Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Bushat-diplomacia u bë president: Shkarkon ambasadorin shqiptar në OSBE

    Skandali i Bushatit, i merr kompetencat Nishanit. Shkarkon ambasadorin në OSBE

    Emri:  Bushati-Nishani.jpg

Shikime: 357

Madhësia:  25.7 KB

    TIRANË- Ministri i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, është përfshirë në një tjetër skandal, kësaj radhe duke marrë kompetencat e Presidentit dhe duke urdhëruar lirimin nga detyra të ambasadorit shqiptar në OSBE, Spiro Koçi, shkruan Panorama.

    Bushati nëpërmjet sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme, i ka dërguar një letër zyrtare ambasadorit shqiptar në OSBE, të cilit i ka njoftuar se ndaj tij kanë nisur procedurat e lirimit nga detyra dhe për rrjedhojë duhet të kthehet në atdhe brenda datës 1 tetor.

    Burime nga kabineti i Presidentit bëjnë me dije se kreu i shtetit nuk ka firmosur asnjë dekret që të lirojë ambasadorin Spiro Koçi nga detyra. Po ashtu mësohet se ministri i Jashtëm nuk ka propozuar kandidaturë të re për postin e ambasadorit, ndërkohë që nuk ka dërguar asnjë kërkesë te Presidenti për të liruar nga kjo detyrë përfaqësuesin e selisë diplomatike në Vjenë.

    Sipas Kushtetutës, Presidenti është i vetmi që ka tagër ligjor të lirojë apo të emërojë ambasadorët me propozim të Kryeministrit. “Presidenti ushtron edhe këto kompetenca: dh) me propozim të Kryeministrit, emëron dhe liron përfaqësuesit e plotfuqishëm të Republikës së Shqipërisë në shtetet e tjera dhe në organizatat ndërkombëtare; e) pranon letrat kredenciale dhe tërheqjen e përfaqësuesve diplomatikë të shteteve të tjera dhe të organizatave ndërkombëtare të akredituara në Republikën e Shqipërisë”, thuhet në nenin 92 të Kushtetutës.

    Emri:  Shkarkimi-i-Bushatit.jpg

Shikime: 342

Madhësia:  49.0 KB

    (m.k/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Bushat-diplomacia u bë president: Shkarkon ambasadorin shqiptar në OSBE

    PD, Çollaku: Shkarkimi ambasadorit në OSBE, nevojë e verbër qeveritare për ndëshkim

    TIRANË- Partia Demokratike ka reaguar sot për shkarkimin e ambasadorit shqiptar në OSBE nga Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati. Shefi i departamentit për politikën e Jashtme, Kreshnik Çollaku, tha se sot se ky vendim është një nevojë e verbër qeveritare për ndëshkim pas raportit të publikuar pak ditë më parë.

    “Harbutëria ndaj ambasadorit, presidentit, partnerëve ndërkombëtarë duket se ndikohet nga nevoja e verbër e për ndëshkim. Qeveria kërkon të ndëshkojë dikë për raportin e rëndë të OSBE për krimin në Shqipëri. Nuk ka kë të ndëshkojë. Ata që do të donte ti ndëshkonte nuk ka ç’u bën”, tha Çollaku.

    Sipas tij ky vendim i marrë në nervozitet është bërë në shkelje të ligjit. “Ata vazhdojnë bëjnë deklarata ndëshkuese ndaj krimit qeveritar. Dhe qeveria paska zgjedhur kë të ndëshkojë. Shkarkon me nxitim ambasadorin shqiptar në OSBE!! Ky nxitim, që detyron të shkelin ligjin dhe standardin e trajtimit të diplomatëve, për të shkarkuar ambasadorin është marrë qartësisht në nervozitet për shkak të raportit të OSBE”, tha më tej ai.

    Çollaku u shpreh se “Papjekurisht mendojnë se duke shkarkuar me urgjencë ambasadorin mund të ndëshkojnë hartuesit e raportit”. “Këtyre naivëve u duhet shpjeguar se raportet e OSBE nuk i shkruan ambasadori Shqipërisë atje..por ca ambasadorë të tjerë në Shqipëri. Ambasadori i Shqipërisë në OSBE nuk ka asnjë mundësi të ndikojë, në hartimin e raporteve të tilla për Shqipërinë. Hakmarrja primitive duket si ajo shprehja “kur nuk ke ç’i bën gomarit i bie samarit”!!!”, përfundoi Çollaku.

    (m.k/BalkanWeb)

  3. #3
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Bushat-diplomacia u bë president: Shkarkon ambasadorin shqiptar në OSBE

    Nese e largojme OSBE-ne, druaj se duhet te pergatitemi per nje 97-te tjeter te bute dhe moderne. Shqiperia e ka pesuar gjithmone nga perplasjet me nderkombetaret!
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  4. #4
    Peace and love
    Anëtarësuar
    16-06-2006
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    1,897

    Për: Bushat-diplomacia u bë president: Shkarkon ambasadorin shqiptar në OSBE

    Na turperuan keta diletante,keta leshko qe zgerdhihen para kamerave sikur te ishin manekine e jo njerez te ngarkuar me detyra jetesore per vendin dhe popullin e tyre.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •