Juristi i OSHEE-se ka kercenuar me jete deshmitarin e mbrojtur te aferes “CEZ”. Kam dhe videon”. Kjo ështe deklarata e gazetarit investigativ Artan Hoxha e bërë ne emisionin “Opinion”.
Juristi është futur menjëherë në lidhje telefonike duke pranuar takimin por duke mohuar kercënimin. Gazetari i news 24 tha se poseson videon dhe do ta publikojë të enjten në “Opinion”. Duket se kjo ka per te qene nje vjeshte e “nxehte” dhe me arrestime VIP, sipas atyre cfarë po deklarojnë palet për njëri tjetrin.
Tjetër fakt qe të bën përshtypje është tërheqja në heshtje e Spartak Brahos me cantën e tij. I përdorur për të shantazhuar Ish-kryeministrin Berisha që të heshte për akuzat e Doshit ndaj kryeparlamentarit Meta, por pa sukses, ka bërë që kreu i LSI-së të ndërrojë avokat. Ylli Manjani duket se ka barrën për të mbrojtur në skandalin e radhës Ilir Metën.
Krijoni Kontakt