Tragjedi në Mekë: Bie vinçi mbi xhami, 87 të vdekur
![]()
Të paktën 87 njerëz kanë humbur jetën dhe shumë të tjerë janë plagosur, si pasojë e rrëzimit të një vinçi mbi Xhaminë e Madhe në Mekë. Autoritetet e Mbrojtjes Civile në Arabinë Saudite, e kanë konfirmuar incidentin në Twitter, që dyshohet të ketë ndodhur nga stuhitë e forta këtë të premte.
Deri tani numërohen rreth 154 persona të plagosur, ndërsa numri parashikohet të rritet në orët në vijim. Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur, por imazhet në mediat sociale tregojnë një numër të madh njerëzish të vdekur dhe të plagosur.
Pelegrinazhi vjetor mysliman do të zhvillohet në fund të këtij muaji, dhe autoritetet saudite po përgatiteshin për të pritur miliona besimtarë myslimanë në Mekë. Miliona myslimanë nga e gjithë bota do të mblidhen në qytetin e shenjtë mes 21-26 shtatorit.
Pamje që qarkullojnë në mediat sociale tregojnë pelegrinë të gjakosur tërësisht, si dhe mbetjet e një pjese vinçi që duket se është përplasur me çatinë e xhamisë. Pamjet që shihni tregojnë se pasojat e kësaj ngjarjeje janë vërtet të rënda.
Mes viktimave janë edhe shumë pelegrinë nga shtete të tjera të botës. Xhamia ka qenë e mbushur me besimtarë në momentin që ka rënë vinçi. Bilanci i viktimave është në rritje.
http://infoglobi.info/tragjedi-ne-me...-87-te-vdekur/
Thjeshte, si e sqarojne fetret e verber kete tragjedi? Si ka mundsi qe ne kete vend dhe kete dite te ndodhe kjo?
Krijoni Kontakt