VIDEO/ Zbulohet fshati i kanabisit, dyshime për përfshirje të Policisë
Pak ditë më parë, kryeministri Rama dhe ministri Tahiri organizuan një konferencë mbi luftën ndaj kanabisit, ku u proklamua se tashmë territori shqiptar ishte i “pastër” pas operacioneve të suksesshme të policisë.
Mirëpo, ditën e sotme gazetari Artan Hoxha publikoi në “News 24” një video që tregon një fshat në Bilisht të mbjellë me kanabis.
Sipas Hoxhës, sipërfaqe të tëra në një zonë të pyllëzuar janë të mbjella me kanabis. Ky territor mbrohet nga disa persona të armatosur që nuk lejojnë të panjohurit të hyjnë.
Hoxha thotë se sipas dëshmive të banorëve që jetojnë aty pranë, plantacionet me kanabis janë mbjellë nga dy biznesmenë që janë pronarë lokalesh dhe hotelesh.
Fshatarët tregojnë se në zonë kanë parë edhe drejtues të policisë lokale, dhe kjo ngre dyshime se mund të jenë të përfshirë në kultivimin e kanabisit.
News24
Krijoni Kontakt