Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Zhdukja e regjistrit në Tatime, kërkohet dëshmia e Shehajt

    44 tweet
    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Martë, 3 Dhjetor, 2013 | 09:19 am

    Brisida Shehajt, drejtoresha e Tatimeve
    “Panorama” shkruan sot se drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me humbjen e të dhënave të katër viteve nga databaza e institucionit që ajo drejton. Prej javës së kaluar kur policia arrestoi në flagrancë shefin e IT, Renald Riska, Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zhdukjen e të dhënave nga regjistri i bizneseve për një periudhë katërvjeçare.

    Ndonëse Gjykata e Tiranës e la të lirë ish-shefin e IT-së, duke vendosur ndaj tij masën “detyrim paraqitjeje”, organi i akuzës është duke hetuar në lidhje me fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve. “Personi kryesor që ka denoncuar ngjarjen dhe ka njoftuar policinë është drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, në këtë cilësi, ajo do të merret në pyetje për rrethanat e këtij rasti”, kanë thënë burimet nga Prokuroria. Shehaj mësohet se është vendosur të merret në pyetje, ndërsa nuk është përcaktuar ende nëse do t’i kërkohet paraqitja në Prokurori apo hetuesit do të shkojnë ta pyesin në zyrën e saj. Një burim tjetër nga grupi i hetimit ka pohuar se zhdukja e të dhënave ka ndodhur dy ditë pasi një grup auditimi kishte hyrë në sistem me urdhër të drejtoreshës së Përgjithshme Briseida Shehaj.

    “Janë marrë në pyetje disa persona dhe janë shqyrtuar disa pamje filmike që tregojnë se një grup auditi ka hyrë në sistemin e Tatimeve për të marrë të dhëna për efekt të një kontrolli”, thanë burimet nga hetimi. Sipas dëshmitarëve, kontrolli ishte urdhëruar nga drejtoresha e Përgjithshme Briseida Shehaj për vlerësimin e situatës. Gazeta “Panorama”, e cila e ka bërë publike këtë ngjarje në datën 26 nëntor 2013, mësoi dje se vetë ish-shefi i IT, Renald Riska, i ka thënë grupit hetimor gjatë marrjes në pyetje se grupi i auditit ka hyrë pa leje në sistem. “Kanë hyrë pa lejen time, pa autorizimin tim që isha në detyrën e shefit të IT”, mësohet të ketë thënë Riska.

    ZHDUKJA E TË DHËNAVE PËR 4 VJET
    Pak ditë pasi grupi i auditit ka përfunduar mbledhjen e të dhënave nga sistemi i informacionit të bizneseve në Tatime, ka ndodhur humbja e të dhënave të katër viteve nga kjo bazë të dhënash. Emrat, adresat, detyrimet e paguara dhe të papaguara, xhiroja, statusi dhe informacionet e tjera për mijëra biznese, të regjistruara në katër vjet, është konstatuar se kanë humbur. Ngjarja ka ndodhur në datën 22 nëntor 2013 kur shefi i sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Tatime, Renald Riska, ka konstatuar se të dhënat e një periudhe 4-vjeçare nuk ndodheshin në sistem. Ai së bashku me dy specialistë kanë nisur punën nga zyra e tyre për të kuptuar çfarë kishte ndodhur, ndërsa në këtë kohë aty ka mbërritur drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj. Sapo ka hyrë në zyrën e tyre dhe ka konstatuar se ata po vepronin me kompjuterat e tyre, drejtuesja e institucionit ka dalë në korridor dhe ka njoftuar sallën operative të Policisë së Tiranës. Një grup i gatshëm nga policia ka mbërritur në vendin e kërkuar dhe pasi ka marrë të dhënat nga drejtoresha e Përgjithshme, ka arrestuar në flagrancë Renald Riskën. Ai ishte denoncuar nga titullarja e Tatimeve në lidhje me humbjen e të dhënave të tatimpaguesve nga regjistri elektronik i institucionit për një periudhë 4-vjeçare.

    Trazhgim Sokolaj/PANORAMA

    http://www.panorama.com.al/2013/12/0...mia-e-shehajt/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2011
    Postime
    30

    Për: Zhdukja e regjistrit në Tatime, kërkohet dëshmia e Shehajt

    Citim Postuar më parë nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Zhdukja e regjistrit në Tatime, kërkohet dëshmia e Shehajt

    44 tweet
    Flash, Kronike, Lajmi i Fundit e Martë, 3 Dhjetor, 2013 | 09:19 am

    Brisida Shehajt, drejtoresha e Tatimeve
    “Panorama” shkruan sot se drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj, pritet të merret në pyetje nga Prokuroria e Tiranës në lidhje me humbjen e të dhënave të katër viteve nga databaza e institucionit që ajo drejton. Prej javës së kaluar kur policia arrestoi në flagrancë shefin e IT, Renald Riska, Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zhdukjen e të dhënave nga regjistri i bizneseve për një periudhë katërvjeçare.

    4 vjecare ???!!! po kjo qeka per varje mer!!!!!!

  3. #3
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Zhdukja e regjistrit në Tatime, kërkohet dëshmia e Shehajt

    Kane vjedhur nga parate e tatimeve. dhe zhdukin
    te dhenat se sa tatime jane derdhur nga bizneset.
    Brisejda duhet te kete nje llogari ne cloud qe te ruaje te gjitha
    tatimet ne server te googles/yahoose.Godady etj
    I ruan ne cloud I fut nje pasword dhe i ke te sigurta.
    Kujt ti besosh ne pune???Nje tufe hajdutesh.Del qe zhdukja
    eshte bere se eshte vjedhur dhe per te mos I lene auditoret ti kontrollojne.
    Kontrolli nga auditi do zbulonte vjedhjet dhe ato kane zhdukur dokumentat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga benseven11 : 04-12-2013 më 22:07
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zhdukja e regjistrit në Tatime, kërkohet dëshmia e Shehajt

    Nje prove me shume se shteti shqiptar eshte mberthyer nga mafia. Vetem ne Albanistan, shteti "humbet" faturat e tatimeve te 4 vjeteve te fundit. Sigurisht qe nuk kane "humbur", ato jane fshire me vetedashje. Eshte sherbimi me i madh qe Edi Rama u jep ortakeve te tij ne biznes, si shperblim per mbeshtetjen e tyre financiare gjate fushates. Nuk keni perse derdhni ne shtet tatimet mbi fitimin qe i detyroheni shtetit, pasi une do ti fshi regjistrat e tatimeve! Justifikimi? Gabim teknik!

    Tani qe shteti nuk ka me fatura e llogari tatimesh per bizneset private te vendit ne 4 vjetet e fundit, a nuk eshte kjo nje defakto "amnisti fiskale"?

    Eshte mbase skandali i dyte me i madh ne historine e shtetit shqiptar, pas skandalit te vjedhjes se arit te Thesarit te Shtetit nga tuneli i Bankes Kombetare ne 1997! Ish-drejtuesin e Bankes Kombetare qe ishte ne detyre ne ate kohe, Shkelqim Cani, sot e kemi minister financash! Me sa duket Canin fatkeq e ndjekin skandalet.

    Dhe me kete skandal, nese nuk i jep zgjidhje se shpejti, sirena alarmesh do te bien nga Washingtoni ne Bruksel per fatin e partnerit te tyre Albanistan!

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 04-12-2013 më 23:42

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Berisha: U zhdukën 4.3 milionë deklarata fiskale, do propozojmë komision hetimor

    Berisha: U zhdukën 4.3 milionë deklarata fiskale, do propozojmë komision hetimorTIRANE - Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, në lidhje me atë që ai e cilëson si ndërhyrje të paligjshme në deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve. Në një konferencë për shtyp nga zyra e tij, ish-kryeministri Berisha tha se 4.3 milionë deklarata fiskale janë zhdukur në mënyrë antiligjore.

    “Persona zyrtarë në dhunim flagrant të çdo ligji të vendit kanë shtrirë dorën e zezë të tyre mbi të dhënat, mbi deklaratat fiskale të bizneseve dhe qytetarëve dhe kanë zhdukur në drejtim të panjohur jo më pak se 4.3 milionë deklarata. Të dhënat e një shteti janë të shumëllojta. Në tërësi Presidenti i Republikës dhe kryeministri i vendit kanë të drejtën e deklasifikimit të tyre por jo të të gjitha të dhënave. Disa të dhëna nuk mund ti marrë kurrë asnjë kryeministri as kreu i shtetit, sepse këtë ligji ja ka njohur vetëm agjentit tatimor, dhe prokurorit e gjykatësit të shtetit kur ka dosje në hetim. Të dhënat janë rrëmbyer në mënyrën me antiligjore. Ky operacion i kryer me urdhër të kryekreut, kryehetuesit kryeprokurorit Edi Rama. I vëllai i ministrit Gjiknuri ka shfrytëzuar njohuritë e tij të IT-së për të penetruar në sistem pa autorizimin e askujt. Ky zotëria ka penetruar në sistem, në thyerje të çdo ligji, çfarë ka vjedhur dhe çfarë ka bërë? Një gjë është e sigurt ky ka dhunuar çdo ligj të këtij vendi. Këshilltari tjetër është një hakers që thonë se ka ndjekje ndërkombëtare për të. Çfarë ka bërë, s’ka pranuar të firmosë, nëse të tjerët kanë firmosur, ky e ka ditur se firma i kushton dhe ka drejtuar të gjithë operacionin pa vendosur firmën. Nga një check-up që unë bëj ai nuk ekziston as në list- pagesat e kryeministrit. Këtë këshilltar IT-je, Rama e përdor për të kontrolluar e-mailet e punonjësve. Janë prekur ose jo të dhënat? Kanë zhdukur 4.3 milionë deklarata fiskale.”- deklaroi Berisha.

    Sipas ish-kreut të qeverisë, qindra e mijëra bizneseve u janë vendosur gjoba në mënyrë të padrejtë, duke lëvizur datat e deklaratave.
    “Janë lëvizur datat dhe me këtë akt javë vendosur automatikisht në kushte gjobe qindra e mijëra biznese, ndër të cilat ambasada të vendeve mike dhe një seri biznesmenësh që s’kishin asnjë detyrim gjobe.”- deklaroi Berisha.

    I pranishëm në konferencën për shtyp ishte edhe ish-shefi e IT në Drejtorinë Tatimore Renald Riska, ndaj të cilit gjykata ka vendosur masën “detyrim paraqitjeje”, në lidhje me dyshimet për fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve.

    ZHDUKJA E TË DHËNAVE
    Pak ditë pasi grupi i auditit ka përfunduar mbledhjen e të dhënave nga sistemi i informacionit të bizneseve në Tatime, ka ndodhur humbja e të dhënave të katër viteve nga kjo bazë të dhënash. Emrat, adresat, detyrimet e paguara dhe të papaguara, xhiroja, statusi dhe informacionet e tjera për mijëra biznese, të regjistruara në katër vjet, është konstatuar se kanë humbur.

    Ngjarja ka ndodhur në datën 22 nëntor 2013 kur shefi i sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Tatime, Renald Riska, ka konstatuar se të dhënat e një periudhe 4-vjeçare nuk ndodheshin në sistem. Ai ishte denoncuar nga titullarja e Tatimeve në lidhje me humbjen e të dhënave të tatimpaguesve nga regjistri elektronik i institucionit për një periudhë 4-vjeçare.

    Ndërkohë Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zhdukjen e të dhënave nga regjistri i bizneseve. Ndonëse Gjykata e Tiranës e la të lirë ish-shefin e IT-së, duke vendosur ndaj tij masën “detyrim paraqitjeje”, organi i akuzës është duke hetuar në lidhje me fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve.

    SHEFI I IT: DREJTORESHA MË THA DO SHKOSH NË BURG

    Renald Riska, ish-shefi i IT në drejtorinë e Tatimeve zbardhi kërcënimin që sipas tij, i ka bërë drejtoresha e tatimeve si dhe momentin kur ai dhe stafi i tij konstatoi fshirjen e të dhënave.
    "Më 15 nëntor ditë e premte janë prezantuar disa njerëz të ministrit dhe kryeministrit për të marrë disa të dhëna që dispononte administrata tatimore. Me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme këto persona janë futur për të marrë të dhëna, që ligji e përcakton qartë kush e merr dhe si i merr dhe këto të dhëna. Këto persona u futën në mënyrë të paligjshme dhe i morën të dhënat në mënyrë të paligjshme. Kopjuan të dhënat e administratës tatimore dhe nuk e di ku i kanë cuar. Që nga e premtja në të diel punuan ditë e natë për të marrë këto të dhëna. Nga stafi u verifikua ndërhyrje në sistemin e të dhënave dhe shihet që data e deklarimit nuk ishte data 18 por kishte ecur 20 madje dhe data 31. Mes këtyre dhe ambasada e gjermane dhe italiane, te gjetura si të deklaruara me vonesë. Po këto ndryshim datash janë bërë dhe më datën 19. Këta persona kanë marrë të dhëna për 20 vitet e fundit. Më datën 21 ditë e enjte nga stafi i brendshëm i IT evidentohet ndërhyrje në të dhëna duke mos gjetur deklarata tatimore që i kishte deklaruar biznesi në sistemin elektronik. Si funksionar kam organizuar grupin e punës për të evidentuar rastin dhe për të gjetur çfarë kishte ndodhur. Ne ende pa evidentuar rastin thirremi nga drejtoresha për të dhënë sqarime, të cilat ne nuk i kishim. Ajo që mora ishte një kërcënim i qartë ti e ke vendin në burg dhe do shkosh në burg. Dhe kështu ndodhi pak minuta më vonë paraqitet polica me oficerët e saj dhe filloi të na merrte ne pyetje dhe të merrte të dhënat dhe i jemi mbajtur në zyrtar tona prej orës 1 deri në 8 të darkës në prezencë të policisë. Rreth darkës jemi shoqëruar në polici i gjithë stafi i IT, më pas për mua ka dalë një urdhër arresti dhe jam arrestuar po atë darkë, të vetmi persona që e morën vesh ishte familja,. Pata daljen në gjykatë ditën e diel ku u konsiderua i paligjshëm arrestimi. Faqja elektronike e tatimeve nuk funksionin më pasi janë fikur sistemet. Tashmë sistemet nuk deklarojnë pasi e bënin vetëm online, dhe nuk paguajnë dot, mospagesa është në dëm të buxhetit të shteti."

    PYETJE PËR RISTËN
    I pyetur nga gazetari i News24, Spartak Koka se kur kanë filluar filluar ndërhyrjet në sistem para apo pasi jeni arrestuar Riska përgjigjet...
    15 deri 17 nëntor ka filluar kopjimi i të dhënave. Unë jam arrestuar më datën 21
    Kush mund të përfitojë?
    Këtu mund të përfitojnë ata që e dinë dhe i informon qeveria. Ka hapësira të mëdha për të ndodhur nuk them se po ndodh.
    Sa shance ka që këto të dhëna të jenë ruajtur në sistem tjetër?
    Personat që kanë kryer këto funksione nuk janë të paditur patjetër që ka të dhëna që mund të evidentohen.
    Kostot
    Kostot janë pa cmim, një e dhënë që mblidhet me mund, pasi mblidhet me mund nga biznesi.
    Gjobat
    Nuk flasim vetëm për ambasadat por për të gjithë tatim paguesit.
    Statusi juaj tani?
    Jam pezulluar nga detyra me urdhër të drejtoreshës.

    BERISHA: DO PROPOZOJ NGRITJEN E NJE KOMISIONI HETIMOR
    Pyetjes së gazetarit të News24, për akuzat që më parë PS i ka bërë Berishës për prekje të të dhënave ish-kryeministri u përgjigj:
    "Së pari sistemi është aty dhe institucioni ka qenë në bashkëpunim me FMN. Së dyti ajo që ka ndodhur në këtë drejtim është kjo, i vëllai i ministrit Gjiknuri në një akt kriminal ka shfrytëzuar njohuritë e IT për të penetruar në sistem pa autorizimin e askujt. Por ju e dini që hackers janë kudo në botë. Se cfarë ka vjedh dhe cka bërë do ë sqarojë Prokuroria. Tjetri, nuk ka pranuar me firmos. Nëse të tjerët kanë firmos ky e ka ditur që firma i kushton dhe e ka drejtuar operacionin pa vendosur firmën. Janë prek apo nuk janë prek të dhënat është e thjeshtë. Janë zhdukur 4.3 milion deklarata fiskale. Këta janë treguar të trashë. Këta kanë kryer krimin dhe të kapur tani . operacioni ka filluar me datën 14 dhe kërkesa. Këtu është operacion nën zyrë që të merren qindra milion të dhëna të mafias shqiptare. Shkëlqim Cani njeriu që kur u vodh thesari i Krrabës, u deklaroi shqiptarëve se nuk ka pasur flori banka në inventar. Pra ky njeri që u vendos dhe që ka në biografi humbjen e thesarit ka në biografi humbjen e thesarit tjetër. Firma është e tij, por gjithçka është organizuar nga Rama."
    Keni material të bollshëm të zbardhë këtë skandal?
    Informacioni më i saktë janë të dhënat që sjell drejtori i IT dhe personeli i tij. Kanë punuar ditë e natë
    Ka vend për ngritjen e komisionit parlamentar?
    Do ja propozoj grupit parlamentar ta ngrijmë në mënyrë emergjente.

    Balkanweb

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Nja dy pyetje kam per kete rast pasi me duket pa lidhje gjithe ky lajm (ose eshte i zmadhuar nga mediat).
    Si ka mundesi qe nuk kane pasur backup-e per keto sisteme kaq te rendesishme?
    Si ka mundesi qe keta qorrat e IT se tatimeve kane lene auditin te hyje ne sisteme pa nje urdher me shkrim (aty permendet urdhri por e di qe nuk eshte me shkrim) apo pa u ndjekur procedurat nqs ka pasur te tilla?

    Nqs nuk ka pasur backupe per keto sisteme, duhet qe minimumi te shkarkohen keta stafi drejtues i IT per paaftesi ne pune, dhe per me teper nqs nuk ka pas backupe tregon se ne cgjendje e paskemi pasur Shqiperine ne moshen digitale.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-01-2012
    Postime
    73

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Citim Postuar më parë nga gesti_7 Lexo Postimin
    Nja dy pyetje kam per kete rast pasi me duket pa lidhje gjithe ky lajm (ose eshte i zmadhuar nga mediat).
    Si ka mundesi qe nuk kane pasur backup-e per keto sisteme kaq te rendesishme?
    Si ka mundesi qe keta qorrat e IT se tatimeve kane lene auditin te hyje ne sisteme pa nje urdher me shkrim (aty permendet urdhri por e di qe nuk eshte me shkrim) apo pa u ndjekur procedurat nqs ka pasur te tilla?

    Nqs nuk ka pasur backupe per keto sisteme, duhet qe minimumi te shkarkohen keta stafi drejtues i IT per paaftesi ne pune, dhe per me teper nqs nuk ka pas backupe tregon se ne cgjendje e paskemi pasur Shqiperine ne moshen digitale.
    Drejtori i IT nuk ka faj ,po tregon haptas qe urdheri dhe njerezit ishin ardhur nga Ministria (nga ktu krimi fillon)

    "Më 15 nëntor ditë e premte janë prezantuar disa njerëz të ministrit dhe kryeministrit për të marrë disa të dhëna që dispononte administrata tatimore
    '' Duaji të gjithë, beso vetëm disa. Askujt mos i bëj keq''

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    under the sun
    Postime
    1,285

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Citim Postuar më parë nga Hopee Lexo Postimin
    Drejtori i IT nuk ka faj ,po tregon haptas qe urdheri dhe njerezit ishin ardhur nga Ministria (nga ktu krimi fillon)
    Edhe une besoj se ashtu eshte si thua ti.
    Por nuk mund te lejosh asnje te hyje ne ambjente apo me keq ne servera aq te rendesishem pa pasur nje shkrese zyrtare.
    Me cdi une, asnje shkrese zyrtare nuk eshte paraqitur nga personat qe kane vajtur ne emer te ministrit apo drejtoreshes.
    Personat thjesht kane vajtur ne emer te ministrit per audit dhe jane lejuar nga drejtoresha ndoshta te hyjne ne ambjente, por ne asnje menyre nuk duheshin lene te hynin ne servera dhe sidomos pa pranine e nje titullari IT te vete tatimeve.
    Ndoshta kjo pune i ka interesuar dhe drejtorit IT per te marre ndonje vit page ose me teper duke perfshire edhe demshperblim moral perderisa emri iu be publik pasi vete e ka ditur qe se kishte te gjate ne ate pozicion.
    Gjithsesi prape mendoj per te dhenat e 4 viteve, ose eshte e ekzagjeruar nga media (si ne gjithe rastet e ngjashme), ose eshte paaftesi e drejtuesve te IT per te mbrojtur keto te dhena.
    When pleasure remains, does it remain a pleasure?

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    po si kujtoni se rritet borgji ndaj te treteve ( privatit ) duke humbur gjurmet.
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Skandali: Zhduken rregjistrat e tatimeve të 4 vjetëve të fundit

    Fshirja e serverit të Tatimeve, ish-shefi i IT-së dëshmon në prokurori

    Fshirja e serverit të Tatimeve, ish-shefi i IT-së dëshmon në prokuroriTIRANE – Ish-shefi i IT-së në Tatime, Renald Riska ka mbërritur pasditen e sotme në Prokurorinë e Tiranës, për të dëshmuar në lidhje me fshirjen e serverit të tatimeve dhe zhdukjen e mijëra deklaratave fiskale të bizneseve.

    Mësohet se Riska është paraqitur në organin e akuzës, i shoqëruar nga avokati i tij Ilir Murati, ndërsa ka dhënë shpjegime përpara prokurorit Julian Zonja, lidhur me fshirjen e serverit të Tatimeve, për të cilën akuzohet nga drejtoresha e Tatimeve.

    Sipas burimeve nga prokuroria, Renald Riska ka mohuar të ketë fshirë serverin e Tatimeve.

    Një ditë më parë, ish-shefi i IT-së në Tatime doli në një konferencë për mediat, ku zbardhi kërcënimin që sipas tij, i ka bërë drejtoresha e tatimeve si dhe momentin kur ai dhe stafi i tij konstatoi fshirjen e të dhënave.

    "Më 15 nëntor ditë e premte janë prezantuar disa njerëz të ministrit dhe kryeministrit për të marrë disa të dhëna që dispononte administrata tatimore. Me urdhër të drejtoreshës së përgjithshme këto persona janë futur për të marrë të dhëna, që ligji e përcakton qartë kush e merr dhe si i merr dhe këto të dhëna. Këto persona u futën në mënyrë të paligjshme dhe i morën të dhënat në mënyrë të paligjshme. Kopjuan të dhënat e administratës tatimore dhe nuk e di ku i kanë cuar. Që nga e premtja në të diel punuan ditë e natë për të marrë këto të dhëna. Nga stafi u verifikua ndërhyrje në sistemin e të dhënave dhe shihet që data e deklarimit nuk ishte data 18 por kishte ecur 20 madje dhe data 31. Mes këtyre dhe ambasada e gjermane dhe italiane, te gjetura si të deklaruara me vonesë. Po këto ndryshim datash janë bërë dhe më datën 19. Këta persona kanë marrë të dhëna për 20 vitet e fundit. Më datën 21 ditë e enjte nga stafi i brendshëm i IT evidentohet ndërhyrje në të dhëna duke mos gjetur deklarata tatimore që i kishte deklaruar biznesi në sistemin elektronik. Si funksionar kam organizuar grupin e punës për të evidentuar rastin dhe për të gjetur çfarë kishte ndodhur. Ne ende pa evidentuar rastin thirremi nga drejtoresha për të dhënë sqarime, të cilat ne nuk i kishim. Ajo që mora ishte një kërcënim i qartë ti e ke vendin në burg dhe do shkosh në burg. Dhe kështu ndodhi pak minuta më vonë paraqitet polica me oficerët e saj dhe filloi të na merrte ne pyetje dhe të merrte të dhënat dhe i jemi mbajtur në zyrtar tona prej orës 1 deri në 8 të darkës në prezencë të policisë. Rreth darkës jemi shoqëruar në polici i gjithë stafi i IT, më pas për mua ka dalë një urdhër arresti dhe jam arrestuar po atë darkë, të vetmi persona që e morën vesh ishte familja. Pata daljen në gjykatë ditën e diel ku u konsiderua i paligjshëm arrestimi. Faqja elektronike e tatimeve nuk funksionin më pasi janë fikur sistemet. Tashmë sistemet nuk deklarojnë pasi e bënin vetëm online, dhe nuk paguajnë dot, mospagesa është në dëm të buxhetit të shteti."- shpjegoi Riska.

    ZHDUKJA E TË DHËNAVE
    Pak ditë pasi grupi i auditit ka përfunduar mbledhjen e të dhënave nga sistemi i informacionit të bizneseve në Tatime, ka ndodhur humbja e të dhënave të katër viteve nga kjo bazë të dhënash. Emrat, adresat, detyrimet e paguara dhe të papaguara, xhiroja, statusi dhe informacionet e tjera për mijëra biznese, të regjistruara në katër vjet, është konstatuar se kanë humbur.

    Ngjarja ka ndodhur në datën 22 nëntor 2013 kur shefi i sektorit të Teknologjisë dhe Informacionit në Tatime, Renald Riska, ka konstatuar se të dhënat e një periudhe 4-vjeçare nuk ndodheshin në sistem. Ai ishte denoncuar nga titullarja e Tatimeve në lidhje me humbjen e të dhënave të tatimpaguesve nga regjistri elektronik i institucionit për një periudhë 4-vjeçare.

    Ndërkohë Prokuroria ka hapur hetime në lidhje me zhdukjen e të dhënave nga regjistri i bizneseve. Ndonëse Gjykata e Tiranës e la të lirë ish-shefin e IT-së, duke vendosur ndaj tij masën “detyrim paraqitjeje”, organi i akuzës është duke hetuar në lidhje me fshirjen e të dhënave nga sistemi i Tatimeve.

    (er.nu/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ri-162088.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •