Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Rektori i UT: "Protesta masive nėse mazhoranca aprovon ligjin e arsimit!"

    Ligji i arsimit tė lartė, Rektori i universitetit tė Tiranės paralajmėron protesta masive si nė Kili



    Ligji i arsimit i cili kaloi pa ndryshime nė Komisionin e medias pas kthimit nė Kuvend nga kryetari i shtetit ka shkaktuar njė valė tė re zemėrimi nė rradhėt e akademikėve, duke shuar ēdo shpresė pėr njė reflektim tė shqetėsimeve tė tyre nė ligj. Rektori, Dhori Kule, ishte i ashpėr dhe paralajmėroi protesta.
    Rektori i Universitetit tė Tiranės, Dhori Kule, reagoi ashpėr nga sjellja e shumicės sė majtė nė Komision, qė nuk reflektoi me asnjė ndryshim nė ligjin e arsimit tė lartė gjatė diskutimit tė dekretit tė Presidientit qė e ktheu sėrish nė Kuvend pėr rishqyrtim.
    Kule: Tarifat e studentėve do tė vinė mė pas nga goditja dhe shkatėrrimi qė do u bėhen Universiteteve publike. Pėr kėtė ne e kemi tė qartė, nėse do tė kalojė nė pavarėsi nga e mirė publike, kthehet nė e mirė private dhe nuk realizon funksionet qė ka arsimi i lartė. Ne pushkė nuk kemi, kemi argumentat, idetė, mendimet, sugjerimet. Shpresonim tė merreshin parasysh”.
    Rektori paralajmėroi rritje tė pakėnaqėsisė nė rradhėt e studentėve ndaj kėtij ligjit nė protesta masive.
    Kule: “Reforma qė nuk u bė, ajo kiliane qė para katėr vjetėsh nuk u realizua nė Shqipėri, ky parashikimm dhe ajo qė ka ky ligj, institucioni publik i pavarur ėshtė shumė mė problematik, mė i rrezikshėm dhe mė shqetėsues sesa ajo qė ka ndodhur nė Kili dhe qė. Ēdo vit, shikoni ne Kili, protesta studentėsh, viktima nė kėto protesta”.
    Keto deklarata tė ashpra si asnjėherė mė parė, Rektori i bėri pas njė marrėveshje me Shėrbimin e Provės.

    ORA NEWS

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Rektori i UT: "Protesta masive nėse mazhoranca aprovon ligjin e arsimit!"

    Ligji pėr arsimin e lartė, Studentėt pėrleshen me policinė, qėllojnė me vezė Sekretarin e MAS



    Dhjetra studentė protestuan para parlamentit kundėr miratimit tė ligjit tė arsimit tė lartė pa asnjė ndryshim nga qeveria pas kthimit pėr rishqyrtim nga Presidenti. Ata qėlluan me vezė Sekretarin e Pėrgjithshėm tė Ministrisė sė Arsimit dhe makinėn e Ministrit Beqaj dhe mė pas u ndeshėn fizikisht edhe me forcat e rendit.
    Studentėt e Universitetit tė Tiranės kanė bėrė pėrpjekjen e fundit pėr tė ndaluar miratimin e projektligjit tė arsimit tė lartė, pėrmes njė protestė tė organizuar para parlamentit shqiptar.
    Studentėt kanė qėlluar me vezė Sekretarin e MAS, Plarent Ndreca, deputetin demokrat Astrit Patozi si dhe makinėn e Ministrit tė Shėndetėsisė Ilir Beqaj gjatė kohės qė ai hynte nė Kuvend.
    Gjatė kėsaj kohe studentėt janė ndeshur fizikisht me forcat e rendit.
    Studentėt kundėrshtojnė njė nga pikat kryesore tė ligjit tė arsimit tė lartė, atė tė autonomisė sė Universitetit.
    Ata pretendojnė se ligji i ri pėr arsimin e lartė favorizon hapur Universitetet private nė dėm tė institucioneve publike tė arsimit tė lartė.
    “Tė mbledhur rreth idealeve tė drejtėsisė dhe universitarizimit shpallim se qeveria dhe parlamenti aktual nuk pėrfaqėsojnė mė askėnd, pėrveē grushtin tė sponsorve qė i mbajnė nė pushtet”.
    Studentėt qėndruan rreth njė orė para Kuvendit. Nė vend tė librave, nė ēantat e tyre kishin vezė, ndėrkohė qė nė Kuvend shumica prezantonte edhe njėherė arsyet e dobisė sė ligjit tė arsimit tė lartė.

    Emri:  PROTESTA-PER-LIGJIN-E-ARSIMIT.jpg

Shikime: 204

Madhėsia:  35.9 KB

    ORA NEWS

Fjalėt Kyēe pėr Temėn

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •