Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Investitorët e huaj kapërcejnë Shqipërinë, vërshojnë në Maqedoni

    Pa det dhe pa porte, një vend me siguri të ulët për shkak të konflikteve permanente etnike, Maqedonia është bërë oaz i investitorëve të huaj.

    Maqedonia nuk ka burime të pasura nafte dhe nuk ka nëntokë plot me minerale, nuk ka det për të zhvilluar biznesin e Turizmit, siç i kemi ne dhe nuk ka popullsi të madhe që të zhvillojë konsumin. Edhe në reklamën e saj për investimet e huaja publikuar para pak kohësh në The Economist, Maqedonia reklamonte daljen në det përmes Portit të Durrësit. Pavarësisht, shteti fqinj ia ka dalë të marrë investitorë që nga Amerika e largët, Italia etj.

    Kryeministri Maqedonas, Nikolla Gruevski në fjalimin e tij me rastin e Ditës së Pavarësisë. njoftoi se, bisedimet me katër kompani të mëdha janë duke përfunduar dhe shumë të tjera janë të gatshme të nisin punën.

    Termocentrali i ri i kompanisë italiane Diatek filloi aktivitetin e tij në zonën e Shkupit, ku janë punësuar 250 persona. Shumë shpejt kompania gjermane ‘Makkard’ do të fillojë të operojë në Veles dhe do të punësojë 600 persona, ndërkohë që marka amerikane ‘Key Safety Systems’ në tetor do të nisë punën në fabrikën e ndërtuar rishtas në Kërçovë, ku pritet të krijojë 1000 vende pune, tha Gruevcki.

    “Marrëveshjet për fabrikën e re të një kompanie globale amerikane që kam shpallur kohët e fundit janë finalizuar, kompania me bazë në Amerikë dhe që planifikon të hapë objekt në Strumicë dhe të krijojë 1500 vende të reja pune. Për më tepër, kam njoftuar kohët e fundit hyrjen e ‘Lear Corporation’ të SHBA-së me rreth 3.000 njerëz në Tetovë”, tha ai.

    Gruevski theksoi se ministri Bill Pavlevski po punon me një kompani shumëkombëshe në industrinë ushqimore që është e gatshme të rifillojë veprimtarinë në disa objekte në industrinë ushqimore dhe të punësojë disa qindra persona, ndërsa ministri Visar Fida po përfundon bisedimet me kompaninë zvicerane të programeve kompjuterike që do të nisë të operojë me 80 inxhinierë IT, si dhe një tjetër kompani zvicerane për të filluar ndërtimin e fabrikës së tyre për panele diellore në Shkup.

    Drejtori i Zonave Zhvillimore Iindustriale Teknologjike, Viktor Mizo, është në përfundim të bisedimeve me një kompani amerikane nga industria e automobilave që duhet të fillojë aktivitetin në fillim të vitit 2016 në zonën e Shkupit me planet për të punësuar më shumë se 500 njerëz, dhe jo më vonë se muaji i ardhshëm ‘Austrian Teksport’ duhet të fillojë të operojë në Vinicë në fabrikën e tyre të re, ku do të punësojë mbi 200 persona, tha ai.

    Ai tha se nuk është e rastësishme që FMN-ja në raportin e saj të fundit parashikon 30.000 vende të reja pune nga investimet e Huaja Direkte në vend.

    Po Shqipëria

    Ndërsa qeveria shqiptare ka zgjedhur të jetë skeptikë në publikimin e emrave të investitorëve të huaj që interesohen për Shqipërinë. Ministri Ahmetaj dhe Kryeministri Rama në daljet e tyre publike megjithë këmbënguljen e gazetarëve kanë “refuzuar’ të japin emra investitorësh.

    Deri më tani investimi më i bujshëm i anoncuar nga Ministri Ekonomisë Arben Ahmetaj është aktiviteti i kompanisë automotive gjermane, Forschner me 75 të punësuar, që Ahmetaj e vizitoi dy ditë më parë. /Monitor/
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  2. #2
    Kunja_01 Maska e Duke_Of_Arberia
    Anëtarësuar
    02-08-2003
    Vendndodhja
    overal, ne levizje.
    Postime
    2,604

    Për: Investitorët e huaj kapërcejnë Shqipërinë, vërshojnë në Maqedoni

    E ben balte keto gazetat. Publikojne shifra dhe nuk i shoqerojne ato me grafiqe, do thoshte nje fanar ndriçues ngjyre bojkafe i forumit...
    Trimi mirë me shokë shumë!!!!!!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,749

    Për: Investitorët e huaj kapërcejnë Shqipërinë, vërshojnë në Maqedoni

    U bo lomsh edhe kjo puna e investuesit me investimevet !
    Dikur ishim "kok m' kok" me investuesit gjermon ! Sot po na kapercejn Shqipin per Maqedonin ! Qeveria shqiptare po kapercen Maqedonin per Gjermanin,ku po investojm ne art o neper galeri pikturash.

    Nuk po meret vesh asigjo. Sa mbyllet investimi te aeroporti i Rinasit kapercehet per avionet e droges ne aeroportin e Kukesit,del ministri edhe per te mos kapercy rrugen e kombit do i vej taks 5 euro edhe trafikantve te droges. Tjetri investon ne makin,ja shet makinen trafikantve te droges k'ta pa pik turpi investojn ne drog e nuk dun me pas as kasat fiskale me vete.

    Vallaj, ishim me mir perpara,u investonte ne Gerdec po t'pakten kishte munci me u investu edhe ne shperthime, Erdhi kjo Rilindja e filloj mir,kishte investime o dinamit o tritol,kishte konkurenc nuk kishte kapercime.

    Ne qoft se do me bo investime,pa kapercime;o n'shperthime o n'votime.Kur ke bo k'to investime,me kapercime,fillo ene merresh si me pikturime ene me deminikralizime.

  4. #4
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Investitorët e huaj kapërcejnë Shqipërinë, vërshojnë në Maqedoni

    Keq sepse Shqiperia e Kosova duhet te jene vendet e para ne Ballkan ne ofrimin e kushteve per investitoret e huaj dhe per investimet nga diaspora. Andaj vellezer punoni per shtet e jo per xhepat tuaj, punoni per ardhmerine e femijeve tuaj e jo per klanet partiake apo klanet ekonomike oligarkike. Ky eshte obligim ndaj atdheut e ndaj Zotit.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •