Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Kryetari që kërkon `mosbindje civile`

    Ka disa kohë në mediat shqiptare që kryetari i parties opozitare më të madhe është lëshuar në mënyrë të frikëshme dme akuza kundër maxhorancës dhe kundër të gjithëve në përgjithësi.
    Kryefjalët e akuzave si Kriminelet, dekriminalizimi, bandat, dyshja Rama-Meta, është mbushur vëndi me drogë, vijnë nga media porsi ata fiqtë e papjekur që nuk hahen në këtë periudhë. Sidoqoftë lindin disa pyetje serioze se përse një Kryetar Opozite flet sikur drejtonte dikur Enver Hoxha PPSH-në, duke vjellë helm e vrer kundër kundërshtarëve të tij politikë njëlloj sikur ata të ishin armiq të popullit,
    Nuk do t`ja kishim vënë re një batërdie të tërë llumi fjalësh sikur të mos kishte një pozicion kaq të rëndësishëm në politikën shqiptare, por qënia e tij si një Kryetar Partie bën që fjalët e tij plot urrejtje, mllef dhe vrer të shikohen seriozisht në të rë kontekstin e tyre politik.
    Fraza më e fundit dhe absurdi më i fundit e i papërgjegjëshëm i dalë nga goja e një Kryetari Opozite ishte kërcënimi i tij ndaj maxhorancës në fuqi me togfjalëshin `Mosbindje Civile`.
    Në këtë moment mu kujtua acarimi i gjëndjes në Siri gjatë vitit 2011 kur trazirat politike kundër Bashar Al Assadit, sigurisht të nxitura dhe nga jashtë (dhe jo pa baza), nisën kur opozita e atij vëndi e cila kishte humbur zgjedhjet (sigurisht nga manipulimet e Presidentit aktual), arriti të kërkojë mosbindje civile nga populli sirian i cili nuk i u përgjegj , por kënd vështrimet diametralisht të kundërta të qeverisjes së alevitit President Bashar Al Assad me Opozitën, nxitën mosbindjen civile. Më pas me kalimin e kohës dhe me orientimin e SHBA dhe BE opozita krijoi krahun e armatosur me rebele duke e shpënë shtetin sirian në këtë gjëndje tragjike që është sot me 3.5 milionë refugjatë dhe 300.000 të vdekur.
    Sigurisht kjo tragjedi e prekëshme edhe sot kur shohim në media këta refugjatë fatkeqë që dynden në vëndet eurano perëndimore por edhe tek ne, dhe mendoj se çfarë do të ndodhte sikur togfjalëshi `mosbindje civile ` të ndodhte edhe tek ne ashtu si ndodhi afërsisht në 1997.
    Kjo gafë e Kryetarit të partisë më të madhe Opozitare duhet menjëherë të tërhiqet nga vetë aid he vetë Partia Demokratike duhet të frenojë në sulmet e saj kundër maxhorancës me fraza të papërshtatëshme dhe akuza të pavërtetuara.
    Përkundrazi Opozita duhet të bashkëpunojë me Maxhorancën legjitime të këtij vendi duke ndihmuar në reformat e rëndësishme që i duhen vëndit për të dalë nga bataku i mos zbatimit të ligjit, i korrupsionit, i papunësisë dhe i azilantëve, në mënyrë që të integrohemi sa më parë në BE.
    Problemet e pazgjidhura të Dekriminalizimit dhe të Reformës në Drejtësi të cilat janë dy detyrat kryesore,ështëmirë ë zgjidhen bashkarisht. Sidoqftë vërehen dy standarte në mënyrat se sip o vepron Opozita: nga njëra anë deputetët Opozitare të Parlamentit kanë paraqitur një Opsion për dekriminalizimin dhe po bëjnë gatë në alternative për reformën në drejtësi pavarësisht sharjeve dhe akuzave boshe në parlament, por nga ana tjetër Kryetari i Partisë si një këndez fshati që tremb pulat e qymezit ulëret dhe bërtet duke shpërthyer në media dhe fjalime para disa individëve duke u përpjekur të acarojë situatën me fraza ultra-komuniste, sikur vëndi ynë nuk është në vitin 2015 i gatshëm për tu integruar në BE, por sikur të jetë në vitin 1945 duke nxitur luftën e klasave. A është në metro ky Kryetar apo jo? Të paktën si njeri i arsimuar, Ai duhet të ketë lexuar Confucin i cili thotë: `Përmba vehten dhe prediko ritet`.
    Përplasja e fortë midis pozitës dhe Opozitës këto dy vjet në fakt është në vazhdën e përplasjeve të ashpra pas cdo fitoreje në zgjedhje si nga njëra ana ashtu dhe nga ana tjetër e spektrit të politikës shqiptare. Këto përplasje të ashpra dhe aspak në rrugën e qartë të demokracisë perëndimore sigurisht janë sekele të së kaluarës të cilat sot quhen debate parlamentare, në fakt janë një luftë e ashpër e kamufluar për pushtet duke anashkaluar shkaqet dhe arsyet se përse u humbën zgjedhjet por duke u kundërsulmuar me variantet e lodhura tashmë të akuzave sa për të larë gojën që kanë fjalët hajdut, korrupsion, komunistë, etj.
    Sot Kryetari i Partisë më të madhe, ka avancuar edhe më tej duke hedhur në tregun e luftës së frazave togfjalëshin e rrezikshëm `mosbindje civile` në një nga daljet e tij pothuajse të përditëshme në Mediat tv.
    Ashpërsia e akuzave në këtë rast mund të këtë jo vetëm element të gabimeve të qeverisjes në pushtet, por problemi qëndron më thellë. Vihet re se akuzat janë ashpërsuar në mënyre exponenciale me masat e ashpra që ka marrë qeveria për të luftuar informalitetin, evazionin fiskal, luftën kundër drogës, përpjekjet për të realizuar reformat në drejtësi, dhe tashmë së fundmi dekriminalizimin.
    Sa më shumë forcohen përpjekjet serioze për të përmbushur me sukses reformat dhe respektimin e ligjit , aq më shumë Kryetari i opozitës acaron situatën.
    Në këtë rast ndodhemi përpara dy alternativave të kundërta: Opozita thotë që gjendja është keq, maxhoranca thotë se po bëhen përpjekje serioze në bashkëpunim me BE, për të realizuar detyrat e shtëpisë.
    Nga ana tjetër, Opozita në parlament, krahas akuzave të përhershme që e tejkalojnë cakun e kulturës, është në një linjë dhe e vendosur për të dekriminalizuar parlamentin dhe për të reformuar drejtësinë por nga ana tjetër Kryetari i saj në mënyrë paradoksale e acaron situatën duke krijuar përshtypjen se cdo gje është e zezë.
    Mendoj se këto paska probleme të mëdha vetë opozita e cila nuk di çfarë rrugë të zgjedhe gjatë periudhës që është në opozitë atë të rrugës e të bojkotit apo të atë të debatit produktiv parlamentar por duke bashkëpunuar me maxhorancën për probleme kardinale. Kjo e fundit do të ishte më e mira.
    Pavarësisht akuzave të rënda ndaj disa përfaqësuesve në parlament, mbete gjithmonë rruga ligjore ajo për ti provuar akuzat.
    Një gjë do të ishte rruga më e përshtatëshme në një shtet me 25 vjet tranzicion: shmangia e thashethmnajave dhe e debateve boshe televizive me analiste të lodhur e të paguar për të folur sipas pagesës dhe përpjekje maksimale për të zgjidhur problemet më të rëndësishme duke përdorur profesionalizmin dhe mbështetjen e BE, në zgjidhjen e situatave të pakëndëshme me të cilat politika dhe politikanë të caktuar, përpiqen të dëmtojnë Shqipërinë dhe imazhin e vendit, për të kamufluar dhe maskuar inkriminimin e tyre në afera jot ë rregullta.
    Nuk ka përse të paguajë stabiliteti i Shqipërisë dhe populli i saj për hir të një grupi të vogël të inkriminuarish nga të gjitha spektrat politikë dhe administrative. Maxhoranca DUHET të realizojë programin e saj konform detyrave që ka lënë BE për tu anëtarësuar sa më shpejt. Shpresojmë që dhe Opozita të bëjë të njëjtën gjë.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Për: Kryetari që kërkon `mosbindje civile`

    Lexojeni te nderuar. Togfjaleshi `mosbindje civile` eshte po aq i kriminalizuar sa video per Ilir Meten.

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Kryetari që kërkon `mosbindje civile`

    Te anatemosh politikanet pershkak te linjes editoriale te medias, per qellime te caktuara te nje grup-interesi apo thjeshte per rrjeshtim llogoresh prane partive te medha, eshte kthyer ne nje sport kombetar!

    Me kot u lodha ta çoja deri ne fund kete lloj 'analize'. Mbas sekondit te 20-te u dorezova dhe besoj nuk ia vlente te lexoja me nje shkrim te denje per gazeta fletrrufe te tipit Dita apo Tema...

    Ore ta themi troç, opozita perjashto kauzen e dekriminalizimit, nuk ka qene ne lartesine e duhur te performoj denjesisht. Perballe nje qeverie te zhytur me problemet me krimin, ekonomine ne prag te falimentit, me nje numer te larte papunesie etj etj, cila do opozite ne bote e ka te kollajte opozitarizmin.

    Sugjerimi qe vjen nga ky postim eshte qe opozita te bashkepunoj me qeverine ne rritjen e numerit te perzgjedhjeve te krimineleve ne parlament te tipit Doshi-Frroku-Noka-Prenga-Roshi-Bushi, te mbeshtesi policine ne lidhjet e saj me transportet e rendomta te hashashit, te falenderoj ministrin Tahiri per makinat qe mbrojne kriminelet dhe trafikantet, ta duartrokas Canin e Ahmetaj per gropat 100 e ca milioneshe te buxhetit te shtetit dhe sigurisht ne fund te kete dhe nje fjale te mire per shendetesine falas qe na mundesoj ministri Beqaj! Qershia mbi torte duhet te jete gjuha e kujdesshme ndaj kryeministrit, qe ne kulmin e krizes se thelle ekonomike, shfrytezon taksat e shqiptareve per te hapur galeri skicash ne Gjermani dhe qendrime neper hotele lluksoze..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Duke_Of_Arberia : 23-09-2015 më 10:35
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,038
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Kryetari që kërkon `mosbindje civile`

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Lexojeni te nderuar. Togfjaleshi `mosbindje civile` eshte po aq i kriminalizuar sa video per Ilir Meten.
    O Pirro komunisti.

    Ne forumin shqiptar, mos vetem shkruaj, por edhe lexo e meso ne heshtje, pasi ti sa here qe shkruan, shpalon kulturen dhe mentalitetin tend komunist, me te cilen je brumosur, dhe ne menyre te pavetedijshme e mbron dhe justifikon me shkrimet e tua. Mosbindja civile, eshte nje forme demokratike dhe paqesore qe te gjithe qytetaret e lire ndjekin ne nje shoqeri me tradite demokratike per te mbrojtur te drejtat e lirite e tyre duke protestuar. Dhe eshte nje praktike demokratike qe ndiqet ndaj pushtetareve te korruptuar, autoritare e qe nuk kane asnje lloj respekti per ligjet dhe jeten e njerezve.

    Lind pyetja: A duhet te protestojne shqiptaret me mosbindje civile ndaj qeverise e pushtetareve te sotem?

    Te pelqen te flasesh e shkruash per qendrimet e opozites dhe liderit te saj, por nuk te pelqen te flasesh per:

    1. Mijera qytetare te atij vendi qe po e braktisin ate vend ne mase duke shkruar azilante ne Gjermani e cdo vend evropian qe do t'i pranonte: nuk e kemi lexuar akoma artikullin e Pirros se perse ikin shqiptaret nga Shqiperia.

    2. Terrorin policor qe shteti policor po ushtron perdite mbi qytetaret me te varfer e me te pambrojtur te asaj shoqerie: burg kush nuk ka para te paguaje faturat e energjise, burg kush blen dicka ne treg pa kuponin tatimor, burg kush nderton me leje e pa leje; sekuestro makines po nuk pagove gjoben. A i lexon e degjon kronikat e shqiptareve te varfer qe vrasin veten ca nga stresi e ca nga turpi se jane te varfer, e nuk kane pune, e nuk kane para, dhe e gjejne veten te perballuar me kercenimin e burgut te policeve te shtetit policor?

    3. Ekonomia shqiptare eshte komplet ne krize. Pune jo vetem qe nuk ka, por ka rene edhe biznesi e aktiviteti tregtar ne ate pike, sa te ardhurat e shtetit nga doganat e taksat kane rene. Nuk e degjon Pirron te shkruaje se cfare po ben qeveria per te hapur vende pune per keta njerez me politikat e saj?

    4. Cdo dite shqiptaret shikojne e degjojne se si teksa ata vdesin per buken e gojes, klasa politike ne pushtet i mbush xhepat e saja sa me parate e droges qe tani i transportojme me aviona, ca me vjedhjet e fondeve publike me anen te korrupsionit te ligjeruar. Dhe pasi i vjedhin, kerkojne te mbushin gropat e te ardhurave duke u rritur shqiptareve taksat e tatimet.

    5. Ai lideri i opozites doli i pari e tha qe politika shqiptare dhe ai Kuvend eshte mbushur me kriminele nga Rama e Meta. Pas tij dolen edhe gjithe ambasadoret e partnereve tane te prononcohen, dhe disa prej atyre deputeteve kriminele tani jane ne burg. Sa artikuj shkruajti Pirro komunisti per keto ngjarje?

    6. Dhe sikur te gjitha keto barra e vuajtje qe po vrasin shpresen e shqiptareve te mos mjaftonin, i nipi i byroistit Spiro Koleka qe sot eshte kryeminister i vendit, ngre edhe nje bunker si nga ata te Enver Hoxhes ne mes te Tiranes. Kushedi sa tu be qejfi ty o Pirro komuniste? U mallengjeve me lote ne sy nga nostalgjia e asaj kohe?

    Nese shqiptaret do te gezonin kulturen e duhur demokratike, Edi Rama dhe Ilir Meta do ta gjenin sot veten te varur kokeposhte tek Ura e Lanes! Dhe po vazhduan sic e kane zene, nuk do te jete e larget dita...

    Mesimi qe ju komunistet asnjehere nuk merrni nga demokracia eshte se pushteti ne demokraci nuk eshte i pushtetareve, eshte i qytetareve. Qeveria dhe pushtetaret zgjidhen nga qytetaret e lire me voten e tyre, per te punuar per te zgjidhur hallet e problemet e tyre. Por qe nga momenti qe pushtetaret nuk punojne me per llogari te qytetarit por per llogari te tyre, dhe qe nga momenti qe shkelin me te dyja kembet ligjet e atij vendi, eshte detyra e qytetarit qe te ngrihet si sovran e t'iu tregoje vrimen e miut ku te futen.

    Kur lexoj njerez si ty, pezmatohem per te ardhmen e atij vendi. Ju keni mbetur skllever ne mentalitet edhe pse keni me shume se 2 dekada qe jetoni ne liri e demokraci. Diktatori i djeshem e kish emrin Enver sot e ka Edi. Ideali i djeshem ishte ai komunist, kurse ideali i sotem eshte Bashkimi Evropian. Kuptohet, njerezit si puna jote asnjehere nuk e vene qytetarin, as mbi diktatorin, as mbi partine, e as mbi idealin.

    Komunist i pandreqshem.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •