Berat, U kap me 19 kg drogë, arrest me burg për vëllain e kryebashkiakut të Poliçanit

Gjykata e Beratit ka dhënë masën e sigurisë arrest me burg për Artur Zotkajn, vëllain e kryetarit të bashkisë së Poliçanit.
Artur Zotkaj akuzohet për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike pasi tre ditë më parë gjatë kontrollit në biznesin e tij i janë gjetur 19 kilogramë marijuanë.
Së bashku me Artur Zotkaj u ndaluan edhe Kreshnik Hysenebelli, 24 vjeç, banues në Poliçan, Abedin Nurellari, 38 vjeç, banues në Poliçan, Destared Allko, 23 vjeç, banues në Skrapar ndërsa u shpall në kërkim shtetasi me iniciale E.H, 22 vjeç, banues në Poliçan.

ORA NEWS