punët”.
Deklaratë kjo e marrë si formë presioni nga Mataj, kaq ka mjaftuar që juristi i OSHEE-së të veprojë në mënyrë të dyshimtë duke kërkuar që të largohen telefonat.
Elvis Mataj: “Ka kulmuar në një presion të hapur që më është bërë. Duhet të jetë data 11 shtator i këtij viti ku më merr në telefon një jurist i OSHEE që quhet Rezart Ruçi, i cili është jurist i thjeshtë por është juristi që merret me menaxhimini e dosjes dhe më tha në telefon dua të flas me ju. Rezartin e njoh. Erdhi pranë zyrës sime ulur në një bar kafe. Erdhi i vetëm. E dinte që unë ruhesha nga forcat speciale. E takova i thashë urdhëro çfarë ka. Më tha që kanë dalë disa dokumente në shtyp dhe thotë që kemi bindjen që këto dokumente i keni nxjerrë ju. I thashë po bën shaka? Po tha ti i ke nxjerrë dhe për këtë jemi të bindur. Duam të dimë se sa dokumente keni nxjerrë dhe a do nxirrni më. I thashë s’kam nxjerrë dokumente dhe e vlerësoj si shantazh që po më bëni. I thashë që dokumenti që ka dalë në shtyp unë një pjesë i disponoj dhe një pjesë jo. Dhe si ka mundësi që ato që nuk i disponoj mund ti nxjerr. Tha që e kemi vlerësuar dokumentin dhe e ka nxjerrë Kastriot Ismailaj që gjendet në burg. Tha na jep informacion sepse s’do t’i kesh punët mirë. I thashë ti po flet në emër personal. Jo tha po vij vetë. Vetë ti s’vjen dot i thashë se s’ke tagër, po vjen me presion të hapur dhe këto që shprehesh ti janë kërcënim për jetën time. Në këtë monent më merr 2 celularët që kisha. Më tha ndoshta mund të më përgjosh. I thashë sill telefonat sepse nuk është normale që në një marrëdhnie të veprosh në këtë lloj forme”
Syri
-
-
Për: Sërish video dhe akuzë për Metën. Bomba e gazetarit Artan Hoxha në opinion
Dëshmia e Elvis Mataj. A është Ilir Meta “Kumbari” i Kastriot Ismailajt?

“Ismailaj më tha se ai ishte i afërt me një nga Kumbarët kryesorë të Shqipërisë dhe se ai për të bënte çdo gjë”
A është Ilir Meta “Kumbari” i Kastriot Ismailajt? Kjo është pyetja që lind natyrshëm në dëshminë e ish-drejtorit ekzekutiv të DIA-s, Elvis Mataj, që ky i fundit ka dhënë për llogari të Gjykatës së Arbitrazhit.
Në dëshminë e tij Mataj tregon sesi Kastriot Ismailaj ishte i sigurtë se ai do të fitonte çështjen kundër CEZ-it në arbitrazh sepse ai ishte mik i ngushtë i njërit prej “Kumbarëve” kryesorë të Shqipërisë.
Ky “Kumbar” sipas Ismailajt ishte i gatshëm të bënte çdo gjë për të dhe ai do t’ia eliminonte pengesat në përballjen me CEZ. Nga mënyra sesi dëshmitari Mataj e përshkruan këtë “Kumbar” duket se ai është një njeri me fuqi të madhe politike dhe ka në dorë të ndryshojë rrjedhën ligjorë të çështjes.
Ajo që dihet në të gjithë këtë aferë, është se Kastriot Ismailaj njihet publikisht si një njeri i afërt i Ilir Metës. Lexoni një tjetër pjesë të dëshmisë së dhënë nga Elvis Mataj që SYRI.net e ka siguruar ekskluzivisht.
Deklaratë dëshmitari
Elvis Mataj
Tiranë, 31 Tetor 2014
Dëshmia ime për këshilltarët ligjorë të DIA
Një herë në gjatë një prej takimeve të mëparshme Dr. Hauser, z. Ismailaj ma bëri shumë të qartë sesi ai kishte ndërmend të garantonte interesat e tij në arbitrazh. Një herë tek po qëndronin te bar-restoranti i gruas së tij, Ismailaj më tha se ai ishte shumë i afërt me një nga “Kumbarët” kryesorë të Shqipërisë.
Ai me tha se ky “Kumbar” mund të bënte gjithçka për z.Ismailaj më qëllim që të eliminonte të gjitha pengesat që ai mund të haste në çështjen DIA përballë OSHEE. Gjithashtu z. Ismailaj me tha se një “mik” i tij në Serbi ishte në pritje të merrte urdhra nga z. Ismailaj.
Ky për mua ishte një tjetër kërcënim pasi unë e dija mirë që vite më parë z. Ismailaj kishte marrë pjesë në një proces privatizimi në Maqedoni (një manifakturë që prodhonte tuba për gazsjellës), aferë e cila përfundoi në një skandal të madh mashtrimi ku disa njerëz u arrestuan e madje disa të tjerë edhe u vranë.
Z. Ismailaj më tha se ai kishte marrë pjesë në këtë proces dhe prandaj mua me vinin ndërmend kërcënimet kundra meje dhe të personave të tjerë.
Syri
-
-
Për: Sërish video dhe akuzë për Metën. Bomba e gazetarit Artan Hoxha në opinion
Ismailaj në qeli, OSHEE e padit: Na kthe 4.8 mln eurot që zhvate

“Furtunat”për biznesmenin Kastriot Ismailaj, duket se nuk ndalen vetëm me mbylljen e tij në qeli. Në kohën kur administratori i kompanisë ‘Debt International Advisory’ (DIA) ndodhet në qeli, pasi dyshohet se krijoi një skemë mashtruese që lidhej me vjeljen e borxheve të CEZ, duke përfituar në këtë mënyrë miliona, Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, është duke përgatitur një padi civile që do ta paraqesë në nisje të procesit penal ndaj Ismailajt.
OSHEE, përmes kësaj padie civile, kërkon që Ismailaj të kthejë shumën që është më e lartë se 4.8 milionë euro, që ka zhvatur gjatë kohës që ka vjelë borxhet e kompanisë çeke.
Burime të besuara brenda OSHEE, të cilat saktësuan se janë ngarkuar dy juristë që po merren me përgatitjen e dosjes, ndonëse do të duhet të presin derisa prokuroria ta dorëzojë në gjykatë dosjen ndaj biznesmenit dhe vetëm në nisje të procesit mund ta depozitojnë padinë e tyre si padi brenda procesit penal.
Si rezultat i punës hetimore të prokurorisë, rezulton deri më tani se shuma në fjalë, është përvetësuar përmes një skeme mashtruese nga Ismailaj dhe paratë janë transferuar drejt vendeve që konsiderohen si parajsa fiskale.
Hetimet ndaj Ismailajt dhe DIA kompania e kontraktuar për mbledhjen e borxhit të kompanisë çeke CEZ, janë në valën e tyre dhe shumë shpejt pritet që prokuroria të dërgojë çështjen në gjyq.
Përgjatë kohës që Ismailaj ndodhet në qeli, nuk ka pranuar të japë shpjegime për prokuroren e çështjes Antoneta Sevdari, por në dosje ndodhet vetëm një deklarim i bërë nga biznesmeni kur ishte person nën hetim.
Gazeta Shqiptare
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt