po ne ne fakt jemi shtet i forte ekonomikisht dhe 75 000 emigrante i pranojme :/
po ne ne fakt jemi shtet i forte ekonomikisht dhe 75 000 emigrante i pranojme :/
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Kryetarja e Komisionit të Jashtëm duke folur për krizën e emigrantëve tha se: “Ne mund të presim emigrantë të Lindjes së Mesme. Do të marrim masa për akomodimin e tyre”.
“Gjatë stinës së ftohtë të dimrit, këtu ën shqipëri klima është më e butë, kështu që mund të vijnë në Shqipëri, edhe pse ata mund ta shohin vendin tonë vetëm si vend tranzit”, u shpreh më tej Dade. Ajo sqaroi se janë përcaktuar vendet ku mund t’i strehojmë emigrantët. Prefektuart po bëjnë gati ambientet si dhe personat që do shërbejnë për t’u kujdesur për ta.
Opinion.al
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Mbyllja e kufirit greko-maqedonas, që ka bllokuar mijëra refugjatë në dhjetëra qytete dhe rrugë të Greqisë, ka krijuar terren veprimi për qarqet e trafikantëve të qenieve njerëzore.
Janë disa portale greke, që ditën e enjte kanë publikuar artikuj, sipas të cilave, pjesëtarë të këtyre qarqeve u ofrojnë, sidomos emigrantëve nga Afganistani që qëndrojnë prej ditësh në sheshin “Viktoria” të Athinës, 3000-4000 euro për t’i çuar nëpërmjet kufirit greko-shqiptar në Gjermani.
Vetëm disa orë më parë në këtë shesh, dy refugjatë afganë, të dëshpëruar se janë bllokuar në Greqi, janë përpjekur të varen në degët e një peme pranë çadrës ku ata qëndronin dhe janë shpëtuar në momentin e fundit.
Lajmi për fillimin e veprimit të grupeve të trafikantëve me korridor kalimi Shqipërinë është bërë i njohur vetëm disa orë, pasi policia kufitare në Kakavijë ka kapur 12 shtetas pakistanezë, të cilët kishin hyrë ilegalisht nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia në Shqipëri, në vendin e quajtur “Post Katund”. Të gjithë këta persona kërkonin të shkonin në Mal të Zi, me destinacion përfundimtar Gjermaninë.
Ndërkohë, përveç fotografive nga sheshet e Athinës, kampet e pritjes dhe pikat kufitare, xhiron e mediave po bën prej mëngjesit të së enjtes, fotografia e një refugjati me një gjymtyrë të prerë, që është nisur në këmbë për të përshkuar një distancë prej 500 km, nga Lamia drejt fshatit Eidomeni, në kufirin greko-maqedonas, bashkë me mijëra refugjatë të tjerë.
Qeveria greke, e cila ka tërhequr ambasadoren e saj në Vjenë në shenjë proteste ndaj veprimeve të njëanshme të qeverisë austriake, që nuk ka ftuar Athinën në mbledhjen e vendeve të Ballkanit dhe ka shkaktuar efektin domino të mbylljes së kufijve, ka vendosur të shpërndajë në rreth 20 pika në të gjithë vendin, 2.560 çadra 6-vendëshe dhe 4-vendëshe, për t’u strehuar përkohësisht mbi 20 mijë refugjatë që janë bllokuar në Greqi.
Pas paralajmërimeve të djeshme në Parlament, të kryeministrit Tsipras ndaj europianëve, se Greqia do të bllokojë marrëveshjet e ardhshme të BE-së, nëse shtetet anëtare nuk zbatojnë marrëveshjet e tyre për azilkërkuesit, edhe ministri grek për Emigracionin ka deklaruar para samitit të ministrave të Brendshëm se, Greqia nuk do të lejojë të kthehet në Libanin e Europës.
/ Top Channel
Mos u mundo te behesh njeri i suksesshem por me mire te behesh i vlefshem..
Erdhën refugjatët sirianë! Bëhuni gati!
Mediat e huaja shkruajnë për fluksin e refugjatëve sirianë që pritet të zbarkojë në Shqipëri, për shkak se Maqedonia bllokoi kufirin e saj me Greqinë. Së fundi është agjensia e njohur e lajmeve Associated Press që i bën jehonë deklaratave të sotme të ministres së Integrimit, Klajda Gjosha.
Kjo e fundit është shprehur se Shqipëria nuk do të ndërtojë një mur për të parandaluar refugjatët sirianë të kalojnë tranzit përmes Shqipërisë. Sipas saj, autoritetet shqiptare janë të vetëdijshme për një numër të lartë refugjatësh sirianë që pritet të hyjnë në territorin shqiptar.
Më tej AP thekson përgatitjet e qeverisë shqiptare për të përballuar këtë fluks, duke përmedur kështu ngritjen e disa vendstrehimeve në jug të vendit. Në shkrim raportohet edhe për 12 klandestinë pakistanezë të kapur sot paradite në Kakavijë, pranë kufirit me Greqinë.
Dy ditë më parë edhe mediat greke shkruanin se vendi ynë do të përballet me një fluks refugjatësh sirianë. Gazeta “Protothema” raportonte në një artikull për këtë cështje, se kapmet ku do të akomodohen sirianët do të ngrihen në Gjirokastër dhe në Korçë, dy qytete kufitare me Greqinë, e cila është porta hyrëse për në Europë e refugjatëve nga rajonet e luftës.
Koha Jone
Mediat në Lindjen e Mesme shkruajnë për sirianët që do mbërrijnë në Shqipëri
Një “numër i madh” i refugjatëve sirianë janë duke pritur për të kaluar në Shqipëri, tha ministri i integrimit të vendit ballkanik të enjten, pasi emigrantët filluan të kërkojë rrugë të reja pas një serie bllokimesh kufitare.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha tha se ndërtimin në kufirin e Shqipërisë duket të jetë në përgjigje të vendimit të Maqedonisë për të mohuar hyrjen e emigrantëve afganë që vijnë nga Greqia dhe të vendosë kontrolle të ashpra për sirianët dhe irakianët.”Unë kam qenë e informuar se një numër i madh i sirianëve janë duke pritur për të hyrë në Shqipëri”, tha Gjosha, pa dhënë një numër të saktë.
Edhe pse Maqedonia dhe Shqipëria ndajnë një kufi me Greqinë, ky i fundit deri më tani nuk ka qenë një vend kryesor tranzit në gjurmët e emigrantëve për në Evropën veriore dhe perëndimore. Më shumë se një milion emigrantë dhe refugjatë kanë mbërritur në Evropë që nga viti i kaluar, e ky hyrja më e madhe është përmes Greqisë. Të enjten, policia tha se kishte detyruar përsëri një duzinë të pakistanezëve të cilët kishin tentuar të hyjnë ilegalisht.
Sipas medias lokale, autoritetet shqiptare kanë hartuar plane për të siguruar qendrat e pritjes për 10,000 emigrantë sirianë në qytetin jugor të Korçës dhe Gjirokastrës, pranë kufirit me Greqinë. Si Lindja e Mesme ka raportuar majin e kaluar, se kontrabandistët mund të kërkojnë diku midis 1500 euro deri në 4,000 euro vetëm për të marrë refugjatët sa i përket Shqipërisë dhe Greqisë. Deri tani këtë vit, më shumë se 100,000 emigrantë dhe refugjatë kanë kaluar Mesdheun në Itali dhe Greqi, dhe 413 kanë humbur jetën duke u përpjekur, ka thënë Organizata Ndërkombëtare për Migrim të martën.
Brumi: Middle East Eye
Përshtati: Redjon Shtylla
Koha Jone
albo , po ti do te marresh ndonje ne shtepine tende ne piladelpia .... jo per gje po sikur po i ferkon duart mire per kete pune .... ishalla ta kapin refugjatet ate shtepine qe ke ne Shqiperi ....
.
"They will not control us, We will be victorious"
titulli i temes me solli ndermend
kengen e bandes Pretenders
My city was gone
Kur te shkoj ne Tirane vitin tjeter
qyteti nuk do njihet me si Tirane
nga dyndjet dhe fytyrat e huaja siriane
Politikanet tane jane komplet te papergjegjshem dhe aventuriere
qe nuk mendojne fare per pasojat
e keqia qe sjell ky sirian masiv azil
Vendimi te pranohen ose jo refugjatet duhet ti lihet popullit te vendose me vote te lire dhe jo Rames
Cili eshte motivi i Rames qe kerkon te pranoje refugjatet?
Me cilin ka bere Rama pazar?
Cfare interesi dhe perfitimi ka Rama nga pranimi i refugjateve.
I takon gazetareve kurize te dedikuar te zgjuar pasionante
me shpirt dhe tru investigativ
te zbulojne motivet interesat
dhe pazaret e Rames.
Krijoni Kontakt