Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Mediat ndërkombëtare: Shqipëria do të strehojë 75 mijë refugjatë sirianë?!

    Emri:  emigrante.jpg

Shikime: 688

Madhësia:  48.9 KB

    Nga një vend që ‘eksportojmë’ azilkërkues në vendet e BE, Shqipëria do të strehojë 75 mijë refugjatë sirianë. Lajmi ende i pakonfirmuar bëhet i ditur nga disa prej mediave prestigjoze ndërkombëtare.

    Sipas gjermanes “Bild” dhe anglezes “The Daily Tepegraph”, qeveria shqiptare po bisedon me Bashkimin Europian për të strehuar në Shqipëri të paktën 75 mijë refugjatë sirianë.

    Vendimi është mbajtur i fshehtë nga publiku në Shqipëri, si në rastin kur po negociohej për marrjen e armëve kimike të Sirisë. E ndërsa armët kimike siriane nuk i mori, Rama duket se do t’i pranojë Sirisë disa nga refugjatët e saj të luftës, duke ndihmuar kështu në zbutjen e krizës së refugjatëve që ka përfshirë BE-në.

    Sipas mediave të huaja, sirianët do të strehohen nëpër kazerma të vjetra ushtarake. Nuk mund të vërtetohet ende nëse këto burime raporttimi janë të sigurta apo jo. Marrëveshja që pritet të arrihet vjen në një kohë kur Shqipëria dhe Kosova po riatdhesojnë përditë shqiptarë që kanë marrë rrugën në kërkim të azilit, kryesisht në Gjermnai.

    Mbetet për t’u sqaruar nëse ka apo jo bisedime mes qeverisë shqiptare dhe Bashkimit Europian, sa i përket këtyre shifrave relativisht të larta të strehimit të emigrantëve në Shqipëri.

    (g.b/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Kriza e emigrantëve, Refugjatët sirianë, Peleshi: Shqipëria mund të jetë vend tranzit



    Shqipëria nuk mori përsipër shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë por do të hapë dyert për refugjatët e saj, qoftë edhe si vend tranzit, në rast se do t’i kërkohet.
    Zëvendëskryeministri Niko Peleshi, konfirmoi se qeveria shqiptare po përgatitet për të përballuar krizën e emigrantëve, por ende nuk ka negociata zyrtare nga partnerë të huaj
    Niko Peleshi: Vendet fqinje janë vende tranziti, ne nuk jemi as vend pritës, as vend tranziti. Mund të jemi në të ardhmen në varësi të konjukturës një vend tranziti, por jo vend pritës.
    Mediat e huaja kanë raportuar së fundmi se qeveria shqiptare po dakordësohet me BE për të strehuar 75 mijë emigrantë.

    ORA NEWS

  3. #3

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    75 mije do ishte cmenduri, do vdesin per buke dhe nese vijne se qeveria ska takat te mbaj as 1000 vete e jo 75 mije.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e roni_s
    Anëtarësuar
    29-07-2006
    Postime
    639

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Kesaj pune i themi ne Kosove, lyp Kos te Magjupi ��
    All religions, arts and sciences are branches of the same tree.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,775

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Ndersa ne kesaj pune i themi;Kur ka jevgu kos lyen dhe b.ythen.

    Keta duan ta lyejn pa patur as kos.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    14-09-2014
    Postime
    992

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Le te shpresojme qe Qeferia e Rilindjes ti kete bere mire llogarite. Po qene edhe keta me push cernobili dhe alergjike na mori lumi pastaj.

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    21-05-2012
    Postime
    390

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    ...kjo eshte rruga drejt europes

  8. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Intervistë për Reuters, Emigrantët nga Siria? Rama: Nëse vijnë na gjejnë të përgatitur

    Emri:  rama-per-klandestinet.jpg

Shikime: 411

Madhësia:  51.1 KB

    Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për një mundësi të kalimit të emigrantëve nga Shqipëria.
    Në një intervistë për agjencinë Reuters, kreu i ekzekutivit shqiptar ka deklaruar se nësë emigrantët do të vijnë në Shqipëri, vendi ynë do të jetë i përgatitur edhe pse kjo varet nga dendësia e tyre.
    “Ka një mundësi shumë të lartë që me ardhjen e dimrit dhe me vështirësitë e tjera … ata të mund të lëvizin në një tjetër kanal. Ju nuk do të na gjeni të papërgatitur, por kjo varet edhe nga dendësia e fluksit të refugjatëve.”, deklaroi Rama.

    ORA NEWS
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,120
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Kriza, Pritet valë refugjatësh sirianë në Shqipëri

    Emri:  emigrantet-shqiptare1-655x356.jpg

Shikime: 406

Madhësia:  34.9 KB

    Dimri i ftohtë dhe temperaturat e ulta mund t’i detyrojnë emigrantët që të ndjekin një rrugë tjetër për të mbërritur në Europën Perëndimore.
    Në këtë itinerar mund të përfshihet edhe Shqipëria.
    “Për shkak të motit të ftohtë , emigrantët pritet për ndërmarrin lëvizjen e tyre përmes një trajektore më nga jugu, më të ngrohtë, përmes Shqipërisë në gadishullin Prevlaka në bregdetin jugor të Kroacisë” shkruan Euronews.
    Kroacia ka nisur të instalojë aparatura që do të shërbejnë për ngrohje në kampet tranzite që ndodhen në Opatovac, ndërkohë që pritet të merren masa edhe nga vendet e tjera.
    Temperaturat më të ftohta janë regjistruar në Hungari, vend në të cilin termometri ka treguar shifra më të ulta se 18 gradë celcius. Në këto kushte, emigrantët do të hasin jo pak vështirësi gjatë udhëtimit të tyre.
    Për këto arsye mendohet të jenë përshpejtuar procedurat e kalimit të azil kërkuesve në kufirin kroato-hungarez. Refugjatët po transportohet nëpërmjet autobuseve dhe trenave.
    Ndërkohë, për shkak të temperaturave, shumë vullnetarë po ndihmojnë me veshje të thata emigrantët që shkelin në Europë përmes brigjeve të Greqisë.
    Dimri pritet të ulë edhe numrin e refugjatëve që lundrojnë drejt kontinentit të vjetër për shkak të erërave të forta dhe rrymave detare.

    ORA NEWS

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    08-12-2003
    Vendndodhja
    Tiron
    Postime
    979

    Për: Sekreti: Qeveria e Rilindjes do të sjellë 75 mijë refugjatë sirianë në Shqipëri

    Mirse t'vijn. Shqipria e ka tregu botrisht qe osht popull bujar dhe qe mirpret cdo nevojtar.

    Nqoftse ndihemi krenar qe strehum cifutet duhet t'ndihemi krenar qe po strehojm dhe siriont.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •