A do e pranojë Rama dhe Meta sfidën e Berishës për hetim ndërkombëtar të aferës së CEZ?
Afera me mbledhjen e borxheve të CEZ edhe këtë seance plenare ishte pjesë e debateve në Kuvend. Ish-kryeministri Berisha tha se është kërcënuar me jetë dëshmimtari i mbrojtur i kësaj afere, që sipas tij ka të përfshirë kreun e Kuvendit, Ilir Meta. Por Berisha shkoi edhe më tej duke hedhur propozimin e një hetimi ndërkombëtar të kësaj afere.
“Kjo çështje kërkon hetim ndërkombëtar dhe është në interesin tuaj, të mazhorancës, të njerëzve që ju kanë votuar. Sepse në këtë çështje edhe pjesa juaj më e madhe nuk kanë lidhje, janë vetëm disa. Ndaj duhet një hetim ndërkombëtar. Të miratojmë një ligj. Të thërrasim hetimin ndërkombëtar dhe t’i hetojë të gjithë pa kufizim. Unë ju siguroj se çdo qytetar shqiptar do të fitojë në xhepin e tij 1200 USD së paku dhe çmimi i energjisë nuk do të rritet, po do të ulet. Unë ju siguroj se pa hetimin ndërkombëtar, paqja dhe stabiliteti në këtë vend nuk do të vendosen” tha gjatë fjalës së tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
Por a do ta pranojë mazhoranca një hetim ndërkombëtar për këtë aferë? A do të jetë dakord Rama dhe Meta, dy partnerët e koalicionit?/Lapsi.al/
Krijoni Kontakt